December, 2011
Sonetet e PESAVE
-5- Brengonjën shpirt’thinjur pyeta: ç’kuptim ka fjala vetmi? Vështro kaq udhë qark-më tha, mijra ëndrrash pa u shkelur, Shoqëri bëji ujkonjës tek po ngordh urirë n’mjeri, Prometetë shko ngushëllo mbërthyer shekujsh në hekur. Pa ngjit e zbrit male akujsh pa ndeshur shenjtt e as njeri, A tok shtrohu ndër gosti mes njëqind fisnikësh lavdvdekur, Këputu [...]
Posted in SONETE | No Comments »
Sonetet e GJASHTAVE
Këndoj nëmtares botë-shurdhëroj në tjetrën, Më rreh gjithkah drita e mbytem errëtirë, Flladi më hap portat, por fati më fal kthetrën, Gazmi harlis ëndrrat e unë-brengpazhbirë. Kalëroj murlanesh a gjarpërim zvarr sedrën, Urith friknaje jam a shkëmbth nën shkrepëtirë, Shpatëtar ardhmëtar a rojtar për botvjetrën, Gjelbran thinjimlavd a shkretti ndër ngjethëtirë? Krejt zotat m’i përtypin [...]
Posted in SONETE | No Comments »
Sonetet e SHTATAVE
Qiellthi i fatit tim qenkërsh piramidë, Me lartni e bazë plazmuar në shpirt fjale, Të ndjenjës yllnaja në i karshijnë sfidë, Majsyrit pse dua i le të zjarrin valle. S’ka mister kurrfarë pse faqesh ngjizin dritë, Gaz e kob përçojnë prej dhembës më thellmadhe, Nga ku e ngadhnjes terrë ç’nguroset çdo ditë, E duke humbur [...]
Posted in SONETE | No Comments »
Sonetet e TETAVE
Ankoruar shekujsh në cektirë, Trokthmemeci jaht i ndjenjës sime, Kurrë si s’shpalosi velë klithme, Ani pse ujrash-fati shkrettirë. Batickoprracja i dhuron shfrime, E hënës mrekulli veç mjertirë, Shtigjenxira busull fort ngjethtirë, Tek ky fjord mplaket rimë pas rime. Nuk hedhin më hije as flatrakët, Trishtkryqit që gdhend fjala munguar, I shpirtit murlan po thinj nga [...]
Posted in SONETE | No Comments »
Sonetet e NENTAVE
Dhe një bekore ditë pa ty-një tjetër jetë pa veten, Një përjetësi pa fill e pa fund virgjërisht epshpluhurtë, Eh ç’fat absurd i barasvlefshëm misteresh veç me vdekjen, Ku unë nuk jam ti e ti në asnjë neuron-unë! E arta kornizë malli na e ruan ngastruar heshtjen, Ku i nostalgjisë qiell s’ka gjurmë kaltërenjash kundmë, [...]
Posted in SONETE | No Comments »