T R I N I Ç S H E N J T E R U A R I T – 3

SHKALLE PER ASKUND DHE PER GJITHKUND

 

Salmon jam shtjella përpëlitash mes një akuariumi me vaj loti valuar,

Por, librit të vegimit shkronjat tremben e zgjimit sundon bardhëria,

Me plugjet dhëmbkalbur të kujtimit s’dua të kthehem dhera mendimeve,

Ku varresh pa zota duhet të kridhem-t’u dhuroj frymë ringjallimi,

Mijra hareve shtojzovallore që tash kadavrash m’i mburren atësisë,

Krejt fërshëllimvetëm kam mbetur si një bredh në buzët e suferinave,

Kur lumi sapo e ka ndalur kosën e përmbytjes nëpër luginë syri,

Pikrrotullohem rrezes së horizontit duke i përzenë çdo shenjë jete qiellit,

Qiellit të fatit paracaktor buruar në emrin ku i lidhi syth pagëzimi,

Qiellit të tryezës së keqkuptimeve ku ballë s’ulet kush për të biseduar,

Qiellit të shndritimit mirenjor ku albatrosët e reve rish hajnin kaltëri,

Qiellit të miteve ku jo çdo rast s’ke të drejtë nëse bota adhuron ndryshe,

Qiellit të parajsimit ku jo dy herë gabon rënia në dashuri me rilindjen,

Qiellit të ardhmërimit ku kurrë rritja s’ka si është e parashikimtë,

Qiellit të brendësisë së qenies ku ç’ekuilibri i interesave ndjell stuhim,

Gjarpëreshat e zbrazëtirës lyp të rekruten valltarka në hareme kobi,

Kostume metaforash po djeg, këmishë hiperbolash e kollare antitezash,

Bile opingat enumeracionale shkëmbej me një palë çizme varrmihësi,

Deri kur mos të mbesë asnjë blegëri engjëlli ndër zabelet e trurit,

Për së pari t’ia nis vargëzimit shkallareve ndër amfiteatrin e tej’jetës,

Ku ngutt rikonturohet një qytet me dështakë-plagjiaturave shekspiriane,

Banka e genit shtrembëran s’do mungojë e as burgu i bekimtive,

Por-po atje ku arkitekti i rrafshi kubenë tempullit që do na falte deliret,

Me vota klithash i përzgjedhim kryebashkiak kopesë së mëkatenjave,

Pa kërrabë mbetur qëkuri bariut iu sos liria kufijve ligjorë të dritës,

Ia shterën bëlbëzikrojet e dashurisë dhe vetëtimat e lumturenjave ireale,

Sa sot ky jam unë akullnajuar nga pragu i fjalës deri oxhak shungëllie,

Me qefinin e nostalgjisë veshur në një epokë të pa mbërritshme,

Ku gjurmët e rrufeve më portretizojnë ndër telajon e mjegullimnajës,

Mjegullnajës së konceptualitetit të botës ku durimi s’transformon kurrgjë,

Mjegullnajës së frymdjallit që posaçërisht ngjiz gra për burra engjëj,

Mjegullnajës së kohës që i merr bijtë atit t’i mbetet plakja pa mbrojtje,

Mjegullnajës së shpejtësisë ku po e duam më fort aeronautikën se zanat,

Mjegullnajës së tigrave lignorë ku zbutësi lyp vëmendje paniktarësh,

Mjegullnajës së mosdijes ku fenomenet mistike na e bindin ç’ekzistencën,

Mjegullnajës së bashkimit që prodhon forcë kur veç vetmia të fal guxim,

Teksa mbi turrat e druve të meritës arttarin mantel të filozofimit u dhuroj,

Lakuriqtarëve apostuj që më ndjekin hon pas honi blasfemizmit,

Kur ja që kthehem befas të gjej pikën zero në perimetër gravitacioni,

Duke pritur dorën vjedhurake si dardhë hëne pemës së kozmosisë,

Por sot tej gardhit të së dielës dhe lypsat tok me alienë qenkan pushim,

Sikurse trashëgimtarët kozmopolitë dhe hyjtë rebelorë gangsterizuar,

Dua e s’dua bëhem thika e një zdrukthi që i dhelon arkivolin çastit,

E pas pak sëpatë që sulet rish pyllgazit pas një bredhi mustak’ri,

Teksa më pret shtegun shenjtka e mençurisë fundmi bërë amë kopilash,

Meqë pas e ndjekin mijra derrkucë që i dirigjojnë filarmonitë politikës,

Një pikë qumesht blertëremë i lyp të pijë sisës së etjes brimzezë,

Sakaq ndjehem përjashtuar nga batalioni i gjakut adhuruar nëmash,

Duke mprehur thundrat nëpër zallishtet e shterdallgëve panikbraktisjes,

Dëgjoj të më ngushëllojnë që shpella e shpresës s’u gjendka kollaj,

Ani pse u jam lutur mos flasin për diçka për të cilën s’dij kurrgjë,

Pse ende s’kanë paguar asnjë taksë këshillit të perëndive të vërtetisë,

Pa shpëtim të binden që: e kuqja nuk është ndjellkuqe dhe kur kuqëlon,

Kuqëlon muzgut të shpërdorimit të rinisë që vlerë i jep veç plakërimi,

Kuqëlon prapsh’ecjes-kujtimit ku luleshtrydhe jetësh kullot vdekja,

Kuqëlon tek i urtti dëgjim i gruas kur i jep kundërtitë e çdoçkaje kërkon,

Kuqëlon aktin e bujtjemikut keqan për t’u ndjerë shtëpisë si stuhisë,

Kuqëlon ide’ikjes nga vatra kur seicilit i ka paracaktuar zjarr Zoti,

Kuqëlon llotarinë e dëbimit prej jete kur zemra kurrë s’i zbon dhembitë,

Kuqëlon festës së gjetjes së dashurisë që përgjëron vallzim përjetës,

Bile satëri i frikëtirës s’i ka sakrifikuar as dhe një sheqerkë ideje,

Në mënyrë që të marrë vendim për arrati prej edenit që mban pushtuar,

E thyesash ardhmërie të vendosë raporte plotpjestuese me vetveten,

Tash u lodha së enduri si urithi nën mullarë të bykut të dijenive,

Duhet fort nxituar për të gjetur mes ara yjësirash studion e krijuesit,

Qofttë flijuar hajnisht t’a shoh skemën që duhet të m’a ndryshojë jetën,

Drejt polit të së mirës të më prijë të kthej fundimshëm tek vetvetja,

Edhe mijëra jet’tjera të mos marramendem me frymët sterilo’eterike,

Kur ç’makthshëm e di që kopeja buallicore e idhujnarive nuk ka dëshira,

E kur ndonjëherë ndoshta që kushtet atmosferike të nevojshmërisë,

Prej reve lutjesh e deri teji himalaijanes dëborë domosdoshmërie,

Bëjnë krenari t’i ndjejmë hashashit të farës sonë dhe dheut të fatit tonë,

Dheut që kur do të na mbyllë gojën-na jep të hamë-ndaj jemi uritur,

Dheut që na blaton bukuri kur duam zotërime situatash pasigurie,

Dheut që na e nxjerr shkëncën gjirit veç t’na shërbejë e jo t’i shërbejmë,

Dheut që shpesh bëhet pasqyrë valkeqe ku fëmijët kqyrin veten pleq,

Dheut që letargjie ligat i ruan thelli që, sapo t’i zgjosh-të jeshë faj,

Dheut që të ruan nga miklimat e çdo shtrige-jo nga kurthet e çdo femre,

Dheut që ritualit të shpëton nga malli i melankolisë me pacakun e vet,

Dhe aherë kur dy nga ne vështirë t’i puqësh në një rrënjë mendjeje,

Në kërcyellin e besimit të na limfëzohet i njëjti gjak ekstazëtirës,

Kurrë si s’i mësuam kuptimit që duhet të dijë ç’po bëjmë e jo si e bëjmë,

Edhe pse ekzistojmë në shumë dijeni të mosdijenive tona teorike,

Krejt për mos me qenë në dijenitë e mosdijenive tona praktike,

Çudi si rishmi nuk po e gjejmë dot fosilesh të revolucioneve darviniane,

Globit të konceptualitetit-cilat kafshë na shërbejnë për t’u ushqyer,

E cilave përkushtimisht u shërbekemi bindur për t’u ushqyer ende me ne,

Hm; në dajre naiviteti duar panjohtare na i përziejnë thëngjijtë ritmit,

Teksa përmbajtja folklorike e të arsyetuarit s’qenkërka muzikë,

Por, përshesh me bukë misri paganizmash e qumësht harrimnajash,

Ku lugët e të uriturve për pak lavd kaosojnë në tas të kafkës së epokës,

Zogjtë tremben parkut të heshtjes, bile dhe rinoceronët albumesh,

Oh-dhe kërmijtë majë flokëve aguar kaltëruari të qirjanes sime,

Por dhe balenat brenda akuariumit të qepallës së birit tonë ëndërror,

Ndonëse rend i thjeshtë mbetet hierarkia piramidëzore e shenjtisë,

Hierarkia për mos thënë më: bëjmë të lumtur! por: do t’të bëj të lumtur!

Hierarkia e dobishmërisë së të parit tej fasadës së gjithshkaje duket,

Hierarkia e shkeljes së haresë bekorit vend ku pari të çoi mendja,

Hierarkia e fajit të kandilit kur s’ndiçon për mungesë terrnije a vaji,

Hierarkia e frikës kur po ndjen që u avite kaq pranë asaj ç’ka ëndërrove,

Hierarkia e palmës së familjes që blert pasi shkretëtiret dashuria,

Hierarkia e mos ndryshimit nga askush të vullnetit vul’artë të Krijuesit,

Shpesh na mjafton t’i tritolizojmë malin e verbërimit lirisë eremitore,

Shkëmbejtë e klithave duke ia vjedhur për t’a vezuar kështjellëzën tonë,

Ku tjetrës anë të shkopit të realitetit po gishtërinjtë kasparovianë,

Në skakierën e interesave kozmike na vendosin sërish si ua do stuhija,

E si parzmore na keqpërdorin rreth fortesës së tyre në zemër fati,

Teksa çezmave të demagogjizmit nuk na lëshojnë më ujra përbuzmënije,

Por birrë tharmdehme himnesh për flamuj që s’na i thurën etërit,

Sepse për sa kohë do këndojmë himne urie-do ndërtojmë arena lufte,

Ja që kur mblidhemi si qingjat tok fantazojmë si të mbesim pa bari,

E analitikës së persekucionit qindpalësh pse t’a shpjegojmë tendencën,

Një për një e themel’themeli-i lutemi pesë vakte minaresë së paqës,

Por ja që si një pyll bëhemi bashkë kundër erozionit të realitetit,

Ndikuar nga ujkëreshzat dogmëtare frymëzojmë zanat e pakënaqësive,

E ngadhnjim më mirë të mbesim heronj në kalendarë-se epsh ditësh,

Kur skadon dorëzimi i armëve pendimit këmbana mbet shurdhuar,

Si vallë ngrejmë ministri lufte kur paqja qenka sa e sa më e vështirë,

Vëllezërit e mij të mendimit jepni nga një krah t’i lartijmë kubenë paqës,

Por ja: helenat e tradhtimit seksual, penelopat e dashurizmit hipokrit,

Kur ne rutinaz i këndojmë të njëjtës kërpudhë nimfe gjetur zabelit,

Të njëjtin shtrat trëndafilash ndajmë me jataganët e ekstazës,

Të njëjtin çaj vullkanuar prej limonit të diellit kalbur-shterim etjesh,

Të njëjtin vals i përsërisim varkës së përqafimeve në liqene dhembjesh,

Të njëjtin mulli marramendim për të bluajtur grunjërat përkohësore,

Të njëjtin altar i vemë nën krye adresës së internetit të konservatorizmit,

Të njëjtin përrua yzengjijmë trokthkundërti t’i mbërrijmë krojet blerisë,

Të njëjtin brumë çeliku e gatuajmë klerikisht rrëfenjash eskalibur,

E jo-kurrë për t’i mbrojtur monumentin prej zjarri moralit tonë,

Por gostitë e hardhucave artificialisht fisnikëruar orbitave nderservilante,

Asnjëherë o mëshirtar mos na dëno të marshojmë shterbave territore,

Ku xhirafa e intelektit ende paniket nga kali i pabesisë neoklasike,

Ku bursmenët e injorancës ia blejnshesin aksionet çudibërëse po virtytit,

Ku termoçentraleve minuar të burokracisë nuk u lyp kush energji,

Ku superstradave idealitike krimbat e xhelozisë ia gangrenin furimin,

Mbi suprinën e liqenit të kobit s’duam të na njohë pasqyrimi i irisit,

Dhe pse vegimzhbërazi koncentrigon veç atë që në të vërtetë po ne jemi,

E cila anatomisë demoniano’sociale do jetë diç fare tjetër nga ne,

Veç ja që ia kemi salduar perlën vetes brenda guackës së mendimit,

Flatrapranguar tuj i ruajtur pavarësinë alternative pashpëtimërisë së vet,

Palloin e oratorisë pa origjinë reklamojmë në katedra kuvendesh,

Duke qenë kurora karafilash të zinj lumnimi qark çdoçkaje uzurpojmë,

Pa ditur ç’po humbim prej galerisë gojpahapur të urisë së universit,

Që herë na e afron harta e fatit e herë na i tremb qysqinë duarve të fatit,

Duarve që, si rish u besojnë muskujve për të vënë kryesh kurorë,

Duarve që, i pyesin gjatësinë rrjetës jo epshin e krapit për peshkatarin,

Duarve që, shtrihen miqësisë t’i rrëfejnë që s’kemi dert asgjëje tjetër,

Duarve që, thellë gjinj qiejsh kërkojnë yjet e dashurive adhuronjhumbura,

Duarve që, zbërthejnë komça paditurie bluzës së stinës sa vajzëruar,

Duarve që, bashkë s’bëjnë pleksur një përqafimi e as veç s’rrijnë,

Duarve që, e ndajnë zemrën mij’copa me thikën e pameritës së ndjenjës,

Megjithatë pas malit të makthit të së panjohurës dëborëlashtë,

Formëzohen në gërvishmat e pasigurisë rrjedhat e çliresës së rrufeve,

Rrathët hiperbolikë të frikës nga misteri rish fshihen në kornizë agu,

Teksa tuj bërë gërshet prrooskat e qëllimeve të gjithë galop’ideve,

Në gishta na mbeti steka e banderolës: mos e humbni hapdrejtën udhë!

Por, qenka tepër terrmi për të zhbiruar muzikën e shpirtrave erëzuar,

Kur kujt s’ia bëjmë të ditur ideologjinë që trurit na masturbohet,

Bile as thurim biznes me pije alkoolike të vërtetash mbetur pa etiketë,

Thjesht ketri i fjalës ngjit pishën e punës e sekush mpreh sëpatën e vet,

Ndërkaq që gjetkë tjetrës anë të ekuilibrimit ekzistencës oportuniste,

Shoqatat monopoliste të sigurimeve pyllëzojnë djerrat e garancive,

Me rrënjë pemreja taksash, vlera tritoliane e mbivlera tredhtire,

E rish na mungon ajo që duam kur me shumicë po kemi ç’ka s’na lypet,

Lypet iriqi i mençurisë gjak t’na bëjë shtatin në duam t’a zbojmë shpirtit,

Lypet principata e heshtjes për gjithshka di kur guxon skalit syrit fron,

Lypet ishulli i sekreteve të rrëfehet botërisht pse edenizoi dy dijeni,

Lypet mos zvarrimi pas mallit si aroma e blirit-farës pa mbjellë,

Lypet denjisht t’i vemë emrin çlirim e kuptim t’i japim vegimit sa lindur,

Lypet duke bërë ski pyllishtja e haresë mos të na honë gosti ortekësh,

Lypet korijes së ekstaznjohjes t’i konstatojmë ngushëllim vogëlisë,

Mbi kudhrën e vuajtjes ende shpëtimit po ia kalisim çelësin e durimit,

Edhe kur s’do të hedhim shkujdesive asnjë penelatë joshbukur tablojetës,

Negativazi duke ia prishur me kazmat e mllefit mozaikët mendjes,

Eh, ngrehinës klerikale s’qe kismet çatia e premtesës zanafille për ne,

Ani pse parashuta pahapur e fatit varet nga ajo ç’ka i dijmë gravitacionit,

Dhe pse s’shkëputet asrast nga ajo që bëjmë ç’egërsimit të rënies,

Por ja që s’na ndynka asgjë që pa lejen tonë na futet në shqisa,

Ndër turbina syri e prroskash të gojës, në pus veshi e ujëvarëza hunde,

Hartës padeshifruar të trurit çdo gjë ka gjetur tejpërkohësinë e vet,

Kur ja që ligmie po fyhemi nga jashtqitjet e ngopjes së shqisave amorale,

Nga fonderi syri e baktere goje e kadavra hunde e gjëma veshi,

Kaq strategji efektesh negativizmi ia shtrembërojnë oxhakët mendjes,

Duke na deformuar dhe objeksionet mbi strukturimin e aktualitetit,

Ndaj këndngushtisht horizontit po i gëzohem një gruaje që thjesht veç di,

Di të na i ndërtojë gardh haluçinacioneve e manastirë deliriumit,

Di të na i japë formë shtatëzanie dëshirave që mbanim burgëzuara,

Di të na i bëhet pasqyrë nostalgjisë ku t’i korrigjonim gen gabimnevojës,

Di të na i bindë haretë: në i gjunjen fatit-tjetra dorë e zotit na i merr,

Di të na i imponojë fantazisë që ëndrrat janë më rreziktare se realiteti,

Di të na i mbushë trungjet e dëshpërive me myshkun e përqafimit,

Di të na i algëzojë të qeshurat pluhuruar e di të na bëhet shtrojë yjësire,

E pas teleskopë mungesës përçast shohim tej vdekjes po atë fytyrë,

Që bajonetisht është, ka qenë e do të mbetet detyra e çdo burri,

Ani pse ligjet e pabarazisë natyrale e konceptuan për poshtë meje,

Edhe aherë kur kanunit të nënshtrimit më adhuron po nga lart,

Ushunjëzat e së keqes ende duan të më bindin që mbeç robinjar gabimi,

Pse hidhmash e kam kuptuar që s’ia vlen t’i dhurosh tulipanë lajkash,

E fort idiotësi qenka t’a hipësh në karusel argëtimi-seksin tjetër,

Por lajmsjellësit e mirnajave i mëkuan ardhmitë fshehur kozmosive,

Me qumësht ndjellgjelbërt grashë burrnesha që-si ditën t’i shenjtëronin,

Kurrë pa thënë: e ç’na duhet ky pjalm që flladëzon murtajshëm,

Embëlthsirat tharmtare ngulmën t’i qëndisin qefinët vetmallkimit,

Ashtu siç dhe guxojnë t’i thurin kurora ninullash me luledëbora drite,

Për brilantet e vezoreve ende pa stolisur brenda të arttës kuti sperme,

Spermës përkohtare që yjelargmë thyhet nesh e pasm pagjykueshmërie,

Spermës që i magjeps maminë agut t’i hajnë byzylykfatin të salindurit,

Spermës rrëshkittare si shkëmb që veç honit kupton: ulur ishe majë,

Spermës së parasë që tradhtimpas pret të ribjerë në sevda me ne,

Spermës së gabimit pashlyes për t’u strukur gëzof’fajit të së tjerëve,

Spermës proverbore të thënies: kush derdh gjak ati paguan në gjak biri,

Spermës që kqyr brendësie prizmin e njeriut-t’i njohë dobishmëritë,

Qoftë në nuse shterpa kreshnikësh apo vjehërra xheloze mari’kyrijëse,

Krushka orgjiztare nobelistësh apo kunata lezbiste kancelarësh,

Motra babatradhëtuara ekstazërie apo kushërira epshesh murgeshëzore,

Mbeskëza llastimtare inçestesh a dashnore presidenciale sadizmash,

Gjithë velat e jahtit të lajthitjes na shpien veç valëve të vetvetes,

Por s’jemi ne kuzhinierë të këqinj kur gjellën a lëbyrtë e hanë të tjerët,

E as të tjerët s’janë gjole neverie kur pulbardhat duan t’ua hamë ne,

Thjesht po lodrojmë në një teatër ku dialogët instiktivisht po përsëriten,

Sepse sofoklinjtë veç lindin e rilindin nga vullneti llahtaran i arenës,

Fundazi ju thashë që nuk qenka turp të përjetësohesh i pa nder,

Si dhe s’është monumentim jeta të poetëzohesh mes plehërimnajash,

Çdo rast që qëllimisht shkëmbehem me muzën orbitare të astronautikës,

Prej xixëllimave shuar tej qelqit të dritares së mallit metamorfozik,

Gjarpërinjtë e përshtypjeve pëshpërijnë se jemi takuar diku helmëtire,

Helmëtirës ku shpesh u kapërthyem rastësisht rruginave sahapura trurit,

Helmëtirës që nevojitet më rëndësishëm se dhe kujdesia për të tjerët,

Helmëtirës së mungesmikut që çdoçast jeton në ne-si ne shpirt tij,

Helmëtirës përgjërikuisëse të qenit për zotnë dhe kur e kafshon,

Helmëtirës ku buza të më ketë ç’shkëmb gjiri ti thyej malit të një zemre,

Helmëtirës shpatballëpërballëse në bindjen që dhe armiku adhurohet,

Helmëtirës bujarore që veç aktit marr’dhënës lyp blatim pa interes,

Patjetër që tok kemi shkëmbyer stuhirazi pelerinat e orgazmave,

Kur akullnajia e shpirtit na ish mbushur ujqër vesesh e kojota instiktesh,

Dikur pra në cirkun e së djeshmes apo në koloseumin e së nesërmes,

Si tashmë sot do të jemi takuar arratirë-ikona murgërimi në ferr,

Por me një zjarr të florinjtë kompromentimi e binda hyun rish të dal,

E ti e paske dehur aromdafinash kurvërimi që, ngulmim më ndoqe pas,

Hiri i takimit tonë ish teh i një vetëtime idiote e një lisi fort përdëllimtar,

Majë një kodërze lumnimi lartur kokalla fjalësh: as fildish-as gëlqere,

Kurrë pa u mbushur me mishrat e premtimit e gjakrat bekimorë,

Megjithatë skelë pas skele predikimash ngjitemi shagallizmit të smogut,

Pas tymvjellësit të krematoriumit ku po i pjekim kafenë ngushëllenjës,

Bashkë i mbjellim bliret e vuajtjes e limonët e dhembjes në parajsë,

Apo s’ka pse t’a llustrojmë me dritë pajtonin e gatitjes për atje,

Mirë pra, vazhdojmë rendjen ndër bregdetin e trishtit sqetull perëndimit,

Unë një kalë i sa mbytur anijeje e ti pela e dallgës që i loton mbi,

Pela e dashurisë së re që si t’a plotësojë zbrazmën që la para’ardhsja,

Pela e dlirësisë dëshirore që duhet përdorur të kënaqë dhe të tjerë,

Pela e çmendurisë së hidhërimit të sotëm që u mençurua veç dje,

Pela e historizmit këmbngulazi të na harrojë thjesht të guxojë përsëritje,

Pela e arratisjes nga realiteti ku hyu do të na ruajë nga vetvetja,

Pela e fundmit të botës që ende nuk besoj se ndodh kur të vdes unë,

Pela e kënaqësisë rastësore që, kur s’t’a fal-ia vjedh çdo njeriu-në e ka,

Por në tash më vjen t’i gatuaj një bukë urimadhe lotit-me miell dheri,

Për pacënueshmëritë e kufijve të paplotësisë aureolisht shpirtërore,

S’ka pse ftoj sofrës dhe të tjerët të bëhen festëtarë fatkeqësimi,

Ari i qarjes së tyre është përjashtuar nga unë kur lutem të mortoj a rilind,

E qerrja e budallallëkut s’ka pse të m’i tërheqë aksrrotakët e kohës,

Banderolat e imitimit u zenë sytë e as i gjegjin krateroret klitha,

Mos farëzohen qindrash nëma të tjera që instiktit i shpien panjohjes,

Çerdhtirash pa adresa të aleancave ku lidhin kufij orgjiadat e lirisë,

Parzmoret e të menduarit e heshtat e të vepruarit na përzenë prej vetes,

Alkimisht krijojnë kushte hyjore të përshtatshme kultivim kompromisi,

Kaq çekanë na ngulin gozhdë detyruese mbi gjymtyrët konceptuale,

Edhe kur jemi mbi kryq rikrishtërimi-deklamojmë cënueshmëri,

Pa të drejtën për të pasur varr personaliteti në ushtrimin e inteligjenciës,

Lutjefundmë për të kuptuar që konsensualiteti mbet huazim dobësie,

Degza fjalësh kësaj peme as ngjitemi e as zbresim tek thjeshtësia,

Thjeshtia e leximit të mendjeve keqtare-të jemi hapit para fort mbrojtur,

Thjeshtia e trajtimit të bashkarmtarit si kriminel-për t’u bërë i tillë,

Thjeshtia e plotësimit të paktepaqës t’i përshtatemi vendit ku lindëm,

Thjeshtia e bindjes së zanës që unë jam udha që e çon lumturimit,

Thjeshtia e egoizmit kur djallkëza është mundësia e vetme drejt familjes,

Thjeshtia e sakrificës për t’i falë emër pjellës-qoftë gjarpër lindur,

Thjeshtia e rritjes së bijve ëndrrash skifterore dhe në qiejsh s’ke fole,

Padevijueshmërinë e kohës dhe kur s’e krijoi zoti para nesh-e bëri pas,

Jo veç me atribut të kujt ndërton gjithshka por edhe që di e ri’shkatërron,

Duke i lënë ujrat e jetës të vijnë e të ikin prehrit të vet duke filtruar,

Pishtari i ogurit astrologjikisht t’i puthë dhe pangjiztarët yje panjohjes,

Përmjet mbrujtjemisterit tonë-t’i mbetemi roja e hajna thesari,

Hallka të po hapnjëjtit zinzhir eshtëror ëndrrash që kurrë s’do t’a këputë,

As kur e tërheqin dinozaurët e harresës nga njera anë e njohjeunit,

Kur prej tjetre anë me fuqi të pameritta njeriu tërheq mjerëzimin,

Pra, ne zbulojmë veç ditën kur na troket në nevojë një zgjidhje finale,

Dy pemë i bëjmë një rrënjë e frutet kaq bujarie ia ndajmë toku,

Kur krejt gjithësia ka pranuar pa lutje t’a barabarë bekimninë rish me ne,

Pse beson që fundkah do t’a rikërkojmë dijen që na humbi udhësh,

Ndërkaq që pas shkopit verbor të së vërtetës jemi lodhur eksplorimit,

Tuj respektuar njeri’tjetrin mentaliteteve mendeleviane trafikinfluencash,

Nga pozita politike që ka vjedhuar seicili në tabelën e qytetërimit,

Kush s’i mbjell një ulli pyetjes: E ç’mirësi i prodhuam shenjttërizmit?

Por, jemi ushtri e të dobëtve, s’luftojmë-veç i pabesërojmë emër triumfit,

Triumfit që dhe në paraqitet me një dorë e një sy-rish e pranojmë,

Triumfit që dhe me palcë qenieje paralitike-i jetojmë qark vertebrave,

Triumfit që dhe pse s’i pëlqen kundërshtarizmi-ka etje tradhtimi,

Triumfit që dhe pse hyjnon ka nevojë për aleatë si vetja-kurrie perfektë,

Triumfit që dhe mes altarit të vështrimit të të mbajë-s’di të të shikojë,

Triumfit që dhe ndodhtë të kthehet kujtimesh-s’e njeh veten nesh,

Triumfit që e shpik jetën tej vdekjes pse nuk guxoi t’a pranojë vdekja,

Kur ende askush s’na e thotë që shpesh është bekimi premtuar,

Përgjegjësisht para gijotine të bësh një krim në betim drejtësie ndaluar,

Hershmi do të thotë t’i veshë një kurorë lavdie mbi krye të vërtetës,

Mos do m’a quani tjetër krim dhe vetflijimin në pacënueshmëri olimpi,

Zeusi di të na justifikojë pse të prodhosh vdekje rish mbetet dobishmëri,

Kur lindim jetë provokojmë oktopodë paniku e peshkaqenë poshtërimi,

Teksa i kërkojmë kauzës së krijuesit ndonjë difekt përkryerjes,

Vogëlsisht pa vënë re se ç’mirësie pa inventar na e vezullonka fatin,

Por s’e zgjedh ky bujar skllavin, ky robth-mëshirtarin, bile dhe e ndërron,

Tash e mëkatit frymë s’qark, veç na futet trupdritshëm errësirës,

E porta ogurvetme e shpëtimit duhet gjetur për t’iu arratirë vetbesimit,

Duhet dalë me çdo kusht nga ndjellarttët kafaze të egoizmit e zilisë,

Për t’u fshehur duhet gjetur një tjetër jetë virgjërante në dyzimin plottar,

E kur të të gjejë fantazma-sekrecionesh ardhmie t’a hënëzosh botën,

Botën kredhur në zjarre uiski pasionesh të miklimave pa logjikë,

Botën ndëshkimdrejtë që s’pranon e as i jep drejtësi të tjerave botë,

Botën pa modesti që e di pse do shkelet nga tjetër fuqi me putrat sa ajo,

Botën që s’e quan zeje zgjedhjen e miqve heshttarë-jo memecë,

Botën ku uria i ngre qeli epos’reja sociales makutëri rishpërndarjeje,

Botën e kupolave puthjepërdiellta zhytur në varret e gjalla-besimit të zi,

Botën populluar plantacione dogmash që çudi si s’i ka paniku trafik,

Anatomia e shpirtit.com-hapur i mban dritaret kisha dhembave,

Pa hyrë rrënojklithës për t’i parë mospërsëritmë operës së gabimeve,

Ku çekanët e kronikanve ortekët e eshtraengjëjve i quajnë harmoni,

E, gozhdët e papërdorura në bankat e fajit i pagëzojnë me nofka faljesh,

Kryqet përdorin si simbol ringjalljeje kur as jetojnë tek ky relativitet,

Ku po vet’torturojmë gjenezën për të vrapuar më shpejt se drita,

Teksa unë ende në vitrinë eremitëzimi po i adhuroj sandalet e pa këmbë,

Pas pak u thyej dhëmbët kutive që s’arratijnë raftesh konformiste,

Drejt një shtegu pa gjurmë, a një lumi me luginë veç mes kafkës sime,

Ndoshta diku gjejmë profetët tuj mbjellë një varg dherishta zemrash:

Të mësosh-virtyt fëmijësh! të kuptosh-filozofësh! të analizosh?-poetësh…