të dytat POEMEZA – PA TY
PARATHENIE
Kur hajmalisht t’iu kontrabandohen eshtrat borhesve e të shekspirëve fantazma t’i blejmë ankandesh
Kur letra të kapërcejë çmimin e arit dhe muzave t’u ndalohet hyjnori gjunjërim ndër bordello
Kur turpmendjet klonisht të haindelbergen miliona kopje e çdo medalion lavdi të riciklet lastrashi
Kur metaforat të rrëzojnë tiranët nga piedestalet e hiperbolat t’i ndërrojnë mikroskop komunikimit
Kur i pa gjuhë të shpallet poetizimi i shpirtrave-të pa konvertueshme do jenë ëndrrat etni dashurizmit
-124-
Po të gërmëzohet një gjuhe të humusuar kjo do të thotë se pret rradhën e ciklit të krishtiadës
S’më ka rëndësi as në se pllajat e syrit m’i mbjell me ullinj a ndërton një të re Trojë fajpapenduar
Qoftë shkëmb që kafshon erërat majqiellit apo gurth fshehur llumkohës njëlloj diamantëzohet
Tundim shpirtlakuriqësisë s’më pyet për emër dhe as ia kërkoj origjinën ikonike bukurimit të faljes
Kur fatit tok ia pranojmë jaht dashurimi një arkmort-kryerje i dëshmojmë misionit kombformues
-125-
Gijotinisht kur duan të na përdorin si shembull varet syve të kujt na i rrëzojnë piedestalin hyut
Dialog simbolesh kurrë konspirative-thërrmimi i altarit të faljes prej tehut të kauzës penduese
E ja që tash koha s’i pranon mëkatet individuale kur në të tundimit atdhe bareshojnë mijra hiena
Ndonëse si qytetarë kozmikë s’mjafton jeta t’i bëjmë keq adashëve njerëz ndër të virtyteve kovaçana
Pse dashuria humbur festa mirësisë dhuruara emër fatit s’i vigjëlon drejpeshimit të kryqreferencës
-126-
Drapëri kalëron nëpër pëllëmbën e begatisë dhe i shkretëtirës epsh si s’paska të sosur
Lakuriqësia e fjalës i poqi milingonat pa një çadër rrënje ku t’i fshihen përkëdhelave
Dhe lumi i pëshpërive shpëtimtare ka shterë e madje edhe busulla etur e devesë së muzgut
Sulmi i hijeve të mrekullisë në ikje ndoshta bukur na e le të mbarsur së paku ëndërrirën
Si një shenjti t’i falemi kallirit të mëshirës ku kokrrat e puthjeve të na i mbjellin ndër gene qiejt
-127-
Inferioriteti s’na paska piramidë por as edhe shkallët e turpërimit kurrë vatikanizëm
Teleskopi i moralit na adhuronka nga kozmosia po në të panjohurat gradë vetpërbuzjeje
Si alkimistin që më së fundmi e shndërroi lotin në ar dhe hakmarrjen që lindi kovaçin
Veç gjaku mbetka i patjetërsuar në shkëncën e premtuar të dritës kurrshthuruar dashurimit
Dhe gjunjëria e pa kombësi kornjëzëshme: faleminderit astrologji që na mëson poshtërimën
-128-
Kurora nuk mund të qëndrojë në majë të bajonetës si as froni vallzimtar ndër valëzimat e lotëve
Kori i plumbave i këndon lavdit pasi ç’prangoset shënjestre kur varreve u mbyt një dyzinë poetë
Hakmarrja e re lind nga mëma të vjetra kur faljes së vjetër ende s’iu ka gjakuar zëri ungjijve të rinj
E përderisa besimit s’ia pret kërthizën vetflijima a ateizmi plak mijëra perëndesha lindje vetvetes
Dhe oborrit dashuror s’i mjafton skeptri i seksit kur unazshpirtrat s’ngjizkan me eshtra engjëjsh
-129-
Parametrat e magjikut qëllim në bujtbotë guxova t’i direkoj një vele e më tha: jeto kohën tënde
Muret e një kauze nisa të lartësoj mbi themelet e një kështjelle malli e më tha: mbro kohën tënde
Guackat e tingujve mblodha breglum një harmonike nostalgjie e më tha: këndo kohën tënde
Shpatën e një hakmarrie zhvarrosa legjendave t’i rifal emër krenarimit e më tha: vdis në kohën tënde
Zemëruar haluçinacion mosmirnjohjes mbetur i ve trashëgimash virtyti më tha: dashuro tëndin fat
-130-
Nën retë akorduar keq të imponimit të parasë pelerinshëm po lutem të më përdorësh
Lulet kumbullore të kaçurrelave dyshimtare të të mbroj nga të engjëjve lot që lig dhembohen
Sa për të virgjërin bardhësim të dheut ku shkëmbim genit m’ia merr krejt azotin shpirtit
Aq dhe për të shenjtin gur zmeraldinstikti që prej qiejsh inkoshience tash t’a zbres mbi sy
Si çdo ndërtues për të të rikujtuar që dashuria s’ekziston tempuj vdektarësh e pa flij
-131-
Jo të gjitha konstantet e perceptimave mund t’i quanim të hadithta në dialektin e aristotelit
E mbjella fjalë ndoshta bëhet pemë kur asnjë besim s’na bind që edhe profetët si ne do rilindin
Kur beft çdo muzg na zgjon mitrës së një pikpyetjeje padijenie e agu na i kapërcen trurit shekull
Lypen gjallëruar qindra plakje rrëfen im stërgjysh që të mbetesh përjetësisht duar’ri shpatar
Pa harruar së shkruari dhiatat e dështimave dashurore pse krejt tjetër gjë e mendjes shtatzani
-132-
I tejmëti përçim m’i ka mohuar zhvendosjet në mijërat udhë nga do më shpinte koha tek ti
Të pafundtat mundësi komunikimi me dashurinë ia përjashtojnë vullnetit teknologjitë
Kjo do të thotë se i ndjenjës planet e ka zhvendosur aksin edhe pse të pa apokalips
Po në të njëjtat gradë astronomike të shtrembërimit të kryqit të klithës sate kërkim meje
Ku kompasët e horoskopistëve orbitëzojnë yjet e kurrmbërrive astrologjisë së syve të lot’lotit
-133-
Mes gjithshkasë që duam ne e diçkasë që na servirin të tjerët zhvendoset një kohë boshe
Mund të ketë specifikime të të gjalluarit por jo jetë në kuptimin e ri’riciklimit të vetvetes
Galiletë e shqisave dhe kolombët e ndjenjave ndër koordinata nevojash na kryqëzohen shpirtfatit
Hyj të na shpallin parapërcaktim premtimit për të na i mbyllur portat ku djajtë falin shenjtim
Po nga e Atit parcelë opiumi ku ti adhuron vjelësin e unë murin e dritës që xhelozisht na ndan
-134-
Për të vleruar veten duhen fshehur edhe për t’i zbritur shkallët që të ngjiskan tempuj prometejve
Lypet lëvruar jo veç e gjakut arë nevoje por shkëmbishtja e domosdoshmërimit së mendjes pari
Pa neglizhuar frekuentimin e jazzklubeve të liganisë sa për t’i njohur muzikën moralit të ndaluar
Armët e bekimave gjithkohazi duke mprehur thjesht për t’u mbrojtur nga shpikësit e antiarmëve
Sado ndihemi të ruajtur nga shpagonjqiejt kur s’duam vetveten s’ka se si të na duan mëshirtjerët
-135-
Do t’a lakmoja lejen e Dantes që si antivirus të më përdorte Virgjili në web’in e purgatorkohës
Qoftë pa liçensuar t’i kisha të drejta përdorimi çdo arme piratshpikur fatit ndëshkor e shpërblor
Të padukmin pisllëk shpirtrash para se bekimi t’u hapë dyert e rrath’hirit hyjnor durim t’a dilitoja
Duke e përjashtuar perëndinë prej paqë mendjes kur e zeza lufton bardhërimin pa ligjet e dialektikës
Pse yjeve të parajsisë ku prin shtegtim Beatriçja të na presë s’ka mbërrirë ende alegori e jo më njeri
-136-
Nëpërmjet këmbëve ditët mëshirore kontaktojnë me tokën ku veç zhgjëndrat na banojnë
Kur ndër ditaret e së vërtetës padukazi një dorë hyu shkruan pse jeta bëhet në mendje
Në padytësi t’amerikave adhurore kryqi ka të njëjtën fuqi poseidimi si ndër të përbuzjes izraele
Gënjeshtrisht mijëra jetësh të na bindë fati që parajsa dashurisht qenka qiellore e jo evolucioniste
Edhe nëse kjo provë për t’iu qasur virtyteve të Krijesorit s’na e çmonka të shenjtimit mrekulli
-137-
Mekanizmat e sensibilizimit për përshpejtimin e fatit on line na ofrojnë çmime shërbese
Aleatë të ngutjes na i përjashtokan ndikimash bandat e faktorëve që kushtëzojnë udhzgjatjen
Si gjithsendërtorët pa ditur që luftrave prijnë kampingje menstruacionesh ku rekruten qëllimtarët
Madje paska një kohë të qiellt për çdo gjë që strategjisht u fal gjak kështjellave e lot farkave
E ç’t’a kërkojmë kur veç ajo e di si dhe kur do na gjejë për t’ia plotësuar profecirat sekrecionizmit
-138-
Energjinë e kuptimit të përçojmë nga tonat buzë ndër të tjera puthje dashuripamundurish
Kjo mbetet ngjyra më e rëndësishme e verës që duhet dehur edhe kur na e tharmka zjarretjen
Ani pse u lypka më fort t’ia dëgjojmë oshëtirat e heshtjeve që metaforojnë plotësirën
Kur hyjkan nesh e gjejnë zhgënjyeshmi dimensione të panxënshme mes kodeve rimonjëse
Ç’ka penën e syrit na e kredh kallamar obsesionit të së tyreve zëra t’i gjejë papirus lotit
-139-
Ndër të ndyrësive galeri koleksioni s’ka ndërruar asnjë pikturë edhe pse riciklohen autorët
Penelatat të udhëheqin drejt duarve si ngjyrat nëpër sytë ku gatuhen ardhiktaret kohë
Një e mbinjerëzishme hienë duket se s’i gjen antivlerë dogmës së urisë për të dashurizmit pjella
Ndonëse në di e i zbulon shpirtit dyer ndillesh gostive me mish engjëjsh e verë palcapostujsh
Thjesht tuj e konsideruar trupin një tempull e pastrojmë ende me mëkima shenjtërirash
-140-
Një projekt abuzivizmi perfektësisht më lypon t’a shndërroj në kauz ani pse s’më kurrndjek njeri
Pishtarisht kohët e pa duar më stafetojnë ëndrrash ende pa argjilëzuara nga ku krojojnë shenjtitë
Prej lotit lind kalendariku cikël jete pa i ditur atësi ati bekimit e as emër njerke kudhrës mallkore
Ku i qëllimit çekan më hallk rrahje gjakut zinxhirët që më mbakan lidhur me idenë e profetizimit
Fundi mbetur epokzhgënjimës një nevojë për të ndjekur paku dashurinë që më mohon vargpari
-141-
Çudi si ende s’ia shpërbashkojmë elementet psikokimikë konglomeratit të shthurisë morale
Politikisht teleskopët e analizave na përcjellin në portofolë gjarpërimi që ëndërrojnë engjëllzim
Kur çdo pornogej e di: s’ka rivirgjërim pa kryqim e çdo krisht pas rilindjes do t’a ridonte atin shenjt
Mashtrimtarët lypin tempullorim e dafina dhunstrategët e ç’prangim virtytesh të kurrpërmbajturit
Tok bëhemi kazma varrezë filozofisë e as dashuria s’po na i gjen instiktesh se cilët janë fatgabuarit
-142-
Kush e ka të konservuar me tepricë nuk të detyron t’ia pranosh dhuratë një kg dashuri
Meqë i njëjti mjaltë e urdhëron t’a urrejë mbretëreshën bletë e t’ia përçmojë lulimën e rrethanive
Insistimi i të pandryshuarës shije polarizon tokën me kokën si të ekuilibrimit anasjelltësi
Madje dhe eksperimentet e përsosurisë së ndjesisë do na shpinin eksperiencash kanibalistike
Ku parametrat e sheqerit gjuhe e eshtre janë po ato që edhe ne na i hajnën kur s’do deshëm
-143-
Periskopi i një dashurie të shenjtë sa nxjerr kryet në dritë thonë se mund të të ndryshojë jetën
Sytë që s’njihkan frikë nga asnjë suferinë terri qenkan i patëdyti kusht në ripërmasim të vetvetes
Shpata e vullnetit përçor që perceptualisht gjendet tej mureve të gjithshkasisë na mohoet
Dhuron shpresën se dhjetë inspirimat do na i ristrategjinin fituesit kryqëzorë të krejt fateve
Ani pse kapërcimi i tokëqielltë do na detyronte t’ia minonim ujrat e nostalgjisë virtytit
-144-
Pse kështjellëzuar i qarkon mure emrit kur duhet të japësh atë që do edhe për vete – sigurinë
Luftëtarëve të shpirtit fantazmëruar e tepërt t’ia ftosh flijinë gostive në hanin e përkohësisë
Kur vetmohuari po t’a falin jastëkun mbushur yje të paqës kozmosuar për të tjerë
Perëndishëm pa të të pritur kamp falenderive t’ua kthesh pendimrish heshtat duar’pa
Ndonëse kryqet e mirënjohjes koordinatat dheruar ia përcakton jashtë parajsim zemrës
-145-
Më mirë se asgjë një maket anijepiratësh mbi PC kur detrat vidhen nga delfinë me kravata
Elikën e një rulete fatshitur ndër gishta kur paqja apokaliptike e universit nuk ndez shtjellë
Princin e një përralle kështjellë mendjes kur i vërteti skeptër i kartificialon gratë badiguardëve
Ikonën paravirgjërore të amëkrishtit kryesh kur etërit e kërkojnë shenjtërinë dhe në birë ozoni
Arktik drite pse t’i latosh varr dashurisë kur një puthje lamtumire grish më shpresisht se kurrgjë
-146-
Kur jetoja me një ujkonjë mësova se trembja prej yjësive qenka detyrë e respektueshme rracore
Fshehja quhej lojë ku asnjë rrufe mos na e gjente strofkullën ku duet’alurisht i faleshim dëborës
Sapo mbyll portat e inatit qielli dhe të pakujdesive kope pasionegrazi na enden nëpër pyjet e syve
Ortekisht ndër rrëpirat nga na thirrnin ua linim pas gëzofët për t’u mbledhë kërmat i natës panik
Sot tokjete me një stuhi dragonjisht ballafaqohem pa ia mbathur me tërçka më frikon nga vetvetja
-147-
Do t’a doja qytetin e një femre pa varrani emraçskalitur prej erozionit të lotit kurrshndriruar
Pa datat lind’ngordhëse mbërthyer kryqeve të kujtesës në gjuhën harrimpashpikur të fshehjes
Pa impiantet e përpunimit të mbeturinave të aventuriadës e pa fabrika ricikël gabimeve
Pa ikonat e mallit për shenjtërinë vetzhvirgjëruar në çdo festë flirtimi pafajësisë së nevojës
Do të t’a lakmoja korijen e ëndrrës të mbetej e pa ndryshueshme e tej’jetazi rioshe o shpirt gruaje
-148-
Sikur t’a ushqenim trurin me një të dhjetën e sasisë begatore që gllabërojmë çdo vakt
Do mësonim të na vinte keq për dëlirësinë e ngadalësisë së pjekjes dehëse të birrës
Do t’a falnim vallen e lulediellit për pabesirat e kolesterolit si do fajësonim diabetiken tokë
Do gjenim shkas t’iu lypnim falje simfonisë së deleve si sopranores virgjëri të luleshtrydheve
Por nëse një të qindtës së urisë t’i injektonim klorofil dashurie do na ribëhej mitër natyra
-149-
Nëse në një zjarrvënie do gjendesha mes një grigje profetësh si t’ia mbathja pa ungjijtë ndër duar
Miqtë m’i ruakan skalirë mendjes kur gjithnjë më duhet të rikthehem korrigjim pendimave
Jo pse thesaret i ha hiri i kohrave e as se i të vërtetave arkivim më mbron hajni moralit
Gazmoj të jem i shpëtuar e shpëtues kur në ç’do mundja do qe jeta pa të dashurive rreth
E të braktisja çdoçka në udhën ku i thërret qielli fatet do qe njëlloj si t’a ndizja vetë të parin lot
-150-
Nëse unë ze e sythoj kopështin e bëlbëzimës ku yjisht po i ngre murin mohimnajës jotja fjalë
Ti i mbaron përshkim qiellimit të shpirtit ku filloi të engjëllzojë reve ëndërrimi im
Sido që kuptimit i vrapon nëpër shkallët që të shtrokan rrufetë për të qenë fatrish tokëzuar
Me kurorën e ujërave të vallzosh edenit ku kam dalë të gjakngjyroj të mbjellat e të korrat
Ku dashuria më urithëzon portnjëjtave bira prej ku ylberisht nxirrka kryet gjarpëzimi
-151-
Pas enciklopedisë së gabimeve mijëra biblioteka aleksandrine justifikimesh hirin koleksionojnë
Bajonetat balladizojnë autokritikat sikundër duart i lypin falje solemnitetit të luftrahumbësve
Fituesit studiojnë astrologji ndërkaq që gratë i shpien të rrëfehen ndër katedrale masonike
Ku dimensionvërtetat dashuri në libra shpirtrash i kanë shkruar prijësit e kolonisë së engjëjve
Pa pasur frikë nga të zotspostuesve apokalipsi kur s’ka më sot e tutje kah fati por veç tani
-152-
S’ke si t’a dishë që skllavëria i ndërzen shtatanikazi bankat për të ngjizuar mitër hiçit metropolet
Barabrinjazi dy këndeve kundrualli më parë se në ëndërr të ishin arkitektuar me po aq shenjtëri
Një varrezë ku koha t’i gjejë rinj’emrat ardhësive dhe një hambar mbeturinash ku feston harrimi
Universitetet i ngre i urtësisë mosdisiplinim e sa për stadiumet-ndjenja e ndërrimit të klaskauzës
Kovaçanat e materniteteve bëhen vetë furrnalta kur e vetmja gjë e kurrdemagogjishme seksi mbet
-153-
Po të mos kishim shumësinë e kallinjve s’do bekonim grunajën florinjëzuar në shpirtra
Në na mungonte i kryqeve pyll si të flisnim për dhembat e lamtumirave parajezusore individuale
Ndoshta s’do i përmendnim fare piramidat familjare qiellnëndhesore majatakuar zemrash
Madje mund të mos pranonim që palca e mijgjyshit tim të lëvrin vrapit të stërmbesës hënore
Si sot të ndjej zemërparzmoruar si më mbron suferinave të së panjohurave dashuri teharplorta
-154-
S’paska ushtri të mundurish kur dhe oqeanet përbëhen nga fate krojesh individualizuar
Gjatësia e vrapimin nëpër të kohëve etje ku s’na mbeti pëllëmbë dhé pa farë kobesh ardhanike
Domosdoshmëritë i përcakton mbërritjes së qëllimit ani kur mbështillesh flamur ëndërrie
Meqë erdhëm për të ruajtur pishtarin e jetës pse të frikohemi nga duart që luten t’ua besojmë
Gjak kurajoje lypet dashurimëza ime jo veç për t’i dhënë gji vdekjes por edhe spermim rilindjes
-155-
Krimbi po ha shpatën si truri bren kafkën si akulli ngrin flakën si pendimi ngujëzon falmën
Duar më duar i gabimeve alfabet u bë rreth ku në mes akademikët ruhen jermim metamorfozave
Faji vetlavdet pas një parzmoreje qelqi teksa i tungjat shënjestrim një shigjetë kohtjetër
Milingona bën rrokadë me bletën kur tradhëtorë e aleatë pelerinat përkushtore ndërrojnë
Perlëzohet ndjenja guackzemre si i mirënjohjes oktopod përqafisht i mbyt kadavrën dashurisë
-156-
Edhe transparenti gërmëzim i mendimeve kurrë gjelbëruara prej krojekreshtave të gojës
Filluar luginë arsyes përmes pyjeve të pse’ve ku më parë u ka myshkëzuar pakoha
Më bindin pse panterën e ndjenjës m’a ndërsen krejt të tejdukshme ndaj s’po të këqyr dot
Si çdo vërtetësi s’të adhurokam kur më avitesh me magji stuhimi e largohesh mister puhizës
As kur plakëruar t’a shkërrmoq misrin e trurit mbi të virgjërin dhé shpirti dejpalëruar
-157-
Nëpër pasqyrat e sivëllezërve adhuron luani vetveten në krejt përmasat e mbretërimit
Dhe rish i turpëruar ndjehet për poshtërimën e të tjerave krijesa në nënrenditjet epokale
E çmon krifdielltën e atit që di t’ia mbrujë dritën e plotpushtetit ndër të tjera saga alurenjësish
Pa ia gjetur dot emrin në e ka dashuri a nënshtrim përulësimi i delirimit të dëliruar
Përderisa ç’ka ka s’e ka për të marrë kurrgjë dukjes por t’i japë shërbime ndërshkallëzimit
-158-
Nëse këmbëngulim që historia intimisht i nxit ndryshimet për kahkeq tash jemi të kundërtës anë
T’a zhbënim ogurmirin akt aktual lypej të mësonim kompozimin me bajoneta mbi lëkurë lotësh
E ja që tash s’befasohemi kur stërgjyshërit hipin mbi monumentet e këmbanorit kërkim të faljes
Ku në fakt shpesh kemi vendosur t’ua gdhendim emrat gjithë perëndive skllavërore të fatligësive
Pa e parë sotsashekuj pas fantazmën e dashurisë që reciton nën aq virtyte shekspirianët ungjijth
-159-
Lindja qenka veç pika e të qenit kënd gjysmërrethit të sipërm në ekzistencën subjektivisht materiale
Krahçelikazi duhen shtyrë prerdrejtëzat për t’i nxënë derdhjet dhuratave shpërblimpërpjekëse
Por gradët e fatit nëpërmjet influencave të natyrës ngatërruar kompromisesh garojnë me qiejt
Engjëjt e begatimit ndonëse i japin ndihmesën më të mirëve u kthejnshpinë në s’u bujtin pranim
Justifikimit se hyjesha e dashurisë mëkatfalëse qenka më e perëndishme se am’bija e papërlyerjes
-160-
Pres një palë duar të qiellta të m’a ngrenë kovën emancipore nga pusi i gjakësim kujtesës
Pres kërmillin të më mësojë të qëllimeve kështjellim dhe shpatën të di ç’është dheu
Pres mbërrimën e fundklithanive kahkundërti t’u ndjek gjurmët e të takoj të lindjes yje
Pres magjinë alkimiste të më ç’thinjosë ujërat ku kqyroj si mes zabele reve engjëllzohesh sy lotit
Pres të thuash mos të pres ç’më ortekon jeta por ti ç’më krojëzon të jem po aq rrezimlumtur
-161-
Edhe pse pashkruara skllavërisht lypet t’i zbatojmë pse me fatin s’mund të luhet pa rregulla
T’ia kapërcesh të 333 portat bekimave do duheshin po aq rilindje t’i gjeshë ndër pyje zvastikash
Pa i pohuar kurorëzuesit të kënaqësisë që s’ka të tjera kur udhshenjtimat janë ç’matematikore
Diku daltonizmi mund të të ngatërrojë brokën e verës me të lotit apo të t’i qiparisë palmat
E sa e sa fort e vështirë jetë për gjithkënd që s’u paqtua para mijëra brezash me humbjet
-162-
Sado t’i vetndërrosh emër fajit autorësia nuk pranon t’ia tjetërsosh gjuhën jehonës
I njëjti gen ndër të reja penalitete guxim e udhëheq ndjellverbërt palcën sterile të instiktit
Ani pse gjykatësitë s’duhen ripërsëritur gabonjive kjo do të na ndodhë veç në lavdndërprerje
Kur çakallica mos të ketë më bij për të kukorëzuar me fantazmoren pjellë të hienizmit
Sepse sido të guackëzohesh me dritësi-terri që të zhguallzon po lakuriq t’a ruan atë ç’ka je
-163-
Detyra e të mosditurit kurrgjë kur di sa fort më tepër se zot’tjerët qenka qiellori kult i dijes
E njëjta gjë si me mundësinë e këqyrjes nga nënrrasa e tejqenies të krejt radiografi universit
Kurim t’i iniciosh gangrenëzimit të epokave me po të zellit mrekulli që i ka e s’i përdor as Krijori
Hipokriticiteti i ndjenjës do na shpinte në një sistem ku bujku do të mbillte lotit eshtrën e vet
Blasfemisht nëpër miliona kopje të dashuronte pa fuqi asgjësuese të vetmen mençuri: vdekjen
-164-
Duke menduar horizontalisht e pa hezituar veprimit vertikalisht i humbim vendndodhje qëllimit
Çizmet e ngutit na i ngatërrojnë gjurmë orientimit ku s’ka se si më parë mos jenë kryquar të tjerë
Yjatributet e prijësimit i rrëmben ai që ka sy e kurrë cili rrok të drejta perceptimi çdogjëje s’duket
Decibelët e kaosit i shurdhin perimetrin shpirtit e jo qendrën uni’ke universit ku ndodh çiftëzimi
Lindja s’ka rëndësi ç’gjinie vjen përderisa emrin ka rregull sado mitër dritës u gjakua pa dashuri
-165-
Në korporatën busullthyer të djemperiferive shifrisht na thirrka progresi nën aliazhe rekrutimi
Kur luftrat na qenkan një e keqe e domosdoshme e ndër djerrni statistikash lavden shpirtrat
Vullnetarë që mes romancës e aventurës pasiongabuar zgjedhin si etërit dhéroret dashuri
E sapo ua zhvirgjëron virtytin kryqi i fajit të lindjes para kohe pendimi fatin u mitërzon syrit
Shtatzanim pandreqësisë që emër dashurimit dhe të tijtë bij do ia dhurojë metropoleve të flijimit
-166-
Mos më lejo të saldoj hallka dyshimash zinxhirit të heshtjes që m’i mban lidhur ëndrrat
Performanca e përkëdhelës i humb prushëri kuptimit kur duart guxim më mbrojnë dëborishtes
Qiellgojës pelikanët ikin e sjellin mesazhe me ende të panjohurit hyjni në piramidat e arsyes
Perfeksionizmi i lakuriqësisë së emocionit i fal hir ngjizmërimit të ardhërimit në fetus truri
Meqë çdoçka dua të të shqiptoj s’më lejon të fshihem pas koracës që m’a ngjir emrin gjuhpreri
-167-
Më jehonsokëlluesit fjalimtarë do t’i gjeshë foltoreve ku s’thuhet asgjë heshtmadhja ime
Oratorijnë gjinkallisht tuj e moçaluar në çdo pore lëkurën tendosjejehontë qiejve të mendjes
Vetëtimthi kanceriadat bëhen të dukshme ndërkohë që diagnostikuesit i ndajnë arat lamtumirës
Kur nëna e çdoçkaje qenka gjuha dështimi atë ka emrin e duartrokitësit shërbim shpresës
Për t’i përzgjedhë dashurinë më të vyer vdekjes që na prin rilindtarisë pa kurrtaren-tonën botë
-168-
Kurrë ankuar jetimërisë së fatit atëror liri’egër pelë trokthvirtytshme ish dashuria ime
Deri para se t’a gjenit masakruar skaj pyll ujkonjërive ku i mbretëronte e patkonjimit valle
Teksa kërkonit mes varreve të përrallive thesare që i ngjiznin etërimat e panikut mallharrenjtar
Ku ç’ngujimi i murgeshës prej tempullit të lakuriqësisë së të vërtetës më hap portë
Turpëri e trimëri të ripyes: e pse dikush guxoi të vrasë hingëllirën që më përket veç mua
-169-
Privimi i të qënit ushtë ndër duart e një fuqie jashtë ndërgjegjes urdhërin e merr prej brenda nesh
Iventari i çdo vendimi mbetet individual paçka se rrëzon palma e mbjell ullinj shumzemrave
Vlera e aksioneve të një ushtrie përkushtimi rritet koefiçientit të çdo hierarkie kryeflijuese
Kur guximi përfaqëson një kryq kryqori pa shkuar qiejve duhet t’a ketë kryer një komb
Të respektit hyj kërkuar prej lotrrethuesve t’ia zbulojnë dashurisht thelli shërbesës pavarësore
-170-
Varrezat e të fituarve e panteonet e të dështuarve gabuam kur i ndërtuam pronave të së shkuarës
Ndyer e kemi një pjeszë të tempullit mëshiror që na u besua t’a ruanim të virgjër si kurm shenjti
I bukuri mozaik nostalgjimi shpesh i mbuluar dhépendimash na i trembka gishtërinjtë gërmues
Në çdo fytyrë të paemër faji veç nga loti gdhendur është i shëmtuari ikonostas i pakthyeshmërisë
Shpina-pasqyrë kohltejtë ku duhet të trembemi nëse do shihen si ne dhe engjëjt lëvozhgpathyer
-171-
Meqë udhëtim mes dy piketash të panjohura topografike qenkër percepsioni strategjive të hapësirës
Pas çdo starti për të mbërritur askujt nuk i kronografohet barabar me të tjerët zhvendosja në fat
Përfitimi në kohë mbetet material sado fiskali evazion ia fsheh shifrat e domosdoshmërive
Pse sa më dritësirshkurtër rruga e mundësisë së intelektit aq m’e gjatë jeta në me tepër shtegti
Këpucë guximreja i lypen blerë mendjes dashuria ime që ende e mat parajsimin me pash orgazme
-172-
Sytë qenkan dy sonda që e gjurmojnë naftën e xhelozisë edhe dherave ku as i gëlon flaka
Sytë e distancokan saktë mjelmën e epshit nga sorra e emocionit perimetër pushtetit dhuror
Sytë gatuajnë me dëborën e lotit dhe të dhembës virgjëri ngushëlloren supë brengërimi
Sytë zhgabisht e shquajnë prenë e gjarprit si vetë parajsën njëmijë kohë larg prej fron shenjtërisë
Sytë si pranon të të bëhen kazermë shpagash mercenariverbra kur zemra s’të lejon t’u besosh
-173-
Pas çdo nënshkrim arkitektimi askush s’i shikon kapicat e mbetjeve shpirtërore e teknike
Ndonëse i pisllëkut evoluim mijravjeçar brenda një çasti i gëzohet darvinit revolucionist
Mentalitetet septike shpërndahen në formacione sulmimi ndaj tribuve asgjësuese të nihilizmisë
Përderisa ndyrësitë sado t’i fshehësh kundërmojnë e sido t’i sikterësh lenë pasardhës mitër syrit
Madje dhe nëse do të të lypet t’i zbukurosh dashurimëza ime rijetisht vdesin po si bija neverie
-174-
Ndër kovaçanat e teprisë së kohës mendimet e kalitura durim me çekanët e imagjinatës
Konstruksionisht na i vështirësojnë lidhjet e gjithdetajeve vizatuese me bullona argumentash
Nevoja s’na i shponka saktë birat e fantazisë ku i hënës sy të lartkacavirret ndër ne
E dyshimave inxhinieri edukon kauza të gënjeshtërta rish në utopike forma njerëzore
Ku në çdo gjuhë flet instikti që predikon po njësoren gjë: dashuria na qiellon mendpakohë
-175-
Imagjinata më ka përdorur kakohas si gjysh kështjellor bedenarrethuar me qindra topa nipërish
Në rastet jo kaq guximoshe kam qenë babai i një perëndeshe që lind një skuadrilje engjëjsh
Kur më tremb dhe kjo orvatem të përdhun një luaneshë e ilegalisht të shpallem mbret pa fron
Por shpesh lypet të kënaqem me vegimin e të qenit i dashuri i një shgabe a nëpërke-dhé
Fundmi velur nga idea se si unë kurrkushi s’mund të jetë burri që shpresisht ka ëndërruar
-176-
Alternativistët ilegalisht rish shiskan këpucë shteg’edenta e prapë mes të lirit treg të të pakëmbëve
E as në supermarketet e vrapvjedhurve nuk guxojnë e as në pistat fluturore të ëndërribraktisurve
Paçka se profetisht e dijnë që veçse udhëtimi përmestejvetes mbetka e vetmja aortë komunikimi
Mes zemër dhérit dhe shpirtit të kohës anëzisht pyllëzuar me kryqet e artë të dështonjmarrëtirëve
Ende duke i lypur dashurizmit t’iu lindë engjëj prej baltbesimit në mijëra mutacione demonizuar
-177-
Në pesë këndet e vështrimit adhuror të polarit yll të dashurisë respekti është i botlartmi
Mirënjohja nën njerin krah supesh e shtërngon bashk’krijesën që i fal ngjyrë rrezimit
Kur në tjetrën anë hierarkia gjinore dykahësisht i ka gdhendur nevojës shkallë falenderimi
Në nivelet e moralit për të vizituar nëndhesirat e disiplinës ku fort u mbështetka pesha e ëndërrive
Për të nisur fluturimat fati drejt mitrës rilindtare të zezëtirës që ç’lehonimi e pagëzon shërbesë
-178-
Ndoshta mund të jem perëndia e besimit tënd të gabuar që ende t’i puth thonjtë oj gjunjëzore
Kur si një rrënjë kryqi duhet të më falenderoje për bleritë që të fsheh dhéut e imja dashuri
Lartohesh dhe hëna t’i qarkon ikonisht kryet sepse rish të adhuroj me hiperbola falësi
Jo se shpirtin m’a shndërron në reostat të rrezatimit sa herë ndjehesh filament i brengës
Por pse rish m’ia eklipson vegimën burrit zgjedhor e si vallë kur s’hyjëzoj yjëzon tjetër qiell
-179-
Kopshte kënaqësirave disa lindin mes hingëllirave e cikël lamtumirës vdesin po kalëruar
Të tjerë njoh që ndër llogore i gjetën piedestalet edhe pse i shndërroi ushqim korbash armiku
Pa ua dyshuar shenjtërinë e besimit dhe i aleatit teh i ka përpirë gjakimit shumë shpirtravyer
Por as shtjellave të parasë s’mund t’ua mohojmë kontributin shfarosës mbi koleksionistët piratë
E ç’ka mbesin-sa pak-i ka frymshterë e munguara e tepërt bujarimit koprrac: dashuria
-180-
Për t’a nxjerrë nga rrënja katrore e arsyes vlerën shifrore të asaj ç’ka kurrë s’po kuptojmë
S’na mjaftojnë ekuacionet e interesave dhe as kamuflueset mënyra idilike të filozofimit
Të shenjtat përgjegjshmëri jetokan në tempuj të thjeshtë ku drita mbruhet nga shpirti i argjilit
Dhe bukën e dashurisë e ndajnë barabar kohërat palindur ani pse s’na pranojnë për etër
Ndërkaq që në sitën e dijenive mbetet ari i nevojës për të shkëmbyer sekrecionet e eshtrave
-181-
Prej vetvetes evoluimi i baltës po na shpie deri në monumentimin e hyjve ende panjohur
Bletët e hapave e plotësuan synimin që udha mrekullore t’u mbërrijë kosheret premtimjaltta
Guri krijoi kështjellat si shpata duart e si drita nihilizmin e si falja kryqin e si pamundja ëndërritë
Darvini brenda seicilit e mbaroi së vizatuari ciklin sado skematik fekondimit të vazhdësisë
Nevoja e bririt si e këmbanës thërriska ndër martesa me yjësi spermore e sa pak po lind njeriu
-182-
Ja që s’jam shenjti zbritur re ëndrrash për të të mësuar konspirativet gjuhë të serialeve nëpër deja vu
Mos më adhuro as si trafikant proverbash kur asgjësojnë sho’shoqen si shpatat duele xhelozimash
Aq më pak të më puthësh duart si një babai të dytë kur po dua vrig të më shpallësh atin e të tuve bij
Ngjitje’zbritur piramidave hierarkike të ndjell pas për t’i njohur gjithdetyrat çdo faraonizmi të moralit
Për të t’u betuar që kurrgjë s’më ka lindur asgjësie e dashuria ndaj na shtatzanet e pa filozofueshme
-183-
Sado obskurantiste individualeve pushtete papnore fshihen përgjunjet e shërbesave të mëdha
Astronomisë kafkngujuar të shpirtrave për të rigjetur orientimet faltare të të vogëlthave favore
Kur po në të pagabueshmet koordinata engjëjt e mirënjohjeve iu modernuan ofiçinat zemërlodhurve
Oksigjenojnë predikatat e kurajimit pse veç nëpërmjet fajit do përshkojnë udhët premtirpaskajta
Duke i mbrojtur autoktoninë qëllimit për t’a dashuruar pa standarte seksuale breznimin e vetvetes
-184-
Kur fajtoku lumtur jetonim në të meritave pyll dhe disiplina na ndante në familje sipas sojit
Gjyshërit e adamizmit i vlerësonin kushërinjtë sipas asaj që guxim i patën vjedhë luanit
Pak pasardhës më pas ndryshuan të dijenive lente dhe kamësimin e ligciklikuan fisnikëri
Një tjetër hordhim trashëgimnajasish i mësonin engjëjt se përfaqësonin atë që thonin
Që përfundmi të të lutem të më adhurosh për atë që jam dhe bëj e jo për ç’ka po nostalgjirem
-185-
Bashk’kozmosikë keq mbështetur në planete të gabuara besimesh na u ankokan për këllqet
Mënyrës mëshirore duke pretenduar të na i përdorin këmbët për t’i ndërruar galaktikë fatit
Kur konsekuentazi parimeve do duhej veç trokudhën patericave pahumbur qindgjyshore
Shtegshenjta t’i ruanin po bestytnisë sonë nevojës pse ndoshta bijtë do na kenë lypmë orientore
S’mund t’ua falim dashuria ime pasi i krijuesit mendim ndërron strategji e na le pa huakthyes
-186-
S’mund të besoj se beson që lumturia pret antejmi tunelit të fatkeqësisë së tjetërkujt
Fort larg ia kërkoke thesarin një burri që për kundërvlerë të kurrkasafortuar po të ruan
Aq sa dhe unë në shkëmbim të rilindjes s’do të të konvertoja as me kryqërimin rikrishtëruar
Në një tjetër kohë ku ligonjirat do kenë ndërruar emër e djajtë do më kenë humbur adresë
Trokthit të pasionit për mos të m’ia inspiruar shkëndijat në kalldrëm kafkash epshflijore
-187-
Po të besoj korin e ngushëlluesve se armiku m’a ka bekuar dhe prifti m’a ka vrarë dashurizën
Humbja do të më mprehë një thikë të re për të skalirë ashtit të shpagës një të vjetër falje
Kurrkushi pa m’ia besuar kumtin nevojës për të gjetur dhembjen time në të tjerë shpirtra
Kur papërsëritazi kobet krojojnë në dhérima misteresh individuale ku e gjakut gjuhë vadit kryqe
Në kortezhin e ritualeve të pritshme kahkundërti shtegut plot sorra psalltesh e hieni pusitare
-188-
Vorbullentuziazmi tjetër gjë mikja ime por me ushtarë të vegjël s’u fituakan kurrë luftrat e mëdha
Njëlloj si të ngreshë qiejve me një vinç pa bythë një të rëndë mendje fundmi mbetur fatit pa krye
Sado briri i lavdisë parapremtuar-e ankesës gojë hapet vonë duke ia vjellë vetmalkimën krenaria
Gërmëzimat e faljeve janë farat e garantuara të nesërdështimave ku rimat do i korrin opiumin lotit
Gjaku gjithheri ka ditur të gjejë një dashuri të re për t’u trojanizuar deri homeriadash ç’moraliteti
-189-
Bashkimi i shumë shenjtëve të fortë mund të fitojë një luftë ani pse duke shkatërruar mijra dashuri
Kur s’paska betejë më lotmadhe se t’a mbashë nën pushtim vetveten në çdo cm² të rebelim shpirtit
Kjo fuqi kozmike s’ka nevojë për mbrojtje përderisa të gjithë kryqet dhembin njëlloj çdo gozhde
Gjoksi lypet përdorur parzmorim të dobtave ëndrra që sa zenë çape në qëllimin e mëmësimit
Sepse veç të rejat shtatzani garantokan ndër të lashtat sfida jo thjesht lavditë por edhe të faljes fat
-190-
Bëmat e përvjedha kryqëzimit mësokan të fluturojnë e cak më cak hijen stampojnë hartave
Falësisht i njohim lavdpërbuzjesh madje edhe atje ku faji s’iu ka shkelur kurrë lëndimash
Telegramet e jehonave adhurisht i shpallin në kërkim vullnetarët e prangave dehur nëpër arërima
Krimi shton punësi kur filozofia justifikore rekruton kampeve ndjekës meritorë të apostujizmit
Ku çdokohe të vetmbërthehet dashuria naivja ime që më reciton ungjill mes katedrale tërbimit
-191-
Kur një kalë është më virtytvyer se çdo burrë mos duhet pritjes të jem i përzgjedhuri i një pele
Asnjë grua s’po më nuhat tetëqind km larg t’ia shuajë shkëndijat mallit thell’lumit të puthjes
Humbja e thesarit dhuror të besnikërisë më mundon kur hyjnimi u kërkoka në të zhdrejta gjallesa
Ku nën patkoin ku shkruan jelemunguari ungjijtë e trishtit galopi s’flak as sytë për të lexuar vetveten
E dihet kur ndahet shpirtrash barrfati barazisht lehtohet zhvendosje ëndrrash po një trokthudhe
-192-
Teksa të lejoj të m’i kapërcesh koordinatat e njohjes duke m’a hartëzuar fatin thellë në thua
Dritërisht mpakem aq sa ngujëzoj brenda unazës së një virgjëroreje brimë ndjellzezë astrologjike
Ku elektrizuar nga ndërdyzimi pa më parë e si po më kqyr veç si një krijesthë shpirtërore
Jo si një Adam detyrzbritur në planet të Seksit tënd për të t’i zbutur zjarret e evoluara të besimit
Pa m’ia mohur si sot mundësinë engjëllore rilindjes në një univers transaksionesh borxhtare
-193-
Bukurirat në shpirt u ka parathënë të dekompozohen sado të çmueshme mbi telajo kohësh
Ndoshta shndërrohen në shkëmbenj ari thellësira kujtesës sado i përkryer i zhvarrimës proçes
Ringjallërim pamishëror ky kur të pa imitimta mbeten të natyrës mrekulli që s’njohin kalendarim
Pse s’qenkan ngjizë prej virgjërimit thonë por nga energjitë e transformimeve të shenjtisë
Pikërisht si ciklimat e palimitueshme të dëshpërive në pazotërimin davaritës shqisfemërzor
-194-
Burra të egër kam njohur që i zenë prej brirësh dragonjtë e ua thyejnë gjunjët ani pse lypin falmë
Por që thelli gjinjgrashë dijnë të mbjellin lot për të korrur drithërat e shenjta të ardhërimshpresës
Jam flirtur dhe me ëndërrenjëmbla femra që ç’hezitim u mprehin armiqve premtigijotinoret tehe
Por që bashkshortët e tyre rrënjshkulur fajeve pa një lule kobi çelur syrit i kanë kallur ndër flakë
E zhgënjor pyes: ç’nënë je oj dashuri që lind e rilind pjella që emërteje shpirt’shpirtin jetmohojnë
-195-
Gjith’hiret shkëmbim një palë petkave përçmimi i fali një lypsarkeje virgjërores moshë shenjtimi
Nevojën e fillesës njerëzore ndjeu dashuria të bujtte çdokund fatesh ku s’e njihte apostull
Trokiti e s’i ç’kyçën frëngji shpirti, u lut e uria s’i ndau peshk dhiate, kurm s’i desh as dreqi
Nëpër globthin e retinë universit u end shputkafshuar nga shtigjet e indiferentizmit neoklasor
Ku binjakja at’panjohur i kish vjedhë jo veç emrin por edhe mundësinë utopike të riparajsimit
-196-
Kompromisi na e do t’a kërkojmë opiumin e së vërtetave në dimensione ripërtëritjesh
Sado dominotë e gabimeve historikisht stërkëmbin njera’tjetrën luftërejave lavdlotvjetra
Kudo ku s’jemi ne është një makth që e kemi jetuar aq thellë sa malli i ç’varrëzon shpatat
Gjithkund që shfaqet dyshimi u fantazkemi për të trembur të parimuarat poema kalorsiake
Pa kumt pse lyp të na e hedhë panik i përçojmë dashurisë kur fati s’na ka frikë as nga vdeka
-197-
Hipnozistët e manipulimeve shpirtërore e përfunduan standartizimën e shijes epokale
Mekdonal’izmi qenka devotshmëri kur levis’mi konsekuencë e shumaker’izmi perfektësi geni
Në detyrën e vigjëlencës thirren njerëz pa virusë individualizmi e pa fytyra koh’orientuese
Mendimi i përbashkët i ngjiz fataliteteve parlamentet e neverisë ku lukxi përdor prezervativë
Pse ja që dashurisht e vërteta di t’i bëjë krahasimet mes energji uni’t e sterilitetit moralomediatik
-198-
Ujëra çezmëkohës ikur dhe në mjaltin e krojeve paardhur je shpirtpadytë bletthëza ime
Jo se zgjoin e kafkës m’a ke mbushur me hoje drite por pse ruan mos të t’i ha syçkat
Sa heri sheh më qashtërt se xhelozia thellë çdo sythi që më lutet të lulërojë dherave të gjoksit
Ku muzgu noton për të më tërhequr fund oqeanive të ëndrrës teksa mbetem tok me engjëjt
Elektromagnetizim agut për të rishgjetur dimensionet humbur realitetit tënd thumbonjartë
-199-
Nëse çudisht ke vërejtur entuziazshëm nëndhésirave të dëshirës si dekompozohet drita
Shërbyer të paskan sytë si jo të tutë brinjartit kornizim të vegimit ku ekstazën vjell realiteti
Fuqia e ligësirës është virtyt edhe në kompostimin e ndjenjës synimit të përdorjes kauzë krizash
Madje dhe në konservimin e peshkut të epshit kafkë perceptimit që i pret qiellazi mrekullirat
Hyjinisht të ndodhin mes argjilantëve që çudi si s’ia kuptojnë diamantëzoren gjuhë dashurimit
-200-
E imja dhe e të tjerëve janë kufijnjohjes dy botët sahatprishura që u duhet ndrequr guximit ritmi
Si e jotja dhe e të gjithëve dy universe që ani pse një stuhire përfaqësokan dy barka velndryshme
Dhe gjithkushi brenda vetes ka një kozmosi që lëvrin përpikmërisht në të ekzistencës gravitacion
Ndërkohë që çdo tjetër rruzullim me apo pa vullnet qielli ekuilibron forcat ruajtje shkatërrimash
E nëse çdo dashurim s’do i trinojë koefiçient mirësisë do ndodhte siç ndodh çdo çast: apokalipsi
-201-
Ani pse hyjneshë e vërteta s’guxon të mbartë trajtat e dukshme në shëmbëllinë e njeriut si Ati
Filozofinë e frikës prej saj i ka shpallur heshturi akademizmave të ruajtjes së statuskuo panjohjes
Mijra pyetje ka hedhur tregut të shpikjeve ku paraja dhe kur blen e shet edhe dritën-virgjëreshzën jo
E padimensiontë çapitet nën bastunin ogurshenjtë të fatit plak që mbretëron si do bija qiejve
Keqardhur e kënaqur pse as i shpirtrave ar s’na bind të ulim skeptër pushtet dashurive dhesore
-202-
Grunjëshndrirat e bukurisë t’i kredh në mokrat e përbuzjeve mielli do më akuzonte helmatar
Ngushtësisht do më qortonte lentja e universit duke dyshuar të vetin bujarim pas timit sy
Mbase mund të m’i privonte sensorët e emocionit nga kapilarët e ngjyrave trurit mosmirënjohës
Si për lartësinë e tejreshme të adhurimit edhe për gjerësirën e luginës ku engjëjt ç’puplaren
Për mos t’ia kurrmohuar madhështinë shtatores së virgjërimit lakuriqësor kur e paracaktoi fati
-203-
Kozmikeve perandori të errësirës origjine një objekt që spërkatet me orgazmë rrezëllore
Mbi paletë panjohjeje vallzon pa ia falenderuar reflektimit ligjësirat e kroit dritpadukshmëror
Zemra i plas pse rituales perfektësi të kohës s’di t’ia bllokojë ingranazhet lirikushtëzores lëvizje
Adoleshenti orientim t’a adhuronte shpirtpaplakje kurorat e yjësive pa rubinuar t’i dhurojë
Qoftë nga të virgjërat thesare që i përvidhen dashurive prej të cilash i zbardhet shpirti engjëllizmit
-204-
Jeta që na e shtynka kanoen para duke ia lënë pakthim lumin pas-sa fort premtishkurtër
Aq sa dhe dëshpëripërjetshme përpjekja për të merituar përgjigjet tona dyshore krejt pse’të
Kur ky detyrim hyjnor s’na përket ne t’ia hapim të pazhvirgjërshmet porta njohjeje inspirimit
As diversiteteve të arsyetimit e as absurditeteve të zgjedhjes e as busullave të moralit
Paçka se ndër iventaret e amaneteve askurrheri s’na mungon geni i riadamizimit të fatit
-205-
Ndoqa fitilin e një gabimi të vogël dhe më përcolli deri në bombën e një faji të stërmadh
Fshihej hangarëve dëndur me demagogji justifikimesh trajt’tjetërsuara në drithëra dobishmërimi
Guximdruajturi akt i zbulimit e kish vetpajisur me leje hyrjeje në sistemin e megasigurisë
Ku e turpit gjurmë humbi orientim dora e katastrofës s’nguroi të vizatojë kauzviktimëzimin
Po mbi lëkurën ku pak çaste më parë puthja gjeti ndezur bishtin e një cigareje fjale fyerjevjetër
-206-
Evolucionizmit të nevojave shqisa e dhembjes i ndërronka trupin e jo kërthizën konsekuencave
Vizatimet e gjakut dykahazi në telajot e shpirtrave thellirat e mençurishpatave për mos të harruar
Lahutarët i zgjedhin fjalët mos t’a përsërisin një proverb dy herë kur njera’tjetrën rilindin gjëmitë
Ndëshkesçbindur veç dashuria ngutet t’ia ushqejë sahara naivitetit oazet me lot engjëjsh shprese
Kurrsesi pa pranuar të mësojë kodikerrësimit të përgjegjshmërisë së fajit atë ç’ka s’duhet të bëjë
-207-
Të sirenosh lumtur në rrjetën e një poeti do të thotë t’ia shesësh çelësat e portave oqeanlirisë
Kur i qenka detyrparacaktor imponimi botës përgjigje pse’ve pa pse s’ka pse mos t’i trembesh
Me busullën e keqinterpretimeve të prin drejt portit të mohimit të uni’t sa herë pohon: unë jam ti
Sado valëzimdritë ç’i kërkon epshmbledhës kënaqësive kur do t’ia përmbytë tempullin toku me hyj
Pas përvetimit homerik të çdo krenie e pa emër do dijë të të përdorë si spirancë tokësore dashuria
-208-
Çdo natë m’a shton me një palë thonj lojrinj mozaikun e makthit kundruall të shtratit tavan
I lotit manikyr qindrangjyrësisht po m’i jep trajtë një portreti shkulur ikonostas ëndrrash
Të njejtat heshta qerpikësh me yje ndër maja e po ato duna mollëzash ku arkitektova piramidën
Meqë ndanë kalëron dhe një Nil me kaçurrelza kjo do të thotë se jam dordolec i jermit
Së paku guackë kllapisë të të zgjohem krah pelëza ime nëse ende ke ënd të fshihesh paqenies
-209-
Rekrutimi i fluturzave në ushtrinë e krimbave të mëndafshit ngadalësonka marshimin e rrënjëve
Saboton qëllimin patjetërsor të endjes së të bërit pëlhurë në përmasat e një reje vrapoqeanike
Shtrembëron drejtimin polndjellës të uzurpimit në çdoçka s’ia njohim gjeneze qëndresimit
Transferon pyjet e mentaliteteve në galeritë ku rend malluari drejt amë dritës i dijenive terr
Ç’thur energjinë septimale të ngjyrave që në magjën e natyrës subkoshiente mbrun dashurimin
-210-
S’mund të themi se ka ndjenjë mençurane kur kurrherë s’zgjidhkemi dot se kë dashurojmë
Intrigimi për të bindur udhpërkohshmit që qenka më e zgjuar se ç’është në shpirtin e së vërtetës
Lakuriq do na linte si bajamja lulesabletuar përqafuar nga peliçja e dëborës pranverore
Virgjërimi filozofik i intuitës ndërvarur nga shenjtë që na shndërrojnë përgjëronjës panjohjesh
Ka lypmë veç për një shtrat ëndrrash ku çdo noter të heshtë duke i ndarë barabar bekimat
-211-
Defiçienca e prodhimit të adrenalinës thellë brengtollovitësit tru po na lyp kah normaliteti
Me të dritës ngutimë për t’a riperceptuar dashurimin pa pyetur për decibelët e rrënimit stimulues
Nëpër agien e një eshtre ëndrre përçohet hiri i një kohe që pas pak gjunjon të ndezë shpresat
Ç’rëndësi ka heroiniku emër shpëtese apo kokainiku mbiemër i epokës lavdthirrmzbuese
Një vend u dashka zënë teleferik ekstazës ani pse më hyjori doping si s’u përdorka më-poezia
-212-
Fisnikëria mund të banojë shërbyerazi si në pallat savoje edhe brenda një shpirti uritur për dritë
Ndërgjegjim kombesh e flamurë rracash shfaqet të lashtës formë shpirtnjëtrajtmë të shpërbërjes
Si t’ish një gështenjë e pa gojë ngopjeje pjekur në mangall të feve që simotrisht s’besojnë një Ati
Sado e adhurojnë kadavrisht e i hajnin çizme e shandanë e virgjëtaren kurorë e mbiemrin rilindës
Në shuarje çdoçkaje veç dashuria ia gjen fantazmën për t’ia fekonduar një tjetër jetë dobi vdekjes
-213-
Një lis gjysh më këshilloi që drejt tokës premtore duhet të përdor një arkmort në vend të barkës
Mund të më vihej në dispozicion meqë po aq sa unë donte të shkelë në ëndërr i pa kryquar
Kur s’e panik e detit humnerë e si të më trembë qiellori orientim ku u lypka të timonoj
Për një palë rrema krahësh kam nevojë e patjetër për një fjord ku më pret e dashurimës muzë
Mungesa tek kjo varrani që i përze për së gjalli kufomat shkretanive që i falen rigjelbërimit
-214-
Pse s’kam mësuar t’i braktis as në llogore ëndërrie hidhur kam mbetur dhe në paqe i pa miq
Ndonëse brilantshëm një gjerdani që m’a përqark kështjellën e qafës i mbaj nder’rrezorë
Dhe më ruajnë si zjarrin në mes të pyllit rojet që i tremben rrethimit çakalltar të natës
Fort i lypemi njeri’tjetrit si shigjeta harkut e si djegorja çdo kamikazi të kurrmirënjohjes
Lëndimit i falem kur pohon se emri i të njëjtës dashuri pret të na i mozaikojë helmetkafkat
-215-
Me ëndrrat e të tjerëve i shumpërmasojmë kozmikimin kënaqësive ngujur botpërkohësisë
Kur tonat shkëmbim i falim t’i përdorin ndër universe që s’na përkasin më lumturonjash
Si miliarderët u bëkan me investimet e mirnjohjerrethuesve dhe të panjohurat u konvertokan
Dhiatave të një kauze besimi pa pse i lypet mes profetit e apostullit njëlloj si në barbaret dashuri
Ku thirrja e epshit postmodern ende i shuan jehonat e mungesës kupolkatedrales së sterilitetit
-216-
Pa i gjetur ende portë jet’tjetërsimit hyjnor diferencën mes shpirtrash na e bën qëllimi
Jo përjashtuar çdo kushti të njerëzores fuqi ç’farë do marrim teorisht materialitikës
Shërbyerazi devotshmërimit çdo t’i dhurojmë pjellorisht brazdares mendore të mirësisë
Kurrsesi nën çadrën e ortodokses lutje të presim të zbresin kopështit qiellor frutet e nevojave
Por me energji dashurimi ç’bekim dheror do rrëmbejmë nga grigja e profetëve që na falkan
-217-
Sado ftillhollë sita e kontrollit të jetës ndjej luzma krundesh si i tejçojnë të mbrojtjes porta
Gabimet m’ia ndërruan shijen kulaçit të fatit aq sa sot s’di më ç’është pasioni i urisë fillestare
Ha çdoçka cilësohet e proteinëshme nga arat e rrepave poetike e prej kope dosash të moralizmit
Kamikazisht m’i stërvitën pirunjtë e syve dhe kanibalisht sqepflijimin në mëlçitë e zjarrit
Sa për thikën e gjuhës e mpreha vetë nën litar këmbane meqë dashurimit nuk iu kërkoka falje
-218-
Shtjellterrujrave të syrit që dua një obelisk lumturimi mbruhet dritë-e vetë fund zgrip mallkimës
Thellë kaçubgjirit ku doja të jem rrënjë buisin zambakë ëndërrirash-e vetë urith brengive përzënë
Enciklopedive të pasionit analfabetik një muzë del penelopëzuar-e vetë korbëzoj i pa mall pritjeje
Pyllishtë gazmendesh një pelë gurre i bredhërin shkëndijat fshehtësisë-e vetë patkua i pa këmbë
E si vallë mund t’ë vallzoj harmonikë kënaqësisë së të tjerëve kur vetë kam mbetur ulli i pa qiell
-219-
Të thërrasësh për ndihmë magjirat ç’pret tjetër të të presin veç dy duar malli mes valle shtrigonjive
Si naivi që korr stuhirat pse mbolli erën ç’hipnozisht duhet të ç’idhujnosh besimin tek shpresa
Mungonte në legjendaret arka të pandorave ndaj e përgojojnë si hyjneshë të kurrdevotshme
Fantazmë t’a konsiderojmë që u endka kështjellim mendjes shekspiriadshëm pa hamletianet qëllime
Ca më pak t’a pagëzojmë mbretëreshë në varreznajat e dashurive ku i trembesh prej paardhjes
-220-
E si mund t’i ankohem shenjtfatit për lotët që më derdh shpata kur ti më ke prerë duart
I përqafimit zjarr s’do dënjë të bëhet kurorë rrethi ditnate kur jam tjetrës anë të hënës
Meqë po gazmendesh që s’do të t’i mbroj më të gjinjve pjergulla do të thotë zotësim i vjedhësit
Embëlsia e gjakut të pa meritë në dyzim m’a përgënjeshtron eshtrën ku doja të palcëroheshe
Sidoqoftë tash që i zgjidhe këmbët pelthëza ime të ngel veç të qahesh për misterin e udhës
-221-
S’më nxe gjakërimi i flamurit e duke m’i mbyllur dyert po qëndroj jashtë krenarimit të kështjellës
S’më nxe perifrazimi i patriotizmit e duke më shpallur të jashtligjshëm jam birth tradhëtire
S’më nxe i urrejtjes litar e duke më mbajtur këmbësh lidhur vetshndërrohem në këmbanore
S’më nxe katedralimi i qytetit e duke më përzënë shndririe imitoj pavdekësirat korbëruar
S’më nxe klaustrofobia e dashurisë e duke më përplasur mureve të besimit m’a ç’terr mendjen
-222-
Riciklisht duke i thyer shtërngim gishtat mbi leshrat e të njëjtit kalë i përgjërohem fatit
Kërkim tij të më ndërrojë udhë meqë dhe prirësi shenjt i premtimit më ka braktisur psallmë
Pse duhet t’ia humbas gjurmët gjithheri terrpyllit të vetmimit kur edhe zanat më tremben
S’pranoj as të më rradhisë në ballësi të ushtrisë së vetflijorëve që do fitokan gjithrast
Veç ndonjëherë të mëshiret që aq sa dhe ai kam etje për gjirin e një virgjëreshe tejëndrrash
-223-
Për një tufë blegëri ëndrrash po bari mbetesh dhe kur s’e pranon atë që ke-pikë qumështi
Mos t’a quash tënden mungesrrugën kur në fakt veç të ka humbur je i internuar në dhembje
Puset e identitetit zgavrave të kafkshpresës janë thirrje gjaku dhe kur s’i konsideron thelbësore
Ashtu si gjilpërat e yjeve që ngul bark shtatzanimit së fatit ani pse ia dyshon prindërimin
Sido s’mund t’ia nxerë irisi oqeanirat lotit të dashurive varkëza janë atje kurrë për t’i ç’përmbytur
-224-
Kam dashur një violë që adhuronte fatet e të lindurit panjë dhe pse rrënjësh i janë palctharë tash
Më deshi edhe një prroskë që më rigjallëroi të kujtimeve qeliza e sot përkëdhelat s’i kanë gjurmë
Vlernjëjta dhunira që si dymijë sipjella vuajtjesh e shendesh s’i gjetën breg tjetër urngushëllimës
Merimanga e rrethanive lidhur di si t’i mbajë pretë ndër mallkoret qoshka hambar poshtërimave
Paçka se ardhakeqësia konstaton se po ua ruanka në varrezë shpirti kurrcënuar virtytet bijqiellit
-225-
Aktrimi në sagat neoklasike të individualizmit na i përjashtoka emrat nga gjithë konfliktet
Modernisht kemi harruar si quhemi ndërkohë që pagëzojmë pastorë për të rejat vetrrëfime
Virtytet metabolike e ndërvarjet trinike e konvulsionitë juridike na i administrojnë koloseumasit
Sa heri na urdhërojnë të paraqitemi në dorëzat e shpatave ani pse modën e poseidon autoflijira
Kur përvetësim çdo lavdi farat e gërmëzimit iu lypen hipotekash dashurisht dherapanjohurve
-226-
Përderisa qofsh edhe fantazmore ti jeton aty s’kam pse dal nga i florinjti burg i mendjes sime
Mund të të fshihem brenda pelerinë përqafimit ndonëse s’më mbyt në stuhi frymëmarrjeje
Me fenerët e puthjeve më ndjell përtej errësirës së mishit ku ndjenja i përdor çelësa syrit
A lypet të më mprehësh si një gërshërë sharjeje mbi kaçurrelat e fjalive që u përze enciklopedive
Jam ai që s’jam tek kjo sferë realiteti ku jashtë thembrat të vrapojnë një bregdeti që s’është imi
-227-
Në disiplinimin e asimetrikeve lëvizje të universit jemi qendra e kaosit magjepsës së gjallësirës
Sapo kuptojmë që gjithkahsisht ekuilibrojmë urdhëresat që marrim e na japin forcat pakonceptuale
Rrethuar me idolët e mijra kulteve që i lypin gjunjërimin fillestarit mëkat ndjehemi tempujzbrazur
Brenda uni’t na mungon katedralja e zotërimit okultik të vetes pa bërë pazar me shenjtërimin
Për të ruajtur ende të pa fituarën mundësi të të drejtuarit të dashurisë vetkontrollimit të çdo cikloni
-228-
Kur ngatërron në vlerësimin ndërmjet vazos dhe lules pa m’a përmendur emrin prej dhéri
Një bel rrëmbej dhe më palcazi e rrëhmih zemrën t’a mbjell më thelli të keqardhjes farë
Çdo agimi ia vjedh vesën e lotëve për të t’a injektuar në kapilarët e dritës që më fsheh
Luzmimrejat sythe shpresoj të m’ia tjetërsojnë pamjen parajsës që ende si s’m’a paske premtuar
Dhembem pritje stinës pa ngushëllim ani pse kaq shpesh dashuria s’më mjaftonka për të falur
-229-
Ç’gjimnastikë paagore për të stërvitur alla maocedunçe muskujt oksigjenlodhur të trurit
Përpjekje dëshpëripërbuzëse rrethimi me jastëkë drite i gjithkuji guxon të na përplaset ballë
Edhe arti human i hapjes së rrugës lypet mësuar të ecim më lart kur të tjerët nxitojnë për poshtë
Vëllazërimi teorik sado s’na bën t’i besojmë djersimit për t’adhuruar pa kusht shumkënd
Na kandisi shtjellpërkushtimash të indiferentemi qindra vitesh e të harrojmë të duam vetveten
-230-
Shekuj ka që kuota e vlerës së fatkeqësisë u caktoka në bursa si ajo e puthjes apo e masturbimit
E në shtatzanimin e parasë nuk gëlon gjak fisnikërie e as mos prit që pjella t’i ngjajë natyralit Atë
Shumimi i kopesë së fitimit s’e kushtëzon tufën në është e dhentë a e ujktë ndër dyndmat e urisë
Kush qenka i ngopur moralisht ka të drejtë të koleksionojë më tepër flijmëri se vetë i epshit satër
Meqë s’u jetuaka dot si brenda libër predikatave ku dashurisht ndahet barabar edhe demagogjia
-231-
Barabar e arit sasi për t’a ç’ekuilibruar botën dhe e moralit-tehdrejtë t’ia ruaj virtytmërisht fatin
Në njëzet e katër karat shpirti di të zgjedhë jo veç dorën që e zhvarrosi toke por dhe lopatfshehjet
Gjithrast anasjelltë njëra është syri pse tjetra objektivi i rrokur nga dylbitë shërbim çdo lufte shpëtimi
Specifikia peshë e seicilës kur shpiku gijotinën i filozofoi dobishmëritë heqdorës nga tjetërsimi
Por nëse stan mallkimit arit i rimbledh bajgat-zhvirgjërorin moral s’e gjen rish kund dashuriza ime
-232-
Nëse bekimi na qenkërsh qiellor e pse u dashka t’ec në gjurmët e këmbanave shurdhare
Në është i dalë deje dhérash pse më lypi t’i fshihem hienës së bamirësimit të harresës
Pikërisht duar lutjeve më takohen e pakthyeshmja me të pambërritshmen tek ky çast pa kohë
Ku çdo hap i hedhur drejt falenderimit mëshirën e bën dy të tjerë të më afrohet në tempull gjuhe
Dashurimi t’a përçmojë teprinë e proverbave po aq sa edhe kroin e vet njerëzor ungjillëzimi
-233-
T’i çapitesh përkrahu një xhirafe duke besuar se di t’a vëzhgosh botën me të sajit sy prej qielli
E të tutë t’i përçmosh pse veç prej dekompozimit i matin lartësi agimit brenda terrshpirtit
Do të thotë të pranosh rolin e bariut përkohtar që tufën e yjeve prin ndër kullotat e kryqanive
Paqtimën e tokësoreve shenjti ku ujërat janë gjaku e drita e palca e dashurive pa kromozonuara
Ndoshta për të adhuruar fëmijët e lotit kurrë engjëllzuar dhe hyjnitë e gazit vrarë pa u plakur
-234-
Të vocërthat gënjeshtri akrepisht m’u mblidhkan gazqark me sfidthirrjen për t’u dorëzuar
Kështjellat prej mishi të karaktereve ende na kanë besim tek parzmorimet e fjalës ç’mëkatore
Stoikisht zemrat murepadepërtueshme ndër lot qeshmash i përvëlojnë nën porta valvolash
Edhe një tjetër ditë pastrohet pas ritit të faljes paçka se helmi sado transformuar ngel pickim syrit
Shpejt rend nata të na i nbjellë fantazmimbardha retë e dyshekut e të na ngrejnë qiell dhembës
-235-
Kumt të saktë i kemi kërkuar të qënit i lidhur dhe na u ka gjegjur vullnetdlirë: poshtërim
Kur dhe kisha e qiellit s’ka dyer pendimi për erën e kur si koha as ujërat s’u varrokan
I njëjti tërmet fjale përmbysi dhe kambanat e të ndjerit fshikull ndër duart e ligjit mbetur i pa Atë
Hallkalashti po ky gërmëzim vargonjpremtor i këndon trinisht fajit po si gijotinarit dhe tehut
Teksa morali prej një shtatoreje që mbledh copat e qelqit të dritdashurisë psherëtin: lum si ata
-236-
E arkivuara thikë që trojazi m’u ngul dikuri pas shpinës shpesh ulëret mos t’a lejoj të ndryshket
Dora ndoshta e hyjnueshme e një tradhëtie të re e drejton nëpër të njëjtën udhë të vjetër amë’bije
Distanca i lidh nëpërmjet meje atë që më s’qenka me atë që s’do jetë më kufij virgjëri mentalitetit
Drejtvizore përshpejtohet dhembja në kohë të ndryshme t’i gjejë tempull universalizimit të faljes
Ku varur fund një buqete vjollcash pres shtegut vjetran dashurinë rendur drejt një pabesie gaz’re
-237-
E gjakut bllangë pa si mbi pëlhurën e virgjër të dherit gënjeshtra fshehur ikonisht irisit
Në kishën e tradicionalizmit koleksionoi pendesën ndonëse do duhej një kryq’tra e tri gozhdë
Shembullimi ka rëndësi të perëndishme paçka se veç i fajeve serializim po na shpie në shpëtesë
Ku njohja e antipredikimave perfeksionon teknologjitë e lubrifikantëve dinasti tolerancës
Mëkat i parë ende na mbet’ falja kur mëshira s’na ka lypmë për dashuri por hir ndër shpagë
-238-
Në thonë që liria është produkt mohimi kur duart edhe lidhen por prangat e gjuhës s’kanë çelës
Ç’ka di të vizatojë fjala s’gjen kornizë t’a nxejë e as sizmograf t’ia parashikojë apokalipsin
Teoremat e ankesave s’i kanë kuptim në formulimat e formacioneve të faktorëve sfidues
Arti i skllavit të bën të njohësh zotërimin si i fatit poseidim bind t’i pranosh përmasat klithës
Qiellit varur në yjet e pa natë ku edhe dashuria humb kufij mes horizont nevojës e rrufe dobisë
-239-
Sado celuloidit të një ëndrre në një kryqëzatë qytetërimi napoleonët i kam patur kapterë
Njëlloj si të mëdhenjtë aleksandrë që më ruanin haremet i urdhëroja pa m’a kujtuar epok’emrin
E tradhtimlavdët hitlerë i përdorja për të iventarizuar çizmet e humbjeve e të fitoreve helmeta
Rish i vetmi pabindtar gjeneral Krishti që ani pse kryq e mbaj shembullit pa konformizëm
Vullnetar rebelpendimtar hakërren: si do thundrësh botën kur s’i pushtoke vetes as dashurinë
-240-
S’do t’endesha jashtë kështjellës së fatit mbi të erës nallane në do i blatoja rima perandorit
Shkëmbim një balade pameritore turpërimit do m’i vinte në shërbim pajtonin e të vetave ëndërri
Me fshikullirën e shpatës së të tijit zë do recitoja foltoresh lavdi lart kryeprerje fajmjerash
Meqë do i isha muzë do urdhëronte të më përdorte si të shpërdor dashurisht ty oj muza ime
Politikisht padukazi do kuroroja poltron kurvërimit e jo si sot nën ullinj të blegërijmë një dueti
-241-
Aftësia që të gërmosh në eshtër e të keshë pusin e të pavarurave ide e të dishë t’iu mbrosh ujërat
Sfida më kurthmrekullueshme e vetsfidtimit qenka në formatimin astronomik të emrit
Gjeneralizëm-të disiplinosh arën e ardhmbetejave e fortgardhimin e percepsioneve pacifiste
Veç autoktonizëm do quhej i intuitës teh për t’i perifrazuar urtonjat gjykimit gjakstërnipor
Pa ndihmën e skelave të opinioneve prej qiejzbuarve kur të vërtetat dashuri mbetkan tokëzore
-242-
Mijëra bërthama shkencurithësh me taksa jet’hajnurish ua vetfinancojnë vreshtat eksperimenteve
Pse agojnë nën vesë rrezatimesh plutonike edhe pse s’ka ombrellë t’a mbrojë tokën nga i lotit shi
Sagat e ambientalistëve zëvendësojnë tredhja’tredhjen përderisa çdo toksikim iu ka blerë shtëpitë
Dirigjentët e teknologjive i asgjësojnë instrumentat kaosfonisë teksa armët po riklonojnë duar fati
Garancisht për t’ia turistuar airbaset indiferencës qiej rrezikdashurive serëzuar me ndotje psiqike
-243-
Pasmuzgu i end pëlhurë paqërimit tuj mos i reshtur sythirë as të gabuarit ngjyrim tesha ëndrrave
Ndonëse lakuriqsht ndukem me të vërtetën herë gjarpërisht e herë si të parët banorë të dritës
Era e territ përpiqet më kot t’i kalojë kryet tejmi perdes së halleve fshehur teatrit nesërmtar
Antikulturimi i flirt rrënjë progresit kur e papunësisë filozofi prostituon me t’urisë shënmari
E kur eshtrat në vend të këmbanës m’i përdor agu e falenderoj pse më kqyr më mençur se nata
-244-
I fyer ngel peshkatari pse jo cironka por salmon i drekojnë kur e zuri veç për të tjerët
Edhe këmbzbathurin e irriton dhurata e një palëve këpucë qepur nga ai për udhët panjohtare
Gurskalitësi i adhuron qiejt pa ia pranuar kështjellën sa mbaruar porositësit ikur në Zot
Farkëtari rish vetlavdet kur shpata që shiti i mat thellësirën e kryqit ngulur nëpër re
Fatvetmja e kënaqur qenka dashuria-merr gjithshka i japin kur di e s’jep kurrë ç’i mungon
-245-
Politikisht zgjedha është zgjedhë pse s’ka vullnet të lirë kur çdo respekt qenka i fatkushtëzuar
Por civilizisht shpirti zhvishet nga uniforma dhe armatimi i përgjegjshmërisë s’braktis kasafortë
Gëzon të drejtat e maces së shtëpisë si për t’u dhënë leje minjve të vallzojnë edhe t’i tradhtosh hatllat
Në furrat e konseguencave ka mbaruar së bëri hi qymyri e t’u lypka një prush’re përkëdhelë
Thjesht për t’i kujtuar pendimit ritualin e të kërkuarit falje kur s’na nxe edenori burg i një dashurie
-246-
Jashtqitjetarit ritual të vargëzimit mos m’i kyç dyer pse hyjnë e dalin engjëllickat e marrive
Xhelozipafshehje po merr përsipër rolin e rojes që m’i çmon vdekurimën shpirtit për së gjalli
Asnjë kryqnajë s’do më pranonte kallje gjendërzuar kaq metaztazash kanceroide arsyeskllavore
Në shenjten paplasur nën ëmbëlzaken lëkurë përqafimit do i kutërbojnë edhe hundët dritës
Ndaj lutem dhëmbekstazisht: shpomi e qelbësim’artat sekrecione shkulmia epshive oj muzëri
PASTHENIE
Për të gjunjuar një kështjellë adhurie imi stërgjysh më mësoi si t’a ç’farkëtoj me frymën e paqes
Jo gjoks më gjoks t’u ndez urrejtje heshtave por t’i lavdëzoj barabartësinë padronit që s’më hap dyer
Pa lypur dhurorin çast uliksian ku pabesia të më shndërrojë në konvencion malli kurrë guximverbër
Mjafton të më shtrojë një gosti ku në vend që të isha i kurbanit kalë të jem tehu i besimit në mill qielli
Pse kur çdo arkitekturë thyhet më të dobtës pikë dhe i dashurisë mbrojtës atje përkulet në di e ia gjen
PERMBAJTJA
Demagogji: kush ka duhet t’i japë gjithkujt s’ka! Irealizëm: cili s’ka lypet t’ia marrë kujt ka!
Të dhurosh a dhurohesh është çeshtja-kur koha e mbrojtjes së qëllimit as me vdekjen si nuk mbaron
Një armë e madhe në një dorë të vogël e barabartë me një mikromendje në një përkushtim fatal
Bërja kor e shumësisë së kënaqësive cicëruese na e jehonon lumturinë harmonipapërsëritshëm
Në çerdhen terrnajsynxjerrëse të universit ku veç të yjeve zogj ia flasin gjuhën dashurimungesës