SONETE

SONETET NUMRAHUMBUR

* * *   Petalet e reve të muzgut nuk janë po ato të trëndafilave të agut, Bjerrë mbetën prej bletëve të dritës që zukasin brenda qiejsh të çdo krijese, Ku nata nuk e tendos dot rrezehorizontiti rrjetën e mistereve tejmi pragut, Befasisht për të zënë të ëndrrave engjëj që flatrat po i thurin me […]

Sonetet e PESAVE

-5- Brengonjën shpirt’thinjur pyeta: ç’kuptim ka fjala vetmi? Vështro kaq udhë qark-më tha, mijra ëndrrash pa u shkelur, Shoqëri bëji ujkonjës tek po ngordh urirë n’mjeri, Prometetë shko ngushëllo mbërthyer shekujsh në hekur. Pa ngjit e zbrit male akujsh pa ndeshur shenjtt e as njeri, A tok shtrohu ndër gosti mes njëqind fisnikësh lavdvdekur, Këputu […]

Sonetet e GJASHTAVE

Këndoj nëmtares botë-shurdhëroj në tjetrën, Më rreh gjithkah drita e mbytem errëtirë, Flladi më hap portat, por fati më fal kthetrën, Gazmi harlis ëndrrat e unë-brengpazhbirë. Kalëroj murlanesh a gjarpërim zvarr sedrën, Urith friknaje jam a shkëmbth nën shkrepëtirë, Shpatëtar ardhmëtar a rojtar për botvjetrën, Gjelbran thinjimlavd a shkretti ndër ngjethëtirë? Krejt zotat m’i përtypin […]

Sonetet e SHTATAVE

Qiellthi i fatit tim qenkërsh piramidë, Me lartni e bazë plazmuar në shpirt fjale, Të ndjenjës yllnaja në i karshijnë sfidë, Majsyrit pse dua i le të zjarrin valle. S’ka mister kurrfarë pse faqesh ngjizin dritë, Gaz e kob përçojnë prej dhembës më thellmadhe, Nga ku e ngadhnjes terrë ç’nguroset çdo ditë, E duke humbur […]

Sonetet e TETAVE

Ankoruar shekujsh në cektirë, Trokthmemeci jaht i ndjenjës sime, Kurrë si s’shpalosi velë klithme, Ani pse ujrash-fati shkrettirë. Batickoprracja i dhuron shfrime, E hënës mrekulli veç mjertirë, Shtigjenxira busull fort ngjethtirë, Tek ky fjord mplaket rimë pas rime. Nuk hedhin më hije as flatrakët, Trishtkryqit që gdhend fjala munguar, I shpirtit murlan po thinj nga […]