Autopsistët dhe Kadavrat e Kriptodemokracisë

ose

Mars 1997

 

apo thjesht

Made In Albania

 

-1-

 

Kur qiejt një pas një do të rrëzohen ndër hone kalendarësh,

E buqetat e lotreve arqipelagësh kujtese petalet t’i derdhin shi,

Rrufetë do kërleshen me shpagonjat denjthurje litarësh,

Ballë shpatës së Zotit-polpenduar, shpirtlakuriqthi-lig gjunjëzuar: Ti!

 

Në sitë stuhigrisur fati po stiset mielli grurmallkor tejkohës,

Buka urizmit fémohuar e si ende na ngop kaq fort helmueshëm,

Kallza’artë kurora që hyjnisht të zbriti hirësi rreth kokës,

Por po e Zotit mbetet-ndaj Ti mllefzisht e bështyn përçmueshëm?!

 

Në baltra ndërgjegjesh i fundosen krejt idhujizmat krenimit,

Iriqët e shpirtrave struken llahtaruar sqetull të satanait ferrishte,

Instiktet makabrore i binden veç kamzhikut të verbimit,

Gjithçka Zoti ka parë e rish brenggjithkundti ç’pakttar ideal-Ti ishe!

 

Hidhen nga piedestalet e vetvetes profetucthët e dashurisë,

Flatra kurrë s’kanë bujaruar ernajash engjëjt e shpëtesës,

Thinjatat bleronjrtare ia shkulën fildishtarëve flakadanë të urtisë,

Arena kohës si i bën karshillëk Zotit, Ti-o thyes i skeptrit të besës?!

 

Eh sa uritur gojët e dheut teksa gëlltiskan ritualisht kufomat,

Për arkivolë bekimrinj pyjesh na lartërohen flijimës hijet,

Majë bedenash lavdimi krahrorët e kryqeve flamurijnë vrromat,

Para dëshmisë të Zotit, Ti-tempujshenjttve thelli zemërsterre diejt!

 

Kur dritë të qashtret gjykimi prej thundratash kërcënimtare,

E altarësh ligji të kryqëzohen ushta mbi ushtë mëkatarët,

E gazqark himne funebërtore të ushtojnë ritmesh ndëshkimtare,

Veç Zoti do Madhështijë Atje! e Ti… rradhpari ndër mëshirshkarët!

 

 

-2-

 

E pushtetit gërdallinë arkitekt gjenialucteti ka një xhambaz,

Ndoshta s’vlen tre groshë por s’u blika as tre miliardë,

Kur flet-s’di të thotë kurrgjë; e kur hesht-shurdhëron zellkontrabas,

Tej në tehet e shkallimës rendet si në mallkonjfundmen sfilatë.

 

Evo’revolucioni i tij kope na i priu idealet në shpëtesë,

Kullbesës i ngujttëm banka të na shnajperonte frëngjive gjakra,

Prej baze në majë telat ndryshkur bukur ia akordon hilesë,

Nesër arsyet-psiqiatrive, trimat kryqesh e mëshirtarët-ndër pranga!

 

Filozof harikiri nuk ka pse ka kauzës së moralit të përbuzur,

Gjuhçbrazuri më klithpistë verbërzohet shndrimdiamant në kreshtë,

Flamuj hitleriadash-thonë ca, ushtë ardhmës ka thurur,

Ca-flirte leniniste i transkriptojnë skalitura mijvitesh në rreshtë.

 

Ylberima hipokriste qenkërsh ende një film bardh & zi,

Përfundmi ngjyrat shendprushta e lartmi shpagonjpenelatat eterike,

Gjelbërnaja në një shembull ngjason veç me një murg në mjeri,

Një grusht arttirash vlerkallpe-krejt me ethe epsh’elektrike.

 

Por, Ai ishte e nuk ishte! do jetë vallë a nuk do jetë?!

Tash “të jesh’ a të mos jeshë”-kjo rish më bajonetmprehtta çeshtje,

Gurët gremisur majbedenash e gjetkan themeleve vendin vetë,

Piramidë universale pra-yjtirshëm lartuar nëpër klith’heshtje…

 

 

-3-

 

Dy plumba lotpërzjarrtë gjak drite pikluan nga qerpikët,

Pasthirrmat një pas një m’i shkreptinë thinjat me të syrit krehër,

Peizashit epileptist mëshir’pa m’i injektuan drogë demagogjishpifët,

E si mund të më shënjarin tejmi mallkonjës hakërrimverbër?!

 

Urithoreve llogore historie dallgshtjellzohen kreshnikët,

Shqiponjat pendshkulmëtare m’u çmendkan në qiellth tjetër,

Guxojnë e pendohen, trimnen e turpërohen, tradhtarët e besnikët,

E si vallë e harruan që janë gen i po të njejtit lavd legjendvjetër?!

 

Kobi nuk ka si m’i shter gurrat për riciklikun fat mallkuar,

Dezertor lëngatlindur si mund me qenë përbuznaje në kujtesë,

Lig më dënon vajmadhja dhembë-veç frike kurrsesi s’kam të druar!

 

Blackmetal këndoj tash që emri teh hakërrime lypka të më mbesë,

Guxo e i ngërdheshohu Ti ballë-qoftë shpagenje amshuar,

Një krismë beft ta fal flijim rrufeja e shpirtit tim-pa le të vdesë…

 

 

-4-

 

Gumenic e Dyrrah, Prizren e Prespë-ku bilbilëzohet shqip gjaku,

Ku varret na qiellen më lart se Korab e Shkëlzen e Tomorr e Vermosh,

Tiranë-Janinë-Prishtinë-Tetovë ku loti dhembat veslulkuq pragu,

Një Fe sundon: Arbnizmi! dhe Ti djallzan hy guxon t’ua ç’shenjttërosh?

 

Kryeposhti kryq je kur shtatoret mitërshpirtit s’druan t’ia ç’florinjëzosh!

 

 

-5-

 

Jam krijues i zjarrit-dhe pse me të ngrohin ëndërrenjat të tjerë,

Jam farkëtar i dritës-me të po i mëkonka korbat terrima,

Jam bujk i blertimnajës-me të e shkretit gojë fort uriçshterë,

Jam skalitës i fjalës-tej me të rigjallmëron mermerishtave mallkima!

 

Por: askush nuk më dëgjon pse mbetem kohësh skllav detyre?!

Pse po rend llogore fatit për të qenë entuziast ekzistent?!

Pse kamzhiku më fërgëllon?! pse ndal! ulëras nëpër stuhi mënxyre?!

Pse buka e lumturimit mbi prushnajë dëshirenje s’më piqet?!

 

Zotthit-njerkër gjithnajtire, krye e kreni m’i mbajnë nën grusht,

Thua si të mos jem sfidash unë -At’denji mëkues i fuqisë,

S’mund të breshkëzoj më e në më thundron kush qofsha një pusht,

Nëse nuk i rrëfej se çdo agu rilind prej thelli gjoksit të çlirisë.

 

Parlament shprese kam veç rrugën ku brohoras: shpëtesë!

Në çdo klithëz një deputet i zgjedhur nga shpirtrat ogurit nxirë,

Hiçin që më ka pronë uzurponjën dua t’a adhuroj nën fshesë,

Plehran imoral është e t’ia mbathë qelash shpage-vetë kalit zinxhirë!

 

 

-6-

 

Ç’na prijnë udhfund syshtrembrit për në premtesë varri,

Jo fatit dhuruar ungjijsh por antejmi prej satanejve pushtues,

Ndër grishpërkundërtin kah drite tok u dyndëm pas mashtrimpari,

Oh, nëpër shkretëtirat pol e anë i dhembohemi bile çdo gjarpri.

 

Tash velat ia humbëm horizontit e kërrkundaz shteg pendimçmues,

Shterkroje shpëtesës e si presim të rikthehet zota tradhtues,

Vërtet verbimtar paskërsh qenë? si marshuam ndjellni yllmarri?!

Ehej-ktheni, kthehuni! rimbetet skllav i hyjve këmbanues…

 

 

-7-

 

Një flatër dielli rrëzohet prej pajtonit çmendurak të erës,

Mbi shpinën e kalldrëmit gjak’krojuar plagës së kujtesës stoike,

Një çast më pas flakërisht i mbërthen thonjtë majë të syrit heshtëz,

Ndër qiej shpirtrash e vërtit zhgabimin pa idhuj frike.

 

Mijëra brohorima rish valviten yjesh po aq krenaritës,

Flamurë limfëzuar të çliresës-përtalltarë kauzash të gjarpërimit,

Teksa një kthetrimë këlthiste: lart! lart! e poshtë-si i tërhiqte tinëz?!

Hon tej honi ze rrokullihej t’i arratinte mburravisht krimit.

 

Por, befas një nat’herë trillvetëm mbetet stuhimit në krye,

Divizione shpartallare nisi të ndjellë gjurmhijes klithor,

Kuajt lajthitur të paniktarit trimnim ua rrëmbyen satanejve e hyjve,

E marshuan bulevardeve të errësirës me vullnetin më zellmizor.

 

Kur irisit vegimi u shporr, duarsh-u pishtarte veç penisi zhgënjimor!

 

 

-8-

 

Ani pse e ngatërron hirin me vesën e gjurmës së dritës,

Veç në dialektin death metal di të lehësh Ti-moralzvarri im,

Perimetrit të mendimit bleronjmirë i largohesh përngjethur orbitës,

E rish ngulmon që tërshtigjesh të kalërojë triumf pabestari krim.

 

Gjithë përbindshat si ia zgjon arsyes mes përflaktares gjëmë,

Eh sa mercenarë terrije hipnotisht ti binden jehonpaskajmave gulçe,

Me urrejtje genore i blindon, vampirisht i bujt në lëmë,

Ku naivisht vëllazëria e paqës i mikpret bujarim shtruar lulëkuqe.

 

Fort habibatareshëm kris dyshima: po ku nguti o verbëranë?

Mes krahërorë lehontare mëmash do rihapim varret lavdimreja!

Por shpejt pendima dezerton sapo trimëria ju bën kafkën këmbanë,

Llogoret ndër brinjë fati thellë ia skalit dhembës rrufeja.

 

Gjysma e trupit kancerante e tjetra-AIDS’iste e gangreniste,

Kur mallkonjmjekët bukur e dijnë që ende gëzon shëndet prej guri,

Rrembat çmendur i gufmon po vlagnjëjti gjak vetëtime,

Ndaj në ballërim njera’tjetrës duhet t’u thyhet falërueshëm gjuri.

 

Si guxon tok t’i kundërshtishë? pse nuk var veten o fantazmë burri?

 

 

-9-

 

Ngujimi nuk njeh kuptima veç kahut të së drejtës maksimale,

Protesta e paqësorit mbetka më shpagrrezikshmja armë,

Uria më urihumbur-ndërgjegja lindur vrasmëmadhe,

Kur vërtet e do vetveten s’ke pse do as bajonetë, as gjak e kazmë!

 

Kuvendtarët qerthullohen për t’i dhënë përroit të fatit udhë,

Njëri të bind ndër hell t’a shkojnë guximin pameritë,

Tjetri këmbëngul që pabesisht ky krim do ndëshkuar urtë,

E oshëtimshurdha turmë i ndjek pas: na (e) rrofshin krejt perënditë!

 

Ndërkaq në ujvara lotësh ç’shkrumbërohen shpirtrat tmerrur,

Frikës-alienët dheranë, shpejt ia zbon vetes mbiqenia,

Sot sheshi i orës grishnajklithur akrepat festës ia ka djegur,

O tash-o kurrë! mbi poltron shprese mbretërimit do fronet krenia!

 

Ngërdheshet këshilli ndrikullor: Medet! qenkërkan fort naivë,

Në bëjmë si urdhërojnë-më mirë të vetvaremi ndër rripa,

Në luzmzjarrësve ua hapim shteginë-do përfundemi po në zinxhirë,

Ligur u kuqërohet falkaltërimi e u nxiroset burimdrita…

 

E ngujimi s’njeh kuptima veç maksimales të drejtë hirur nga merita!

 

 

-10-

 

Kur këmbanare të së vërtetës t’ia kemi bërë kafkën kohës,

E krejt të arratijnë prej olimpesh zeusët e mashtrimit,

E gjelbërtari gjak dielli s’do ngjethijë dollisë së fundme krua brokës,

Ferrit biblik do mbretërosh-Ti! o lavdim fort mllefdenjë i krimit.

 

Do jenë vesbulëzuar vjollcat mbi plugjet zellrinj shendtokës,

E flauti i ylberit do çmendet pranveruari prej shfrimit,

E kurorat zhgabonjtare vallëzuari do të na yjëzohen rreth kokës,

Ndërsa rishmi po Fe mallkuar-Ti! o simbol i pa binjak i shkatërrimit.

 

Nuk do të struken më foshnjat guackave thyer të ardhnajës,

Fluturzat e ëndrrave do i braktisin të larvave bunkerë,

Kurrë mos gabofsha në guxoj them: Ti-rrezëllifsh turpi më i ç’vlerë!

 

Baluket do krehë era teheve flakërimprera të shpagës,

Demonët zvarrtarë do lypin mëshirenja ndër këmbë të avangardës,

Por drejt gijotinkujtesës, Ti-vetë do marshosh sa e sa nderë!

 

 

-11-

 

Zemërkredhura dallgësh lotzeza robinjëzat e valles së hidhnajës,

Trishtnajës-leshrat i shkulin hënës e diellit ia çjerrin faqet,

Në kor ligjvajen dhembnaje për kryqet mbirë tejanë lisnajës,

Rrënjuar thelli shpirtdheut prej një kame që gjëmnajës rishmi baret:

 

Unë ua sosa djemtë-unë! si mjermedet hakmarrnajës shtojzovallet…

 

 

-12-

 

Thekur venë e vijnë mishrat tejmi tryezës shpin’eshtërore,

Gjallë shpëtuar prej urivarresh zorrët ngrehfos hiena,

Shërbesa fort përgjunjtare qark besimit fatzvarrimaz po hiqet prore,

Limfën tash shpresnajpalindurve ua thëthin at’etërish ndër vena.

 

Dhe sokëllin sa uritane për nder të drobitarve pritës,

Në çdo qime dyshime nduk vesin horrorik të qenies prej bir shkjau,

Herheri flak pas ndonjë llokmë sa shqyer prej genthellë mitrës,

Nga ku vetë pasi klithës u zhbir-pa pendimnajë amën vrau.

 

E zagarët alurenjës memecuar përtypen sa llahtaranë,

Kush njerkzën të kapërdijë e kush mallit t’a dhjamsosë gjyshen,

Skalpe e luspdregëza, kafka e kokalla-mozaikuar tërgjakanë,

Njeri inçeston me binjakun e tjetri ia përdhunon lirisë dallëndyshen.

 

Janë ata që i ndanë siç i deshën qimiteret e meritave,

Fundi ushtëtarë çakalluar e adhurojnë fronit si hy gjeneralin,

Eh, baltëranë pa emër turpgjithjetazi u dyndën veç pas thërrmijave,

Rish tuj ngatërruar dëshmorin me flijtin e besprerjen me lavdin.

 

E sot si vallë t’i ndaj vetvetes? dhe djajtë mlleftok urrejtjet shpagin!

 

 

-13-

 

Liria Ime nis në morg për të mbërrirë deri syth rrufeje,

Udhëti kufijpacak gjunjthyer-veç një stralltheshkë xixëllime,

Qiparis me kryet në zemër dhéu e këmbët nëpër flokë shpirti reje,

Balerinë fort trillzjarrmëruar ritëmverbimës muzikpërshndrime.

 

Liria Jote nis në një vrimëz ideali ku ngadhnjehet friknajës miu,

E panikun shteron majë një podiumi ku në ekstazë ulëren shpëtesa,

Koracat demagoge përshpirttin kancelarive: si e pat riskziu!

Ngrehina modës ardhm’re kahtej të harron nën plehra.

 

Liria e Tij: prej horizont atlasësh-shtëpimisterit ndër yje,

Besim planetarësh pa atdhe fatin mat me kompastët e nginjjes,

Dhe pse në xhep ruan guacka, fjalëve-erë e guvë syrit-pyje,

Çdo çast në prehër a varrth nëne kthen a i ripërgjërohet at’thirrjes.

 

Liria Jonë-tufë harbimtare kuajsh shtegimegër e trokthimsertë,

Me livadhet e këngëve polifonike deri tejmi himalajash,

Ndoshta paqenësi por-aromë toke, eh ç’kakofoni shkëndijimblertë,

Po ç’prangimtare fund’fundi do t’i ndalë trumpetat pllajash.

 

Liria Juaj pushtimbethoveniane mbetet rrethi ndjellimnëntë,

E sa fort aligierët ju thëthinë dejthelli kupolash të ferrit,

O zgribtarë! faljuni pra mëshirës pasostare mes flaknajës dallgrëndë,

Lypni një spermator kokaine e epshbuzë njomni zbimnajtmerrit.

 

Liria e Tyre qashtrimtare tash gjithkah qenkan veçse milingonat,

Mes lumenjve zhuretur ballit mbledhin thërrmijëza dielli,

Shpejtthi mbërriin llahtari dimraq e barkëzat do u thyejnë musonat,

Sa të bujtë rishmi pranvera-çerdhash gjiri duhet ruajtur qielli.

 

Por, kund nuk ka liri e vërteta-në i mohojmë klithdhembës jehonat!

 

 

-14-

 

Patkonjtë e fatit që të prinë-prej pelës ngordhur të Kastriotit,

Fushbjerrat sterile të dëshirimit-mbjellë me kadavra lavdi,

Dhembnajash kudo shndrimëruar-kqyri engjëlltaret flatra kahmortit,

Shpatndryshkura hakërri-klithashpirtit në palcë ashti.

 

Pse ja që rebelizmash-s’i gjunjokemi dot perëndive çmendane,

Pse jehonkuqit delirium kujtese-nuk prehemi nën kamzhik,

Pse s’adhurohet një pseudodiell më terran se çdo guvthëthirë nate,

Pse për qiri mëshire-Ti: je veç horr! bestherë! bandit!

 

Ti? gen zellpërkryer mallkimi! zhapik që ëndërr fronin në qiej pate!!

 

 

-15-

 

E si mund fjala të lidhet kur as era nuk prangoset dot,

Rrufeja s’ka si kthehet rishmi ndër re se-jo! as përroi në burim,

Harresa s’mund të ringjallë fosile se as ikja nuk ardhet kot,

Këmbana kurrë s’memecon kur bile dhe loti u mbarska me ushtim.

 

S’ka si ende gjarpëron mendimi nën e mbi rrogoz ligji,

Qielli i pa kushte-kopështplotë se: copëzuar e si mund të falet,

Liria nuk njeh dogana, përkundërti pse vallë universit lindi,

Tepër thëthirmvocërth çdo hon që dhemba palcë eshtre të varret.

 

Apostujt e unizmit t’i gëlltisë iluzive s’u gjendka kurth,

Rock&rolli i gjithësisë u vërtitka veç ndër boshtin e së vërtetës,

Kur pa dirigjend s’ka Vagner-dhe pa paqpyje kurrë bulkth,

Zgalemorët patkonj e kush ia fut vjedhorit sy si hënën-frëngji qelës.

 

E kaq e kaq kuptima që kohëve na dhurojnë përmasë,

Në çdo milimetër na e rrokin jetën tejkah përqafjesh flatërzuar,

Zjarroren shuplakë të gazetës a engjëllin që flijuari do flasë,

Kryekulltari kanunor nuk t’i njeh e thundrimash t’i mban përçmuar.

 

Oh; male glaskorbash të trashëgimisë Sate-ç’testament ke firmuar?!

 

 

-16-

 

Varfërnjarë si granidishtja që t’a lëmojë nuk gjen dorë,

Kreshtëza kemi mbetur jetpërtejmë ndër majë mali të indiferencës,

Urithemi nën hare blertërimi, nudo ekzotikemi në dëborë,

Krejt ç’kamtare sa më s’paska dhe ëndrra në vezë të shpresës.

 

Fe duam t’i ndërrojmë dhembës-jo muze, e as lotit sallone,

Tryezë dielli të jemi ku të çukasin harabelat shkëndija,

Fundja qoftë dhe thjesht hauz ku kuajt pas betejash të na pijnë hoje,

Prej bletësh të puhizave luzmdehura lignajtirash ndër trëndelina.

 

Eh! do ish fort fisnike t’i shërbenim ardhërisht veç kujtesës,

Statuja larë me hënë shndrimëruar mes tempujve të adhurimit,

Por kurrë! kurrë! kurrë! e si fati nuk na i ze besë-besës,

Pa shlim trashëgojmë rish mallkimat deri përkushtesës altar linçimit.

 

Hm; a vlen më verbueshëm ari pa limitimin mjerëzor të lakmimit?!

 

 

-17-

 

Harku i Triumfit të perceptimit nuk mundet të latohet në gur,

Ndryshe shigjetza e trurit s’guxon dot të kërcejë pafundmë ëndrre,

E aq më liganisht t’i dhuret një luftëtari ngadhnjnëmur,

Ç’ndërgjegjtar pse krenaron shpagsigurtë kthetrash gjëme.

 

Harta e inteligjencës nuk dënjoka të na e bëjë kordë çdo rrufe,

Ngjyravjedhat nëpërka të tingujve qiejt do na helmnin,

Dhe aq më liganisht një zbimtar t’i bjerë kah humbnajudhe,

Ku lumit të harmonisë kafshimtarët po i çjerrin shurdhërisht veshin.

 

Pendza e idealizmit s’hajnet lëndinmuzës prej një sorre,

Ogurit veç nxirmnënshkrima do t’i fundej jet’tej dështimit,

Dhe aq më liganisht t’i bindet gjunjuari një çmenduranije fort prore,

Majë dallgëve të lotit cinizmëruar t’i blindtë digat arenlëngimit.

 

Altari i urtimtarit qëllon dhe të jetë thjesht një varr-premtimës,

Ku penteonisht hyjnë e dalin fatet: mallkuar e amshuar,

Dhe aq më liganisht ti frikaçesh kur mëshirenjparë i je meshë sfidës,

Perëndi’mtari dhunisht të larg besimit shenjttie hiç pa druar.

 

Flas e kërrkush s’më kupton, kur Ti-hakërrimash po mprehon duar!

 

 

-18-

 

Fantazmorja lokomotivë e idealit pati shkarë herët shinash,

E ish po lasht’avullorja që kish tradhëtuar veçse ngjyrë,

Udhëtarët që pranveruar e braktisnë-dimrit në këmbë ecën shirash,

Mashinistit mos t’ia gjegjnin predikatat për shendtirën dritzgjyrë.

 

Ju lutem mauzole kujtesës kthejani-të mbetet tej’jetës fatndryrë…

 

 

-19-

 

Kaq vite rërë shkuan përthellë valësh përroit të brengës,

Kahkottimi fuqiçbrazur-më naivi prijnar mendjekeq,

Pëllumba hareyjve poltejmi por çdo porte kyçur kafaz’ i qiellës,

Pse verbrazi u përgjëruam për një hy këmbshtrembërt e shtegdreq.

 

Hashashin e ligës thëthijmë teksa na shkurtohet kordhel’ i jetës,

Kujtimet arratinë varresh e foshnjat urtërohen pleq,

Iso valojmë polifonisë së vajit sa turpemi fort prej sedrës,

Pse engjëjt i flijuam qëllimit për një ideal që nxirmëtirës dorë s’heq.

 

Trishtmë motorrët e zorrëve na mbetnë mërgive pa benzinë,

Pabindtari timon i zemrës dijmë mirë që ndjell kërdinë,

Pse vallë mes vedi hienëzorin zhgabonjim përzgjodhëm për tribun?!

 

Tash, shpirtrat përdhuntarë ujkërisht ndërsejnë mërinë,

E si t’i bëjmë bisht ndërgjegjes-kamgjakur na ndiqka gjithkun’,

Pse duhet të besojmë fisnikun e rish fajit kurrë! kurrë më-barkligun!

 

 

-20-

 

T’a zemë se s’di t’a shoh kufirin ku më trokthëron retina,

Dhe as kafazin e zjarrit prej ku të arratij-kurrë s’duhet,

As dherasavesuarit varre që ua argjendon gjithemrat mjerima,

Bile as shkëmbin nga do më krrehej zgribit i fatit kryqth-tek shkulet;

 

T’a zemë se s’di t’i ndjej trupit sfurqet e dhembndjenjës qorre,

Dhe as heshtat e hakmarrirës vallëzuar ligmi në gjoks të vëllaut tim,

As dallgstuhirët miq magmuar entuziazmit ndër hone,

Bile as satanain kauz triumfal-më guximpamposhturin trim;

 

T’a zemë se nuk di t’a dëgjoj alurenjën që universin mbytëzon,

Dhe as idhujt mëshirnajorë që koha ze fund rrënimash,

As harabelin e erës që çerdhe galaktikash pa harta kërkon,

Bile as foshnjzën e fantazmës sime genringjallur guvmitre rënkimash;

 

Ballë Teje-ushtëtar: Shenjtti i indiferencës harrimzbuari më shpagon!

 

 

-21-

 

Në një sqetull pylli gështenjash-ligur e murtajëzuar e palctharë,

Shpendthë, rojtarë e kafshë kishin mbetur pa shpëtim,

Ezopët gjithë u kuvenduan prej galaktikave thirrur mbarë,

E një ketrushi genbabaxhan fort gaz i falën skeptër, kandar e bekim.

 

Që lëngonjtarja tokë mos t’i shtonte krahërorit kobrinj xhepa,

Ku ndryshktaret eshtra kujtese të ndillnin ardhmërinë,

Karvanët e yjeve me thëngjij entuziazmi ua bujari shpresa,

Uritanët instikpërjetshëm mbi ‘ta as iluzisht mos prijësonin gjëminë.

 

Rrodhën mote fatesh, deve dyshimash e-dhuresa humbi udhë,

Shkretia rish shkretëtiron tok me shpirtra këmbzvarrë,

Shterë pasionesh miqthtë e armiqthtë bukës i dhanë gurë…

Ehehej, nuk të blatuam fuqi shenjttimi të na bëhesh ne besimshkalë!

 

Ç’dreminë ëndërrenjat llahtarlashtta e kthyen në shkëmbishte,

T’i merrnin qoftë gjakazi fron e të gjenin mbret tjetër,

E kur iu mburr që s’epej-ligjpërtallshëm skërmisht i sfidte,

Harabela e luanër e sëpatarë-ç’iu ndërsyen me egërsinë shpagvjetër.

 

A ia vlen t’a mëshirni o fontenë? le t’i gjarpërihet kohës në kthetër!

 

 

-22-

 

Kot s’thonë: më mirë një djep bosh se satanai kërthi në të!

Tash që mal iu bë shtati do t’i ngjisim përqafjen ndaluar,

Shkronja e fjalë kohës shkallinat na rrokëllihen tok ortek’këngë,

Dhe një ylber hapi e-përnjëmendt i hipim majë bekimtarit amshuar.

 

Por zhdridhet grusht tërmetit e kamzhikmurlanit gjithtërtej,

Nga zbret oj llavë ndëshkimnaje që na zbon guximsizifë,

Çmendkuajt nxit rishtazi pasioni thirrur lumnimit nëpër lëmenj,

Shpinës së hënë besimit ku fatparit ogur gazi pas pak do mbërrijmë.

 

Por sapo nëpërkëtarinë nëpërkëmbim mbi kaq lartima ferri,

Një kërthizë gremine na thëthin drejt flakës tundimtare,

0h, falmëni ju lutem-si s’e pashë? ironizon moralflijttar së tejmi,

Se-jo! s’thanë kot: më mirë djepi bosh se djalli në gji ëndrrash ame!

 

 

-23-

 

Jo! nuk mund t’ia blatoj rubintaren unazë bese as dje e as pasnesër,

Kujt nuk di të betohet vërtetë gjuhës patradhtore të gengenit tim,

Kundi s’do gjejë hyj blasfemizmi krua vatrës të m’i gjarprë shkesër,

E as Bibël fat’tjetërme të m’a flakë të besimit kryq ndër lotpendim.

 

Oh; në mallkorin dialekt judaist mos m’u përgjëro-Antikrishtthi im!

 

 

-24-

 

Për përkushtorët shenjtë që puhizmallit iu arratinë përqafjet,

Pakthimtaresh internime tejmferrjetës ku i zbuan djajtë,

Faré shndriruar shkëmbmajë kthimpritjesh tuj i çjerrë fatit faqet,

Zhuritmëtare tash puthmë dhe për ‘ta-oj lotkripura ime etjemjaltë.

 

Për emrat trashëgimpa e dështoret foshnja që ngjiznë barqet,

Për oxhakbombarduarat dëshirvatra të kujtesës hizjarrtë,

Për drerthin e ardhmës që vegimash humbur sot haresë shfaqet,

Epshmadhe puthmë tash dhe për ‘ta-oj kobliganja ime qiellthshkabë.

 

Për hyjt mbretëripërbuzur që e rigjetën lashtimtarin tempull,

Edenianit prehër paq’amshuar të vdekjes së pavdekur,

Përgjunjësisht lermë të të puth blertstuhijshëm-oj shpirtplasura ime.

 

Për kurrshkelurit yje që kafkë mendjes na u greminë buçime,

Nga kurorlavdi pameritar që rish nxin krye thundrime,

Përgjëruarisht lermë të të puth vlagdiellshëm-oj zemërz besë hekur!

 

 

-25-

 

Fatit vërtetë na ngordhi kali! shkretëtimës ç’i ranë thonjtë,

Gremisqari donkishot më kot psallt falmit për ringjallje,

Limfndryshkurës bajonetë lyp guxim t’ia krrejë prej syrit patkonjtë,

Fronmarrëzor do endesh zvarrkohësh gjarpërishtth në përtallje.

 

Hije paniktare qiparisi, shtatorethyer braktisur ëndërrnajës,

Shkurtantarve skllevër që përçmove bindu tash e u bëj nderim,

Përjetësie më kurrë çakalltar fantazmë qarkëruar vathës,

Ulëri doktorata në mundç për diktat e nxirim, imoralitet e mjerim.

 

Gjëmonjmadhja humbje pa mallëngjima hiçgjë para dobive,

Jatagani urirë i erozionit del ç’mprehttar prej shpirtpylli,

Nuk pendohet të kthehet si lashtëheri ndaj-brirve sot e borive,

Horizontesh oshëtihet pash më pash për Ty o zjarrth frikaç palcdylli.

 

Mes morg kujtimesh parajsëzimi marsho o shenjtuc mashtrues,

E kuvendo mes sodomistësh që të falën pushtet e flatra,

Më ligami se kaq-nuk keni ç’bëni! shthurzemrave inçestni kutërbues,

Perëndinë unikale si besuat që do t’a skeptrinit ndër baltra?!

 

0h! ligsh kuptoj pse hienshëm ikni-ndoshta vijnë të tjerë,

Njëqind duelantë në qofshin-kurrsesi nuk tutem Hygo’it përbri,

Shpagdhjeti do të jem-në rast se do të mbeten bekimit veç dhjetë,

E veç një mbërrittë me kaloshinë kanuni-patjetër jam unë ai.

 

Gjykimi qashtret detretinës tejkah pa thundra kërcënimtare,

Në altar eshtraskalitur ligji fajfaji gjunjin lëmenjgjakut mëkatarët,

Himne funebërtore oshëtihen adhurifestës ndëshkimtare,

Ballë Zotit mbi piedestal madhështimi: Ti-klithparë ndër gijotinarët