T R I N I Ç S H E N J T E R U A R I T – 2

AÇENSORE PER NE MOSQENIEJE E NE MBIQENIEJE

 

 

Në 180 gradë fat unë jam njera pikë e pashpjegimshmërisë së universit,

Kur misticizmit të panikut ti je veç tjetri kënd i adhurisë skepticizmit mohuar,

Teksa diku sipërfaqe papërcaktimërisë përballë sekmentit eterik që tash na lidh,

Ndodhet në hartën e legjendës i treti far që toku na sajonka trekëndësh,

E ky është ylli mëngjesor i besimit që shpreskozmosisë riagon kaltërenjpjekur,

Për të guxuar verbrisht të trokasim në portën bermudiane të vesit panik’pa,

Horroriste kjo shtëpizë ku vjollcat e ndjenjave t’i rrëmbenka meditiumesh pakoha,

Ku energjitë e shpirtrave të humbin ndër duele gravitacionale ideshë,

Duele që tash e çdo çast na bindin t’ia kritikojmë ngadhnjimtarinë të nesërmes,

Duele ku admirojmë vetveten dhe kur pasqyrohemi lig ndër sy tjetrarësh,

Duele mirkuptimi ku pasi kanë mbaruar punë duart ri’thirren në tryezë fjalët,

Duele aktesh mizore mëshire që s’i eklipsojnë dot jetët mbushur krime pafaljesh,

Duele që s’vlerojnë rëndësinë e asaj ç’ka ndahet por të gjithshkasë ke,

Duele pa guxim për t’a shpërndarë përgjegjësinë pse humb delegim e drejta,

Duele ku sipërfaqja e arsyes e fshihka thellësirën kur kurrë jo: shkaqet-qëllimin,

Ku motorrët qindracilindërsh përkushtimorë i djegin valvolat durimsosura,

E duke klithur heshturazi batiskafëve prishur të SOS’it mbyten veç qiejsh syri,

Kështu herë unë bëhem destrojeri diletant që ia thyen timonin busullës,

Herë ti murlanimi naiv i pasionit që thëthin tërçka dëshirimit plluskëzohet,

E herë ai krateri që pret shterjet e vullkanit të zemërimit me zotat ende palindur,

Përmes reve të hirit të iluzionit do të kridhem shtjellfund misterit të dilemës,

Irealisht të mbërrij brenda atomit riciklues të bigbengimit të dashurisë,

Fjalët të bëhen planete, shkronjat-yllësi, qeshmat-orbita, lotët-asteroidë,

E vizoren e shekujve shpejt t’i thyejmë rish për t’u gjetur ujërat orbitkondensimit,

Tredimensionalizëm qenies që na bën të ndihemi indiferentizmit fajtorë,

Pse duhet t’i përzhbiremi kuptimit të botës gen për gen aorta çdo dhembjeje,

Ndërkaq që e dijmë që veç primitivizmi shkencor i fal bujarimit lumturenja,

Fal gëzofin e përkëdhelës kur grerëzat e acarit të shkarravisin fytyrën,

Fal klarinetën e përroit kur buzët e pyllit pranverën po vivaldizojnë memecërisht,

Fal vallen e kërpudhave kur purpurlazi mollët pushtojnë premtirës edenianët,

Fal verën e vetëtimave kur rrufetë ia shpojnë kadet kantinave të erës,

Fal lepujt e ortekëve kur mushkëritë e zjarrit duan të na i shtrojnë nderimit gosti,

Fal pelerinën e lakuriqësisë kur breshëri i epsheve ia prish të korrat hënës,

Fal liqenin e lulkuqeve kur flamujt e virgjërisë ngrihen kështjellë lavdit,

Ndonëse turpi qenka mbretëreshë e gjithshkasë që kurrë s’u ndaloka ilegalitetit,

E mbreti është përzënë sepse prej farës së tij shekspirëzuar lind rrëzimi,

Klandestin endet ndër ruralitete anektodash ku e vërteta frikonka të shkelë,

Ndërsa shërbëtorët sfurqarë me urdhrin e tij mbledhin tejanë kashtën e emrit,

Bile dhe heshttëtarët besnikëzuar me krahun e tij e gjejnë territ armikun,

Por ja që ne ngutjegabimazi po ia mjelim vjedhurisht lopët filozofisë,

Me qumësht helmëtirash për t’ia gatuar çekollatat ditlindjeve të ardhmës kahpa,

Kur bile nuk ka as rrënoja të së shkuarës në antropologjinë e arsyetimit,

E vetëm koloseumi i së sotmes vazhdon të uturijë nga hijetirat e historizmit,

Kthyer disfatirash që na presin e arratirë nga katastrofat harrimëzuar,

Tashmëtira është një kombinat kimik që fuqinë na e nxjerr nga depot e ëndrrave,

Në serat vegimzhgënjore na i mëkon zarzavatet e gjakut me limfë dheu,

Duke na i përjashtuar nga perandoria e baktereve të rendit mbivlerës,

Pra rish u ngatërruam në labirinthin perceptual pa i gjetur as hyrjen kuptimit,

Për të na dalë fundi pendpashkulur bilbili i lirisë nga kafazi i faraonëzimit,

E me shtatë penelatat e harmonisë t’ia ngjyrosë ajrin mbiekzistencës strehdjegur,

Ajrin e mushkërive të perspektivës së një shprestire që s’shfaqet kund,

Ajrin ringjallës të qelizave të dhembës kur i ndjen mungesë kujt nuk është më,

Ajrin pa vlerim të pasionit që veç alpinisti çmendri ia vjedh flamujve-majës,

Ajrin palcndyror të aparatçikëve që ende u shërbejnë kompjuterave e jo njerëzve,

Ajrin që na mbron në sytë e të tjerëve kur s’duam t’u paraqitemi shtrembrarë,

Ajrin e ndarjes së urtësisë me miqtë kur problemet pjestohen si përfitimet,

Ajrin e të rejave kontribute që investohen po për të vjetrat konsekuenca,

Sepse shenjttësia e frymës sonë ka nevojë të përzihet në karburatorin e tejecjes,

Me benzolin e këngës që shpërthimtar bëhet kur nuk ia njeh tonalitetin,

Pastaj t’ia akordosh kitarën rock&rollit të instiktit që tejkalon shpejtësinë,

Duke mos qenë as dinastia Megadeth’iane e saturnimit varrnajor të egoizmit,

As hierarki kalimtare Metallica’re neptunëzuar orbitkryqthyer cinizmit,

Por veç ritëm ufor Cred of Fill’ëse e kalorësi patkonjyjëzore Kremator’ëse,

Sa për t’u bindur që, lufta pashpallur e klasave në kauzën e injorancës muzikore,

Kufijtë po ia vendos rruzullimit jo në hemisferat që ia besoi besimit Zoti,

Njeriut që kryengritazi shpik sistemet e traktateve të paqës nënshkrimfallce,

Për të ekuilibruar ballët e dufit të oqeanit me velat hapur të hipokrizisë,

Eh! skllavtarit që fort rebeluar i vërtetoi teoremën utopike revolucionizmit,

Thjesht për të përftuar prangat sinfoniplatinta për shkabat e trurit kurrë rrokqiejsh,

Gjithsesi falmëni nuk doja t’u ngjitem fshehtazi majë pemës së intelektit,

Ndaj rrëzohem në shpatin e shkrepanive të arsyes pa dëborë konsekuencash,

Duke u rrokullisur lugina para’ardhësish deri ndër kroin ngrirë të dritës,

Me vertebrat e krenarisë fort frakturuara e me brinjët krejt shvidhosur prej trurit,

Me shkallët e kërcinjve të mosnënshtrimit shqyer hallkë më hallkë betimnie,

E me llampadarë duarsh shkërrmoqur rish në diamantë rëre plazhevjedhjes,

Diamantët kallp të meteorëve pakënaqsorë përdorur për skllavje fajesh,

Diamantët virgjtarë që mund ia blen faraoneshës kur shpirtit-s’ia blen dot fuqinë,

Diamantët e kurajos vullnetarike më karatarë se energjia e krejt ushtrisë,

Diamantët pa zë të poetëve që s’i bren merakvdekja por ëndrra tejpërjetëse,

Diamantët falur armikut të mençur kur të godet kështjellave paprekshmëtare,

Diamantët që e fshehin gjenialitetin jo në evitim lufte por në fitimin e saj,

Diamantët eshtërorë që pasi i trofen nis kronikanësh hyjnorin akt rishpërndarjeje,

Por, ja që kahun e drejtë na u dashka t’a masim përmasash fatzhbërësie,

Sa më saktësisht për t’a parashikuar zhvendosjen llokacionit të sedrës,

Ndoshta thjesht për t’ia asgjësuar kaprollin devijor përbuzësimit të honizmit,

Së paku brirët do na hyjnë në punë masturbonjava ritualplakëruqe të karnavaleve,

Rrasat e mishit do t’i thajmë e do t’i bluajmë miell e gatuajmë veç petulla,

Kur dhe shkarpat e kokallave do i mbledhim për të numëruar langonjtë,

Ndërsa vetë regjur nën lëkurën kriptharmur prej thonj blasfemirash lejimtare,

Himne do këndojmë për mrekullinë e sizifiadave që s’i ndoqëm rrokullimnaje pas,

Sepse… pse kaiket e virtyteve nuk na janë ende salmonë niagariadnajash,

Dhe gardhet e domosdoshmërive s’na lejojnë t’ia kapërcejmë kopshtijet frikës,

Ja që qenkemi pjatanca argjendi tamburuar veç për divizionin e familjes,

Nuk mund të shitemi për t’i garantuar supën e përditshmërisë barbonizmit,

As për t’i siguruar ethet e verës brokshterë ekstazëtirës pijanecore gjuhtredhlirë,

As testikujt e qirinjve të meshës së të dielës koorpormatave të fajit invalidtar,

Tash jemi veç hangarë drithi për cirqet e lypsave që ditkan të falenderojnë,

Bile dhe gurra mushti për parlamentet e hajnistëve me damka imuniteti,

Pa guxuar të përmendim që mbetëm partitura mëshire për vetë priftërinjtë,

Priftërinjtë që ende s’dijnë ç’humb Zoti kur njeriu fiton liganirat mbytur gojë tyre,

Priftërinjtë që s’e rrëfejnë shpërblimin për kë bën detyrën e korrierit keqator,

Priftërinjtë që më presin duart kur guxoj tregoj ku rrënjet koliti i egoizmit,

Priftërinjtë që e quajnë qiell kafkën e besimit ku i jetokan fluturimit gjarpërinjtë,

Priftërinjtë që kimikisht s’i ndajnë miqtë O² të së vërtetës nga H gënjeshtran,

Priftërinjtë që portat e vuajtjes s’t’i hapin kur arratirë vetes humb çelës,

Priftërinjtë që zanafilli vështirë kanë të predikokan të thjeshtat profesione,

E rishmi ziejnë çorbën ftohur të pendesës për t’a mëkuar tri herë krijorin,

Kur kudhërbindjes çekani kupton që të apostujve bij kurrë nuk farkëtohen si etërit,

Kur mes shandanëve të paperceptueshmërisë shenjttore shpirt s’feks kund,

Kur furrnaltat ethtare të moralit kanë nevojë për shtatore idhujtarizme,

Që çeliku i dëlirësisë paq të shkrihet për t’ia derdhur seri parzmoret intolerancës,

Kur s’do dijmë më blasfemisht të falim se ja që falja u quaka direk dobësie,

E na e shpie kauzën politiko’piratiste deri në kafshim flamuri pavarësor,

Përderisa krejtas mbarohen art’thërrmijat e apostujizmit së plaçkituri,

Kundi në pushimet mes taifuneve pa ia ndeshur karvanet kahgabore kolombiane,

Sepse dhe tyre ja që iu arratinë yjet prej strategjive grabitqare të idealizmit,

Kuturu shtjellëzuar nëpër antologjitë e sklerozës historiadës adoleshente,

Që çudi si ende trëndafilthët e menstruacioneve s’ua kanë bërë shurup,

Ndoshta miliardafishohet epidemia panikëse e ndërgjegjeve antikonservatoriste,

Ku etaloni i modernitetit të nekrologjitikës mendeleviane s’paska shpallje,

Pse qenka thjesht në koshere virtyti një hoje pushtuar nga krimbëritë,

Pasi mjaltin e moralit e vuadhnë barinjtë që ngutt i rindanin delet drejtësisë,

Delet që s’tërhoqën pas hapa guximtjerë adhurie për mos t’a bërë shteginën udhë,

Delet që sa mirë rastis e kuptojnë që, ç’ka kanë-e kanë për t’a ndarë me ne,

Delet që ndodh shpesh të kujdesen për pasurimin e zabeleve jashtqitse,

Delet që s’e gjegjkan acarin e shpirtit tek i lyp dru djallit mos t’i fiket zjarri,

Delet që fundazi e mësuan të përdorin PC për mbarsjen kontemporane të intuitës,

Delet që sy ujkonjash s’e qashtrin ngjyrën e aureolës që i mbron rrezikut,

Delet që klonohen si njerëzit-t’u thonë se mbërriti shpresartkoha kurbanore,

Ç’ka mbeti ish koha biologjike e pasnevojës tejetej llogoresh të dekompozizmave,

Teksa tash smogu i ndotit na e shtyn-ku?-breshkën sa lodhur të bisedës,

Bregut të arqipelagut ku në kthjelltësirën e flakëve ndezur prej të mbyturve,

Vallzojnë peshqit e ideve që grishpari ishin qelizat e dijenive pa kushte,

E shpejti do të jenë sajesa kimiko’psiqike majë dhëmbësh peshkaqenizmi human,

Sepse bastfundmi fituam mbi zeusianët e u bëmë adam’ër pra-ehehehej,

Me wc portofolesh shtatzana e cv gjenializmash e me balzakishte dinastishë,

Me kryqëzata barbarëzore civilizimi e bile-me klericizma analfabetike,

Me orën grinuiçiane të sfilattirës sekondmbushur donkishotizma tranvestitë,

Kjo na qenka era e re që frynka nga bulçitë neverivjetra të krijuesit fort ligthnjar,

Pse ne ishim vetë përzgjedhja-diçka as mollë e as evë, as gjarpër e as helm,

Sajeza prej indesh qelbëzore përzënë nga trupi i së vërtetës pa dyshimni,

Që mallkimat realitetojmë skenës aktortrembur të ferrit dantesk rilindur parajse,

Nga zanafilli kryqëzim merit’pa i mitrës së indiferentizmit tënd steril,

Ndaj baticave të urrejtjes e zbaticave idilike skakierës së irealndëshkimit,

Deri davinçianizmin penis të dufit tim që dëshpëria kurrë s’e bëri dot pushkë,

Për t’ia portretizuar plumb pas plumbi zotat përgënjeshtarë shpëtimës,

Shpëtimit që-ende beson se pellgu i lotit është më i vëllimshëm se burimi i gazit,

Shpëtimit që biseda panteonidësh i dëgjon vyer stonjaturat botçkuptimore,

Shpëtimit që pakorigjueshëm predikon në ne rrugën nga e cila nuk rikthen,

Shpëtimit që qëllon të më bindë mos të gjej arsye t’i lyp ligtarizmit falje,

Shpëtimit që çdoçast shenjtorve të kanunizmës mos gjej mundësi si t’u mëshirem,

Shpëtimit që s’druan të ushtrojë në të tjerë lëndimat e dikurta bërë mbi të,

Shpëtimit që në e sheh rrjedhshumgojshe të vërtetën-e shijon dhe më hidhur,

Bardhë&zi kemi mbetur e njëjta tablo ku e florinjtta kornizë dëshpërimi,

Murgërishëm na ka mbërthyer në morsën e synimeve të pa ç’konvencionarizuara,

Edhe pse kurorat mbretërifituese të dijenive ç’stolisur na i kanë margaritarësh,

Edhe pse zotërojmë kodet e krejt dyerve të pse’ve ciklesh kondensuese,

Edhe pse kibernetikisht mësuam ç’ofezë qenka të jeshë realitetit-pa përdhunuar,

Por, fakti që s’i kemi dhuruar kujt thërrmija nderi nga misërnikja e bujarisë,

S’do të thotë që as i lypim kujt pikëlza drite prej diellit të kurrnacërimit,

Bile duhet të arratiremi alibie duke pohuar që veç kur protektoriati i fshatunarëve,

Mëvetësuar ngadhnjfundmi prej një flamuri ngjyrosur në acidin e injorancës,

Nuk do të ndyjë më me opingat përbajgtare të mentalitetit genkryqnaror,

Kroin e mendjes sonë shpërthyer me aq e aq gjakësira kuranishteve të dhembjes,

Aheri kur të hipim tek kjo zeppelinë ndërgjegjeje pa shend kompleksesh,

Kur në prokurorinë e civilizimit t’ia heqim prangat e heshtjes prej trurit vetes,

Në kor të brohorasim toku pse kazma e besimit na mbijetoi kthetravdekjes,

Kori i marihuanës proletare që mbjell e shkul universalet të drejta që s’i përkasin,

Kori i këpucarëve gjenetikë që i arnojnë zbathurimën maratonistit të antifatit,

Kori i sirenave të entuziazmit që po vetkultivohet ndër akuariume lotësh,

Kori i kaubojsave zellrinj që s’po e dijnë çdo të thotë të lindësh ciklisht i pa baba,

Kori i merimangave të politikës ku ngecur i kanë krejt fluturat folklorizmave,

Kori i drapërinjve pa të lashta, i çekanëve pa kudhra, i armiqve pa armiq,

Kori i rojeve të terrnajizmave që qesh me pakësinë papërfille të burimedritës,

E unë nuk do bëj më poetin por do zgjedh artizanatin e sigurt-predikatorin,

E ti s’do të aktrosh më heroinën por do të ndjekësh detyrimin zanafill-mëmësinë,

Kur sa ende larg qenkemi zbuarjes nga ajo pikë pa gravitacion mbërritjeje,

Hm, pararendsit çudi si e paskan ndërtuar pa akt rikthimi himentarin tempull,

Sa e sa devijore lakorja e trokthëtirës miklonjtare në atlasë perëndishë,

Ku është pra t’ia rrëmbejmë duarsh pishtarin e pyetjes retorizmale: ku vemi?!

Oh, gjitha rrugët i shpien në Olimp granidtaret shtatore të krenarive tona lypsore,

Ani pse s’kanë ku t’i mbështesin këmbët tek ky soj dialektike materializmi,

Një rubin verbrremë asteroidi na e shfarosi atlantën e përgjegjshmërisë,

Ndaj nuk po guxojmë të shkelim mbi bretkosat e klithave shurdhore të njeri’tjetrit,

Përmes kalldrëmit kafkor të ideve që ndoshta lavdit rishmi do na homerizonin,

E nëpër mozaikun e irisëve ku idhujnaria na ka mbjellë hijet adhuronjtare,

Nëse shpatat e akrepave të çastit nuk po na rrufenjëzohen tash trumpetaprapsht,

Braktisur mbase ujëzohemi nga kompozicioni i aktualitetit domosdoshmëritës,

Shigjeta e yllit tënd s’është e drejtë në harkun e pretendimit tim kozmik,

Sikundër milingona e flakës sime e padenjë qenka në furrën e drithraepshit tënd,

Furrën e brumrave të qeshmës që pa sheqer kobi nuk ngjizkan kurrë torta,

Furrën e stuhisë ku tjegullat e mendimit na ndajnë me mamuthët e friktirave,

Furrën e egoizmit primitiv ndërtuar me tulla ç’qytetërimi e llaç paaftësie,

Furrën e picave të thashethemeve falas shpërndarë në adresat e vdekmagjallëve,

Furrën e floririt vjedhëror të fjalës e argjendit dhuruar prej kurrë të zotërve,

Furrën e ferriteve filozofike që s’i shërbekan njeriziut por monopoliadave,

Furrën e eshtrave përkushtore ndanudhës ku guximi hapat nuk t’i çoi fundmë,

Por ja-çengelit të nevojës paskam ngushëlli të varem duke të të thënë rish më fal!

Mes teje e çdo zane përzgjedh miken besëmirë e jo bambolinën robotikare,

E nëse një bombë më ka rënë në zemër-s’thua dot se s’të preku cifël tundimi,

E kur bëhesh një lëmsh enumeracionesh veçse mua më ke fije ç’pleksëse,

Ja që hipnotisht më ke bindur që u fshihkan dikund dhe djallushkëza ogurbekore,

Aq sa dhe unë kur s’më mjafton rinia e gjeografia jote-të dua thjesht shpirtin,

Jepmë një altar alternative e në atë karrige do më unjet ndjenja gjykimit,

Pra, mos qofsh më anija ime odiseiane që më end haluçinacionit dinakërihumbur,

Oqeanive të lotit përmalltar ku patjetër duhet të ketë helenizuar një trojë,

Një parajsë e pa premtim ku pasi nuk ngelën kurrsesi as akilët e as menelatë,

E ku gangrena sklerotike ia brejti gjymrtyrët e kthimpritjes penelopëzimave,

Ku veç-veç unë e ti lypet t’i japim rrënjë jetësie kushedi sa e sa këmbëve,

Ku thinjat e pamundësisë rilindëse shkulim prej skalpeve të entuziazmit reciprok,

Entuziazmit pubertitetian të zhirafëndrrave që-si s’puthën as syzet e yjeve,

Entuziazmit të reve turistike që do i gjenin-për t’i ç’etur-orizore trishtisë,

Entuziazmit vangogian ku kamje do të thotë të urresh ç’ka adhuron njerëzima,

Entuziazmit astronautik të milingonave së keqtirës sulur të pushtojnë edhe zotin,

Entuziazmit difiçitar mes thesareve uritur e thesareve ende pa ç’varruara,

Entuziazmit në subkoshiencë ku litri i verës e i naftës ruajnë çmimin e gjakut,

Entuziazmit të rimfoljorve për t’i eklipsuar diejshpirtrat fermerëve të metaforave,

Po ku pleqërisht jehonat e elektroneve avullore të rrushit zjarr’reve valuar,

Sapo foshnjëruar përplasen në të katër polet e dhomëzës izolore të meditimës,

Bulëzat e çafkave të diturisë përrenjëzohen shterisht aortave të iluzionizmit,

Jemi a s’jemi rish ne shkrepëtima e elektrizimit të furtunës së këngëtirës,

Por, ndërkaq sythet e kujtesës na bindin që kjo pëlhurëz kurrë nuk qenkër thurur,

Vonuari nuk i kemi merimangëzuar dunave epshërindjellëse thëthirmgojës,

Pjergullat e fjalëve që më ndjellfundi do na rijapin kuptimin e gjelbërisë,

Qoftë dhe në trajtën dehëse të humbjes dikundit mes përgënjeshtrive njutoniane,

Në bërthamë të murlaneve të floridëve a leninizmit lebroz fidelkastroian,

Por, oh shenjtt ç’vuajtje! të vuash nga kompleksi i mosvlerësimit nga të tjerët,

Nga mosfitimi kurrë i një kati në lartësinë e bankës së rëndësisë shoqërore,

Nga grafiku pa boshte treguese ndër radarë kozmosie të inferioritetit intelektual,

Nga mekanizmat harruar pa shpikur për mos të mbetur pre i askushitetit,

E kështu përskajmi tek kënaqësia e të pirit që s’u varka prej çmimit të uiskit,

As nga katalogu i kategorisë së lokalit e aq më pak bakshishlypave të kamerierit,

As nga sasia e etiketave koleksionuar markafallcërisht ndër vitrina retine,

Por, nga sasia e të ekstazës medikamente prodhuar dialektesh farmaceotike,

Po aq sa nga trafiku i jashtligjshëm i bankave të adrenalinës atlantikëve të trurit,

Veç çastit të zgjimharabelit në çerdhe toke-uji mbetka etjes pija më e çmuar,

Uji i këshillave që kapërcen kufijtë e gjuhëve tej ciklimash rikondensuese,

Uji i emra’adhurisë që gjene lutet mos t’i falemi tyre por alkimistit krijestar,

Uji i dyshimnive që murlanohet fort shpesh të na e vërë në provë fjordin e zemrës,

Uji i puthjeve që duke përçuar pemët e instikteve merr shije hurme e kajsie,

Uji i thirrjeve harenjtare që i bën të dridhen prej dëshpërimit këmbanaret,

Uji i heshtjes që me pe vetëtimash e shtiza rrufeshë i thur balada kobi trishtit,

Uji i ardhmërisë që ende nuk ia kemi ç’virgjëruar krojet e shpresës-kahfatit,

Por gjithsesi ky konfigurim mundësie për t’a shfletuar realitetit veten dhiatarisht,

Për t’u shprehur tejmi poleve të besimit në çdo fe përgënjeshtrore të uni’t,

Në çdo shpejtësi të elektroneve të idealizmit mbetet risërishmi mohim i lirisë,

Pse, çdo derivati kënaqësie duhet sopranuar në përmasat e skenës që të ofrohet,

E jo në abstragueset dimensione ku ti a unë duam t’a çojmë trilltoku jehonën,

E s’po ka fort rëndësi se në çfarë tonaliteti ia zgjedhim zinxhirin pickamës,

Bile as ambalazhimi i bëlbëzimës amë ku i flejnë konservat krenarisë kombëtare,

As testamentet e vjershëtarëve rimnonjimpotentë që na prezantohen etër,

As megavatët e energjisë së fonisë që-do e s’do-harrimtirash e derdh gjoksin,

As krematoriumet e entuziazmit idilik e as karuselet e premtirës rrezeamatoriale,

Jo ç’ka themi e ç’ka do themi-mbetet piedestal për të hipur syrin patjetër,

E për të hedhë farë mendimesh qarkas ku qytetërimi ugarët sapo i ka pluguar,

Ani pse shpesh avulli i frymëmarrjes akullore fort trashë na vesh pas xhama qiellit,

Ndoshta për mos t’a thyesuar vogëlirën tonë në raportet me yjësirat e njohjes,

Apo flladet e panjohjes ku habia e kuriozitetit tinguj ngazëllire zambakon,

Sa heri mes korijeve astronomike të errësirës qihet me prroskat e krejt dritësirës,

Qihet supa hidhaqe e minatorit me buçimat e këmbanës që sjell rigjëmitë,

Qihet zemrekkëputuri sahat frymëzimi me muzën ngujuar sarkofag formaline,

Qihet mprehësi i bajonetës së patriotizmit me hienën e parasë që blen gjithshka,

Qihet timonieri i mbytjes paralajmëruar me rojat e ëndërrdetit majhimalajash,

Qihet elika e ekzaltimit të mendimit me karrigen paralitike të mundësisë,

Qihet fishekjarri i kitarës qiejtrembur me gishtat sheriatuar të kënghajnsve,

Qihet depua veshkëkalbur e të lashtave me fantazmat e urisë pjatash publicitare,

E në papirusët e kujtesës pambërrirë skalis edhe një varg me biçak qerpiku,

Prostitutat janë himen’imunizuara përballë orgjisë trinore uzurpimqarktë,

Persekucionisht perversiteti modern ka filluar t’i përhapet nëpër kapilarë erës,

Virusi i injorancës lumturake po i eksperimenton sëmundjen më famëre shekullit,

Shija e keqe! do t’a quajnë mbase historianët e kataklizmnajave alienore,

Jashtë kapakëve të guackës së hemisferave ku fshihet perlzeza e së vërtetës,

Ky smog i rafirenisë reklamore që prodhon benzol për eskavatorët e parasë,

Fyerje mbetet për bibliotekat e gjenialitikës tash krejt si kishat-vyerjebraktisura,

Shkallëve të amfiteatrit rastësor mjerëzima i kalit pëllëmbët duartrokitjeve,

Teksa farkë syrit ç’ettijnë hipnozën banalitetet thjeshtisht të konsumueshme,

Thua se kemi shumë jetë e le t’a përcjellim një tuj konsumuar plehnajtira,

Hiphoptisht vjelim në ferma ndjesie panxhar muzike lemerisht helmpashlimtë,

Në stane muzeshë panikemi tek shohim ekzibicionizmat e lezbikarëve bejtexhinj,

Mes makete varrezash arkitektët dirigjojnë llahtarim fantazma kamikazësh,

Kur dhe pode tavllash gaytistet cigare striptizë i bëjnë kokainistëve dështakarë,

Oh! s’paska realitet më famëkeq se bashkjetesa me kompromiset gabore,

Kompromisi i poseidimit të skeletit jo me faktin se me ç’jetë di dhe e mbush atë,

Kompromisi i përshtatjes me gjithkë pa i eksploruar kund koordinata vetes,

Kompromisi i mashkullizmit frikazi femërzuar me grarizmin trimazi burrëzuar,

Kompromisi i filarmonipushtetit me shkërdhatpartitura masash fatçpërgjegjshme,

Kompromisi i punpabërjes shpërblimit pameritor e i të djegurit me zjarrvënës,

Kompromisi i bluesit të varfërisë fisnikore me rap’erët e pasurisë memecuar,

Kompromisi i mineraleve të nevojës me qysqinë e mosguximit të kërkimit,

E si hiqemi sikur çdoçka që i duhet barkës së noeizmit tonë ende nuk ekzistonka,

Kur s’paska asgjë të mbrujttirë hiçit të enciklopedive po nga duart e hiçit,

Pse as energjia poetike s’vdes me vdekje poetësh por i pëcillet çmendjetjerve,

Na mbetet të dijmë të ndërtojmë strategji t’ia grabitim kënaqësitë kujt s’i përdor,

Apo dhe gjithkuji poseidues që i ruan si përrallash bodrume kala egoizmit,

Jo për hir të apostujeshave të zilisë-pse s’qenkan tonat kaq domosdoshmëri,

Por, për hir të profetikës së të vërtetës që mungesëritë e gjendshme duhen fituar,

Ndaj dhe shpesh na prijnë perëndeshzat e instiktit udhve ndjellishtrembra,

Na prijnë drejt amfiteatrit të yjeve dyshimtarë astrologë që s’i njohin euripidët,

Na prijnë drejt napoloniadash jo gjeneralët meritagraduar para togës dështimore,

Na prijnë drejt oazeve të dijes shkretëtirtarët roje zjarrndezës të aleksandrive,

Na prijnë drejt atlasë thesaresh nostalgjike piratë të konvertuar filantropë,

Na prijnë drejt qirinjsh identiteti patriotistë që drejtojnë banka gjaku tradhëtor,

Na prijnë drejt laboratorë ëndrrash eksperiment’pa elektrokimistë steriliteti,

Na prijnë drejt ejfele dashurimi konstruktorë flatrimi vuajtës sëmundje lartësishë,

Por meqë kopshti i bajameve të lumturimizmit s’mund të blihet në ankand,

Duhet mësuar si të na blatimohet dhurata që na e pret shpërblesën po barabar,

Oh jo më! mjaft e vlerësuam mirësinë prej nivelit të së keqes në gjithshka bëjmë,

Sa më e vogëlth currila e lëndimit të ndjenjës aq më lavdërorë do jemi-Jo!

Pse kurrë s’po qëllon që mullinjve të riciklimit të shendit të bluajmë bekimnitë,

Kur dishepujt e shërbesës dlirëtare janë pakur aq sa na arratijnë dhe prej librash,

Pas urës së vdekjes do vetvleren sepse ujëra përjetës pa busullim orientimi,

Jahtet e haditheve të pagëzorit respektiv s’i hyjkan kujt asnjë dallge në punë,

E, kur lejohet çdoçka që nuk ndalohet sistemit inkoshient të udhëheqjes së ideve,

E meqë gjithshka bëjmë ekziston harmonie faji pavarësisht gjykime tjetranësh,

Ç’orgazëm gjysmëdita kur u shpinon mallkimat mijnjerëzve që u fal lëngonjë,

Lëngojnë argatët e deliriumeve për farën e pambirë në marihuanishte goje,

Lëngojnë bojaxhinjtë e turpit për gëlqeren shterë gropash klandestiniteti pa treg,

Lëngojnë oficerët perandorivdekur për kufijtë gjeografipagrisur kuqëlizmit,

Lëngojnë argjendarët gishtsharruar të pakteve për kurorat maskrye ç’meritës,

Lëngojnë stallierët e hienave për pistat minuar garim kobesh paralajmëruar,

Lëngojnë kamerierët e dinastive pa kohë e ashensoristët e ideve streh’pa,

Lëngojnë berberët pasqyrathyer, kadeistët vreshtadjegur, gjakistët ç’vampirëzuar,

E ja që anemizmi qenka kauza e bashkdhembasve të mij velur kënaqësive,

Shpesh më mirë mos t’ua dëgjosh trajtidiotësin monologim “to be or non to be”,

Por thjesht veç t’i duash pa vullnet paragjykimash-jo për të qenë vigjilentë,

Ndoshta për t’ua riaktivizuar radarin e trurit e për t’i armatosur rishazi me dije,

Kur dhe viçat mësuan trokitmë dyer kasapit konseguencisht nga malli mosçtehës,

E të fatit engjëj kurrë s’na ngarkuan shpinës barrë ulërenje që nuk mbahet dot,

Ani pse pushtetmarrët strategë na thirrkan kratere betejash ngadhnjim’ra,

Më thelli kredhë mendjes-s’ka kor vajtojcash të na i pushtojë gazpambërritë,

Toku eja t’i përzëmë prej grigjë Atit profetucthët e slloganeve të komercializmave,

Pse kaq joshlëbyrazi po na e rrethojnë telgjëmbuari retinën e ekzistencës,

Me kaq aureola ferrparajsore që na e ikonëzojnë sa fort zhgënjeshtrisht lirinë…