POEMEZAT – PA TY

Fragmente

 

PARATHENIE

Karvani gamilor i pse’ve qiellnatpahënshëm i humb lehoninë agut-kurth shkretëtirës,

Xixëllonjat e mendimit herë bëhen buqeta zërash jehonlargta ndër festa hyjnishë,

E herë zmeraldë lotësh yjëzuar në pëllëmbën e një fallxhoreje oazpërzënë fatit,

Dua e nuk dua, rikthehem mes një varreznaje filozofësh t’i ripyes kryq pas kryqi moskuptimi:

Nën ç’piramidë pra më qenka ngujuar perëndeshza e vetmisë sime ende eposit pa lavdur?!

 

 

-1-

 

Një pikëz e drittë loti batictar kam qenë mes oqeanit shteranik të dëshpërimit,

Pa ditur kurrë prej ç’retine ylli krodha në hartën e thesareve fshehur inkoshiencës,

Graviteti i ndjenjës ende nuk e di nga ç’pol iluzie m’a thërriste orientimin,

Sa tash-i pa grishë shtegtoj mosmirnjohjes me pamjen e një ajsbergu,

Teksa ti veç majën grishmdiamanttë të adhurisë verbimtare i vështron-kah panjohjes…

 

 

-2-

 

Kur krejt të perëndojë mbi mimozën shkulur të qarjes sime-diellthi i shpirtit,

Dua të jeshë në mua-me mua, bile edhe kur pjeshkët e gazit të më këputen,

E do të jem loti yt hënuar edhe aherë kur kujtimit të jeshë veç një minare qiparisi,

Bile do të t’bëhem krua verbëror hareje dhe kur të flatërzohesh stuhive të mosqenies,

Oh, dua të jem tok me ty-në ty, çift kuajsh a shqipesh-deri tej rilindjes…

 

 

-3-

 

Do të doja në flurimin e një vizatimi perspektive të të shoh ndërsa të ndjek pas,

Si telat në shtyllat e elektrikut të më humbje ndër kudhrat ku kaliten shkrepëtive retë,

Përmes muzikvetëtimave të kalëroja drejt gjurmës së diellthit që thërret,

Ndonëse kurrë ndoshta nuk të mbërrij fushnajash horizonti mbjellë me yjësira loti,

Pse jam burrë si çdo burrë që s’është asgjë në s’i shkon fundmi udhës së tij…

 

 

-4-

 

Mes pyllit të shandanëve të neverisë fundpari i paskam humbur vetvetes,

Dhe pse pasqyruar miliarda copash në hënën gazmendthyer të fatit-s’jam më unë,

Po ajo sëpatë zell’lashttë që godiste pemët e kohës-të zbrisnin shtojzovallet,

Tash nën hijet e kalave të kujtesës iriqem i armatosur keq me instikte,

E rish i bind të tjerët që flamurth sarkazme je kur i fshihesh ndjenjave dhembvërteta…

 

 

-5-

 

Era nuk jeton dot pa dheun sepse nuk ka ku t’i mbështesë këmbët dritëtira,

Dhe as uji pa pasqyrën e qiellit-e ku vallë t’ia krehë dallgët kaçurrelave,

Bile as pylli pa zjarrin e terri pa syrin, as pagëzimi pa bekimin a, ti a unë-pa mua e ty,

Sepse e pamundur të çiftëzohen ilegalisht fatet stinës së shumëzimit të nëpërkave,

Eh sa shpresvështirë t’a jetosh vegimtrisht përjetësinë pa ty-as në Eden ëndrre…

 

 

-12-

 

Xixëllonjat e çasteve nostalgjike tash janë veç pulla postale zarfëruar për pakthim,

Florinjtësisht na e paskan veshur hartave të misterit vjeshtërimin e jetës,

Thëllim kemi nisur të ndjejmë pse perandoria e kohës dhembash na vogëlon,

E sa guximpamundur qenkemi më dejthelli t’i rrëmihjmë mundësive njeri’tjetrit,

Mos druaj pra-eshtrave gëlon aq dritë sa astronomisht ti bëjmë gjërat të pa harrimtta…

 

 

-13-

 

Tek mendoj tash vetëm për ty-thellë trurit tim lidhet njera këpucë e së ardhmes,

Ndërkaq që në mendjen tënde thua se tjetra këmbë e fjongëzon lidhësën udhnaj’pa,

Një copëz arratimë deri tej tej’jetësisë jemi dënuar fundmi t’a bëjmë tok,

Meqë pas nuk mund t’a kthejmë orën e kohës në grunjëtirat e së djeshmes,

Kur vargmaleve të së nesërmes sapo filluan të ortekëzohen kondensimet e dhembës…

 

 

-14-

 

Perfekte do praroje një tabloje rembrandiane e kurrë jo sa eterpërqafimit tim,

Oh, thjesht je ndjellmagjishme si faji i fajit të mëkatit të pa ç’mëkatueshëm,

Më kot po djersin për t’ia gdhendur koracën frontare meritës së mrekullimnajës,

Oj shndritëtirë terrnaje-lejomë në pistën e buzëve zhurtar si rrezëllimë të bëj patinazh,

Por, tej humb në njëmijë e një netët e fshehttimit pa më lënë çastit të jem bagdati yt…

 

 

-15-

 

Bile edhe vdekjen do t’a gënjeja-të mos më priste disa miliarda vjet të tjerë,

Oh, do bëja gjithshka për ty dhe nëse nuk më lejon t’i shkrumb fluturat e buzëve,

Në faret zjarrvirgjër të gjinjve ku premtishenjta harresë do më rilindë biblikisht,

Por tash dua veç të më urdhërosh të bëhem flatra e dafinës që të freskon lakuriqësinë,

Derisa nga eshtrat e shpirtit të t’a shkul skeptrin e rishaz të më pagëzosh: vdekjan…

 

 

-16-

 

Në sistemin njerëzor të vlerave perfektësisht do ri’jem përpjetash kalë,

Emërvjedhur në kaosin e kauzës ku me kamzhikët e meritës vetfshikullohem,

Herë rrëgjuar nën floririn e fjalës sime duke trokthuar pendimin pse linda,

E herë duke tërhequr pajtonin zileargjendë të dëshirës-shteghumburës udhë rilindëse,

Oh, ndihmomë të lindim një bir-pelëza ime, genin të na e shpjerë tej fesë së djallit…

 

 

-17-

 

Tej e tëhu nevojës blasfemisht m’ia kanë grisur fletët abetares së ndjenjave,

Analfabet mbeta kurrë pa mësuar as emrin tim t’a skalis fund prroskash të rapsodive,

Sa herë adhurenjash më duhet ti rimoj vargje perëndeshës së fatit jetim,

Teksa endet fantazshëm ndër kopshtijet gjelbëribraktisura të frymëzimit epikal,

Ku përmes lëmenjve lehontare të shkronjave-mëzthdashurimi qarket dritnajshuar…

 

 

-24-

 

Në këtë çast kur apostujt e heshtjes më përgjërohen t’ua prish tempullin,

Një tjetër mund t’i ketë grigjuar tok shenjtorët muzikës në baltorishten e zemrës,

Kubenë ia lartëson dashurisë me shkëmbenj cicërenjash e jehonishta marramendjeje,

E mes vërshuesit lumë të dhuratave do më hidhëroje nëse gjunjuar i pranoje,

Përderisa ende nuk e di ç’të blaton mermeri i kurr’ të të parrëfyerave të gjakut tim…

 

 

-25-

 

Elikat e flladit krejt janë thyer e atmosfera zhurmërin nga grerëzat e vapës,

Erashkave të lumenjve ua shkulën bliret e hijeve tej tuj ua hajnëruar stoicizmin zabeli,

Kova derdhur e diellit i ka mbytur penelat e gishtave në dhela klithash,

Ndërsa ti ende s’e di që thellazi mushkërive veç për ty ruaj një pyll ku të fshihesh,

Mjafton të bëhesh ketrushkë e të lodrosh majbredhave që po m’i djeg pasioni…

 

 

-26-

 

Hojet në kosheren lodhur të trurit më kanë mbetur motmotit ëmbëlimzbrazuara,

Sa shpesh akuzoja lulet pse vallë në kombinatet e shpresës s’më prodhonin nektar,

E pas në gijotinë vesi fajfajazi një pas një ekzekutoja klithat shpagpremtore të bletëve,

Estetikisht pa kuptuar që një dorë fshehttare dirigjonte bindur dimrin tim,

Pushtuar nga stuhi hidhnajash tash; por, të lutem-eja e ri’bëj mbretëreshën…

 

 

-27-

 

Mos më ler të lodroj me fluturat rrëzuar të yjeve nëpër cektirën e baticës së ballit tënd,

Ndër thelltirnajat e mendjes më detyro të kridhem mes kozmosirave të asgjësë,

Dejve të solemnitetit të qetësisë do kuptoj pse gjakzinjazi jam furirë tej,

Energji sa ligmi shpërdoruar në furrnaltat e egoizmit të njerëzisë dinjitetshthurëse,

Më jep pra tash një mundësi t’i thur një pëlhurë me sythe ere-anijes e trurit…

 

 

-28-

 

E sadalë nga furra e mallit ti m’i je urisë thëngjillore një panine epshngrohtë,

Me avull kundërmimtrëndafiltë-qiell e tokë, krejt m’i vesh brokat verë’etura të syve,

Teksa më përqaf me shushurimën grunjbronztë të fushave kujteslargëta,

Më bind që gishtërinjve dridhmëtarë miell dielli do më derdhësh në magjë edhe nesër,

Kur hëna do të bëhet pelë shtegbardhuar në lëmenjtë e shpresës trashëgimtare…

 

 

-29-

 

Të përgjërohem! mos m’i rri cakpa larg kufijve astrologjikë të dashurisë,

Pishtari i zemrës sate në dorën time ndriçon udhën ku kurrë nuk kemi kënduar toku,

Dhe kroi i shpirtit tim në buzët e tua gjelbërin etjet që as perëndeshat s’i shuan,

Thjesht po të lutem t’a prishësh tash mes nesh vijën zinxhiruar të heshtjes,

Që-çudi si ende na e ndanka kaq thikazi fatekundërshtive gjeografinë nga mendimi…

 

 

-36-

 

Në panteonin e harrimit, mes varreve të idhujve-rrëzuar piedestalesh jam,

Dikur përgënjeshtruari m’a yllëzonin antropologjikshëm horizontin nxirak të jetës,

E sot, rishmi në ar më luten t’ua gdhend emrat galaktikash të adhurive,

Çapis krah kërmijve të ironisë përmes mauzoleve të hirit tajfunuar poema lavdit ende,

Teksa ndjej një tërmet e hapat e një mali shpirti që niset meje: t’a monumentoj…

 

 

-37-

 

Urën nga bregu i receptorit tim e deri në të fundmin parmak të zërit tënd,

E shkuli prej rrënjësh lumi përmbyttar i kohës ngjizur majmalesh të hidhërenjave,

Më kot po pres të më viciozësh edhe një herë në aureolën e jehonës së fjalës,

Si një piramidëz do mbetem mes saharasë së blertmallit-të më ringjallet faraoni,

Pse gamilja e guximit do më ngordhë pa e përçuar tej shteranen klithnajë të vetvetes…

 

 

-38-

 

Lumturenjës së kohës sate thelli gërmoj të gjej mineralin e jetës së pajetuar,

E në furrat e korbërenjës së përkohësisë sime të prodhoj koksin e shpresërisë,

Ndoshta për t’i ushqyer urinë zotave që dejve të misterit gatuajnë çelikun,

Shkallë për t’a bërë pastaj, të mbërrij në kreshta qiejsh nëndhesirave të mendjes sate,

Ku ende unë predikoj që jam kazmë zellmirë për botën e vdekjes grishpërtejme…

 

 

-39-

 

Nëse t’a mbërthej portretin brenda kornizës së pathyeshme të një përqafimi,

Nuk mund të ringjallësh kuçedrat supersticioze të urrejtjeve prej përrallash etjeshtera,

E krejt të m’a mohojnë syth pas sythi në telajon e stërrvjetër të dëshirës,

Astronomiken kënaqësi të të parit në ty-çdo ind përgjegjës të subkoshiencës sime,

Përmatanë ngjyrave e penelave dekompozore të besimit, ujanore je-krijesë drite…

 

 

-40-

 

Duke u harbuar mes shkrepëtimash në kërkimin e gjërave të pamundura,

Duke u harruar misteriadash në gjurmime cakpacaka krijesash gen’jashtëzakonshme,

Duke u vetpranguar kurthmagjive në ndjekje të alieneve-fuqi kundërligjshme,

Duke u ç’dheruar perandorisë vdekane ndër katakombe blasfemishë rilindtarie,

Ty të gjeta, stacionit të rastësisë thjeshttare, me biletën e fatit tim prerë-ndër duar…

 

 

-41-

 

Ti ecën si hëna mbi ujrat e sipërfaqes së fenomeneve të kurrkonceptueshme,

Duke u shurdhuar prej muzikës pentagramgrisur të dallgnajave të instiktit,

Këshillën pa m’a dëgjuar pse të kridhesh tok me mua thellësirave të relativitetit-duhet,

Ku energjia e realitetit s’na e magnetizon qenien dypolarshëm në perceptualitet,

Ndaj besomë: nuk dua të të shoh shformuar në pasqyrën kaltëreme të iluzionizmit…

 

 

-48-

 

Ndoshta tash je llavë vullkanore mllefshterë me qiejt korbranë të përjetës,

E, strukur kushedi ku valon kokalla energjireja shpagenjash për ardhnajat harrimtare,

Por aortës së pusit të fshehjes tash më duhet të t’gjej e t’të zgjoj prej letargjie,

Gjarpëruar katakombesh errnaje thellnajtive që as ti nuk ia ke eksploruar heshtjes,

E sapo të prek-mbytem nga orgazma e zjarrit që më oqeanohet dallgë ëndrrash…

 

 

-49-

 

Unë jam ende një burrë i lirë që mes ujkonjash fati e ruaj pyllin paqpapjekur,

Flatraegër si një përrua shpesh më duhet t’ia përmbyt pabesirave nimfat,

E kur breshkërisht trokth gjurmë urtësive-për t’ia shtyrë gjelbrave ca më tej kufijtë,

Krejt frerët qëndisur në ar-i shqyej, kur guxon e më quan mëzth bindtar politika,

Bile dhe në po të lyp të më lidhësh kuçedërza ime-po fllaklirë rimbetem brenda teje…

 

 

-50-

 

Ndër të treqind e gjashtëdhjetë gradët e dhembjeve pa shtegçarje ngushëllimi,

Shumkëndëshi i fatkeqësive rish gjarpërimtazi bëhet perfektshëm po rreth,

Qoftë dhe në dorën e djallit kompasti kur-sa mallkuari-unë qenkam vërtetë rrezja,

Do të të lutesha as me guximin e shpagesës t’i aviteshe vijës zjarrenjtare,

Në do të lumturoheshe strukur meje deri në vulllkan të palcës-rri tej korbinjimit tim…

 

 

-51-

 

Fjalët e tua janë petktejdukshme e teksa shekujsh digjen në mangall kuptimi,

Veç borëzimartti pluhur zëri mbetet për t’a shpërndarë puhiza teji kopshtije ëndrrash,

Pjalm farëzimqiellt qenkan idetë që shtegtojnë mallazi në lulet e yjëzuara të habisë,

Ndërkohë që thuren kurorë për t’ia praruar kryet shkabonjtare ngazëllimit,

Por, pëqafimit më je bërë transparente-ndaj pranoj të më puthë epshurirë hëna…

 

 

-52-

 

Jehonzbrazur si një këmbanëz oqeani prej oshëtimash shurdhëruar dallgnajave,

Ndërsa lajmërojnë nga maja në majë male vetëtimash pabesoren mbërritje të uraganit,

Tash po gdhend gurit të përshpirtjes kurthuar në zemrën mbyllur të qiellit,

Emrin e perëndeshës së dashurisë që krejt m’a shemb tempullin e vet kryesh,

Kurrë të mos dij se ku, nga ku e për kë-t’ia thur kakofoniadën pashpallurave gjëma…

 

 

-53-

 

Përfund mikroskopit të dështimit ende i studioj qelizat pse’ve të hidhërenjës,

Me deformime pakorigjore gjenetike si më paska lindur shtatanikshëm e pa atë-muza,

Shenjttfrymazi ndoshta u mbars për t’a ndëshkuar turrdrushë po frymshenjttazi,

Ndihmomë t’i shemb pyllnajat e kujtimeve ku shpesh m’u shfaq zanëruar,

E shkretanisë që të mbetet mbjellim tok një mollë-veçse për një kokërrz metafore…

 

 

-60-

 

Mbrojtur idesterilshëm brenda mureve çelikëzore të një flluckëze iluzioni,

Hallkat besëndryshkura të fjalëve i rimëzoj vargje për t’ia zgjatur dhe cazë zinxhirin,

Flatërzimit utopik ndër qiejtht globdjegur dëshirnajës-idoles dashuri fort pamundtare,

Përderisa ende frikon që në embrion nga gjembat e dritës e prej puthje shkrumbi,

Ngujim tek kjo qel’ e devotshme vetmimi në rrënorin manastir të realitetit tim…

 

 

-61-

 

Në shkretanira ndarjesh palmat e bisedave sigurisht duhet të na e formojnë një oaz,

Ku kuajt kohlodhur të kuptimit t’ia shuajnë prushëtirën e etjes polit të shpresës,

Për të mbërrirë ndër fjordet e zemrave respektive ku argumentet lusim të imbarkohen,

Rishmi për të na përshkuar kthimit në çdo ind të idesë së kurrë pendimit,

Përderisa premtira e fatit nuk do na e ndajë të njëjtën gjelbëri prej njeri’tjetrit…

 

 

-62-

 

Bravat e kasafortës së brengave veç çelësi yt pasionartë do mund të m’i hapë,

Për të gjetur atlantës së harrimës thesaret shvlerësuar të pranverës së jetës pa rikthim,

Ndoshta do duash të lozësh me to në bursën e kallpnajteteve të fatalitetit,

Ku si unë-mijëra homerë, na zbonte nga shpirti drita për t’u parë eh sa më qashtërt,

Teksa me limën e errësirës durim latoni kodet kontemporane-krejt tradhtenjave…

 

 

-63-

 

Nuk di si ende shqiponjëzohesh në trinitetin e shenjtë të një bermude rrenjtare,

Lapsi majthyer i gjuhës një ishull emërpanjohur të tatuazhon në lëkurë dëshirenje,

Teksa befas nisesh të verosh në një det kurrë krijuar planetit të ëndërrive,

Ndërkohë që në antarktidë truri eskimezët e instikteve po luten t’i ndjekësh,

E si vall’ orientimhumburaz ditditësh-të tjera thua, diç tjetër bën e tjetërçka mendon…

 

 

-64-

 

Duke u metamorfozuar në strategjitë e shumë të vërtetave-unë mbetem veç një,

Për të hyrë portës kështjellore të zemrës sate-trokas në derë e frëngjive s’zhbirem erë,

Tash të më keshë çati ëndërrenjës sate-bëhem zjarr pyjesh e jo prush yjesh,

Të krenoj si dheu i ardhërenjës sate s’po të ngjiz me kaltëri qielli por me farë dielli,

Pse jam rish po një pra-luftëtar i lirisë së vetvetes që gjakut adhuror shkulmon…

 

 

-65-

 

Alkimia e tjetërsimit shpesh ngulmim na privon të drejtën më themelore,

E s’gjejmë kund shpatë të sa gjakmprehur guximi flirtirazi t’i themi vetes: fajtorë,

Kur ja që perandoreshza e së vërtetës na urdhëron të shvendosemi pa pol perceptimi,

Përmes menstruacione stuhireja panjohjesh ndër vizoret thyer të koordinatave,

Ku duam edhe në s’duam-kroi helmëtar i emocionit na u bëka lumë harbonjmbytës…

 

 

-72-

 

Në trefaqëshin kënd’drejtë projeksionuar fshehtshëm në sqetull të hapësirës,

Ende je shenjë në syrin e shenjëtarit ku dimensionet ia kapërcejnë kufijtë imagjinatës,

A thjesht një pikë nga ku nisen drejtëzat e thellësisë, gjatësisë e gjerësisë,

Gozhduar vështrimit në kornizë kozmosire pres të më rrëzohesh arave begatore,

Me dritë të m’a plehërosh entuziazmin-nëse s’gabon e bie thell’lumit të trishtenjave…

 

 

-73-

 

Dashuritë qenkan si fjordet në ishuj ëndrrash ku kontrabandohet marihuanë,

E nuk ke busull dëshire për t’u kthyer për së dyti mes vorbullina ekstazëtirash,

Ku rish do tymosësh të njëjtat gjethe iluzioni që të thonë: ik, sa më larg hënësive,

Gjeometrisë analitike të shpresës do i kërkosh një far drit’ri-ribraktisjes së vetvetes,

Por në s’të ka dashnor shtegtia veç në mua do t’a gjeshë portin e premtuar shenjtisë…

 

 

-74-

 

Gjithkush në lëkurën e pemëtrishtit durim ulet të shkruaj papërsëritazi,

Ashtu si të djeshmit edhe të nesërmit kapituj të historisë së vet paplotësore,

Bibliotekat e epopeve banalitike masakruan pyjet e sakatuan eshtrash shtypshkronjat,

Por unë ndër gjethe rrapesh po të skalis homeriadën sa zanafillore-etershpirtërimit,

Ku pres të më shpallësh Zeus sapo retorika rimatrembur të m’a ç’prangë penën…

 

 

-75-

 

Mundet që edhe jam një statujë e sa zhvarrosur prej rrënojave të harresës,

Që çudipanjohuraz nuk e kallzon identitetin e qëllimit pse mohimash e mermerizuan,

Nga asnjë shtegishtë s’do mbërrish në majën e malit të pse’ve epos’humbura,

Prej ku m’i thyen kreshtat e krahërorit ku flakërisht flokët e tu puhive dafinëzohen,

Kurrë pa e gjegjur emrin e dorës skalitëse e as mbiemrin e vërtetë të krenizmit…

 

 

-76-

 

Do të doja që duke trokthëruar toku nëpër metropolet e poezisë industriale,

Me terma teknikë të të flisja për konstruksionet e metrove të koshiencës,

Për urat shekullore të perceptimit që lidhin botët e kundërtive dhe kur janë gjuhnjëjta,

Pa harruar të të rrëfej formulën kimike që i aureoleon oxhakët krematoriumeve,

E t’a bindim pa tradhëtuar temë tonin pinjollth: të ndërrojë konceptualitet figurativ…

 

 

-77-

 

Po të jeshë një ngastër toke joshjevirgjër vërtetë e hipotekuar në emrin tim,

Më duhet ogurit të të hap thellë e sa thellë t‘i jem minator fatit premtuar trillpabindtas,

Heshtja jote mund të fshehë naftë, ndërgjegja-platin dhe çelik-besimi postfetar,

Kaq pak gjëra më mjaftojnë të vetshpallem perandor i shpirtit që krejt më përket,

Tash që trenit të etheve të dashurisë m’i mbaruan shinat në stacion të zemrës sate…

 

 

-84-

 

Shpesh them që ia vlen të jem karficë përkëdheljeartë humbur mes flokëve të tu,

Apo dhe qelq i syzeve ku liqeni i vështrimit mjegullohet nga mjelma shtegtipanjohura,

Por dhe maja e stilolapsit sa herë testamentit të hënës nënshkruan “të dua”,

Më pëlqen dhe nëse më bën fije drite e qep me të fustanin rrezator të agmallit,

Bile do doja të isha pasqyrza e çantës sate e të të adhuroj çdoheri deri në shëmtim…

 

 

-85-

 

Tej kepit të mendjes më fshihet një fshat ku peshqit dehen me shampanjë hëne,

E me rreze yjesh peshkatarët beqarë rrjeta thurin t’i nxjerrin nga shpirti i detit sirenat,

Eja e arratijmë tok e brenda guackës së plazhit epshvirgjër të perlëzohemi,

Kitara t’i bëjmë krahërorët e fat’fatit e të mësojmë t’u biem dalldi serenatash,

Të betohem që do shenjttemi meqë dekompozorit realitet jemi veç x’e statistikorë…

 

 

-86-

 

Ndër qerthullnajat e dallgëve të reve metamorfozike të tundonjave qiejpanjohëse,

Perfekt është ekuilibri i direkut të arsyes kur ëndrrat s’kanë vela tokësore,

Aq sa shpesh mes kuintave të aktualitetit po si engjëj zbresim në amfiteatrin e gabuar,

Ndonëse ndodh të ndihemi binjakë me djajtë në vargje romancash hipokrizie,

Ku dhe të duash nuk qëndron dot mes retinës së Krijuesit si një yllth instiktpafikur…

 

 

-87-

 

Njeri thotë që arat e ndjenjave t’i mbjellim me elb e tjetri me marihuanë,

Rekrutojmë informacienë mos të na humbë as e fundmja stërlinë në bursë fati,

E kurrsesive harrojmë t’i pyesim perënditë lashtëtare të të korrave ardhnore,

Se ç’duhet pra të bëjmë me vetveten, kur pa kushte na pushton energjia e instiktnajës,

Hm! fushat magnetike të ekzistencës na i tërheq 180’ përkundërt kurthi i interesit…

 

 

-88-

 

Qofsh timoni i një gondole veneciane a kulmi i një piramide në egjypt,

Apo porcelan kinez në buzën braziliane të kafesë sazier të hidhërimit sanksonist,

Me busullën epileptike të SMS’ë të gjej mes rrjetës merimangtare të mallit shthurantar,

E ndër pllaka argjili drite të dërgoj epigrame të papirusuara dashurishëm,

Dhe nëse kaq pëllumba mesazhesh kurrë më s’u kthyen prej karaibeve të tua…

 

 

-89-

 

Mbrëma, liqeni puhizaëmbël i syrit tënd tok me qerpikë patash u ngri akull,

E lisi lashtkërrusur i koshiencës rrënjmajë m’u dogj sa më la qiellit veç një njollë,

Fantazmuar prej fatalitetesh histerie nisa të të balerinoj ndër pista ëndërrenjash,

Ku një muzg më parë isha velë hëne e një ag më parë-ujëvarë dritërenjash pa ngjizuar,

E ku tash më duhet të dal prej gërmadhave të zgjimit-irisit tënd arratirë…

 

 

-96-

 

Shpesh çmendem si një kanoe përmes pjerrinave të lumit të jetës sate,

E kur nxitoj të të pres gjithkund përpara ndër të panjohurat shtegi të rrjedhës,

Shoh si një digë të ka ndalur e deri në re i ngre brirët gjakëruar të klithave,

Duke luftuar me kaq shpirtra kanun’egër mashkullorë që fund i djeg përçundnimit,

Pse unë jam ritmi i mallkimit tënd, bile dhe muzika oqeanike e ekstazëtirës tejjetëse…

 

 

-97-

 

Kënaqësitë jetshkurtra janë pirg gurësh mbledhur udh’ëndrrash nga një çdo ditë,

E tash që s’na pëlqen t’i shohim shthurit piramidë-u japim trajta kështjellore,

T’i mbrojmë kroin identitetit-thonë disa, apo dhe për të ngujë besueshëm dinjitetin,

Tuj vazhduar të bëjmë të njëjtën gjë pse jemi mësuar të mos bëjmë dot ndryshe,

Veçse ritualit vdekjezbues nga territoret ku ende stuhirat po ngjisin rish maleve gurë…

 

 

-98-

 

Alo, jam një kovaçanë që farkëtoj hallka vargjesh për zinxhirin e emocioneve,

Thjeshtt t’a lidh sigurtë qenin e poezisë që i leh hënës pse e pasqyron syrit shtrembër,

Çekani më godet në ritëm këmbane dhe kur zjarri s’e ka përskuqur fjalën,

E fatfundi me gjakun e klithës m’ia shuan etjen alkoolike frymëzimit turppaçensurë,

Alo, alo, jepmë pak puhi buzëqeshjeje borxh, dhe pak qymyr entuziazmi-të dua…

 

 

-99-

 

Bën mirë të kesh frikë nga liqeni i dashurisë sime pushtuar prej krokodilësh,

Mes syve epshtarë nuk t’i çmojnë dot sa karat të vlejnë diamantët e irisëve,

Bile tej veshëve aq të vegjëlth kurrë s’do dënjojnë të dëgjojnë romancat që u kushton,

Veç ama gojën e kanë të stërmadhe në dëshirojnë që t’ua numërosh kosadhëmbët,

Por, bujt pra-në di të m’i qashtrosh dallgët sa fat’helmuara të meditimit…

 

 

-100-

 

Në vend hojesh gumëzhore të trurit ja që fati më dënoi të më rëndtë një bibliotekë,

Karuselin e gazmendit e rrënova e po aty ndërtova një pishinë ëndrrash loti,

Nxitoj në Bugatin e këmbëve shiroktare e fle me flatrat e një dallëndysheje drite,

Pa ringjallje e krishtëroj paranë, shenjtëroj vreshtat e i ze besë kokainës,

E tash në mos jo në trajtën e sferës sime, ti-e si e pret vallë të të shpërfaqet dashuria…

 

 

-101-

 

Ditnatë patrullon helikopteri i hamendësimës mbi xhunglat e psikologjisë,

Mos ndoshta zbulon dikund shkaqet bindëse duke i rekrutuar bajoneta inteligjenciës,

Pse jupiteriane më qëndron kaq larg kur marsianisht dua të të shfaqem lakuriqazi,

Kur ti e di tashmë ç’do: thjesht të breshërij si zafirët e lotëve-çatisë së ëndrrës,

E gji vatrës së mirbesimit tok t’i djegim statujëzat e luftënxitësve idhuj…

 

 

-108-

 

Sikur prej çdo dhëmbi të lëngonim 10 ditë do na bëhej një karvan viti humbdhembës,

Po ashtu nja 100 ndër shkretëtirat e stomakut e nja 1000 në stuhi veshkash,

Por të mos harrojmë mallkimat e vogla gripale e qoftë larg-kancerogjenet kroje,

Kur dihet sa e sa vagonë kalendari s’na i merr pas treni i ëndrrahajnëseve dashuri,

Analitikisht do lemë të na dalë një barazim pas të cilit-lindur jemi zero’rë…

 

 

-109-

 

S’po të them se thëngjijtë e nevojës më kanë përzhitazi lypni-të të prekin,

As se oktopodi makthtar po nxiton valësh çmendurake-errësirazi të të përqafë,

As se çakalli i ndjenjës pabesirazi u ka ngjitë shkrepash si një shgabë të të puthë,

Bile as nuk dua të të palloj ashtu si palloi përdhunon sytë ngjyravirgjëranttë,

Oh jo! thjesht po dhembem të të shoh kur s’më sheh e të më shohësh kur s’të shoh…

 

 

-110-

 

Në një aleancë dragonjsh s’na hyjnë në punë zjarrvënësit-bile as zjarrfikësit,

Parimet universale nuk na e meritojnë prokuror një luan realitetit arratirë,

Harta e paqes na i përze prej arkitekturës së qiellit arlekinët e trinive hipokritse,

Kur as drapërinjtë e dashurisë s’i lejojmë të bëjnë balet vjedhurazi në grunjëtirat tona,

Eh, ripërtypazi na mësojnë të dijmë ç’ka s’duam e kurrë s’dijmë ç’ka vërtetë duam…

 

 

-111-

 

Me valë të shkurtra apo të gjata radiot e thashethemeve lehin për tonat lidhje,

Frekuencat akorduar keq rezonancë bëjnë me amplifikatorët e jehonave gjuhprera,

Fuqia e elektroneve që bombardon qiejt me të pavërteta bëhet stuhi impotence,

Teksa xhelozia për energjinë dhuruar tjetrës anë të ekuilibrimit të gjasave,

Na bind ti falenderojmë tellallët e të keqes pse e dijmë-japin veç ç’ka kurrë s’marrin…

 

 

-112-

 

Minerali i përkushtimit tim e ka emrin titan kur më gërmon thelli zemre,

E pyjet e përkujdesjes m’i pagëzon veç zjarr kur t’u dashka që t’a diagramëzosh,

Mushkëritë e mirërenjave m’i quan thjesht qiell sa herë të farkësh instiktet nis,

Kudhrës zanafillnaive të dashurisë ku një shpatë klithamprehttë pret çekanët e flijimit,

Kur fort po të nevojitet të m’i vrasësh pakufijshmërinë principatës së muzës…

 

 

-113-

 

Me verë fati m’i ka mbushur ekstaza njëzetë joshmarttat kupa të jetës sate,

Lum pas lumi i dënuar jam të pij nektarin e bujarisë vjeshtëruar vërshuarazi,

Ani pse më thua që ende pjergulla nuk t’a di ç’shije ruajnë buzët etnxira të dashurisë,

Kurrë-si vallë nuk qenka rrëzuar engjëll qiejsh flatradjegur ndër dallgët e gjelbrave,

Si unë tash që s’u nginjokam dot me dehjen e dëshpëresës së të qenit vetmitar…

 

 

-120-

 

Ujërat lig kanë nevojë për rrënjët e ekualipteve krejt si unë përdëlluarazi për ty,

Por kur shiroku i etjes vërshon tropikë gazmendit-fort e shkretanon fatin,

Kahnjëanshëm mbeti dhe përkushtimi i begatisë kur gjelbrat s’i duan krojet,

Kur era dhel retë-detet përzenë rrufetë, dhe kur flatrat puthin qiejt-kaltërsitë arratisen,

Kaq dobipaarsyeshme edhe dashuritë kur fantazmat e mungesës na i tredh epshi…

 

 

-121-

 

Ne jemi si dy heshta të ngjashëm pse kemi nevojë t’a mbrojmë njera-tjetrën,

Sa heri i thërret në arenë mosqenieje dragoi i sakrificës deri në altarë djegur flijimash,

Në tash na kalit çekani i armiqësisë kjo është provë kurthi dashuronjës,

Për t’i matur shkallën e fortësisë metalit të aleancës së nesërme zgribuar rrezikimit,

Kur misterlumnive tok t’i shijojmë mrekullitë botës pa derdhur pikë gjaku a loti…

 

 

-122-

 

Në skaner vështrimesh karshi njeri’tjetrit lexojmë në gjuhë adhurimash,

Mijëra shenja paradhiatariste që mikrosoftianshëm do të na e mbushin fatin,

Me simbole të pa transkriptueshme premtesash kurrë realiteteve lëndëzuara dritëtirës,

Dhe në na qoftë gengabuar lumturenja një minare do t’i yjëzojmë dherandërgjegjes,

Ku t’i falë të pesë vaktet pendimi që i bërë sy vraponka më shpejt se mendimi…

 

 

-123-

 

Hileqaret zota na mësuan mos premtojmë kurrë kur nuk kemi ç’ka të japim,

Por, në tmerrësinë e rritjes si qenie biokimike ndër laboratorët e realitetit,

Zbuluam metafizikisht të adhurojmë me sytë e aventurierëve që fundi i gjetën thesaret,

Pse kryqazi e pluguam universin-gjithësia punon në ndihmë të përpjekjeve tona,

Kundërshtisht ligje engjëjsh s’falim asgjë ç’ka na intereson-veç ç’ka është fat’drejtë…

 

 

PASTHENIE

Jo! nuk qenkan jataganët e largësive muret frëngjilotgjakur që i ndajnë njerëzit,

Por krateret e moskuptimit që ia ndërtojnë artificazi shpirtit-të zevendësojnë diellin,

Dhe aherë kur zotat e dashurisë meshojnë t’i japin vlera shenjttimi vetvetes,

Përderisa vallja e mëkatit e meriton t’i prijmë pa tradhëtim në ritualin blasfemisht rilindës,

Ti qofsh muzika e unë ritmi, unë malli e ti flatërzimi, shendtoku-ëndrra dhe zhgjëndrra…

 

 

PERMBAJTJA

Ju kam folur për pjergullën që s’e vola kur duhej e nuk më dhuroi pikë mushti,

Për akacien që nuk e mbolla në dherishte të zemrës e tash më la në prushëtirë pendimi,

Për palmën që s’më lejon drittazi t’a flladtij vegimnajash ëndërrenjëse,

E për dëborën e lulekumbullës që më bie supesh në pranverën e kurrmbërrirë,

Tash u lodha së qeni limfë joshjediellt muze ndaj-dhembjes, si s’më thotë: lamtumirë?!