S O N E T ET KANUN’ Ç’ THURËSE
– 667 –
S’di kur më do e kur më shpagurren fatesh moj vegimë absurde
S’di kur më zbon a më fton hipnozim nën të ëndërrive flatërzima ujvare
S’di kur më shpëton a kur më ndjell ndër të ndjenjave kurthe
S’di kur më dhelëzon a kamzhikon pasiondritërisht mes terr ekstaze
Petkat argjendur lashti m’ia shqyen virtytit me të turpit gishta
Më pas bëhesh gjuhëza murgeshtare e një këmbane biologjike
Guxim m’a rrëmben shpirtin e ç’m’a mbyt ligthi ndër magmëzoret klitha
Para të puthjes hon harbimadhin dre si e freron kurthshendur frike
Kur të trajtoj si zotë më thua që je subjekt qejfesh marrëzuar
Në të adhuroj si zuskë virgjërishtës si më hakërrehesh epshpacënuar
Bujarisht rish sa kopracisht më mrekullon me fatalnihiloren zemër
Herë m’i lehtëson vuajtjet e herë t’i shtoj dhembat gazcinike
Shenjtëruari të flas për moral e bukurisht më shndërrohesh në armike
Kurrë s’po di kur më vleron a përçmon, kur shtrigankë je a femër
– 677 –
Tash kam një konkurent që për të t’a fituar dashurizën paguan energjikshëm
Gjithshka do ti blen prej kontraceptivëve deri një satelit në kozmosi
Kjo rrëfen që me metaforat e varfërisë sime kurrë nuk do të bësh prokopi
Veç të xhelozisë thonj më kanë mbetur ndaj duhet të ruhesh frikshëm
I vetmi çek që të firmos është puthja mbi pubisin dalldirë nga epshi
Kur karvanimin e pajtonave të zerove t’a ve pas vetes ky shendpanjohur
Në e ndjek elbërishtat e rinisë vërtet do m’i leshë djerronja e begatapakorrur
Por insekte pendimi përjetësisht do të të qukisë në pemët e fatit sqepi
Jo sepse arsenali i virtyteve burrërore i mungon duelantit kundruall
Mbase pse me dreqkat duar durim t’a mbrujta kripë e mjaltë të ndjenjës truall
Për të të bindur të shndërrohesh në mëmë begatonjash kohësh bujare
Shpat’tjetri është imi shëmbëllim masmishit kurse shpirtit oh jo asesi
Sepse unë të dhuroj një realitet ku ti je ëndrra ashtu si s’di të t’a blatonka njeri
Kurse ai të fal një ëndërr ku ti je realiteti fort çmimpështirë e lakuriqth fare
– 687 –
Nga trampolina e zhgënjimit prej lartësisë së dherarit adhurim
Flatrima mund të të ketë mbërrirë një oqeanimi miklimtjetër
Patjetër sahara mendjes e vetmisë deve fort’trisht m’u nis tundim
Vate faraonesha e s’më ka duarsh kuptim i pushtetit skeptër
Lig shqetësohem mos bëhet zhgjëndërr e një kurthie gjëmre
Arrat e netëve thyej dhe u ha thelpinjtë mykore meditimave urirë
Po sikur tash të jenë duke ia krejtvjedhë margaritarët e lotëve
Mos vallë të naivitetit varkë po ia bren epshi dhëmbstuhirë
Apo prej ibrikut të drojës vluar turpxhindti çaj i shpërthen mitrën
Ndoshta batica e përkëdhelës me gishta hëne ia gris fustanin
Kushedi dëbora e masturbonjës ia paqton shendtore slitën
Boll tërbuar nga ky barometër i kurrturptë dobësie pa shlim
Me çibuk ia djeg klitorisin kujtesës eksitore tek shaj ndyrë tufanin
Pse m’a mbyti portin lëngonjtar për një mallre vuajtje ngazllim
– 697 –
Zemrës muzeun mund t’ia gjallmërosh me qindra portrete
Ndodh të heqësh apo djegësh disa e të bujtësh huazrim të tjerë
Sa herë që të dëshpërojnë fatit me zellin e një mendjelehte
Për inat të dikujt skllavëron çdokënd honeshtratit krejt ç’vlerë
Pse mbete kaq bukurore dhe ireale botë i arkitekton aventurave
Me ligj e pa di t’a detyrosh të funksionojë si t’a lyp shendi
Në daç dhe me kafka burrash u shtron dyshemetë shthurave
Vela trillash ua bën lëkurët të shtegosh puhirash gazmendi
Kushedi i bind edhe ëngjëjt të të blatojnë adhurisht serenata
Madje rimishëron dhe të vdekurit nga heronjtë legjendarë
Ndoshta ëndërrenjave ç’realizuar ua ndez rishi të mitrave vatra
Por gjithtok s’kanë për të të dashur sa po të tashdua unë
Ani pse shpirtpatela m’a konsideron kushtimit gjoranen kitarë
Do vajesh kur s’do jem sa për mbar’epshirat dëmshkuar furtunë
– 707 –
Të dua pse dashuria mbeti çmenduronjë budallaçka ime
Pse veç thonjtë krasit kur s’e le të kurorëzohet hirvirtytesh trurin
Pse preludeve u vetbarazoka vlerash me të shenjtat shkrime
Pse pyllit të lisnajave ardhmërore i lypnon hirin e jo prushin
Të dua pse blegëronjzat e ndjenjave di t’i mjelë veç drita
Pse akullnajat e përkëdhelive tretin mjaltë ndër kupa zemre
Pse plazmuar aorta puthjesh rrjedhin ar dhe të vdekmit shpirtra
Pse ëndërrenjave ç’realitetuar embrionojmë ringjallëzima jete
Të dua pse grigjën e djajve po rishlutem të m’a veshë nën frerë
Pse përgjëroj aleancën prishma me hienat e përditshmërisë
Pse ishull virtytfshehjeje mu bëj gjunjimit hartshkrumbisë
Të dua pse astrologjisht kokallat përjetësirfatit me m’i kredhë
Pse s’i pyet zeusianin këshill arsyes na do flijë a jo sqoti
Pse çelikoret konstruksione mendimi i pari zjarr na i ngjiz farë loti
– 717 –
Pashquarësira e qiejve ku fshihesh të bën si një dërrasë gjizezë
Që fund gishtave të mij ka lypmë për një lotbardhë shkumës
Mbi-sa do doja të të vizatoj lumësira vargjesh ani pse thua: le të presë
Yje gërmash pa transkript m’i ndez verbimshëm pse’ve maji gjuhës
Antitezshëm nëse unë qenkam reve të trillvërtetës gjarpër kobzi rrufeje
S’do kurrishe konceptuale e do mbisje pa feksje në t’ëndrrave harta
Njëtrajtësisht adhuruari deri në indiferentizëm-dobishmëri deveje
Jo gjurmë shtegtirkohe prej ku kthimit përshndrihet hirbardha
Kështu dhe të mendimeve liqenj mund të prehen nga ujirat terrtare
Por kahqark sipërfaqe muzgshpinës plluskon zambakët hëna
Madje ç’druan dhe fatbardha stuhi t’a kqyrë pemën nxirmi si e lindi nëna
Edhe dheut vlagzi mes saksi syve ti më argjend mijra petale
Si unë t’a rishderdh verbuarën kovë të puthjes mbi kanavacë barku
Ç’kuptuar a m’i ke nevojë pashqisërisë a se po i shkel dritës mallpragu
– 727 –
Daullja e detit nuk reshtka e çadrat dora’dore hedhin valle tejplazhit
Çudisht në shtytjen e engjëllit të lakuriqësirës që bredh çmenduri kaltërimit
Cirilikisht vajzat lidhen ndër fjali për t’i dhënë kuptimin fillestar mirazhit
Njëmbëdhjetrrokësisht i lexoj se si zambakët e fantazisë dehin pjalmimit
Ndër djerranoret ara të reve po më treten akullnajat e fiereve të lotit
Që kur me të gjelbrin puhim vështrimi guxon e më zhvesh prushërisht
Ani pse i bie një flauti memec ndjej vetmie që ti je nevoje dirigjentja e motit
Si shuk letre i mbledh gjithkahtirat dhe i flak në plehinat e verës mërzisht
Por s’lëviz telajos së imagjinatës tuj luajtur harrim me hije qeshjesh
Teksa rreth tulipanë gjinjsh e bozhurë vaginash m’i pushtojnë qiejt syve
Instiktisht këndoj për ç’ka më mungon dhe i grushtoj murimin ngërdheshjes
Arratij prej të mendimit kornizë e ngujohem alpe kompjuterit dërsirë
Por tek hetoj monitorin një e zmeraldtë grimëz rëre m’u balerinka mbi syze
Dreq! dashke të të rikthej ritëm valëve-e ç’kërkoje muzave turpmërdhirë
– 737 –
Buka e ngrënë fshehtazi qënka sfidë fatit më e ëmbëltha bukë
Kaq më pat rrëfyer një ujkonjë as në fundgjol plakërime e ç’uritur
Me para ani po por me dashuri mëkatpari s’nginjet kurrë
Si bregu e vala kënaqësirash barabari kohëve tuj tokbuçitur
Në një ritëm katakombik ku dhe pse gjarpëron mbeti dritë drita
Pa e rrokur kush pse uni i ka pushtuar terrira pasionesh
Ç’lypani për jashligjësi kur edenin ripërmasojmë në shpirtra
Ndonëse aortë së vërtetës një gjak ndjellazi prin zemrën honesh
Sido përcëllohemi si kurrshijuari biftek i një shpatari panjohur
A mjalti parrufirë i një mbretëreshe lotarratisur përrallash
Pse shpejt do jemi kroje pa puthje e plore ç’mprehur ndanë arash
Mbase regjisorë shtriganishë amfiteatrove qëkuri vdekur
Ku hijet do gjuajnë nostalgjisë minj e urithë skuta njera’tjetrës
Si misterive përtyp bekim kur s’lartet statujë respekt tradhëtenjës
– 747 –
Mund t’a kuptosh në embrion qenieje veç pas mijra dekadash
Kur të gëzosh padobishmërimit mbase një ton me ar e stoli
Që kjo buqetë me kaq rima metaforirë gjoksplot trondi
Do ketë mbetur më e vyera që ke fshehur krejt dhuratash
Bizhuteritë sërë’sërë do t’i përçmosh si duart blatimtare
Por aheri imja harrimore s’do jem po kjo emaglamë telefoni
E-mail adresa do murgojë portëvulosur mërgatirash honi
Ku humbmallit shtegi arratirës hingëllirkujtimet troken trishtare
Zogth kushedi i shndërruar e i flatruar në një tjetër grua
Në një kozmosik kafaz shpirti që po i vërtetmeritka kaq ndjella
Mos lejo pra të më shkulësh zemrës ku verbguximit preha
Në i djeg kaq çerdha poezie palcshkrumb gjithfatet pse të dua
Pse etshëm t’a pij ç’fundmi të kuqkaçurrelave zjarr në krua
Pse rish lyp dheraputhjes ndër bij të më mishërojë jeta
– 757 –
Pela e mendjes m’a paska zemrën të lodhur nga trokthirat vetmore
Daulle ritëmlajthitur më qenka e s’di si tash t’ia bëj zap shurdhankat jehona
Më flet për të pashkelura trishtonja ku shendit na presin lumnaja verbore
Duhet shpejtmbathur të agut patkonj shtigje fatpanjohurave trembonja
S’mundem-i them ani që njëshpuqem me tokën për t’i shkëmbyer energjitë
Të ç’ekuilibrit jonizim t’i jap e të më kthejë mirkuptimës paqën braktistare
Mes panteonit të gjumit të humb orientim e bekime t’a rigjej zgjimtë
Të shkuarës e së ardhmes t’i shemb e t’i ngre premtive mijëra minare
Por trilldjallzonja më flladngre e ganxhë hënës më vrigthvar prej flokësh
S’ka gjë në e lut që të vdekurit s’guxojnë t’i rimishërojnë as shenjtët
Sakaq epitafisht m’a zhgarravin ballin yzengji hingëllirash mallkonjçmendët
Nëse deri dje kund s’e takove sot diku të pret padurim e ti druan t’a njohësh
Gjallmërohu oj mumje tej’jetëse se veç gjaku i ndezur denj të dashurojë
Ç’prehesh sfinksisht mbi hartë asgjëje e hidhërimit i bëhesh shtrojë
– 767 –
Gjatë jetuar me djajtë t’i vranë mirenjat e të lanë veç pamjen engjëllore
Pamundësisht për t’u kthyer rish bekimash harbon në hipnoza mllefi
Heri bën aventurieren kërkim kohrahumbjesh e heri trazimkukullën argëtore
Duke harruar që të dyja prostituisht përfundojnë majë plehnaje gazmendi
Kur fort bukur e di sa dhemben e ligen hirushet që i mbrujnë virtyte fatit
Ani pse krijesa mrekullore qiejsh s’i takuan as ëndrrës më guximtare
Aq më pak t’iu flirojnë shpirtin a t’u lypin shpërblesash trajtësim drite shtatit
E përditshmërimit barrë boll lotrënde mbetet dhe ndjenja si kaherit tinzare
Por kjo s’do të thoka që braktisur i ka zhiva zemër barometër dashurisë
Murlanshëm ngadalë rriten për të qenë shpesh dirigjente ngadhnjesh
Nëse shpagtareve luftra pameritësitë ua thërrasin virgjërimën shlimgjaqesh
Pa i kurrkurdisur himn rastësizmit si po tashzukat ti oj yllëzore mizë
Rreth kosheresh mjalti ku zotërparët velur mundit nga shija e pa të metë
Të mëshirkan t’u lëpish duart e gjokset e ijet e llërët e koqet-sa epshdehmtë
– 777 –
Ke fort nevojë të mësosh të dashurosh naivkurrfajshmja ime
Mbi nivel të domosdoshmërisë s’i ke nxjerrë as kryet ajsbergut
Hm, jo ndër enciklopedira kamasutriane mes eksitoresh shfletime
Por si të hapësh udhë ëndrrash e qielli të t’a thërrasë fatin shtegut
E ç’t’u dashkan të puthjeve emërtima a skenografirat e mitim seksit
Aq më pak edenet pornografike pushtuar gjarpërnajash pa mollë
Asgje s’janë as nukleariteti i dhelave e as tsunamët e epshit
Kur ngujë të zemrës dritërim nxit ndjenjën të të braktijë shkollë
Ç’bën plagjiaturë lot’tjerët tuj i adhurirë ndër këndvështrima gabore
As mos imito të rremat shenjtorka kur jetën ftillin zhbirie deliri
As mos i ço mendsh ndjekjet gjith’fe gjuhëve ilegalisht hamshore
Prej një rruge kahpapërsëritmë dhemb’bukur bujt tek seicili nga ne
Lum kush e kqyri si i kacavirret shkrepash ku i fshihet shpirti
Lum kujt i përmbytet truri e bekim veç truri nga ky lumë orgazme