…EH KJO EDENIANE ! – Poeme e pa ripunuar…

Tundonja hesht mbi mua e i lëshon pickamë gjarpërzërit në tetëdhjetë goditje,

Përngjethma më puth çdo pore mallpërgjakshëm e dhembjes i falem si mos të jem në gjumë,

Gjith’heri po paguaj me dëshirë për blerjen e fitimin e lumturenjave qoftë dhe me hile,

Dhe ca më çmendurisht i hedh shifrat në bursat e ndaluara me ligj të fatkeqësive,

Rrotullohem në shdredhat e kamzhikut fërgëllues e epshit-nuk di, në jam a s’jam më unë.

 

Pavarësisht mohimit të lirisë përzgjedhëse si mund të rreshtim vallë së jetuari,

Thëllimit mos të trokas në portë dëshire e mos më bëhet limfë drite prushëruar rrembash,

Kur gjithkrejtqark gjykatësit e moralit s’po lenë meshë inçestesh së festuari,

Ndërtojnë e shembin idhuj baltërimi pa ditur ku t’ia gjejnë varret shpirtit së penduari,

Eja e arratisemi nga kjo valle zjarrkalbur e paqën kërkojmë njeri’tjetrit thelli shkrepash.

 

Ku nuk mund të mbrohemi virgjërisht nga vetvetja as ndjesa ime e as lutja jote,

Kratereve të gojës ku prroskat e magmvës na thekin bukën e pashterë të mishrave,

Pas pak palmat e gishtave qiejt e gjinjve përkëdhelin ku shenjttët gjejnë hoje,

Për të bletëruar vullnetin ëmbëlthak në zemrat që nuk kanë prej turpërimvërtetës droje,

Eja fshihemi tok në bunkerin e një kokërrze lajthie, largu temperuesve xhelozistë të thikave.

 

Ndoshta nën fiere dhelimash çerdhen do na e falë këtë natë një yll kërmilluar,

Bekimfundmi të largohemi nga natyra shpres’hirnosur e njerëzve rutinrrezikshëm,

Tok të masim koordinatat e këngëve pa ngjizur në ëndërrenjat sapo përzhbiruar,

Pa u kthyer në ngastrat hashashiste të humbtarëve që thëthijnë ajrin e fatit lëngimuar,

Pra brenda amfiteatrit të një loti vese nga e jona dashuri ti zbojmë shekspirët pameritshëm.

 

Sepse në saksofonin e së tashmes buqeta jehonash derdhim dhertirave të qeshmave,

Asgjë s’do përfitojmë nëse korigjojmë gabimet tona në jetët e të tjerëve-ardhmës,

Ky ngushëllim parapërcaktor s’ka pse na rradhit në nekrologjitë e balsamosura djeshmave,

Si engjëj të paemërt askush s’do na kujtojë nesër ndër panairët e kreshmave,

Ndaj shtyllës kurrizore të muzës po i lutem sot të jeshë lugina përmbytmëtare e palcës.

 

E ti mos m’u llasto thjesht veç për të ndërruar petkat si stinë kalendarngatërruara,

Kur zemrat boll mirë e dijmë që i veshim me të njëjtat nostalgjike vjetërsira,

Rish padeshifrueshëm për t’u fshehur në edenet e adhuronjave shtegpërçmuara,

Nga ku kthehemi për t’u ngujuar vetmohimës në vajin e kandilëve ndanë udhfateve lënguara,

Përderisa nuk gjejmë dot një amplifikator guxime ku ndjenja të furtunet në miliarda klitha.

 

Por ja që ti ende pranon të më përhapesh krahërorit veç si një parfum nëndhesor,

T’i ndjej çdo çast qelizat si më hyjnë rrënjësh trëndafili sagonxhuar imungesës,

Ngjitesh deri në shkëndijat e epsheve që më yjëzohen në tavanet e qerpikut fort mjeror,

Pastaj rrëpiresh dëborë përngjethmave lakuriqësisë për të më bërë theror,

Teksa dua të të ndal për të t’i dhënë ngjyra miklimse marrëzisë e dy-tri metafora zbulesës.

 

Sakaq humbas mes stuhisë së hirit të trishtimit që më përqafon kurthëruar,

Duke m’u lutur të bëj një magji e t’ia kthej rish fatin në parbuisjen e pemës së zjarrqershisë,

Ku dikurë mijra zogj zbrisnin të këndonin prelude dashurimit e tash largmërguar,

As shkronjat e emrit nuk ia skalisin mermer’puhisë në fluturimat e gazmendit përçmuar,

E më bekon dorën ngushëllore që uritur durim ia vjel frutet thëllimit të stinpshertisë.

 

Ngulmova të gris gjashtë mijë perde vetëtimash që t’a adhuroj kaq gjelbërore,

Ndër luspa petlazambakësh më rrëshkiste gishtash gjarpërushëza ndjelledeniane,

Herë përfund thellësirave të dëshirimit zhgënjor humbte koralesh shndritmërisht perlëzore,

Herë më trembej lëndinave të errësirës së mendimit si bijzë keqtrajtuar njerkëzore,

Si tash që prej majës së piramidmëkatit më zbret vrap’penduar brinjëve ndër meridiane.

 

Qenve të slitfjalëve ua shpejton ndërsimin për të mbërrirë lëndinëzave të heshtjes,

Ku hijet e zogjve ç’vetëtimëzuar zbresin në pëllëmbën e akullt të nostalgjisë,

Thërrmijzat e petaleve të komplimenteve çukasin për t’i falur trajtën e dikurttë qeshjes,

Pa e parë peliçen e mërdhimës si e ka mbështjellë zemrën najlon ngërdheshjes,

Ku ende pyet të hidhet apo jo përfundti grishash ku unë e pres mes rrathflakëve të magjisë.

 

Në pandeh që jam fyt ferri-çdokush që e ka frikë do dijë si të ruhet-mos shkojë ferrit,

Ka qindra shtigje për të ngjitzbritur qiejt e mjafton injekto hapash entuziazëm,

Sado të duelen era e retë vela e guximit s’do t’a përmbysë flatrimin-kaltërimi kurrë s’djerr,

Bile, shpërdredha e intelektit me të mungesës domosdoshmëri shpëtimkotaz bëjnë sherr,

Sado të jeshë amshim-jam flijima, e sado të mos dua të jem kufomë-je veç kazëm.

 

Pse në evoluimin e rastësive perfektësisht gjen kohën e fundit të vet gjithshka,

Ndoshta më thjesht se sa kur nisi t’a konvertojë sipërfaqen e ndjenjës në hektarë,

Ç’shëmbëllimi i dashurisë të kthen origjinës ku ishe rruazë tek gjaku mblidhte mijëra grimza

E kjo këngëz lamtumire po qe se t’a kurdis gramafonin do jetë veç kor mjeran plot klitha,

Nëse jetuam në pajetë-kushedi ëndrrash vdekojmë pavdekës tok me yjet shkreptarë.

 

Shpejt u përballëm me të keqen ndaj fituam pse duhej të rriteshim si stuhitë shpejt,

Mes djerranishtash të rinisë humbur ditëm t’ia ndërtojmë kantieret përvojës,

Aty’këtu hodhën shtat dhe pyjet e urtësisë që ballë sëpate i mësuam të marshojnë veç drejt

Dhe pse s’rreshtin rrënjësh së na vjedhuri-toka e bujarisë kurrë s’na u mvrenjt,

Por s’po kultivojmë baltën e lotit tonë, kjo keqë e pakrahasimttë-thua na bëhet shtrojëz?

 

E teksa rrëzohem në portat e poreve të tua zhbiroj ligsht trupin që e adhuron dhe terri,

Dritë bëhem përthellë kapilarëve që thëthijnë një energji çudi të pa koncepttë,

Dhe pse i kufizuar prej kangjellave të lëkurës ku pranga dënimreja më kalitka tmerri,

Liria më mbetet një pelikan me sqepin në thithat e diejgjinjve verbëruar prej epshi,

Teksa kështjellza e horizontit ku skllavem më dhemb pse u lartua rreth një kroi lotshterptë.

 

Kjo do të thotë që tentakulat e dashurisë të të shtrihen deri në oqeanë dëshpërimi,

Për të gjetur kontinentet e kënaqësisë fshehur nën çarçafë murlanesh shtratit të kohës,

Majë kepthirrjes për ndihmë ciklonet e këmbanareve të ngjiren prej pëshpërimi,

Kur unë e ti një fjord ndër fluturim dallëndyshesh ndërtojmë mes engjëjsh kërshërimi,

Dhe pse na u dashka t’i veshim në të zeza zanat e mushtit që na i japi shijen etjes e brokës.

 

Çudi si shekujsh s’e ngatërrojmë kujdesin me frikën e jemi ogurë pambrojtur ende,

Zambakë që nuk na i hap çadrat muzgu mos të na drittë deri në kërthizë shiu i agimit,

Ndonëse shtjellëzohemi karusel gazmendit temjani i smogut na tharton mendje,

Shkall’lumturimit hipim e zbresim mirazhesh e rish arratirave mbetemi origjinazi në rendje,

Jemi mëndafsh nxire që i thurën petk bekimin, bile dhe pishtarë zjarrvënësie të prarimit.

 

Tej shkrumbanisë pa remë loti përmes hirit kërkojmë puset e epshit zbathurirë,

Nga dhjetë që gjejmë mbuluar korbash, kovës time prej mashkulli do i mjaftonte veç një,

Kur shkabisht ti sokëllim mbi nëntë të tjerët për peshkun e vesit mbytur-e sa urirë,

Kridhesh thellësirash qelburintare gjaku pa e njohur veten ritualit shthurirë,

E s’di-të bëhem litar të të nxjerr prej hëne a të të le fundi tok me kurortarin djallth shterpë?

 

E ja që t’i shmangem mundësisë së jetës do të thotë të bashkëjetoj në një akt me vdekjen,

Portat e dheut t’i hap me çelësin që ruan në kafkë thesari vetmia e pa ngushëllim,

Mes autostradash brejtur krimbash përjetësimi t’a mamuzoj çmenduri veten,

Qytete paqenies llamburirë nga fosfori i eshtrave që me palcë virgjërtare mëkojnë heshtjen,

Kur fare thjeshtë mund të më tiganisësh prehrit si kermillth a mëzth shfrimhungërim.

 

Shpesh më duhet të përdor metrin e fantazisë mbi letrën ku veçse mbjell e shkul vargje,

Pakufijmërisht të mendoj për qiellin e kështjellës ku dua të të fsheh trillesh guxuar,

Lypen mijëra kubikë me mure për bedenat yje mbi yjë e për ura ëndrrash-sa harqe,

E ja që pa argjil s’ka si piqet tullë në furrat e zemrave tona mbetur pa pragje,

Ja që argjili i orgazmës sate mbeti padëshirimit në testament të tjetër kujt robrisht ngujuar.

 

Pra, domosdodhmërisht duhet luftuar mirë në arenën e qëllimeve idepërzëna,

Jo për të fituar tehun e shpatës më falenderimthellë por për t’i hapur përkushtimit rrugë,

Do bindur shenjtti i besimit të na prijë droj’pa për të ecur më tej turptaresh bëma,

Ushtarët e harrimit të urdhërojmë t’a zbojnë prej shtegut gjithkënd na ndalon gazit në nëma,

Drejt betejës së re pa kompromis ku na pret rilindja jo ngadhnjes por riciklimit-kurrë!

 

Ndaj jam zeppelinë kënaqësie kur më dhuron puhiza “njëmbëdhjetë minutëshe” nga jotja jetë,

Ani pse më thua që krejt zymbylishtat e fatit veç t’u shkelshin nga hapi im blatimnaje,

Kur dheu i frymëmarrjes gadishull përkëdhele mbeten pronë e tjetërkujt vërtetë,

E veç jeta e tij nuk ëdhtë më e tij por e shenjttve që e mbrojnë prej liganive tona ngjethtë,

Megjithatë i vetmi ngushëllim-fakti që ati i hyjve është dhe yni atë-në çdo falje.

 

Prej fjordit të syrit e zgjidh barkën e vela muzgore m’a shtyn në passje instiktin,

Haluçinacionazi me gjeometrinë primitive i mat miljet dhembjeve dëshirpapërshkuara,

Herë majë direk papërgjegjshmërie hipi vetë e heri klandestinaz flamur flirtin,

Bashi i rastësisë më lyp t’a gdhend lahutë kur heretikisht duhet të lyp turra për trishtin,

Ku, një pas një do të përfunden gjithë pishtarët që vegimuan të na përpijnë pasionflakëruara.

 

Përmasash dhurimi askush ende s’na beson si ia vemë dashurisë kufijtë intuitivë,

E merimangat e xhelozisë na ndërsejnë të na e shthurin syth pas sythi hartën e mendimit,

Rapsodive thirrjelashtta kthehen t’i zbulojnë ndjenjës së vet krojet aq e aq primitivë,

Ku etja përdhunisht ua fiton kënaqësitë tuj ia robëruar emocionit dherat plazmimzhivë,

Turpëruar luftë pas luftë vijnë të na adhurojnë si qiej grishmërinj i falim ritualisht spermimit.

 

Në mokrat e të kuptuarit kund s’e gjejnë grurin e domosdoshmërisë ricikluese të lirisë,

Dhe pse klithfushatash kryqëzore nuk i lanë meridian pa i pushtuar idesë gjelbërore,

Por shihini tash në platetë e zemrave ç’fantazma karikaturiste u bëjnë striptizë,

E qark mijërat ngastrina haluçinacionesh mbjellë baltrash dëshpërimi hashashisht me sifilizë,

Vetëm pse nuk ia gjejnë varrit të shpirtit rrënjët e pyjeve të parajsëzimave shterpërore.

 

Përkundërshtisht me fatin duan të nxjerrin mjaltin prej gjakut të lumturimit mohuar,

Kur dhe gurët e dijnë që hëna nuk milet sado qeshjebardhë t’na e shtjellëzojë blegërimën,

Kjo gjini duhet të t’a pjellë palcën që të mburresh pse genin në gen i ke ç’koduar,

Kur dihet që eshtrave të amës së saj imi gjysh miljona shekujsh ciklisht mua më ka klonuar,

Pse s’i noteroi thjesht sarajet e vaginës por në çdo pore ia testamentoi ngjethërimën.

 

Pra qenkan veç të miat portat e kohës ku i hyjnë e dalin dëshmitarët përkushtimit,

Me pishtarë flak’argjendtë gazmendi stafetuar në bij jetpambërrirë maratonash,

E tej në bregun pazjarrmëruar të jehonës dhëmbët po mprehin peshkaqenët e përçundnimit,

Rreth ishullit të syrit duke stuhiuar direkët e lavdisë që u mbytnë po thesarshkrumbimit,

Kur teorema dinakërive askush nuk orvatet të na vërtetojë kahun polzhvendosmash.

 

Pse mbetmë atlasë të hapur orientimi për çdo rrymë që shfleton pathëntaret fjalë,

Mjafton ndër ugaret e analfabetizmit të shenjave t’i gjeshë dej plugut të shndritmënisë,

Mollën t’a bindësh për atësinë edeniane e krahëror’elbit të derdhesh puthjevalë,

Luginash terri të derdhesh dallgflakërues e përrallisht majmajë yjesh të bëhesh rishmi kalë,

Patkoi shteg’ri me çelikun e patkoit krenimvjetër shkëndijon përmbi kudhrat e flijtmënisë.

 

Boll shpikëm mekanizma horoskopiste për të zbuluar të ardhmen tonë të pa emër,

Boll u përpoqëm të paracaktojmë rrezen e radarit në kozmosirën e ndjenjësive,

Boll i pyetëm milingonat paraplegjikale të fjalëve si ia rrëzuan fortesat zellit krenarimvjetër,

Boll cirqeve hipnotike na përdorën për të trembur spektatorët ende adhurimit verbër,

“Tash e tashmja-gjithshka kemi”! pse mos t’i bëhemi mëkim pa trokitur porta ëndërrive?!

 

Sado që rishmi nuk po ia transkriptojmë njeri’tjetrit gjuhën bekimfalëse të intuitës,

Enciklopedi shqisave arkeologjikisht rrëmojmë t’i gjejmë relikat koh’humbura besimit,

Veçse në sistemet e të menduarit nuk zhbirojmë dot e sonda na thyhet frikës,

T’i ekuilibrojmë biodiversitetet të kuptuarit-ndër shkenca të panjohura s’bëhemi dot shpikës,

Thjesht pra të marrim e të japim dopingun e epshit pa i kërkuar të njëjtin kah trembimit.

 

A s’sheh si na e ledhaton lëndinën e veshit harmonia e këtij shiu gjelbëror të arsyetuari,

E jo koret shthurantare të impulsivitetit gjinkalltar pa dirigjent disiplinimi ideor,

Dhe pse kalendarësh s’po gjej më se ku pranverat tona nisin e mbarojnë se pllenuari,

Dhe kur në krateret e gojës veç hiri i dueteve vallzon trishtimit sa fort mjeruari,

Përderisa në teatro fshehmash po lutemi të na përgjojë një gjeni’ri-mbase moxarti premtor.

 

Apo një shekspir gati për të na rrëfyer se liria pa koordinata e tonit gjarpërim,

E mbaron së enduri pëlhurën e qiellit të vet ku fillon liria e maces ndër tjegulla hëne,

Kurse në manualet e hipokrizisë standartisht për lirinë e njeriut-tepër vonë,

T’a vazhdojmë thurjen e fijeve të erës dheut ku veç liria e shenjttve e ka tashmi pronë,

Prej andej të përjashtuar jemi e të pameritë për të hyrë as klandestinazi në oborre ëndrre.

 

Nëse kurthi i manisë drejt mrekullisë femërore më grisht në teh flirti me çdo çmim,

Nëse trilli kuçedror drejt hyjnimit mashkullor të ndjell në flakë ferii pa mëdyshje,

Aherë drenushëza ime përralltarin rrezëllim nëse s’ia vleroj, do ia dhurojë-e kujt trim,

Po legjendari yt lahutës jehonëzuese në s’i bëhesh muzë-cilës kuçedre a delëze t’i falë himn,

Ndryshe-të kam thënë dikurë, gjithshka nuk është ndryshe po qe se qashtremi ndryshe.

 

Drapërinj do t’i mprihnim hakmarrjes për t’ia mbrojtur në çdo kallëz arën bekimit,

Kur ja që destinimin gabojmë për të vërshuar ndër fushnaja me tjetër pronësi,

Sa tepër qenkemi larguar prej etjes së zjarrvërtetës dashuri me krojimin drejt shterimit,

Sa kaptimpabesimazi karvanët e deveve të kujtimeve përmes dunash treten shtegtimit,

Ku e harruam mangallin plak të përqafimit nevojparë-unë e ti-mbetur sot krejt pa ngrohtësi.

 

A mos ndoshta toka që mërzitet nga përkëdhelzat e lumit duhet t’a ndërrojë lumin,

Po lumi që ndodh të mërzitet së përkëdheluri si vallë t’a ndërrojë dhe ai tokën,

Dreq o punë! argjil’dritës e uj’amshimit, në këtë dhe tjetrës botë-toku ia thartuam brumin,

Me trenat e karuseleve të ekstazës mbërrimë në diell e ia thëthimë deri në gen palce rumin,

A mos thjesht ia shndërruam në prrooskë orgazme e thellie si struci fshehim kokën?!

 

Në leqet e ç’natyralizimit të vet mblidhka njeriu nevojshmërisë ngarkesa emocionale,

Gabimisht tuj i konvertuar çentralit të trupit në shkarkesa pasionshpejta elektrike,

Periskopët e nëndetëseve të shqetësimit gjithkah paniken nga ky duf shkatërrimtar vale,

Ku tornadot seksëruar oqeanin rrokadojnë me kontinentin skakierash mbytfjale,

Ku qeniet përbuzisht superiore brirët thyejnë për të vendosur ekuilibër qoftë bile e me hile.

 

Marshi i katastrofës që tash mbledh mbeturinat e lumturimit ogur’zi-s’varej nga ne,

Palmat e përqafimeve shkulur rrënjësh tregojnë se këtu s’ka pasur kurrë ekzotizëm,

Buburrecat e puthjeve çiftëzojnë rima pa kah në rërë përngjethi e rish fshihen në varre,

Prej nga ku do kishim dëshirë t’u arratinim metaforave ngjizur zgavrash kafke,

Veç sa për të korigjuar në kohë barometrin e realitetit që nuk tregon presion për erotizëm.

 

Sa më tepër e sa më në palcë ia studiojmë shtresat mineralmbajtëse psikologjisë,

Aq më pak ia ç’konfigurojmë mbiqenësinë njëqelizorësisë diabolike të kuptimit,

Dhe kur ua hapim portat maleve të krahërorëve të njeri’tjetrit e llavë hirit kërkojmë sfinksë

Arenave të befasisë ngërçtarë mbetemi kur po ne fantazmëruari rish bëjmë striptizë,

Në të djeshme pa të nesërme e në të ardhme pa të shkuar-kroje denjëtorë shkrumbimit.

 

Akuariumin e vakuumit mbushim me elementë kimipakonceptualë dëshpërimi,

Dhe pse në poemat e nekrologjizmave e dijmë që muzat nuk mbjellin rishmazi jetë,

Veç vdekja e mbretëron asgjënë dhe nëse na fsheh nën mjegull polemlagësht pëshpërimi,

Ngecim si peshq flatra’artë në gëmushat e reve ku rrufe e gjarpërinj çifton kërcënimi,

Për t’u kthyer dheut shenjttor të faljes ku na pret amë mëshira nga kjo zgjimë përngjethimi

 

Kështu qenka e s’mund të ndërhyjmë për t’u drejtuar gardhet e mendimeve të tjerëve,

Së paku hapësirash këndpapërgënjeshtërta t’i paracaktojmë caqet sensualitetit tonë,

Liganët e vegimave t’u gjejmë e forma barkore t’u japim vallesh ere shtretërve,

A mbase mes hartash loti të zbulojmë ishuj e puthjet t’ia gjelbërojmë çdorrënjësh pjeshkëve,

Paçka se do të thonë rish që jemi devijacione instiktesh e veç djalli na fal përtalljes pronë.

 

Ngushëlluari mbi brezaret e letrës ku tash trishti më shkronjërohet koshiencës,

Konstelacionet e epsheve do na venë emra alienizmi e epitafet do na meritojmë në çdo varg

Nëpër skeleri aforizmash kacavjerrë do ia rrëzojmë katet qiejnxirmëtare brengës,

Me fibra karboni nga hëna thyer e përçmimit një sondë guximnaive do i sajojmë shpresës,

Të na shpjerë ku veç kënaqësia utopike e imagjinatës na i çon këmbët parajsorit prag.

 

Para kujtdo që të na mirseardhë qoftë në çezmat e tempullit të profetizimit të xhehnetit,

Qoftë në biletarinë e kinemasë të retrospektivës ku padyshim do mbesim celuloidë një ditë,

Në vitrinat e harresës mos ngurojmë për të reklamuar ç’përfaqësuam jetshterit,

Cilët jemi pra-të jemi vetvetja qoftë dhe sikur zvarrë të na gjarpërijnë flakëve të xhehnemit,

Nëse drejtësi do të thotë të mos duash dhembjen e dashurisë që të ringjall perënditë.

 

Tash ç’të deklamojnë s’kanë dy fenerët tanë bëmirtarë endur muzgjeve të njera’tjetrës,

Dhe pse ka kush të na prijë drejt ujvarash drite mbetemi rish të braktisur prej agut,

Eh sa larg metrikës së përgjërimit e shtëpisë metaforike të surrealitetit të letrës,

Kur, të rrëfesh e të rrëfehesh kush je-të tjerët lejon t’a thonë tehndryshkjes së të vërtetës,

Nëse gjuhtredhazi heshtin kjo tregon se po na gatisin një aureolë hiri shpagut.

 

Krijesa të pa meritueshme amshimës për misionin e çuarjes së shpirtit përpara,

Si kurrë s’do ta dijnë sa koncentrat arsyeje mbartin vetvetes për ta shndërruar në energji

Keqtinë jashtqitazi konservojnë pa kuptuar që përkundërt i ndryshojnë botës përmasa,

Gjithësimit ia ridimensionojnë portat e kështjellës së parajsës ku sot janë veç rrasa,

Me emrat e mallkonjave vulosur para e pas nesh nga po e njëjta dorë lavdimi plot neveri.

 

Vetëm pse vetë na urdhëroi të duhemi ligjepërshkelshëm ballë moralit ndër herezi krimbur,

Ndoshta pse po mediokrin ritual kryejnë gjithkrijesat e pa plotësuara fort gabuari,

I japmarrim orgazma platinëzuar mbiqenies e vjedhfalim ndjenjë-kurrë shtirur,

Si engjëjt flatërzuar në besimin ilegal e si apostuj të rremë rremba dëshirash zhbirur,

Ne jemi ne-s’e adhurojmë njeri’tjetrin si do na përçmonin të tjerët pseudolirisë pranguari.

 

Sidoqoftë, kurrheri nuk keni parë një ftua që qesh si një stuhi duke rendur drejt meje,

Më shkel me putra dallgësh e më fundos mes oqeanisë padhuruar të përqafimit,

Shëtitores së yjeve largohet e nga pas rremat e emocioneve nuk më gjejnë baticash prehje

Muzgëruar teksa petkahënore vishet si murgeshëz muze e e mbërrij ç’tehur epshrrufeje,

Duhej t’a kisha kafshuar para se t’m’a kapërcente bregun makthtar të përmallimit.

 

Kotthi thonë që e njëjta nëpërkë nuk të pickon dy herë kur arratisesh në pyllin e zellit,

Kur sqotta më ka zhbirur shpirtin e bile thellvenëzuar është pa më pyetur në mua,

Prej humusit të inkoshiencës nuk di në më përçon helm a limfë përpjetë kërcellit,

Blertërenjash dhelatore tash jam pushtuar nga kërmijtë argjendtarë të vesës së përngjethit

Nëpër korbat e kaçurrelave të natës flatrohet dhe pse indiferencës të më braktisë s’dua.

 

Jam a nuk jam kullë e së vërtetës tek e përgjoj në pasqyrë shpirtkristare mirazhi,

Eshtë dhe nuk është kaprrollka e instiktit që kërcen tejkufijsh të bashkshortësisë,

Herë kam dëshirë t’i bëhem rërë frymjanarttë ku shtriganka të përcëllohet thëngjijsh plazhi,

Herë dua të më uraganohet përqafimit e të më thyej flamurët e të më mbytet në të bashi,

Por, fort ligmi e shoh veten si grurë i djegur mes lëmenjve vlagonjtarë të shpagërisë.

 

Pjergullat sapjekura të fjalës ndër tarracat e gojës t’i vjelin duar fort meritpanjohura,

Ndonëse s’duhej, ndër hipotekat e arsyes-pa arsye të konsideriojnë krejt lashtësisht pronë,

Hyjneshat që të mbronin lirinë e ç’të duhen më tash pasionit të tij magjingordhura,

Veç engjëllthkat e çmendurisë ndiq shkretëtir nudëtirash ndër kuaj epshi tok mbrothura,

Ku uritur e etur ujkonjërisht endem rish në kërkimin tënd oj humbtare jehonë.

 

Ja që veç atyre që kurrë nuk e paskan hak u troket po këmbëngulazi fati në derë,

Dreqi e hapka e një frymë e përgënjeshtërt shenjttërimi shpërhapet kështjellës,

Kur perla varur në një qafë shtrembërane as dje e as nesër virtytit nuk ka hiçthi vlerë,

As një buzë e virgjër që drojes nuk e tundonka sofrës së orgjisë nga një brokëz verë,

Puthmë pra oj kthetrafantazmore që s’dënjonke të m’i arratishë labirinthesh fshehttare jetës

 

A s’po ndjen si po shurdhërohet patkoi shkrepëtimor i një këmbane gjëmflorinjtë,

Nëpër dritaret hapur të reve në shtëpinë mortçbujttare të së ardhmes sonë,

Për të na shkatërruar çatinë e diellit djajtë po farkëtojnë në kudhrat e moralizmit shkopinjtë,

Vatrën të na hajnnë ilegalisht njeri e tjetri oxhakun-mlleftok po ndërsehen komshinjtë,

Nga badiguardët e kurorëzimit të mbrohemi tek kjo kauz shtrigtie s’qenkësh aspak vonë.

 

Me mjegull zambakësh petalemeteoritshëm m’a pushton krojmira zezarin ishull haluçinacioni,

Ku mbretëresha e dyshimnive mjaltë tharmëtirash ngjizon për entuziazmin,

Dhe pse në radiot e plejadave të lumturenjës marshit zulmëtar iu ka djegur stacioni,

Dhe pse e pa peshë mbetet qiejsh makthëtire dhembnajtira në ekuator e pole gravitacioni,

Rish në shtratin e pekuleve të trishttirës e le të m’a pjalmëzojë çdosythi gazmin.

 

Sipas përzgjedhmës inferioritare strategjisë së vullnetit të natyrave paracaktore,

Më ndihmo tash për t’u kthyer po në trajtën primitive të asgjësë mbrujtjedritë,

Mos më ler të strukem ferra iluzionit por jepmë engjëllkën e kaltrisë t’i bëhem erë shkabore

Të mos jem grerëz shurdhane mes rrjetës merimangtare të mentaliteteve fort prangore,

Pot thjesht një biologjist çiftëzimi që mes arenash nevoje e kryen aktin bekor pa frikë.

 

Statujat akulltare të budallallëqeve ende më hirësojnë kopshtet nëmur të nostalgjisë,

Ku mijra ushtri fantazmash po orvaten të rrëzojnë vetveten e t’i kalërojnë rishazi podet,

Nëse nuk dashka të kthehem e pse duhet të jem perandori i globthit të zbrazisë,

Hijet e madhërenjave djeshmore mos m’i ndërse-perl’ e zërit guackzemrën të m’a braktisë,

Në kartën e lëkurës sate me ç’shkëlqim pastaj t’i rrokjezoj rimrimash skaj’jetazi odet?!

 

Meqë je veçse ti eterpatradhëtirës-detyra ime është heshta e artit të së vërtetës,

Të mbërrijë lartnitë zeusiane të pishtarëve olimpikë ku sot paskan fort nevojë për të,

Ndoshta shpesh t’i direkohet në mes krahërori busullës gabimtare të shpresës,

E kur i mungon vetvetja-të mbërrijë dhe atje ku s’ka buitur asgjë dhernajtirave të besës,

Tejet fërshëllyer përmes mitrës së qeshjes sate shndërruar qiellzës sime thjesht në këngë.

 

Blegërimat e kopeve qingjthikmprehura të dijes çdoditazi arratisen paniktare nga unë,

Nën tendat e çdo nate ende s’di ç’ujk m’i vjedh kur më dremit currlja e fantazisë,

Kullotash të ndaluara i shpura por që të mos ikin rish u bie përgjëruari ndër gjunjë,

Në kaq territore egrisht grishmëtare ku ulëret rreziku korbat emrin tim kujave po mbrujnë

Vërterë dëshiron të më adhurosh lapidar mes ledhit klithenjashkrirë zjarrit të llahtarisë?!

 

Në tjetrën botë të perversiteteve do më kërkosh ku Helena guximit dërgoi së pari Homerin,

Po nëse nuk është rrëfenjzanafillazi vendbanimi bekimtar i parajsës fort premtore,

Sa pa na thëthirë ettazi honzhgënjima lermë me thonj të t’a tatuazhoj majpenisit portretin,

A brenda mureve të amfiteatërgjirit ku kacafytma e afshit s’e ndalka koncertin,

Sepse altarëve të mëshirenjës s’jam Jezusi e as ti ndër ligjet e faljes-ama shenjttore.

 

Gjenia jonë prej skamësish na i shtyn gardhet shkultrembëse të manjakërizmit më tej,

Në atlaset memecore të mishrave të njeri’tjetrit tuj mos lënë kundmi asnjë gjurmë,

Foshnja e padukshme e keqardhjes që s’do vdesim tok qan dritazi fatpanjohës ndër shpërgej

Vetëm pse para premtimit s’dënjon t’a lindë ky flijim pa cak-vargonjtë na lidh ndër kërcej,

Ligash kacafytur si molla me degën jemi, si vlaga e dheut me lotpashterin lumë.

 

Megjithatë tash e dijmë që kush e fsheh mëkatin e tjetrit e bën flakdëshirash dhe vetë,

Ky libër shkruar një herë qindepokash do kërkojë arena verbimit sy kureshtarë,

Përrallza e xhelozisë sqimhajnse në pranverën e buzëve shtrydhet si një limon shijedhertë,

E ja që kama ç’dremitur e dilemës na grisht e na tremb zezanërisht tehblertë,

Na i stolis gishtërinjtë e adhurenjës që t’a ngulim e të na ngulet nëpër klithza pa të sharë.

 

Kreshnik apo mi-unë jam legjendarës pafajtare tradhtenjë po ai-as çiflig e as pronësi,

Ndonëse në bixhozin e çastit pas fitimit të dashurisë ngulmi më do dhe përjetësinë,

Jam thjesht një partner lojshpatash a një çek vlerfallctar e mos më mbaj mëri,

Ndër oqeanitë polshtjellëzuara të benzinës akulluar lutjes më përdor veç një heri si shkëndij

E me kthetrat shkulmtare të tajfuneve në mllefit pa shlim ndaj varkëzës sime bëj kërdinë.

 

Brenda ciklit riciklor të jetës jetojmë shumë herë në shumë forma në shumë jetë të tjera,

Duke ndjekur panjohjes shpesh dy rrugë kur Zoti na ka dhënë veçse një zemër,

Harruar pse aq gjatë u endëm mes pyjesh tribunale filozofësh nëpër mësonjëtoret zellvjetra

Veçse kur na përball krokodilizmi rendim ritualisht tej moçalishteve pendimshtera,

Satanizmi idealitik kurrë pa ditur rastësisë se në ç’gjini na dhurohet: mashkull a femër.

 

E rish tallemi qerthullive tundimtare se birat e martesës të shpëtojnë prej urithvetvetes,

Arash që nuk na përkasin s’druajmë të mbjellim karrotat tona, spinaqtë e lakrat,

Ekuilibri i gjasave grurin do na spërkasë me sekrecionet xixëllimyjta orbitperfektes,

E në vezoret e breznive do ngjizim denjësisht trashëgimtarët epopeve fshehmëliga heshtjes,

Pse fundpari kuptuam: gjole ç’besnikërimi zanafill na janë labirinthet ku luzmen gjakrat.

 

Por, ti duajmë oj grabitqare nëse do të t’ia zjarrëroj krejt hartat tradhëtenjave,

Herë me të kuqen e turpit t’i ngjyros e herë me okërritë e vjeshtrive shtatzanuar,

Rish krenimpaemër kur do të doja të klithja “të dua” në patranskriptërinë e shenjave,

Ku më dhunon të ul kryet si një luledielli tejpjekur me dritërim fati vërshuar tundimit venave

Teksa lumturohesh tuj e vjelë kokërr pas kokrre nëpër terr të memecimit epshpraruar.

 

Tufat e kometave s’blegërijnë më e bile veç ndër autokamera mediokre poetësh bëhet luftë,

Sepse njeriu mbetet ujku që miliona kopjesh shumëzon vetveten pullit të anatomisë,

Qumësht vetëtime i derdhin kryesh sa për t’i kujtuar ëmbëlthsirën në prehër e gushë,

Kur s’mundin as fijëz bari nga bleria mirenjlargët t’i përqafin hyjnishtores fushë,

Ku kullotin dëshirat arratirë që tash në trajtë hijesh na përqarkin prushin e mbrothësisë.

 

Kënaqësia e ritit të të rrotulluarit na i humb qendër perpendikularitetit të qeshjes,

Ritëmshthurazi djepëzojmë embrionet saformëzuar të ëndrrave shkrep më shkrep terri,

Kot ambalazhohen transportier kohës mirenjat kur një pas një kridhen mekanizëm heshtjes,

Ku i gjejnë but gjakut ardhimtar, kurbanishte-dritës e argjil zanafillor-prehjes,

Polpolit t’i hallkë hemisferat e sperancës cikëljetse rilindmortesh hareje krojesh mjeri.

 

Pa atdhe tuj ecur pas karvanit të aforizmave bindemi që veç dheu di të na mbyllë gojë,

Asgjë tjetër s’druan të na ndalë baticën e mençurisë që përmbytje ngjiz kudo ku i bie fara,

Mbetëm konglomerant tejnatyror që cinizmin kemi jorgan e cmirizmin shtrojë,

Bletët e bujarizmit i përzumë prej gjoksit e me grethër i qytetërojmë fatit çdo hojë,

Aq sa dhe dashurinë na e pagëzon blasfemi kjo gjuhë çensurisht e pa transkripttë në gjakra.

 

Penistarëve idhujtarucë po t’u stolisësh kryet ndër shtatore qoftë edhe me kurorë gjembaçi

Hijet do u zgjaten aq pacaku në perëndim sa vetet do u duken si këshill shenjtësh,

Ngrejnë e ulin kollona për olimpin e moralit sipas lartësisë që u lyp ngrurisht kërrbaçi,

Skllevërit duhet t’ua derdhin bazorelievesh portretet-veç përjetësim t’u bronzë llaçi,

Si njerkër profecishë na përjashtojnë hierarki asgjësë ku Zoti i kryka krahësh e veshësh.

 

Po nëse ky stacion kozmosie nuk do t’i kish veshur kozmosirën çdo busulle me të zeza,

Kush do të na e besonte krifën mijvitëshe të kalërimit pse rrezaton veç në të bardha,

Në sot na shpallim dishepuj verbie e me fenë tonë do trembin pasardhësisht breza,

Teorritë përkundërtie, ekzistencës, shndrimës së vet lartin piramidisht pengesa,

Faret e së vërtetës sado larg do na adhurojnë veç ne tek shkëndijojmë mes dallgnajsh hata.

 

Fundmi u lodhëm së na brejturi ferrolidhjet e zemrve urithët e dyshimnajave të frikës,

Deri në çastin kur i njohëm gen për gen strategjitë e tendencave të së panjohurës,

Paracaktuar për të na qenë pjesë e jetës e thundrimi të na mbajë lidhur orbitës,

Ku vërtiten naivshëm ligjet përtalltare të moralit që ia hapin mbyllazi hapësirat idilike etikës,

Ndërsa skenat e së vërtetës tragjedizojnë duke na ia kthyer në gijotinare guximin gjuhës.

 

Mbetmë roje hambarëve të durimit duke e kuptuar qashtrisht arabishten e predikatës,

Shpëtimi në mbërriftë-do t’a dhurojmë për të tjerët drithin e shpërblimit pa kufizuar,

E në sot na vizatojnë në kartonin e qiellit djegur me majën ndryshkur të shpatës,

Pa nguruar të na bëjnë shënjestri e të na mbulojnë sharjet e hipokritëve me floririn e baltës,

Thjesht pse po duhemi jo si ta-fshehur-meritojmë të jemi personazhe melodramash flijuar.

 

Nëse ndonjëherë kanë dashur t’na e rijapin-lirinë po s’e kërkove s’të jep kush asgjë,

Me mercenarë kanunimash u lypka luftuar deri tej të fundmes aortë dhembave klithore,

Mënyra më e paqme për të ngadhënjyer çakallores kauz-t’i lidhësh vetes prangë,

Lakuriqëzuar prej flokësh në thonj të protestosh mes dhëmbë lukunjarësh shprespërgjakmë

Panikur të t’adhurojë mjerëzia në dashurisht i jep përmasa drite ndjenjës ekstaztrishtore.

 

Ky s’qenka ekzibicion ndëshkimi por shpallje fluturimi e gjithshkaje mungesës zvarritej dje,

Tretje e çdo koncepti pa komplekse njësh me fotonet e rrezimit të diellit brenda shpirtit,

Thyerje e zhguallit të breshkërinjve që prijnë pa hapur udhë karvanët e kohës ende,

Nga putrat e xhirafës së të vërtetës me kryet që puth hënën në buzë përtej reve,

Ku entuziazmi na është ngjitur aq mahnitazi sa kur mos të ketë gravitacion-do gremisë hirit

 

E mjafton veç t’i trazosh thëngjijtë e përgjumur të opinioneve në mangallin e muzgut,

Ku sklerozisht mirpresin pensionet përzgjedhore të të qenit zagarë hyjnizimit të virgjinitetit,

Kur vetë në çarçafët e himenit projektojnë montazhe horroriste për gjykatësit e vulgut,

Në sallatën e mbeturinave të fundjetës përziejnë keqnajat me pasionin lashtëtar të sfurkut,

Dehur pse vullkanizatorve të origjinës së vet ia fshehin botës vezët e sterilitetit.

 

Si ende s’e kanë mësuar që kushtet e pjellshmërisë së kënaqësisë s’varen nga ky avull,

Kjo mushkëri nikotiniane-si vallë s’e dijnë që nuk mund t’i bëhet serë fruteve tona,

Aspiratorve të frymëmarrjes së fatit ani pse na lëshojnë insekte thonjinstiktesh djallur,

Ani pse portretet e idhujtucëve vendosin të na i tatuazhojnë thellazi në shpatull,

Risërish mbetemi rrjedhë dëlirmërie që në liqenet e shendit mëkojmë midhjet shijepazakonta

 

Ne jemi po ne-gjallesa emancipisht të ndryshme e shpirtërisht po aq të ndryshueshme,

Kur ju emocionalisht në pirunin e dashurisë nguloni bërxolla mishërisht të njëjta,

Veçse pse struken mbështjellë në vitrinat e nuditetit me peliçet sa e sa testamentçmueshme

A pse në kushtetutat e përvjedhtareve kauza mbeten neni 1: breçka ndjellparezistueshme,

Kuti stolive për diamantet që ofroni s’do gjeni vend sado erozionisht t’ua ketë ënda.

 

Trokisni po nuk hapet porta prej nga arratitë në gjurmim të një humbtar kismeti,

Kthimi s’ju pranon mbretëri pendimit sepse rrënojat që latë janë njujorkëzuar,

Asnjë çezëm s’ju njeh më-asnjë gurore s’ua kujton emrat-asnjë dryn nuk ç’ndryshket sikleti

Në hermeticitetin e sistemit të ideve keni mbetur sëndukë ku i thesar pajën vdekjes mileti,

Kur ne jemi kasaforta hapur qytetrimi, ndonëse për engjëjt që na mbrojnë-përçmuar.

 

Nën valle kamzhiku ritëm i muzikës urrejttare u jemi pa u privuar nga ankesat,

Dhe pse dikurë po ata na predikonin që ligjet e të rrahurës mbeten fyerja numër 1 e shpirtit,

Por daullja e goditjeve nuk na dhemb kurrë aq na vret fjala kur i hiperbolizon sajesat,

Gjuha poshtëron aq sa alfabetit të alurimave prind zellmirë i je për krejt shartesat,

Shpesh do të donim mos të ishim ninullarët e një ëndërrenje mbi djepin listhyer të trishtit.

 

E sot duhet t’ia mbrojmë krijesës embrionin e konceptualitetit në mitër të ndërgjegjes,

Në lypet t’i thurim një himn ritëmri betejës shpejt t’i zgjedhim fitores shesh dhe kësaj rradhe

Me armët e prehistorizmit të ndjenjës ngulm të luftojmë se këto kemi-bindëtare vetvetes,

Strategjizmat nuk na hyjnë në punë plate aktualitetit ku i dhurojmë jetë vdekjes,

Ndonëse vdekja mbeti formë jete adhuruar pa kufizime njerëzore botës kalimtare.

 

Në partiturat e përditshmërimit llampadarët u ndezim komplikacioneve të harmonisë,

Qashtërtisht të vështrojmë ku hapa do të hedhim jetësisë se jeta qenka fort e dobishme,

Udhëve të vdekjes do vdesim kur vdekja për ne do jetë më e vlefshme se jeta gjysmështizë

Kur në ballancën e gjykimshmëtarit anojmë kah rëndet hareja mungore-në krizë,

Pse dhe pse pranojmë të jemi trompë funebriteti kompozicionizma ideore boll zellfrikshme.

 

Konstruksionizmat fatkeqësore si i varëm çengelësh qielltive ndryshkur ar’thëthirmash,

Ashtu dhe mund t’i rrënojmë si dominotë e kryqeve rrënon vargan stuhia peizashesh lotimi,

Kjo mbetet sprovë dashurie për mëshirtarinë që i bindet vullnetit tonë dridhmash,

Interpretim i hartës gjenetike të fakteve kur duhet doemos të marshim klithash,

Kur dhe pse mund të na bëhen eshtrat shtresa mermeri jemi rish bërthama klonimi.

 

Spiritualitet kottimi lodhja për t’i bindur vuajtjeqarkimtarët për besëreja aleanca,

Meqë imagjinari armik s’pranon të jetë më eter por i përbashkët në kauzën ndëshkore,

E ç’na duhet t’i iventarizojmë dobësitë kur fare mirë na i ve vetmëkimit në pjatanca,

Ballballazi në çdo tryezë mirkuptimi jemi e kur kjo nuk funkdionon-teh’argjendtë ndër shpata

Fajësitë në duele kanë emra të përveçëm, po ato emra gjykimit, si dhe lavdesh kërmore.

 

Sepse para se të ngujjmë në thonjëza përkufizimesh hektarët e lirive të krijesave si ne,

Si nuk përpiqemi të kuptojmë qoftë dhe petalin ku krahu i një fluturze ndalon erën,

Bile as peshën e vorbulacioneve të meditimit s’e masim dot, as ngjyrimat e konceptimeve,

Magji lidh në fjongon e gërshetit tënd e bile veç për të bëhem hap ushttëtari himneve,

Mrekullia s’vjen me sasitë e dritareve të njohjes por me kroin e oxhakut që bujtt pranverën

 

Temperatura e shpirtit në dhembje-e njëjtë me atë të zemrës në hare kur ti je po ti,

Jo vetëm në mysëtinë e pasqyrave të frikës por, dhe lugëtisë së karikaturimave adhurore,

Sado të ndryshojë këndi nga na shnajperon e vërteta syri ballë i ndjen fort trondi,

Rrjedhave gjakëruar të lakuriqësisë ku mjelmat e dyshimës shtohen me sa e sa shpoti,

Për të na rrëfyer që i përkasim ngrohtësisht njeri’tjetrit e jo thellit të përgojive akullnore.

 

Elikat sekondëshe të elikopterëve të lumturimit që aq shpesh na fshehin murlanedritës,

Veç për brezat mineralizues të qiejve tanë i kemi a për t’u verbuar radarët cmirtjerëve,

Dëgjomë nëpërkëyjtë: duhet të zhvendosemi tej heshtjes, t’i humbim gjurmë orbitës,

Ndër ishujt kozmozikë të engjëjve mos të na ndjekë frymëz njeriu dhenjtërisht mllefit kollitës

Pse jemi klandestinë tek kjo ngastër konceptuale-provë parajsimi e lavdmjerëve.

 

Pa miq kemi mbetur si vaterlonjë braktisur harruar pa u minuar nga kalendarët,

Ku na e lyp ënda të vallzojmë mbi monedhë hëne varrosur nën ballkonë koprracimi,

Arratisemi burgut të reve të ndërgjegjes-trumpeta e shkopinj bëhemi një me festëtarët,

Që rish na lenë vetëm teksa na lexojnë gdhendur bebëzash që ia shthurëm shpirtit thesarët,

Asnjë kube herezie nuk mund të na i bëhet çerdhe ëndrrave ç’dremitur frëngjie prangimi.

 

Ndonëse në misërnishte mendimesh na përplasen mijra ton breshër thashethemnaje,

Dëgjojmë sa tepër stuhi me laraska grabitqare e veç heshtim në dordolecianen detyrë,

Të fjalëve thëngjij mbledhim për t’i vizatuar qiellmallkimës portat e shpëtimit prej mjernaje,

Prej nga duhet të arratijmë shpesh nga tashmëtira që na kall në napalm e zjarre,

Pse ende ngurojmë t’i hapim-mjafton veç t’i hapim-e të themi: s’je e jona oj botë shendzgjyrë

 

Mos duke imituar profetët luturazi duhet t’i falim meqë nuk di ç’bën kjo dhelpërinë,

A mund të ngrejë kulte mëshire njera palë pa ringjallje shenjtësh pendimi të palës tjetër,

Me gozhdët e moralit pa moral na rikryqin po tek i njëjti tra ku hajni shau perëndinë,

Trojet e të drejtave themeltare na pushtojnë e bile na e qëndisin me flakë vegimtire shtëpinë

Ku do donim me njeri’tjetrin të rrinim si vera me kupën e si flladi me perden pluhurvjetër.

 

Metamorfozës gjenetike me një lumë thëllimi na ndanë sa ndër degën tej të tij jemi dy anë,

Urë nuk ndërtojmë dot se s’ka brigje ku t’i mbështesë parmakët vullneti hyjnor,

Si kurrë s’mësuam dot që shtigje jehonash jemi ari dhe çeliku i gaznjëjtës këmbanë,

Oksigjeni dhe hidrogjeni i po atij uji që i pagëzon e kur nisin i besojnë qiellimit-e lenë mënjanë,

Pse jeta qenka një përrallëz biblikisht e tjetërsueshme siç ia do dëshira sekujt frymor.

 

Nga psallmet e gjithcilit ishim të përjashtuar ndaj e testamentuam librin tonë fshehmaz,

Me kopertina blasfemizmi pa i sajuar manastire mëkatit që u pagëzoka fron hipokrizmash,

Paralitike dora bekore që shenjttshtrigon njerëzinë si t’ish Zoti vetë-sa ngjethmaz,

Ruajna prej jargërimit përvëlues që prehrit na ujëvaret gjakërim fort rrenjtaz,

Në një papërsosuri të pa principttë që na e shpall dashurinë denjëtare veç për lot krismash

 

Ti ende qenke molla e një tjetër kopshtari e unë urdhëruar për t’a ngrënë-ndaluar,

Ti-supa kërpudhngrohtë e ëndjes në kafkën time e unë kreshmëruari në të përjetshmen uri,

Ti-delja ndjellzezë dëborë ulërisë e unë ujk që vesit virgjërinë ia ruaj praruar,

Ti-diamant përtherës majë piramidës adhurore e unë faraon pas urithnajave harbuar,

Ti-haxhilere deve bindur për në mekën e zemrës sime e unë s’duhet me qenë aty-ç’çudi!

 

Përzëmë dhe në dua të këndoj ende humbur pyllit të pishave brenda kokës tënde,

Si gjithë kumuritë duhet të gjej kafazin tim të lirisë në puhiza shtegngatërruara hareje,

Sferat e tingujve s’di si rish më detyron t’i lidh në harmoni puthjesh zjarrëndje,

Brenda bombolës së heshtjes shndërrohem në metan e si një shkëndijëz të fsheh në mëndje,

Ruajna o hirësi nga ky pentagram kënaqësie, zbomë pra nga ky pakt ç’paqtimi pa prehje.

 

Shpejt do të jemi epopeve-e kaluar, e thembrat e këtij kujtimi do na ndjekin pas si hije,

Nëpër fljolla malli ndjellargjendta do harrohemi si millet e vetëtimave pa shpata,

Mbi oazin e një pikëze loti do më kenë rënë gjethet e ullirit të rinisë rrënjtharë e pa shije,

Teksa ti do të jeshë një biçikletë petalendryshkur zhvidhosur e flakur tej në korije,

Nëse arenës së këtij çasti nuk plas kalldrëmi e gazmendur s’shpërthen shatërvan orgazma

 

Ndal! mos rend pas stërkalave të fjalës sa ende nuk ka kurdisur zemrekun stuhia,

Përpas pasqyrës avulluar të pasthirrmave vështro kodrën ku tempull i je majë,

Spatullat zafirthyera tek ky peizash s’i ka çmuar prej thonjgërvishtmash të mia çudia,

Nëse venat nuk guxon t’i rrymëzosh ç’t’iu bëj kaq viseve dëborisht shkelur nga thundria,

Kthehu oj fije bari rishmi librit të Uitmanit që të shfleton e blertinë s’do fatliganisë të t’a vajjë.

 

Mijëra vjet shpërdoron në sfilata për t’u veshur me petka hëne e të më gjesh hambarëve,

Në tre sekonda për t’u shveshur-për të m’u mbytur mahnisyrit krejt veglakuriqthi,

Nuk ka asgjë më të bukur se kurmi i një zane a hiene mes përkëdhelash të duarflakëve,

S’ka asgjë më të ëmbëlth se lëkura e femrës nën xhamadanin grisur të dallgëve,

Por tash kur e di që më je veç një xixëllimë-shpellë eremitiane më mbetet festëtirash shpirti

 

Klithërisht tehdhemba përshkon përgjakjen e gishtit guxim’madh që rrëshket akullimës,

Mes shtjella valkaçurrelash nate habitet si e gjen piedestalin pa përuruar të klitorit,

Kahut ndjellkundërt ndër akrepat e sahatit të fatit i vjen qarku si hiena viktimës,

Shatërvanit të kënaqësisë i prek majën e kur kthen-lyp një parashutë përflaktare rënkimës,

Kur thoi i lapsit i çjerr lëkurën virgjine letrës ku epshvegimës duhet t’ia elektrizoj sinorin.

 

Thërrmija rëre mbledh mbi këpucët që më lodhën së enduri bregut braktisur të nevojës,

E pas-brumin e ijeve më duket se gatuaj krua temperaturës që m’a tradhton frymëmarrjen,

Si ballonë fryhet e më merr mbi për të gjetur mrekullimin fshehur ankëndi botës,

Kur papritur ve koracën e një llampe që i drithëron perdet e territ mendimit panjohës,

Sa tash thithës më duhet të bëhem fitil për t’ia djegur duhmëheshtjes gazin e qarjen.

 

Ky lumë më rrjedh tjetrës anë murit të qetësisë që më ndan me gravitetet e yjësive,

Krahët i hap vetëtimshëm për t’a pushtuar në çdo stërkalë përqafimash dehur marrimit,

Por kalldrëmet e orbitave luspëzohen teksa tinëz më gjarpërohet në shkëmbishtat e gjinjve,

Me naxhaken e rrufesë qindra herë e godas e s’fiket ani pse copa bëhet qirinjve,

Si jeton ende kjo dritë përfund thellësive të iluzionit malltar shkulmuar agharbimit?!

 

Nata, dhëmbësh i mban tehet e zvarritet nën muret e kalasa së ditës që çohet edhe më lart,

Parzmorja e dritës godet klithat e territ që zbohen nga kurora e dafinave përflaktare,

Drejt të njëjtës luftë shkoj pa u kthyer ende po nga e njëjta luftë tuj recituar përçart,

Vargje prej maratonomakut memec që të hyn në portat e qytetit të kërthizës-plagpërart,

Me pishtarin ndezur betejë fitores ku, po ne do t’a ndërtojmë trojesh përgjaktare.

 

Zallamahija i mbledh gurrat duhmpandalshme dëgjimit pas digave marsiane të heshtjes,

Na bën të plluskojmë jard mbi jardë thelli i mençurisë si busulla përzënë direkësh,

Mumjet e parardhësve bardhërijnë divanet e koralfjalëve gdhendmëflorinjtta prehjes,

Ku mbase dhe ne mund të bëhemi jastëkë ëndrrash për të nesërmet murlantare të qeshjes,

Që-paqenies sot na shohim si mbytemi sërfisht ndër sy albatrosësh e keqardhje lejlekësh.

 

Mos më detyro të fshihem në fitil llampe kur vaji më ka kaq nevojë për terrinat e tua,

Ç’më mbështjell me frak fshehjeje tuj m’a bërë burg qelqin që po kapërcej tash,

Nëse s’ta pushtoj dot gjethgjethit amazonën e përkëdhelave-jo se fotosintezshëm s’po dua,

Por veç pse guxon të më vidhesh brenda bërthamës së embrionit e kurrgjë si nuk më thua,

Herë bëhem alfabet i një gjuhe pa shpikur, herë në një gjuhë vdekur të nis mesazh.

 

Në akuariumin e gishtave je trofta e munguar e më tej ja dhe maçoku i shfytyruar xhelozive

Në vreshta flokësh jam klorofili që s’ke pse e ngjiz-verën etfund s’ta pij kurrë,

Në pasqyrën e mendjes prej ku dua të të nxjerr s’ke lënë puthmash as gjurmë zhive,

Në çajnik perëndimi sheqershëm tretem nata të më rrufijë filxhanët e kënaqësive,

Kur ti je femër si çdo femër: kurvantare e unë devotshme-sa kurvë! burrë si çdo burrë.

 

Po na skadon afati paracaktor i bekimit duke u numëruar këmbët prerë gjarpërinjve,

Në çdo rrënjë hurme bëjnë roje e në çdo burim këngëdehës të oazit tonë shkretie njerëzimi,

Kur harruar tela lahutash ende nuk e kemi mbaruar balladën fshehur shkëmbinjve,

Ku majave shqipeklithat na ruajnë po nga ‘ta tuj na adhuruar si kapërthehemi ndër lëpirje,

E gjurmët na i fshijnë vitrina agut mos na gjejnë foletë tej lakmirash shterpërimi.

 

Nëse pela e ekstazës të hingëllin në delirnajat e së nesërmeve humbur bregore vetëtimash,

Kthehu e mos iu mburr patkonjve për tërshërën e padijenive në venat ku zjarron opiumi,

Dhe mëzthit e vegimave të mia nëse passen në të djeshme mes varreznaja rimash,

Do desha të m’i përzije prej mauzole paditurive ku jonxha e mallit deh kërmimat,

Nëse ritual ndjellneveritës duket e tashmja-zgjattë sa më tepër metastazash shkrumbi.

 

Por si çdo vuajtës në marrëdhëniet me shtojzovallet pas lentes së çastit s’i shoh disa gjëra,

Kur pasion’egrat femëri ngut i evidentojnë tallurazi me të tyret lavdimtarë naivistë,

Raportesh zhdrejtare i lidhin dhe burrat e botës që përfund ua mban litar kuisash ëndrra,

Dhe pse s’dua të besoj se po përdorem si katapultë munguar gazi, rish më josh kënda,

Majë t’ia çoj dhelprat epshit e në vend që t’i ortekëzoj-u jam rrush trillstriptiztë.

 

S’di se si toku bëhemi duet ligtarizmi e meqë të mirat s’u mësuakan kur ke lindur nga ‘to,

Qindra dialektet e të këqijave përvetësojmë t’i përdorim për t’u mbrojtur alibive,

Shpesh synojmë të kërkojmë origjinën e vetvetes perandorive zhdukimtare ngado,

Mes impulse dridhërimash në emra grarishë shtrigonjtare tringëllojnë e në daç mos iu blato,

Falë dashurorit perversitet mashkullor dijnë rish t’ia këndojnë botës preludet e trinive.

 

Paçka se nuk besojnë në trekëndorët e adhurimit të çdoçkaje prej shpagash fati dhuruar,

Ekzaltimit balerinor të tundive u pëlqen të mbështeten mijra jetë po ndër dy supe,

Bile dhe miljona vdekje t’u vinin rresht dora e kompastit do të ish fort lumtuar,

Që urisht gllabëron universet e dëshirave në mendjet tona shpërgenjtare hiç pa u munduar,

E ky pushtim gjysmak i rrethit të së qenit-na mëson t’i shohim ndryshe përfundi lupe.

 

Thjesht si zhapiktare që synojnë të na zhbirin çdo shpellë në hojet e dobësive,

Apo si arusha që krejt liqenet e ëmbëlsive u duket se i kanë trashëgim nga fuqitë,

Jo si deve bujarizmi që janë vetdënuar fatsakrifikueshëm të na shpien tjetrës anë përçmive

Ku as pilivesat e as shenjttët s’na njohin-ku s’njohim as emrat e zotave e as të kërmijve,

Ndërsa ne-ngut i ngremë rrënjve kubike kur duhej t’i flaknim detesh si pijanikët fuçitë.

 

Na dhemben strateget e trojëzimit të ndjenjësive në infinitin e marshpërtherjes,

Çdoherë mbartim kafazësh krahërori zhgabonjza kobrëzuar në trajtëza dashurimi,

Se nuk kemi zemra se po të kishim s’do i ruanim dyer e dritare shpartallimtta honmizerjes,

Një lumë qelbëran ky turr i gjakut që na ushqen dreqnitë fund kraterit të xhehnembrerjes,

Ngutuni pra të dalim nga kurthi mishpërvëlor para se t’na hienojë shopirtpërçundnimi.

 

Si?! edhe unë qenkam partiturë nxirmërimi ndër filarmonitë kakofonike të lukunizmit,

Flamur i pa falje pse ngrihet kuqëluar mes lëndinës dëborëzuar të besimit shoq pa shok,

Laps fluturimthyer që urithrohet nën letrën e sa prodhuar fabrikave të futurizmit,

Shinë palcshkrirë shikimi që shpejtësisë ainshtajnore të dritës i ri’jep ritmet e brumbullizmit,

Korbem kitarash bluesi e trishtohesh në kllapi black metali e-tok vajtohemi në hard rrock!

 

Jam klandestin me kryet në altar ndëshkimi e s’dënjon asnjë teh të më japë të drejtë,

Je perëndeshë e përzënë prej olimpi e për t’u hakmarrë si stolisesh me kostum kamikazeje

Ndonëse qilimi i një mijë e një netëve arabike pabesueshmërive na shpie lumturonjlehtë,

Për t’u kthyer kalldrëm realitetit-përralle lypet t’i shkulësh mendimet krahshpejtë,

E në vazot e kujtesës të mbjellësh vjollcat e lotëve, karafilat e yjeve e bozhurët e halleve.

 

Oj grua kahershëm destinuar për të thurur velën time me fijet e zërit të stuhisë,

Nga ishulli i paqes me vetveten largomë teksa s’dua të të pranoj rish tempull dhuratë,

Jo! s’do të thotë se s’dij të t’a vleroj bujarinë, as se s’dua të t’i klasifikoj shpërblesa bukurisë

Kur urdhrin e mirenjave dikush tjetër m’a jep veç që t’i jap kah e kuptim lumturisë,

Ati i profetëve mëshirmëdhenj në shkëmbim të mëkatit me faljen di e m’i bën fatit rrokadë.

 

Boll të ndërtova rreth mure kinezë fundi të mbroj egoizmin nga ndërgjegja vorbulltrishtë,

Si krejt poetët mbetem veç stilist i mendjes me gërshërë e metër gishtash prerë emocionit,

Një tru i shveshur qenkam sa e sa fort më i shëmtuar se një trup ndjell’lakuriqtë,

Ndaj petka të ra qep e syth pas sythi i fsheh syrit të botës shpirtrat e shkrumbimtë,

E dherat e zemrës që, ashtu si dhe ti-më thinjen ndër ndëshkimet e viteve të erozionit…

JUSTIFIKIME

Je apo nuk je-ti je tek të gjitha krijesat që u gjunjem teksa më gjunjen për një grimëz paqë,

Mbi a nën shtratin e metaforave ekzaltore ç’rëndësi ka kush është kroi e kush etja e shenjtë

Nëse jetojmë si aisbergët na mjafton një pinguin të na gugasë me zërin e diellit majë,

Apo dhe në vdekurishëm adhurojmë mbi altarin e një hëne vjeshtore-na flijofshin pa fjalë,

Të dashurosh qenka akti më i turptë i paturpësisë që e fosilizon ndjenjën fort fshehtë…