VARGJE pa ARKITEKTURE – Poeme e pa ripunuar –

-1-

Me yllin pa ngjizmëruar të një dëshire tej horizont gojës
Tashmë thjesht thëngjill zërit strukthuar erës
Brenda kornizës së një përqafimi ende fatpamundur
Gishtërinj naivë harenjazi vizatuar kanë
Një peizash ngjyrakapërtherur shkretëtimegërth
Ekualipte shkëmbenjsh kacavirren buburrecazi vetëtirash
Hartës së arsyes ku mungon zanafillazi një lumë
Gjurmë deveshë harrese hijazi bëlbëzojnë
Endrrash ku s’guxon të sythojë qielli
Shtigje që i ngjiten me katapulta asteroidësh kalaerrësirës
Ku daullja e himenit të verbimit nuk di ku mbrujtet
E herherazi s’druaj t’urithem betejabraktisjesh
Palcpërdhuntareve troje të keqardhjes
Ku ti kalendarhumbjesh pelëron paniktare vijkufijsh syrit
Duke i ngatërruar frakun stinës parakohëse
Si stuhi valleblertë antipagëzim bekimave vërshon
Heroinisht tuj i injektuar jetë trishtit
Rrokullisesh shpatsterilitetit të besimit si një ortek mushti
Teksa ligur deh diabetikash overdoze dhe perënditë
Pas, arenë një urimi si shirok ofshdiellt
E embrionon deri rrënjë gazit me ar elbnajën
Për shatërvanet krojeilegalë të birrës së një feste
Që, koordinatash utopike të habizmit kurrë me emrin tënd
Përkushtim meje s’do denjë të fishekzjarret
Gjithsesi shpaghidhmëria krahmurtajazi më kthen
Në sheshin e kryqeve monumentuar nën korbat e realitetit
Ku somnambulshëm një dorë hirmisterazi panjohur
Vazhdon e thuron kurora kangjellash
Nga s’duhet të më kapërcejnë mëzthat e irisëve
Ndërsa valëzimqark, dheu, rish epshzhurtë
Prej kurrmbërritësisë së dritës nevojë pashkeljes së hënës
Pse adoleshentet kaprollka puthjesh
I tremb ligjminorenshëm hiena e dëshpërimit
Që ruan kuadratin ku ti beft vjen e bliron mirazhet
E me kroje aromëzirash flakëruar delireve
Më elektrizon me përdëllim alienor krejt pyjet e qerpikve
Mahnirë kur t’adhuroj nga tjetri breg
Vetmor lavjerrë majë lentes së perceptimit
O shi që si s’më lag me bletë ekstaze deri eshtës
Qoftë veç një çast kur i vërteti bari i peizashit vlaganjor
Prej shtjellës së hirit të ritit xheloztar
T’i jetë mbaruar zhgarraviteti i ekzistencialitetit
E të hyjë piramidfjalës pa më lehur nga pas
Gjithkund Edenit ku erashkë emocionesh vesëdiamanten
Petalekometikët tulipanë grishmë turpit purpurluar
Në pranverës mohore të frympërjetisë sate
Që, si vallë i pendimit hy s’i pyet tempullhabie:
Ç’shpresojnë e ç’lypnijnë e ç’kërkojnë
Plazmuar me zmeraldë pasthirrmash dritmërim akullnaje?

-2-

Me zërin e çdo agu mprehur limash ere në tonalitet blerimi
Recitoj në teatrin e ullinjve ç’rrënjuar
Ujëvara shekspiriadash pa emra monologësh
Që kundmi s’ua kam gjetur këngëzimat e tragjedisë
Fluturat ç’ngjyrtare të rrokjeve m’i përart vesa terrlehonë
Me yjet vjedhë vyshkjes së gjethnajës
Tash djajtthë që më ruajnë kullave të ngurenjës
Tok dua t’i shkoj një pas një ndër heshtën e depresivitetit
E krejt si ujërat të flas e si trëndafilat
Si kuajt e si kometat e si lejlekët e si luleshtrydhet
Kur rish s’kuptoj pse hesht si ikonat e si gurët
Si dëbora e si gjaku e si yjësitë e si gjarpërinjtë e si ketrat
E shpesh kam kaq frikë t’a pij gurrenjza dritës
Edhe kaltëremin qumësht të zërit tënd
Sa herë në thithën e shkëmbit të gjirit të dëshirimës
Mohuarazi më zvarritet agonisë puthërima
Por, zhapikët lodhur të buzëve eh sa më zhurijnë
Pse s’druajnë të t’ia pushtojnë tejshkretanirat paqërimit
Asgjë nuk bulkthërin veç kaloshinës së kthimit
Kahpenduari për në portat e origjinës
Ku arkitektvrari qytetth imagjinar i ardhmëtirës së fatit
Sapo i ka rimbaruar së lartuari muret
Meqë kush i shembi qiejsh dje minaretë e fantazisë
Di dhe të thurrë flamuj për ezane kobnesërme
Kështu si unë gjith’heri i besoj fesë orientimpatradhtore
Të murgeshave iluzione të mia shpirtprostituore
Të murgeshave iluzione të mia shpirtprostituore
Përzgjedhurtar qenkam tek kjo detyrë
Të ilustroj shembullin e patjetërshmërisë lirisë skllavtare
Mbetet veç dënimi im poetist t’i besoj
Korit të fantazmave të vegimnajës pasjetëse
Ku m’i mbushin braktisqaret lëndina ringjalljetëra
Me drerthit e ngazëllesave e plot kaprollkëza entuziazmi
Tuj m’a përjashtuar hyun e koshiencës
Nga parajsa plehurnajore e kurthit të realitetit
Ku prangave të politikës u humbin çelësin
Ku altarët e drejtësisë janë kauzash zota zhvirgjëronjës
Ku të rutinës dragonj as që kanë dëgjuar kurrë
Për gayprofetë e apostuj biseksualistë
Ku hienat e dëshpëresës lahuta gdhendin në eshtra
Për biblën qe ende s’denj planetit të zbresë
Ku sot koorporatat e alurenjësve as me ettimë shpatash
S’mundkan t’a shijojnë mollën ev’adamiste
Ndaj ndër hojet e kuptimit zulmëroj miliona bletësh
Thëllë më ndjeni lutjesh për të më zhblasfemuar
Jo-për asnjë lloj ofrimi shpagshpërblor
S’hezitoj t’i tradhëtoj haluçinacionet e mia
E as palo penën shkulur prej spektrit që rish urithëzohet
Nën krahun kurrë shflatruar të një sonate korbi
E as pellglot kryqit mermeror të syrit
Ku ti pasqyrohesh emërngjethtirazi-dashurimza ime
Sa herë fort mall ke për përmasat universale
Të një përqafimi që sapo nis uraganon prej nëndheut tim…

-3-

Me re xixëllimzash gjelbërore më mbushet
Qiellthi polçekuilibruar i përqafimit trishtesh pamundur
E shiu që pres trumpetisht të gjerbojë
Prej thëthirhon çatisë nxirimargjendtë të syve të tu
Lot embriondrittë s’do guxojë mendjes të jetë
Në mos musht i një stine që s’m’a ka mbërrirë ekzistencën
Pik’pikë ninullëzimash kjo magmëtirë
M’a mbush liqenin bregperëndueshëm të plakzemrës
Ku flatrimegra po lodrojnë patat e dëshirave
Me pendët sa vlagpurpurluar ujrahënës
Teksa kuajt e ëndrrave bardhëruar imitokan luzmonjash
Të iluzioneve përrenj që si s’i gjetkan kund det fjalës
Shkallët e hidhërimave më zbret tri e nga tri
Shenjti frik’kurrë pagëzuar i errësirës
Ujqërit blegëronjës të dyshimave tash i lëshoj nga vatha
Të kullotin yje mbytur varrthelli kupolës panteonike
Derisa rish të më mbërrijë bariu i agut
E delja këmbharlisur e lirisë vallesh të ribëjë kërdi në mua
Prej pasionpushtuarave lëndina muzash mohuar
Të m’i zbojë çdongjyrazi shtojzovallet
Gjeografisë gjenezike krejt si dje fatvetëm të perandoroj
Mes tempujsh shkretantarë të shpirtit
Ku dëshmisht veçse ti qëllon që në trajtën e një flladi
Mbi thërrmija kaltërsire m’a thurr mjegull rërën
Dyermbuluarazi duke e humbur shtjellën tej
Ndër kurthëri kohësh kurrë realitetuar
Pikiadshpalosje engjëllzorëve krahë të muzgut pa harruar
Të pëllumbëzohesh mijëra metaforash
Me qindra oktavë rrebeshesh gugatjeve dënestare
Zemrën të ritmosh mbi tjegullat e makthit tim
Pse as shtrembrakeve udhëtira gjunjlodhura të së sotmes
S’më blerëzoi okë duarsh kurmi i flakëtirës sate
Kushedi në ç’pikturë do të të kenë ngujuar ankandesh
Gazlashtët djaj emërbekuar të herezive
Apo ndoshta bronzin sterilor të së qeshurës
Po t’a gdhendin në lëkurën e këmbanareve të së nesërmes
Për të m’i zgjuar thellndjellakobit lebetirazi
Perënditë që rish m’a mbrojnë mëkatin
Eja e ktheji nga arratirat në mundsh pastaj lejlekët
Po mes sofrës bujarisht shtruar nëpër stinë blasfemirash
Paparashikuar gjithshka ndodh pse ti
Dhe kur m’i ikonëzohesh shënmërirazi përgjëratave
Papërkulshmi ngulmon që lindja e shpresës
Nuk dritburonka majkreshta luginputhjes sate
Ku fort disiplinuar janë mijëra vjetësh
Varrezat pa ruajtur të poezive që tejvdekazi të përkushtoj
Por, turrës së druve të besimit palcërisht tharë
Ku herezia çmenduri e vetdjeg fantazmën e ndjenjës
Ngurenja mos t’a bindë të bëhesh rish
Re vorbulluar horizontesh mikllimverbimtë mallëngjenje
Gjithjettej për t’i blerirë shtigjet mallit
Ku ti prapë pa kult arsyeje-ç’trisht-do më mungosh
Për të balerinuar akrepsahatit bekor si një rrufe e zbutur
Ndër pellgjet e lotthit tim pasbreshëror…

-4-

Zjarrmëtirë hap’padukshme na bujtti beft era
Shpërthyeri ndër portat e qytetit as kështjellë e as kolibe
Udhëve merimangangordhura të natës
Me thonj fërshëllimash ia përgjaku ballin zbrazësirës
Vitrinash i skaliti emrin perëndisë së sarkazmës
Që qenka aq e aq paqverbër indiferentizmit
Ndër mure vizatoi me penela furtune varrezën e mëngjesit
Ku habitem kryqthpasqyruar hënë pellgjesh
Mbërthyer panikgripor kthetra një shalli mallvjetër
Që doja kohësh të bymehej ëmbël lakqafës sate
Kredhë uturithellë anijesh të këpucëve
Tek u ngecin gozhdët ndryshkur arkash noeane të akujve
Kur fort do doja të t’a ndieja nën çdo plis poreje
Dehjevirgjërën aromë çaji të frymëmarrjes
Shpalosur çdo kthese vale të kërkoj velën e siluetës
Që do më prijnte ëndërrt në liman gjiri
Ndonëse kufijdykahsisht zjarret e vegjëlth të mendimeve
Më fiken ungjijshë shprese një pas një
E mbi zhurngastrën e të krahërorit mangall
Mbet prej petale yjve veç hiri i lotëve të nostalgjisë
Mbase do të të gjej kërpudhuar nën blirë trishti
Pse u dashka makthërimit mes kaq thëllimi të të mungoj
Apo edhe ti më kërkon vivaldianshëm
Në labirinthe tingujsh palctharë nën zhupa stuhimi
Kur ende nuk i ka mbërrirë afshi i mistereve
Rish për t’i bërë në magjën e qiellzës së memecërimit poezi
Sidoqoftë këmbëthyerat pelëza të syve
M’i kamzhikonte ligvetëtirazi hyu i dëshpërisë
Sepse në asnjë kënd të mauzoleut të hipnozës reale
S’vegon shpëtimëri çdo hon për shtegtarin
E me epshgjuhëzat e flakpishtarëve të gishtërinjve të mij
Kafshoje filtrat e cigareve kurrpirë të qerpikve
Kur gjunjur do të të lypja të më ç’dehje
Me verën e buzëqeshjes që çudi si s’m’a ke borëruar
Mbi pushtimtaret pyje të dyshimave pse sot
Përkundërti ujvarash s’po më kaprollon luginash makthi
Sado telat e të ftohtit i dimrit violinçel
Ilegalisht strukturuar në të mençurimit filarmoniadë
Ia ka akorduar harmonisë boll hidhmëruari
Na pret diku stacione shkulur humbëtirash një strofkullz
Ku mund t’i bija me harkun e ekstazës
Por gurronjash të orëve u janë ngrirë aortat
Stakuar gjeneratorë vesit s’u pulsojnë kund dritëtirë
E përderisa ende s’ditka të t’a gurëzoje shpirtin
Mosprania kapilarmeteorite e kokainës së fjalëzës sime
Ndër anasjelltësinë e dhëmbëve të krahëve
Mallkuar qoftë ai dikush që helmatisht të shtërngon
E gjarpërinj përvëlorë miklimputhjesh të dhuron
Ndërsa krejt nuk sheh si po aisbergem…

-5-

Autostradë kahpanjohtare qenka jotja gojë
Ku fjala të gjarpëritet përmes shkretëtirë heshtjesh
Pa ditur as vetë orientimave të instiktit për ku
Mos vërtet do t’a përfundtë shtegtirën
Fort e lodhur stinësh makthtare nën një qershizë puthjeje
Ku do të jem patjetër flakgjelbëruari bar ku prehron
Apo e dritës currilëz epshpashuese lot’etjes
Pothuaj gati po i bëhem besimit rrënjë
Me gishtërinjtë e përkëdhelave palchuara dheut
Nëse i gjat’trishtit jerm do të t’vonohej madje dhe një jetë
Për të m’i gjetur pa m’i vjedhë vjeshta
Korijet shqiponjpurpurluar të dëshirpashkrepurve sy
Ku elbin e ëndërrirave kam frikuar t’a birrëzoj
Në tavernën braktisur shekujsh të një kthese rish pa sens
Nga ku do na duhet të rinisemi bekimit
Mbërritmës ku tash me limonatën e ag’portokalleve
Shterpnajtirës së pritjes ligur ngushëllohem
Pse në mos sot oj autopsiste e kryqzimit ndjenjor
E thirrur nga zërthi i misterit për të takuar një të ri profet
Nesër sigurisht do verëzohesh thellkupë qëllimit
Dehje’jehonës së një këmbane që ende s’i njoh tingull
E çaji monologvakur i të miave psherëtima
Do jetë plevituar-por kurrë ç’ëmbëluar
Apo rrëfenjën e një korbi kafeje do dëgjosh gramafon ere
Pa as më folur për gërvishtmat ardhmëtare
E pa e vënë re që shndërrohem pentagram lutjesh-hije
Që mos të të shohin të hidhnirave zogj
Pra zhavori mërgimtar përruazhuritje kohpapërcaktimës
T’a dashka mallit një pickamë whisky
E me rrebeshin flutura’akullt të një dushi kujtimesh
Të t’i ç’mëkatojë zotapenduar arratisëset ide
Eh sa kamasutërshëm po i përgjërohem krijimit mirfilltar
Të më kthejë zanafillë të tjetrës premtore vdekë
Veç unë të këngëzoj si zi’ujë pagëzimi
Teksa shenjtët nga majtrampolinat gjuhzjarravitëse
Të kridhen mollësh harruar vjelë të gjinjve
Kur çmendurisht më avullonin nën trumpetë duhmaepshi
Nëpër kofshët trëndafiluar prej turpit
T’i tatuazhoja emër dhembjes që fshihet revetmimit
Në të qafës bistakth pa formëzuar rruzuj vegimi
Një syth vlag’ri kafshimi të ndizja pishtar
Kur mbi karuselë hutimi pëllumbat e parfumit të flokëve
Të t’i zëvendësoja me dallëndyshe rrëfyese yjësirash
Sepse hartdëshpëruaras e di që vijëzima kobit
Ende kahlindja pa ia hapur velën hënës
Trillharruarazi do të ikësh tej parcelash të opium agonisë
Ku po i zgjatet një pranverë e re fatpulsimit
Ndoshta duke m’a lënë gërshërë buzëve
Pa prerë e qepur supengushtën këmishë të përqafimit
Lëkurpërcëllim ngatërruarazi ke hedhur shtatit
Veç puhizën fantazmëruar të ekstazës sime mirazhgabore
Si vallë eterisht ndjell’lakuriqtë do vrapëzosh
Mes kapronjve trembur të kënaqësisë
Ndër stepat thëthirmpakufijme t’iluziveve metafora
Ku kalendarisht dinastijnë tigrat e hareve
E unë do duhet të hetoj pas vizores e kompasit leonardian
Në atlasin e orgazmës së aurorës së mbrëmshme
Për në busullën e cilit qytet fest’hyjtë
Para begbengut të janë nisur dishepujt e frymëzimit
Fatit për të më ribërë krua shteranak poeti
Që m’i farkon shpatë zëri xhelozia me tehet rrufenjëzuar
Nga irealja krenari e humbjebetejës me shpresën
Sprintuar egoizëm lumturimit krahmeje
Meqë veç mur rrethimi arkitektuar sa drejti tradhëtirash
Qenka ngastër nacionalizmit puthëtira jote…

-6-

Nëpër tunelet e hijeve tejet pyllit të panjave
Ku ende nuk po e harmonizojnë vivaldishëm ardhmërinë
Gjithë bletët e ëndërrimave pasionesh burrërore
-Instrumenta dëshirpagdhendur drojës
S’do doja pentagramstinësh të dirigjohesha nga yti trill
Që m’ia shthurr në çdo syth këmishe muzikën shpirtit
Por kjo s’do të thotë që s’tringëllij siç do ti
Nëse akustikën pa përmasë zemrës m’i përkëdhel
Kur duke e braktisur valësh çdo bregu
Simfoninë arrogante të miklimave që s’njeh asnjë rregull
Nga djajtë kurrë blasfemuar instiktit
Vërtet e ç’e ndjell pas qeshmës korin e langonjëtirës
Në çdo festë fshehtërake të hyut të mençurizmit
Arratisu prej varrezës së realitetit të lutem
E gazmendur eja klandestinazi në eden të rrethit të arsyes
Kam prenotuar muzash kaq himne ritëmthjeshta
Padurimit të presin veç ty t’i këndosh
Për rrëkezat e dritës që të shkasin nëpër petla gjinjsh
Pa shpresuar kurrë të ribëhen kaçurrelave re
Për prushin që më ka mbetur epshvirgjër mes pëllëmbëve
Sa herë yjisht etesh poreve të trishtisë
Për argjendverbuesen mjegull t’aromave dheruar
Ku ligsht fsheh të trëndafilave zogj që si s’po m’i dhuron
Pra po kërkoj qiellisht të t’a orientoj flladtimin
Drejt një përqafimi gjelbërnajpanjohur
Ku polkotthi shenjtët japmarrin zdrukthtari kohësh
Me dalta e çekanë të më bëjnë syrit kitarë
Ndërkaq që ende pa më prekur i lulëzimit teh majgishtash
Do të të pishtaren e s’do keshë me ç’t’i fikësh
Teksa ç’akordancat e rivalëve toredosh grishmëruar
Psalltin sfidash vargje plagjiaturiste
Në një dialekt jupiterian pa shpikur nevojave shpirtëruar
Që, unë e ti dijmë t’a flasim qoftë makthit heshturazi
Dhe pse askurrherë s’kemi shkëmbyer altarfajit
Ndonjë unazë diamantirisnxjerrë premtese
Për të lartur supesh tempuj dashurishë
Që rrënjësh bese s’do t’i mbërrijë uragani i asnjë tërmeti
Apo për rrezëllima nxirake ujëvarash nesërmtire
Ku nën-tok do t’a spektrojmë ndjenjën
Veç si një grusht dhe parajsor vështromë përthellgjoksit
Habit si po t’a adhuron zhurimuriturazi farën
Tej milingonat e erozionit të harrimit
Mos të m’a shndërrojnë në shkretëtirë të lutjes luginë
Por, me mijëra kometa ogurmira të më mbillesh eshtrash
Në ugarë të vegimave lehontare mallit
Më fal nëse po të predikoj me zërin e një ç’ekzistenti
Me të njëjtën gjuhë si krejt hidhnajvuajtësit
Qofsh e falur dhe nëse nuk m’a dëgjon recitimin e zjarrit
Kur dikund bukurisht je nën vello tymi
Sidoqoftë nëse do të të duhet lotzemërisht dikuri
Ndonjë instrument nostalgjie t’i shpikësh orkestërdhembës
Eja droj’pa e sharromë harenjash mespyllit…

-7-

Nisur kam t’a shoh shtrembërisht prej sa tepër larg
Gjithshka që kurrë intuitivisht betohet: në do
Ndonëse ngujim trajtpalëndëzor jam bërthamës atomike
Kudo ku ligjesh ekzistence vërtetë dua
Herë në tyrbet zhdukur nga hartat e syve të iknajës
Bëhem pendimtari karvan harrimës pa kthim
E herë prej trampolina thyer majqerpikësh të ardhmëtirës
Kridhem honit të mosqenies gjakëruar
Ende të pa kolauduarat shqisa instiktore perceptimi
Varkshpëtuari më prijnë shteg veç në terrmë
Ku pakundërshtori funksion algjebrik arsyetimit të dritës
Më bind pse liria është vetvetes e plotë
Vetëm atje ku të zemrës paformësi i mohohet shfaqja
Në të tre përmasat jetvdekrilindse virtyt paprekshmërisë
Ku yjorja moshë uni gëzon pakohazi mosngjizimën
Në shpirtërinë ku farkohen shpresë a ngjyrë
Thjesht dhembja të mos oqeanet ideve
Patjetër do na i murlanë enciklopeditë trashëgoreve dijeni
Zjarri shpagshpëtues të mos rishpiket
Pse do i shndërrohemi n’energji motorrit të misterit
Bardhëtira e asgjësë mos përcaktojë ere kufij
Oh-do na e krejt ç’palcërojë vertikalitetin e nevojflatrimit
Nëpër gjokse gurrash meditimave gjelbëronjlypëse
Mos po i përgjëroj jet’tjetërsisë të bëhem ujë
T’i ç’et patkonjtë kalit që humbi zotnë
Në legjendën rapsodifundit ku trimëria ish kurrfekonduar
Shpatë t’i fark dorës kur frika s’i ka dhurur pushtet
Kur ende s’iu ka bërë hi festa e hakmarronjës
Perlshëm t’ia mbjell lotët e rënkimeve
Ballë të plaguarve pa pjellë prej nëna gabimtare zilonjash
Kaq porcione bujarimi besoj u mjafton hyjve
Mos m’a mohojnë mjaltin e mirësisë të më bletërojë
Kështu gjinjtë dunaçaguara të virgjëreshave pyje ëndrre
Si shpërblim t’i mbuloj shkëmbyeshëm me ngjethmë
Gishtakaltërorëve trëndafila të epshit
T’u hyj ndër dejtë e aromave qeshvjedhurazi
Tutje-gllënkë harbimi të jem dasmës së zogut me rrufenë
Për velat e ekstazës fort urtisht çmendurake
Pra peizashe jo aq patriotikshëm flamujsh poetikë
Por me verboren dendësi të dëshirimës
Thika tingujsh ngjeshur sup më sup lartësi këmbanaresh
Për këdo që i mungon përditazi muzika e maktheve
Epitafë skalitur gjuhë luleshtrydhesh
Që s’do kemi nevojë të na transkriptin hidhma
Kur i ndjenjave tren na e ndezi udhëtimin trasesë së lotit
Prej klithës së argjilit në syth të irisit
Për të na i sosur hije fantazisë po n’atë peron malli
Sirena e paqës botëtjetër alarmiane realitetit
Ku makiavelshëm dashuria s’do na paradojë manekinazi
Me hapa interesash teh urës së sfilatimit të falmës
Por, gjithsesi për kaq pak përkohmëri
Duhet pranglirisë të jetojmë si të përjetshëm…

-8-

Sa herë verbëria somnanbulshëm bën parabolën est-west
Nëpër qytetin e dëshpërimit tim varur në një re loti
E paksa më vështron tek hajn shtëpi engjëjsh
Aq sa veç të fustanit kindza flakërime
Lagen nga të errësirës ujra arratisur prej krojeve të frikës
Dallgëzuar lig dalë ç’thellë liqenit të mendjes
Më duket se një copëz të mëndafshtë dielli më hedh
Në qiellin grish’artëruar të dëshirimës
Duke krejt m’a ç’ylberuar guximin për të kapërcyer lotin
Syrit që tash m’ia hap gjithë portat e ndaluara gazit
Ngadalë të trishtit stalaktide ç’monumentuar
Thonjisht e zhveshin gëzofin e akullit
Madje dhe stalakmitet e hidhërimave ende buburrecuara
Kotten nudisht në një plazh të ndaluar
Ndër flatrat e shëtitoreve rruar prej hije leshterikësh
Harabelat pranverharruar rish nisin gjelbërijnë
Teksa bliret vrapojnë me sandalet rripakëputura të erës
Nëpër rrjedhat e trotuareve kah’hutuar
Neonet po arratijnë shtigjesh katakombëse natëtirës
Sepse këtu s’do pllakosë pushtetisht kurrë më
Dëgjimpanikësja simfoni pa shkruar e alurimës së natës
Bile dhe hienat që mbrëma më loznin okej ngricballit
Me topin zjarror të pikëllimi ngjizur avujsh loti
Kund sot nuk po gjejnë barkë shpëtonje
Për t’i kapërcyer murin kinez duhmës së detit të përçmimit
Hartash vërtiten larg limane qerpikësh
Ku si mbërrijnë dot shenjërisht stekat e shpagëtimit
Çastet fluturisht duken si një libër faqekaltërt
Çudi’eturi po e lexon një përrallzë fëmijësh pa embrionuar
Shpejtazi gjithësia u sajua ashtu si e adhurova
Kur isha para bigbeng fatit pakorrigjor ende engjëll
Kur nuk kisha kuptuar ç’janë minierat
Ngujuar mijëra mijle xeherorisht në shpirtrat e interesave
Dhe as oxhakët mjegullnajflorinjtë të smogut
Që t’i nxirmërijnë flamuj dhe shqiponja përqafimeve
Po, po, bottha mitërsisht krejt si aherë
Kur nuk ia kisha zbuluar thelli në rreshtnë krojin palc’artë
Etjen i mëkon baltës së klithtirave shëruarazi
Mes plagëve gulçngjethura me emrin kobtar: dashuri
Kupat e njerëzve deh me verën e dritës
Shpesh helmërisht tuj i uruar mirësi njera’tjetrës mjaltazi
Ndërsa perënditë kalërojnë përmes lugina zemrash
Indiferentshëm pa u rikthyer në Olimp
Ngjyrçthuri me mantele të sathekur elbi hedhur
Ndër supet që ajrin ndyrojnë aromë mollësh shejtanëzore
Eh ç’realitete që veç në hijet e celuloidit të ëndrrave
Mund t’i stamtojë fytyrpadytësisht mahnitja
Dhe pse me asgjë tokësore s’më lidhin
Kur duhet t’i vuaj vetmallkimin çdo kryqi zbuar realitetit
Ku orë e pa kohë bekim jam dënuar të predikoj
Ja ç’përfaqësojnë trëndafilat e zjarrit
Ku kudhra ciklonet e metaforave ndërron stinstinësh
Pa riciklim natyror impotencës së farkëtarëve të vetëtive
Ku-sapo t’i fsheh tej kodrës së entuziazmit tim
Xixat e syve vallëzuar në kurorë agimi
Pasionrish aizbergon rreth ishull trurit pashprestira
Rrëmetngrehinash të blasfemizmit brenda gjakgjakut tim
Teksa kurthmakth pres të shkosh si çdo ditazi
Kësaj rradhe pa më hedhur retine as dhe një pishtar
Paku sa nervat t’i ndez qirinjve të lotit
Spektrim ngushëllimit tim për aq shekuj në shenjë mëshire
Sa të kujtohesh veç për një qindarkë veshtrimi…

-9-

Energjidyshimtë, rrënjazi, pema sythekaltëruar e thirrjes
Ershëm m’a pushtoi krejt qiellin: të dua!

Ti je paperceptueshëm e bukur si një liqen puthjeje
Valgjelbëruar nga zambakë rosash epsh’egra
Si një urë përqafimi ku dy majat konstruksion fantazisë
Kanë mijra vjet mall pa u kapërcyer as vegimash
Si një përrua humbur vrapimesh flake
Që gjarpret ndër shkëmbenj akulli drejt të jetës kërthizë
Si një amfiteatër i lashtë pjergullash dehjeje
Ku qark perënditë adhurojnë krijimin
Si një ajsbegr diamanti që thelli plluskon mendimit
Ruajtur turpvlerës në gjakun e dritës stuhirash gazmendi
Si një manastir ku hyu i vetmisë kottet nudo
Mes murgeshash fantazmuar pendimi
Si një shkrepë mermeri ku tajfunet me tehe rruferash
Skalitur i kanë shtatore skllavit ç’nënshtror të përgjërisë
Si një thinjgjethkë ekstazsambrujtur marihuane
Bjerrje’etur tek lut t’i dhurohet trishtit
Si një pjano kështjellthyer nga harmoni prefekte barbarësh
Ndërsa i riarkitekturojnë ylberazi flamuj krenarimit
Si një libër frymshenjtë që ende s’ka zbritur
Mes paqës sa e sa sodomiste njerëzore
Si një oqean psherëtim’muzgtë mbi pëllëmbë shkretëtire
Ku dallgësh argjendi velflladen ishuj ag’ëndërrirash
Si një kasollkë lulkuqesh mes pyllit të yjeve
Ku po ninullohen përrallat kurr’rrëfyer
Si një fallxhorkë që bën shtrigërisyrit ilegalisht striptizë
Në arenën e një defi ndëshkuar prej shkreptirave
Si një sirenë multiplikative homeriane
Që s’gjen thellnajë zemre të kthehet në realitetin premtor
Si një tortë barke që rremat e një feste pa emër
E prijnë në portin grishëror të armikut
Si një kope pishtarkuajsh që tërheqin pas trokthit natën
T’a degdisin lodhmës kotthi në kahet e moskthimit
Si një karusel ujëvare ku më ngjethron dëshira
Të m’a pikiadësh njëqind shekuj fatin
Si një violë që më lidh me telat e tingujve direk trilltirash
Para se të t’i kafshoj hirmazi gjinjtë mbjellë reve
Si një kurorë trëndafilash vesuar flakë
Me zmeraldët e të mijve irisë-pluhur rrezëllimtar adhurie
Si një dëborë joshdrittë ekzibicioniste
Ku lodërtojnë foshnjat e profecive pa zbritur zotash
Si një korale bethoveniane ku i zërave uragan
M’a gris partiturën e shpirtit ku fshehuroj pendë engjëjsh
Si një maratoniste që mes ritmit të vlagmallit
Më rokullin nëpër venat e shterlutjes
Më duaj!-plot shpata shkrepëtirluftrash kjo klithzë
Zogjdegësh e hyjolimpisht m’a rrëzon krejt të qiellit pemë
Në prehrin e një kryqi ku i falem ende vetmimit…

-10-

Rreth kafazit mureqelqtë të natës uzurponjë
Pa përmasa gjeoshqisore iluzivitetesh perceptimi
Re xixëllonjash vallëzojnë mitërtrurit
E me një shi ëmbëlthak flakërijnë horizontin ç’busulluar
Teksa unë përplasem nga njeri në tjetrin breg fjale
Për të kapërcyer sërfisht dallgarsyen
Pse si një peshk steril duhet të krajlem ende
Tek ky real akuarium i jashtligjshëm pa ajrim ndalesash
Me çizmet e frikaçërisë kurrë alarmveshura
Të alpinëzohem majë honirash instikti
Trashëguar kam një kanun morali që përgjëruar lutet
T’ia gris çdonenshëm një e njëqind e njëmijë fletë
Dhe herbariume epitafesh që trisht më kujtojnë ardh’pas
Se antologjisht jam mortazi lule balte
Antenat satelitore në batiskafët e vetmimit
Nga asnjë galaktikë nuk më sjellin sinjale ndjenjash
Fizikës sigurore monitorësh thyer të mollëzave
Ku m’u shpërfaqkan veç karvane kometash velloverbimta
Tej shtigje yjesh kushedi ç’rrënori tempull zemre
Ç’dashurie do i prushërijnë mangall buzësh
Ndërsa gishtërinjtë e mi as kaçurrelave të shkul’erës
S’ia përkëdhelin dot kurthëtirës kryet
Brenda të drojës gjashtfaqësh ngujuar jam tok me lirinë
E ende s’di pse prej hyut të hakmarrjes
Ndoshta dhe pse dikurë nuk bujta nga porta festore
Në orgjinë frerpa kuçedrive panjohura të dritës
Apo pse një engjëllthze pafajtare pafajësisht ç’virtytimit
S’ia shkrova poemën e shvirgjërimë shpirtit
Kushedi dhe pse nuk e tejbrega përroin e diamanteve
Ku ende më priste princesha e varfërisë
Gjithsesi varrezës së të sotmes me thonj klithash
Vizatoj ndër gjinjtë e qiejve puthjepapushtimtë kanavacës
Portretin e gjysmës së ëndërrirës sime
Që po si unë vuan dënimin e vullnetit ç’lirë
Ndoshta brenda një sfere loti orbitet universit
Kund futbollit a lottove të rastësisë kurrë pa më ndeshur
Qoftë aq sa për të më qëlluar ballfatin
Me një ortek rrënjshkulur miklimash sa trallisës
Edhe nëse s’do të mbërrija t’i dhuroja mirtar
Mantelin e platintë të një magmëpërqafimi merimangtar
Pra vegtarja shkoi nesërmes pa ardhur
Duke më lënë rishmi po në fjordin e eremitpendorit
Kurora mediokre vargjesh të thur fron korbash
Për monumentet databronzta të nostalgjisë
Kur dikurë vërtet s’isha as shenjtori, as mëkati e as falja
Ndonse shpatë e parë pagëzuar stuhira epshit
Por ky ungjill u gris pa ikur gojë hyut
Kurrsesi për mos t’u rilexuar nga apostujt e pendimës
Që kahtej ndarë e kanë ngastrash ruajtjeikonazi errëtirën
Ku zotthazi ja që s’më bëjnë dot pjesë
Fillikatthi veç me skeptrin e braktismës më lanë
sho’shoqin të masturbojmë nën ritmin e dëshpëresës
Meqë alkimisht asnjë Shën Mari perversiteti
Nuk mund të m’i zhbirë gurdobësive frëngjitë e ekstazës
Sepse me gjeninë e idjotit ogurfundmi kuptova
Që gjithë femrat lindkan çlirisht kurva
Ndaj ky apostulat në trajtë mirazhi kokainmpiksur
Do më zulmërojë rreth fatshpëtisht ç’tunduar…

 

-11-

Thellë liripraruarit pallat dinastik të fjalës
Klandestinazi hyra vegut të jem realitet qoftë dhe memec
Përzhbirur embrionit të jehonave gjëmazi ardhane
Mes mushkërive tuberkulare të qiejheshtjes
Herë zhapikem nëpër skuta dëshirash
E herë skifterem majë shkrepash hidhërimi sygjarpërimit
Shpesh qëllon që piramida gen shpirtit më keopset
Duke mos i gjetur kund arkitektit laps
Kur ndonjërast krejt përmasima horizontit
Ku jam fatrrethuar muresh të drittë dëshpërimi
S’druaj polhipzbritazi të lodërtoj ndër shkallinat e arsyes
Ku i ngjiz e thërmoj idhuj iluzionizmit
Sepse hierarkisht nuk di ende ç’ka lind të shenjtet
E ç’ka vdes të arratijë kalendrave të lavdisë
Kohpërjashtuar nga gjithë rremat e mundësive detshtera
Për të kapërcyer dallgdrojën epshuar
Peshkërisht monologoj për koordinatat e mrekullisë
Prej nga kurrë çerdhe dijenive s’do erëzohem
Për t’u bërë ndoshta oshëtimë njëmiliardë decibel
Dhe legjendat pa krijuar ende t’i tremb në mitra lahutash
Por ja që paracaktimash qenkam veçse këmbanë letre
E sado t’i biesh gjeth zëri si blerëzon buzëve
Jo se nuk dua t’a mbush plot flutura shkëndijash
Mimozën palctharë të universit arttar
E madje jo se nuk lypem të m’a mbjellin me farë rebelimi
Shkretaninë e pa të dytë të fatit bujar në çdo farë loti
Thjesht do adhuroja të m’a elektrizonte eshtrisht
Një dorë malli panjohur ujëvarën e flokëve
Një kurm kometik flaktire të më prehej
Veç një çast në prehrin hibraktisur dragonjëzash kujtimi
Ku kanë mbetur veç gjurmë hartash lënë shkujdesive
Ende pa u ngrënë bletësh harethara nostalgjisë
Tash me lule emraçpagëzore çiftëzuar
Vjedhuri ikur nga kafazi i ideve lumturiste që noton yjesh
E të njëjtat plagë në zemra paqeniesh ogurndryshme
Ja që s’na dhembkan klithtirash njëlloj
Përderisa në stinë perversitetesh perzervative
S’ka shenjt që s’ofshëroi një herë prej thikës së vetvetes
Nga mllefkafshuarit gishtërinj të përkëdheljes
Më ndjenjmjaltë shtërnguar rrënimkulm ekstazëtire
Ndaj si të striptiztoj ligshtar timit tru
Arenave mbushur me hije statujorësh hiruar prej korbash
Kam bërë be të gjalloj kryqmurgërisht
Në bërthamë të mollës së pse’së virgjërore kafshimit
Në diamant shndërruar për dhëmbët urithyes
Që dogmëzojnë të m’i falin rish ulërenjat partiturash ere
E të m’a grirëzojnë neurotiken edeniadë
Me marihuanën e paqës kurrngushëllore arash frike
Kur fundi nuk ç’ngujohem më prej idesë dherore
As nga sythi i qelës së ç’dekonspirimit të kuptimit suprem
As vreshtat e qeshjeve s’do t’i vjel më
E as për birrë s’do t’a ziej më elbin e qarjes
As ushtëtar s’do më kenë më kufijtë e filozofisë
E as minare mëshire kleritikët-aksionere ineteresash
As direk preludimi karvanet e shprestisë duna epigramesh
E as yll orientimi-hyjnitë e zodiatikës
Uraganin e stuhisë po e kthej në krua dhembe
Deri në gjëmë gjumi premtuar për tempullin mirazhik
Kur do më duhet betimpërgënjeshtrazi në gjithë të lotit fe
Flladtisht kanibalazi të të them vaginal-të dua…

-12-

Sipas kauzës së metereologëve krejt stuhimat breshërore
Reshë do m’ia fshehin shtegtimit yjet
Shpejt jahti i entuziazmit ndërtuar me materie vegu
Për të t’u ankoruar fjordesh të syve ekzotikëzorë
Paparashikueshëm mallit do m’a kurthërojë
Një ciklon fort lukunor peshkaqenësh sa dalë mitra valëve
Kur vetëtirat guxim do m’a shënjojnë fatit orientimin
Me metafora të zhubravitura shuk goditjesh
Velapërgjakur e gati shpirtshkrumbur
Mbytit do t’i shpëtoj prej detit vetfundur gotverë ëndrrës
Në një cektirë prushëruar me peshkërira dëshire
Për të dalë tej një ishulli dëborëtirash habie
Ish bariu i ogurit vetmar paq do më rrahë arratirash
Me kërrabën që ruaj keqtirën kuptimpa
Ku rish prej grigjë shenjtirave trillzbimtar paskam mbetur
Madje dhe aherë kur më përzenë trishtnajtirës Hyjtë
Pse kaluan kaq karvane verbore ditësh
E mbi asnjë gamile s’të kam parë shkretëtirës
Pse kapërcyer kanë kaq vargmale etjeje gjelbëruar dritazi
E kund s’po më endezhurit përronja yte
Pse qindrajetazi gdhendur t’a kam krahërorit lahutën
E si vallë s’po m’i oshëtin qiejtitë jotja baladimë
Pse gurët lodhur të fjalëve fort miklimtare
Nuk m’i rilind për t’i bërë kështjella por veç rërë eshtrore
Pse pema jote emërpanjohur ngulmisht i mugon erës
Në pyllin epshdjegur të përqafimit tim
Kështu ca e nga ca më rriten ara sokëllimës
Mëzthat ekstazisht dëshiruar e kobnie të pagojë
Meqë savanë lotit cigarja e shpirtit ku shkrova “të dua”
Hi ngel sa herë e ligthëthij zjarrndezjes
Të dua dhe kur çafçafësh shkreptimtarë përkëdhelës
Retinqorruarazi ndjenjash mbështjell një tjetër
Të dua dhe nëse bistakët flladkaltërt të vjeshtakeve buzë
T’u rrënjëzokan në tjetër tokë pasioni
Të dua dhe sikur argjendluspat e klithakënaqësirës
I veshin halat tjetër notari thellësira ekstazire
Të dua dhe aherë kur paragrafëve të besimit pa krijuar fe
Në ungjillin e një tjetër Zoti po i lexon
Të dua dhe pse me arin e stërkalirave të qeshmës
Aromëzon brigjet një tjetër oqeanthi ndjenje
Sidoqoftë gjerdanit irisxixëllor të ekuatorit tënd mirazhik
Patkonjtë e perlave i trokthin përmes planetit tim
Kur zemra do rritet dimensionesh të një molle
Që s’e dije pse kurrë s’duhej kafshuar
Përderisa sipas premtimtirës ende s’kish mbërrirë edenit
E shenjta thikë t’a qëronte epshit pa konvertim
Unë pra që sot thjesht kam dalë të adhuroj
Si direku yt gjarpëron përmes blirësh
Oh, unë pra që përgjëratën lutem të t’a bëj velë flladi
Qoftë utopisë veç edhe në një atlas shqisanxjerrë vegimi
Ku sizmografët jetës m’i parandjellin
Një trëndafilishtë konseguencash duar tradhtire…

-13-

Nëpër elektrikun kabëll të vështrimit
M’a tejshkon ekzistencës si një rrymë një milion kilovat
Gati më ndizen pishtarnxjerrazi brumbujt e syve
Nga energjia që: ku buron e shkarkon
Mbase thjesht për të më feksuar kafke tunelet e nervave
Prej nga më arratin rishmi perceptimi
Apo me një lumë flakërenje të re huajtur prej terrnie
Për të më vërshuar venazhdrejt e në plug zemre
Krej më dhembon gjithë metafizika e trupit
Nga ky përçim ngjethak thika tundonjmërie më fal dorezë
Pyjet e ëndrrave që mbolla përmes kodrina natës
Rrokulli ere m’i shkrumb puhizfluturim
Zogjtë gjithfarësh të fjalëve që i vodha baule qiejsh
E i mbolla plisa kafazit florinjëzuar të gojës
Posaçërisht për të të bindur të jetonim tok brenda një reje
Thellë erashkës së pendapërkëdhelave
Që në pikëlima shiu lotërisht më shndërrohen
Ritmuar ligsht nëpër luginën braktistare të heshtjes
Fantazmat e poetëve ende pa lindur që do më ndihmonin
Metamorfozash ty të të bëhesha altar
Qark meje ringjallur kauzash të ç’virtytimit
Një marsh funebër përtalljeje përjetësirash po luajnë
Në nderim dordoleci grunajtrembur të trillit tim
Teksa para më ecën thuajse si një ujëvarë perversitetesh
Që ngjitet shkëmbenjve të kuriozitetit shterpanik
Ndoshta të gjejë ku vallë ia mbolli dora e mrekullisë
Aq premtoren farë të dritërimshpresës
Ligsht lodhem ndër kronikanët e alpinistikës
Hyun e mungesës pyes se kur do të kthehesh stacion yjve
Risërishmi të m’a përmbytësh breganë
Me dallgët gjelbërore të qeshjes-lugajat e trishtit
Ku pas rosave të egra të pasionit gjahtarak
Më lehin ende zagarët e kërkimit të ç’ka kam humbur
Remat e barkave të ditëve kalbur i kam palcë lisa ideshë
Dhe velat e erës të kafshuara nga hije korbash
Madje çafkat e lindjes s’di si ngatërrojnë kah busulle
Me pelikanë perëndimi e humbin yjve
Përderisa t’i më tretesh mëndafsh horizontit të adhurisë
Si një hënë e fikur orientimash retrospektive
E prapë do më duhet nesërtire të ulem
Stolbetonit ku cimën e qerpikut s’do të t’a lidh dot
Sepse do më morrnicen keq gishtërinjtë nga lloha e pritjes
Nga merimangat e emocioneve përçuar nënlëkurës
I arsyes direk tehagut do më humbë ekuilibrin
Prej fuqisë magnetike të irisëve të tu
Sa herë me duar në bibël faji betohem se po më thëthijnë
Në zulmin e protoneve të ekstazërimit naiv
Aq herë më godasin mes ciklonesh të indiferentizmit
Që na e rrënojnë krejt themele e oxhakë pasioni
Qytetthin gjenezpërrallor të fantazisë
Ku gamilet e territ polar i lenë vend deveve të diellnajës
Ku kazma dhëmbthyer e klithzës sime
Po mundohet t’i shkulë rrënjë kryqit të mallkimit
Pse linda e pse psalltoj skllavisht përgjëruar
Para shenjtit që s’ka si na do barabar as në gjyq premtimi
Pse më duhet të gërmoj thelli mushkërive të verbisë
Për të parë është vizatuar vertëtë a jo
Ndonse panikem t’a shoh portretin tim çjerrator
Mes retinës sate ku çudi-s’ka gjeth energjie…

-14-

Në kopështin e përmendoreve lavdpashlyera të gabimeve
Katërpolesh e shtrirë krejt shpirtërima
Veshur me verbërim’artët mantelë të pendimave
Pushtuar i paskan në çdo gur qëllimi tempujt iluzorë
Ku endem mijëra jetësh antologji vetmimit
Për t’i gjetur një piedestalth bosh premtirës së fantazmës
Ndonse qenka fort shpejt shpagive të më paradojnë
Kangurët veteranë t’entuziamit ndjellprimitiv
Në gjyqin e kurrshmangtë të mirësive
Ku kurrë s’ua fala të drejtën panteonike të granitëzohen
Me sqepet e rrufenjta t’i gdhendin pak e pak
Shkabonjat pasion’egra të qiejkohës
Por ja që dështim dëshpërenjës vazhdoj t’i kompozoj
Rish-të njëqindenjëmbëdhjetën rapsodi gjelbërisë
Për të krijuar ekuilibër ndërmjet veprimeve e mendimeve
Mes gazmimesh që si s’i gëzova kurrë
Gjithshkajës që ende deri në farë gjaku kobim e vuaj
Duke psalltuar çdo çast dhiatën kujtimeardhme
Fron hierarkisë së fisnikërizmit pa origjinë
E si vallë besoja që nuk u ndryshkka i lumturimit drapër
Ndër fushatat e korrjeshirjeve të zhgjakërenjave
E si s’më bindi asnjë shenjt që bekoret ara t’ekstazës
Krojet ia shterkan mitre dritëtirëfatit
E si më ndihet misterbarabartë sot energjia
Për të ndryshuar çdokahësisht botën me zellin e krijuesit
Me ç’ka kam-kam qenë bariu suprem i pashqisërimit
Mbytur në qumështin e blegërimave të mëshirës
Me ç’ka kam-jam bariu kozmosik tash
Veshur në lëkurë ujku që ngjeth vetbesimin
Me ç’ka kam-do të jem bariu që s’do të mësojë kurrësirës
Se ç’kullota po i humbet zebra e fjalës
Nëpër fshehtaret harta t’universalizimit të intuitës
Ku parajson nevojat demoni pagabor i arsyes
Vërtet s’po më qashtret mjegullnaja e shndrirës së diellit
Nga tërçka më ofron rrjeta e errëtirës
I meritës jaguar dhe pse me shpejtësi vegimi
Benzinë më pi krojesh palckallpta varresh pa tokë
Ndaj mos i kurdisni protezat e dhëmbgajasjes po u them
Pse mbetur kam shpëtimash-eskalibur
Vringëllirë mes reve të pëllumbave bardhorë
Hidhërimit-në dorën rrënjëprerë të rastësisë fjalzote
Madje dhe në paqë të asnjë lufte s’kam ngadhnjyer trurit
Me magjinë që ligmi më blaton virtyte
Jo sepse mes arenash të skakierës së strategjive
Flamujqiejta më mungojnë pozicionuar tej
Qoftë edhe keq armiqtë që më nderin luftën e jo paqën
Jo pse oborrit ilegal trashëgimnajës ende s’më ka lindur
Shpiksi i mekanizmit perfekt të hiperbolizimit
Jo sepse në akuariumin shterë të lotit
Të klithave peshq s’duan të m’i ndërrojnë shije gjëmës
Ja që ngaheri kam ditur saktësisht në ç’tonalitet lavdimi
Himnin t’ia këndoj si fronit edhe altarëzimit
Mjeran’ekstazori unë që rish ia përbuz
Të çeliktat përkrenare turpit dhe helmetat panikut
Respektit të heshtës përkundruall i shpalos besnikërimin
Shënjimpakorigjueshëm destinim kam mbetur
Për gozhdët posaçërisht farkëtuara për kryqtrarë
Që populluar kanë krenarishëm edenin
Ku po më duhet të bredhërij me zemrën e lotit krejt nudo
Zotthat e dashurisë t’i bind se statuetat që zbresin
Për të m’iu falur epshit-s’më përkasin
Për aq përjetsi sa kurrë s’mund t’a quaj gabim
Triumfiadën e një ndjenje astrologjisht ende të pa lindur…

-15-

Nëpër hipodrome ilegale kënaqësirash
Kali i harbimit nuk do më gjejë kund pistë
Krifa e turfullimës si një pemë rrënjmajazi shkulur
Ndër re u pishtaron dëshpëruar rrugët engjëjve
Kapaku i kalendarit të fitoreve shpreszhgënjim u dyllos
Garimi do jetë ardhme veç konvencion
Flamur ekstazpangjyrë që do të më rrëfejë yllgabor
Pse dikur vërtet më kish kah e krah orientimi
Drejt nënshtrimit pa kushte gjaku ndaj idesë pakorigjore
Se ekzistoj vetëm pse duhet me qenë i pari
Eh ç’cinizëm horizontesh flatrandrydhura kafke
Tash që dhe i mësova të vizatojë shpirtit koordinata
Arratimë genesh lig kuptova: të jetosh
Do të thotë të ndodhesh jo veç si zogth kthetrash fantazie
Atje ku je i bindur si terri mes rrjetë dritëtirës
Se nuk ke qenë frymazi realitetit kurrë
E kurrë s’do të ndodhesh kaltëruar ëndrramohimës
E jeshë gjelbëran kurrë kurrasnjëhernajash kurrmbërritse
Meqë kam monologuar kaq kohpafund
Me dialektin parakrijues të vetë Shekspirit
E si vallë veç një herë nuk përgjërova në falje ideshë
Me të papërsëritën muzë të tij që më josh fajesh
Ujin t’a quaja shkatërrim e ajrin-shpresë e tokën-çerdhëz
Zjarrin-entuziazëm dhe qiellin-embrion
Mos pse s’dita o hyj t’a shqipëroj gjuhën e dashurisë
Po me flakpapërsërittën gjuhë të dashurisë
Astronautshëm dënim ia humba yjet perceptimit
Për të mbetur qëllimverbirë strategjisë miope finishizmit
Ku më ndjellkan ç’konseguencash ole’të e kurorave
Që ende kutërbokan aromë fatkalbëzimash
Pse çdo ditë bekimit do lindë një ngadhnjës i ri
Të shndërrohet mekanizëm vetbesimi
Vdekazi për të merituar si çdo muze aureolat e blatimeve
Që guxim paturpit rish do të të vjedhurijnë
Meqë çisterna e verës thartuar të qiellit pa shenjtëri
Duhet të ritmohet shi për të dehur gjithë qiellzat
Apo portat e kërrusjes lypen tej hapur
Që të çlirohet ndëshkimave perëndia e triumfive mohuar
Por, sot gjendem fort nënshtrimlodhur
Jo se s’kam numër amze kamzhikut të filozofisë
Por pse heq dorë nga frerët harbuar të lirisë së pa liri
Dhe këmbët i praps prej yzengjijve të erës
Ç’delir qenka kllounisht të mos imitosh zellmrekullie më
Vullnetet e uraganit që u përket veç shkatërritjerëve
Në shtëpi të kthesh ku po të presin t’i shartosh
E puthjes shegë dhe i përkëdhelës portokall
Ku zambaku i një etjeje eh sa panginjse
Çdo ëndrre prodhon fabrikagut diamatë vezullimrinj vese
Për t’u ndjerë lavdbarabartë meritash
Me një sulltan njëmijenjënetësh krejt ç’përrallëzuar
Eh! kthej në pusin dhembator të kujtimave
Kur luaja me një patkua përroi rënë trokrrufeve
Kur sokëllija nëpër brirë jehonash deri shpella panikimit
Mes pyllit që më thëthin e egërsisë së rritjes
Pa m’ia treguar kurrë kroin bekor jetës
Ku shtojzovallja i shuante qirinjtë tortës së epsheve
Duke më pritur mijëra vjetësh të mbaroj arsyesh
Udhkotësirën e garimit në mosqenien përkohtare të vlerës
Ku fundi mallkoj pse këmborazi më harxhoi shenjtinë
Për të gostirë djajtë ulogë të pendimit
Që, qark përkushtimit tim shpëtim’mohuar
Mprehin penisët e hakmarrjes trisht mosbindëse…

-16-

Shpesh përkundrejt erëra syve shkëmbehemi
Si re me ngarkesa lumturisht kahnegative-e shi s’bie
Ndër dherat e meditimit vlaga gënjen
Kur thotë se s’ka nevojë për florinjtaret sekrecione tonat
Sa bukur po ruhemi për të mos i përplasur as ëndrre
Çisternat e ideve dehur me nitroglicerinë yjesh
Ndër fate paralele drejtëzat e përkushtimit
Çudi si s’na thirrkan tek e njëjta stuhi
Ndoshta sepse për çdo mister magjizuar pa lejen e njeriut
Pyesin këshillin e perëndive të arsyes perfekte
Dhe askurrherë s’po guxojnë të lypin vendime qiejsh
Nga endacakët e instiktit mëmëdhedashuror
Me thesin e lirisë ngarkuar në shpinë
Shpërndajnë nëpër botë reshjet premtore në formë lotësh
Duke imituar barsjen e lumenjve-na bëjnë më bujarë
E tuj gufmuar oqeanazi-ç’koordinatemi
I dhembave margaritar sa ngjizur i universit
Mbi dorën e një puthjeje çastpaduruar verbrari diellsohet
Sapo tej ndërgjegjes largim hijet e pyllit të trishtisë
Nga qepallat harruar pa hapur mirazhimash
Çmendurakja magmë e gurrgjakut tash
Shpërthyer prej zemrash që si s’besonim se na bindeshin
Veç me ciklone dënesash ekstaze mund të fiket
Për t’i falur shpresë ogur’re gjelbërisë
Timpanët e ligjeve të frymëdhëniemarrjes së argjilit
Zanafillazi të bien shurdhonjtare fest’rilindjes së zotave
Meqë pas shtatë vdekmave tona adhuruar
Vegimimi i epsheve kaq brutalisht do të kondensohet
Ndër termometrat thyer të dyshimave
Me shkop bambuje do i kapërcejmë zerot besimit
Përmes hartave profetike të metereologëve të tjetër jete
Do të trokthim si shkretëtira mes orgjirash
Madje dhe parandjellat fallxhore të sizmografëve
S’do na bindin kurrë pse mbetëm humnera impotence
As para e as pas biblikët kozmologjistë
As shtëpi asteroidësh s’do na i dhurojnë ndjenjave zbimur
Sepse s’e dinim që jemi kaq dëshirimthjeshtë
Si kashta e përqafimit mallin sakorrur
Si mjegullnaja shtegblerore e sokëllimës së drerëve
Kur sulen ulërenjash të gjahtarëve ndër kurthe ekstazash
Si thëngjijtë që tatuazhin thellë lëkurës së klithave
Hyun e moskokçarjes për pësimet e rebelimit
Si dallga harenjmadhe e shampanjës
Që i rreh shkrepat grishegër vaginës së etjes kruavirgjër
Apo si dhe dëbora që ka mbuluar krejt
Thesarin e një penisthi që pret lutjesh rikrishtërimin
Falmë pse lig e kapërceva murin e blasfemizmit
Për të qenë shpirtsyferinuar si dhe ti lirisë
Dhe unë të fal pse i djeg ungjijtë apokrifë të flirtit pa zot
Mbi altar zemre të jeshë rrahjesh unë
Thëthimërisht t’a ndjej mungesën oj saharë
Ashtu si dhe ti eskimezimin tim të humbur akullkafke
E më qarken kaq tepër kojota frike me trajtat gaznimfura
Vetrrethon aq shumë tigra strategjishë nevoje
Sa pendim u lutemi satanisht shenjtve:

Mos na dashurohen kurrë retë e gjëmorit përkushtim…

-17-

Karvanet e gamileve udhnajhumbura të kënaqësisë
Zezisht do na qarkin me re fluturzash habie
Nëse gjunjur bindemi që ende shenjtët
Të na shtegprijnë guximin përmes dunash të dëshpëresës
Në kërkim të kushedi ç’oazi ngushëllonjnaiv besimi
Që këndon zvarrim shkretëtirash ëndërrore
Ndoshta shterë nga shpreszhgënjimtarë të tjerë
Pa ia gjetur brigjet velës së pendesës
Apo edhe pushtuar prej zotash të iluzioneve pararendëse
Ende pa krijuar me thërrmijat e dritës që s’duhet parë
Por ja që prej larg na mbërrijnë dikund
Rryma lejlekësh penduar prej yjesira arratimës
Aromë buke të sapovalë toke u vjen ndjenja
Ndër frymëmarrjen e shqetësimit mallpritmash pa kohësi
Sepse atdheu dhembvërtet i dashurisë është veç atje
Ku percepsioni pa arsye di të jetojë më mirë
Ku harta e flakëve të përqafimit idilik
Nuk i vizaton dot kufij harbimit të konvencioneve
Ku ndër tarracat e ujvarave të ekstazës bërë orizore hëne
Një dorë misteri ka mbjellë tash agrume përkëdhelash
Po, po-vetën thikat e gishtërinjve tanë
Duhet t’i ç’veshin fatet e t’i bindin të striptizojnë
Mbi platenë grishmënajplatintë të puthjes
Ku po ritmon një muzikë harruar pa krijuar nga The Cure
Ndoshta pse më mallkimfundi kemi arritur t’i ndajmë
Zotat që na duan mëshirazi me ato që na qijnë
Dhe po aq profetikazi të veçojmë syrit
Njeriun që na shtatzan legalisht perëndeshën e mungesës
Me fantazmën e atij që klandestinazi
Riciklisht s’druan të na klonohet në celuloit trishti
Pra kemi mbërritur epokën kur fekundërtazi
Dishepujt e ideve të na e kuptojnë njeri’tjetrin me heshtje
E jo për zotërimin e territoreve pa mineralet e gjakut
Që i përkasin rish energjisë përgjunjse
T’ia luftojnë krenimohimtazi veten çdo gjame
Gjithsesi kurrë s’qenka pabesueshmërisht qeshjesh vonë
T’ia vetshkulim dhëmbët uri’artëzuar
Mosnënshtrimit rebelor të ligatisë së mirenjave
E një këmbanë jehon’re të skalisin sa i qiellit shpirt
Shkëndijrë krejt nga zogjthtë e paqës
Vetëm për t’i kujtuar bariut të subkoshiencës së pa grigjë
Që duhet të ketë kujdes nga blegëritë ç’ka dëshiron
A alurenjat e lirive që s’të takojnë t’i kopjosh
Ç’blatim guximpaprekshëm blasfemor
Kur shpesh maratona e një nate mushkërisë së një femre
Mbaron lodhjeçngushëlluarazi në mëngjes
Por i AIDS’it pishtar shembullazi i kall ngjethërimën
Gazoilit të universit kurthgjithë jetës
Dhe dueti sopranor me një mashkull pa hierarki
Në skenën e ekstazës pandalë tenoron bukur nëntë muaj
Por sharrat elektrike të birit ankestar
Pse s’je prindi i përzgjedhur mes djajve të lumtimit
Stërnipin do të t’a dënojë shpatazi t’i premtojë
Pinjollthëve të lotit të vet që po i sërfojnë në ndërgjegje
Të mos përgozhden kryqzimash të indiferencës
Ku princërojnë perënditë e shpresimit si unë dhe ti
Si qiriri kobit-kushtimflijazi iris’irisit
Si luanesha nënshtrimit e si ortekëzimi-faljes pakohsisht
Ligzotërohemi deri ndër zenitet e mendimit
Kur nuk qashtrojmë dot kush jam unë e cila je ti
Duke ngujuar zemra’zemrës bindem që jo-kurrsesi jo
Mos ia them kujt atë që thelli mendoj
Ndoshta pse uji i fjalës më ka fort emergjentshëm nevojë
Për gojën etur falenderimit të shijes që më fshihke
Kur gjarpëradat adhurojmë karshi prushsyve
Si flatërzohen pusirash të ekstazëtirës
Ani pse të shkretëtirës hyj na udhfrymëzojnë dhe gabuari
Për t’i mbërrirë padytësim anijen xhungëlperceptimit…

-18-

Gurët shpejt do arratijnë nga ku i mbajnë ngujuar
E do bujtin në murin e paracaktuar veç për ta
Ndoshta mund të bëhen rojë tej’jetazi
Ndër kullat e kështjellës ku ende princëron zana e muzave
Apo dhe të recitojnë bregut të një lumi
Sonete për gjinjtë sa shpagëzuar të virgjërive
Ndonëse tash dënuar qenkan kazma analfabetizmit
Papirusë epitafësh të deshifrojnë nëpër krahërorë trishti
Por barometri i fatit po ndjell stuhi kahpanjohura
Që do i ridisiplinojnë orbitë realitetit
Kështu pra shpejt do na mbërrijë e Noes barkë
Profetikeve aforizma emigruar në padijenitë e shpëtimit
Mjafton bëji një autostop të thjeshtë
E do gjej guxim të jem timonieri që do të të shpjerë
Në qiejt e nëntë të premtesës pasapokaliptike
Ndër manuarë iluzionesh ende ç’konkretizuar fantazirash
Do i zgjedhësh arkitekturë dëshirenjës
Kur të rikthehesh në republikën e ndjenjharmonisë
Rend rish vendosur prej hyut të përsosmërisë
Përzgjedhërisht heshturazi të dishë ku të vendosësh iris
Konvencionesh në atlasin e filozofisë
Kapakun pritmëflorinjtë të sarkofagut të stoicizmit
Zemrës t’ia heqësh e t’a bëshë shkabonjë drojën
Deri dje pranguar nga badiguardët e injorancës shndritore
Që, ndërrojnë Zot-jo kohë e ritrebelim
Në fletët ungjillzvjerdhëlluara të dhembsotmes pra
Ku liria mbetet ende kometë e burgosur në ide
Pari gabimisht kaluar në rrethonjën e moralmoçalishtes
Populluar lig veç prej krokodilësh fe’papenduar
Sa për të pirë një gllënkë hënë vegimnaje në mbytje
Si një krua ku gurgullojnë sirenat e paqës
Por ja-t’a rizgjon perandoria e prehjes
Tigreshën e ndërgjegjes skllavtare të besprerjes klasike
Sa herë rend për t’u bërë pjesë e lavdit
Të një tempulli yjëzuar për nder luftëtarësh terrtire
Zhgjëndrrazi e si përfundon rrënjë e një varri
Emërvethajnur nga satanarët e turpit pasarelur idhujisht
Sidoqoftë po në stacionin e durimit do kalojë
Odiseu që po kthehet gjurmë homeriadash premtimi
Ndër trojet e penelopëzimit të shpirtit
E karvan kaltërimit hapgrishpadytë do të të passë hijesh
Meqë çdo hienë dashurimi ja që edhe vdiska
Kur kut’hartëzuar shpërfaqet horizontesh të ardhmës
Një qytet pa ngjizur që pret kombëzim
Nga dy gene me dymijë kokë e katërmijë këmbë pasigurie
Që shpikin gjeometrinë sa e sa progresioniste
Dy milion shtëpi për dymiliardë ushta
Që do t’u duhesh për të mbështetur shpine flamurin
Sepse ç’arsyefundmi t’armikut mamuthë janë miq të mirë
Kur janë formëzuar qark krijimit lumturak
Gjersa nuk gjejnë dot ujë shterpirës së origjinës
E do t’u duhet t’ua grabisin vërshenjave gjakërimën
Kështu do më nevojitet një poemë e re
Ku do mund të bëhesh varg i gdhendur në palcë legjende
Përderisa mbetet krenimbarabartë me kalanë
Ku e shkuara do t’ia rithyej parzmoret shpat’ardhës
Që shpejt qëllimpatjetërzuari më bindi
Pse ti duhet të bëhesh i pragut gur-vdekjes sime rilindëse…

-19-

Mos m’u fshih shpellë mërisë nëse fshikullima e adhurisë
Nga të mijtë sy prej thellë qielli buruar
Me një dëborë enigmatike ndjesipurpurt të praronka
Ani kur askush s’e sheh si të rubinëzohet qerpikut
Nëpër rrugë dëgjoj si heshturaz gazshurdhon
I pranverës himn me ritmin e trishtit të sytheve pa flakur
Teksa si hija palmën të ndjek kohësh
Ndërsa kulpërohesh në përqafimin e muzgut
Ndoshta tash e di që shtegtimit pas s’të ndahet
Një barkë që e lotshkrumb flladi i vetmimit të mallit
Elikat e hidhurisë që të trazojnë fjetarin liqen të lumtirës
Kullë vetullash të hedhin stërkala argjendyjesh
Eh sa shpesh kundërmon kobshkrumb
Ngastrima ku tok duhet të mbillnim gëmusha fjalësh
Por kurrnjë rrëfenjëz s’po pipëtinka gjelbëri
Brazdave ku fatit ka mbaruar së foluri farëza e mendimit
Madje as rrëmbyeras me gjuhën e të mbrëmshmit shi
Si nuk t’u gjunja këmbë pasthirrme: të dua!

Si as me dialektin e emocionit të tash
S’të ndez dot asnjë flutur metafore kaçurrelave
Ku harlisazi kuajt e gishtërinjve të një përkëdhelpanjohuri
Po më trokthijnë sa sfidueshëm luadhe irisit
Ndërsa përrenjëzat e kënaqësisë i zjarrmërojnë krejt
Nga lulëkuqe puthjesh vesëdritëzuara
Xhelozisht e mbyll erashkën e spektrit të agimit
E terrtira më vërshon zemrës dallgë më të larta se vdekja
Një grilë idepadepërtueshme ligatore
Vrig më ndan me këshillin e hyjnive të arsyes
Perfektja simetri e perceptimit deri më sot përçmuar
M’a degradon shpagesën deri në ç’ekuilibër t’ekzistencës
Sa nuk po di ç’armë besimit t’i zgjedh
Idesë për mos me qenë mes meje e dashurisë
Asnjë piramidë ku të më fshihet faraonimi i vuajtjes
Psherëtimat shndërrohen në barut gulçofshëror
Ngërçet në predha e mllefet në topa e mallkimet në tanke
Por s’qëlloj derisa brenda murepaqës së armikut tim
Jeton pushtetlotit virgjërisht edhe ëndërrza ime
E kushedi mund dhe të arratiset ndonjëherë
Nga kub i atij kaltërimi pa dritare lirie
Pra tepërt thjesht kam për detyrë veç t’i mësoj përmasash
Ç’janë flatrat e vjedhurisë prej robinjëzimit
Meqë ende si s’e di zoçka që duhet vetëtirazi të rritet
E të vetpagëzohet me emrin shqiponjë
Në kreshtë supi të më ulet me këmbkat e diellit
Sa herë t’ia thërras zemrën në ishujt e fshehtë të nevojës
Të m’ia tjetërsojë ngjyrat trëndafilave thuajse tharë
Kopshtijesh cakpafund të dëshpëresës
Me meritat e stinës që mbrujt në sqep pasioni
Nën pulovrin zellrubintar të një ledhatime skllavërim’re
Teksa pikëlluari as kapronjtë e vështrimit
Nuk po i vallëzojnë dot rreth erë blirit
Pse pendimkthyerit djaj t’indiferencës e ruajnë
Çudi si i falin paqë kauzës së shpirtit që s’më përket
Qullur mes diamantmërmëritësit monolog të breshërlotit
Që s’di kur ka nisur magmëzimit t’akullzohet
Përgjëruari i lutem zotëtuesit të mungores dhembni
Duaje pra energjilumturi-edhe për mua…

-20-

Perëndia ja që u ligkujtuaka pse u vetshfaq gënjeshtrazi
Kur beft iu iluzionove dashurishpërfillse kundruall
Por kurrë kënga e kroit të së vërtetës
S’do të gurrkalërojë deri liqenj syshë të tu
Brigjesh shkrepazhegur të qerpikëve shilarues
Pikëllueshëm shoh si me hije stinësh kurrnjohura luajnë
Patat naive të trishtive që herë dritten si entuziami
E herë muzgërijnë kahtej si pashpresa
Kur kalorësit e ëndrrave furisht u zjarren pranë
Duke iu stërkalur shkëndija fatesh ndaluar
E si zogj emërpagjetur humbin në mauzoletë e qiejtirave
Panteonësh krenimpadukshëm të lavdpambërritësve
Ç’ngërç më kaplonka për aureolën e lumturimit
Si i falet pa meritë një uzurpuesi rastësor
Eh, ende pa pagëzuar të paska mbetur
Si një shenjt që s’e gjen kundi bujaren shtëpi të krijuesit
Pra kaltërsia e shpirtit t’a ka kaltëruar ç’kaltëruari
Në çdo dallgë robinjëzimi thellin e koshiencës
Pse ti s’më përket për aq e kaq shekuj
Sado këmbëngulazi të pjergullohesh për t’u bërë rish vesë
Për kauzën e mbërritjes majhimalajash ekstaze
Të një alpinisti që s’di të të vlerë shije
Pa kushte të dëshiron veç sa t’i ngjizojë gjizën ideve
Jo për të strategjizuar vetmimës qëllimet e ngadhnjtarisë
Gabimzhbërëse je litari që shthur’utopisht e ndihmon
T’u ngjitet tundive pa sens të yjëzimit
Për aq kohë sa s’do të të bind këmbfundmi lutjes
Si flaka që e pjek e si skllavi që e adhuron
Krejt flirtnatyrshëm të uroj pendim një agu pa re hienash
Të bëhesh orteku i passjes në arenë realiteti
Ku unë pres të të dua si argjilin që bëhet shtatore
Si uji që e kthen stuhibrenga vlagtisë
Në formë shiu bletësh të m’a qarkosh blirthin e mendimit
Se yti lot m’i shpik ylberëzima zemrës
Tash që pasionit u shpërvodh prej qelash të errësirës
Ku ndrynte pa të të qashtruar shtjellvegimit
U krye mrekullia ringjalluese e kurrndodhur pra
Meqë profetisht s’i besoj ende gozhdëve shpirtkryqëzore
Dëshirplotazi m’u shpaloska spektrimi i miklimave
Krahfort er’mbështjellë me të diellit përqafim
Magjisht ashtu si edeniani kundërmim
Gjemb e syth ndjell trëndafilit sa shpatarë ç’mëkatenjash
E jo-asnjërast ngjyra për aq pavdekësi
Sa çdo mantel morali mbetet pjellë e bardhërizmit
Prej ku guxojnë të embrionohen mitër bekimit
Si zi’tingujt këmbanorë ashtu edhe lulkuqet e gazmendit
Mbase apokalipstika ka paracaktuar
Fate ardhmës t’i ngjizim një gen himn’ri fisnikërimit
Jo verbguxim për t’a rindarë premtirën dhiatare
Sipas përkatësisë së ç’evolucionit zhdrejtor
Por për t’i engjëllizuar domosdoshmërie çdo plisi parajse
Trashëgimtarët tanë me gjak magmuar
Ndaj cakfund pres të më duash si flamuri kështjellën
Si dora që e lart e si furtuna që i jep horizont
Arkeologjikisht pa më zhvarrosur shkrimesh shenjtrreme
Nga art’galeritë ilegale labirinthesh të habisë
Firmuar fallco prej të vetzotturit burrë
Që t’a uzurponka jard më jard perandorinë e lëkurës
A nuk po kqyr konit magjepsës që je krejt e lënë pas dore
Si arë që vdekur i ka uri shekujsh plugtari
Dhe në mos lejomë të betohem të t’a vras perëndinë
Që na i pohon ferrëzim hyjve detyrues
Që na i mohon parajsim djajve të përzgjedhmës…

-21-

Hap’pari spektri ia lartngjit shkallët egoizmit
Prej zezëtirës thëthirëse të mosqenies
Drejt të bardhës së drittë shumfishazi duke imituar
Verbitë e stërrgjysh diellit sa herë tajfunon gjuhshkulazi
Brenda këmbanës jehonkalbëzuar të kujtesës
Kjo pse evolucionarisht është ende herët të shpiken
Ngjyrenjat e manipulimit të emocionit
Në të gjelbrën ç’ekuilibërtare apo të kuqen e perceptimit
S’ka si guxon të veprojë i daltonizmit acid
Madje të kaltrën e meditimit a të verdhën pendestare
Ngjizur nuk i paska ende i nevojës hy
Tash kauzdënimit ofsejti ritëmklasik i realitetit
Na e klonon fatin pagabueshëm profecisë veç bardh’ e zi
Çdokush që ia lexon traktet ilegalisht makthërimit
Testamenton në vetvete kurrë tjetërsueshëm
Ndëshkimthjeshtën idiomë surrealizmi:

Lindim t’i këndojmë gjithçkaje që premtenjës nuk e kemi
Pra u lypka të emigrojmë në universin e mungesave
Pas naives cilësi të skllavizmit lavdur nga hijet
E pas njëqind riciklime shekujbrezash
Turpit t’a rifitojmë të drejtën e ideqiellzimit
Që sot na e kanë grabitur me leje prej të ëndrrës panteon
Apo na e kanë uzurpuar idhujt e injorancës
Pse kasketa e mentaliteteve qarkërore
Eshtë fortifikatë burgonjash pa tradhtira arratisme
Por furrnaltë kafke trurit nuk u ka palcur perëndi
Të na e ngujojë në qelat e nënshtrimit barometrin e lirisë
Veç bulkthë e gjinkalla në të dashurisë pyll
Mund të na i bindin gjoks blertërimit
A të bilbilemi kafazësh hekurashë zemra njeri’tjetrit
Ndoshta dhe të jem përqafimi mallthellë i tokës
Nëse ti bëhesh hongazmendit ujëvarë dëshirash pa mbërri
Apo ti do të jeshë ballonë tejatlantike
Nëse mua do më duhet të bëhem erëzim busullhumbur
Veç kështu do t’ia rivendosim rendin analfabetik
Elektroneve që do na e përbëjnë ylberëzimin
Meqë mentalitetesh retinat ende s’na e dallojnë qashtrur
Se ç’farë është krenarimit e shëmtuar
Përderisa formëzimit alienor të idilit të së bukurës
S’ia kemi gjetur pasqyrën ku të vetpagëzohet
Po me të njëjtin ardhor emër që profeti i kish paracaktuar
Para se të shpikte penela shpage zjarri
Bile para se të mbruhej brumi që do ndante kurvëria
Për zotthat mashtronjëse të fron kryqëzimit
Bile dhe para se xhelozia të shkrettonte çdo guri Troja’t
Për hir të një perëndeshe ligsajuar prej baltës
Bile shumë më pari se Homerët të mbrunin me virtyte
Odisetë dhe akilët hakmarrash harruar
Që gjthsesi qirishpirtin e ruanin virgjëripafikur mill irisit
E sapo pela e dinakërisë ngadhenjëse
Të shkelte mbi pluhur gjaku drejtësie-të shigjetonin
Shenjim prej hapjes së plotë harkut të ngjyrave
Genëzuar rastësive pa kompromis ndër fajet e djenesërme
Pagabueshëm shënjestra të qenka vetkafshuar
Për çdo idhull ekstaz’zbuar përkushtimi
Ku korifenjtë e pasionit ende djersijnë kromozonesh
Të na dhurojnë pamje biblike evë’adamisht sodomiadave
Shtrirë nga thonjtë deri ndër flokë të lirive tona
Robinjëzuar zell’artazi mirazhmohimit…

-22-

Ndër katakombet e bibliotekës djegur të së shkuarës
S’ka pse më duhet shpagazi të gjurmoj
Të dërguarin e përzgjedhjes së përgënjeshtërt
Që na shkroi shenjtazi e fshehtazi të blasfemizmit ungjill
Kalendrat e së djeshmes më duhen sot
Aq sa për t’u pagëzuar rrënjë lartnive të së nesërmes
Për arkitekturën e qiejve që do të na blatojë fati
Pa më duhet t’i shpik penë guximnënshtrimit
Për të sanskrishtuar mbase papirusëve të shpirtthit tënd
Premtonjën e pa transrkipt të nevojës
Eshtrat e harrimnive lypet të na shërbejnë besnikazi
Veç për vizore hartave të përjetësizmit
Ku lindjepaduruari ëndërrirat po rradhijmë
Për të paraduar sheshit të kuq të lavdimit amerikanizuar
Milingonat e ideve e transoqeanikët e qëllimeve
Bile krematoriumet e besimit dhe kudhrat e panikut
Përderisa të gjitha stuhirat e bekimit
Do t’i kalojnë ujërat në digat e mohimit të konseguencave
Ndër shkretëtirat e hirit florinjtar të shpirtrave tanë
Do na velëtijë e shpreparajsimit yllësi
Sepse tash a s’po jetojmë si krejt galaktika
Në të varfërizmit kthetra që zemrat pushtuar ka
Meqë si gjithë fatpasurit të zbuar papendim klikvetvetes
Tej mureve të dëshpërenjës së kamjes kuptim’pa
Nevoja ç’imagjinare kemi të ndjehemi si shkëmbenjtë
Me mitra shenjtimi kurrçhimenizuara
Një energji udhgjatë përgjërim të na mbërrijë
Për të na i tjetërsuar në të betueshme fe’të e zotave pa zot
Pra rish sakrifikimit edhe një herë duhet t’a vuajmë
Mallkimin subliminal të satanejve kobmospatjes
Zvarrimit deri ndër fluturima alurenje
Gjarpërpëllumbazi t’a riciklim borgjezizmin
Por si çdo skllav që tigërsohet nga liria e fituar pa dhunë
Nostalgjive mos harrojmë ç’kemi qenë
Edhe pse apokalipsi do na ndodhë qindra herë
Në perandorinë e egoizmit papërsëritshëm pervers
Për të na bindur biokimikisht që po kjo pemëz evolucioni
Nis shendverbore nga i mëshirës syth
Kjo vetëm pse tash lypet t’i shndërrohemi në perëndi
Gabimeve fatalitare të faljeve karshi njeri’tjetrit
E jo si absolutitetit t’i fshihemi orgazmasi
Si minaretë përvjedhë ndër greminosje hyjnive të trishtit
Nëse idhulli imponim’adhuror i kuptimnive
Të ndihmon t’i mirshqipërosh idiomat realitetit
Sot si një shtegtar ndër akullnaja zjarresh pambjellë
S’të vuaj ligmungesën e frymëdhënies
Por thjesht mospasjen rreth këshillit të urtësive pa falur
Të zotave të paqes luftnxitse me hijevetveten
Për gjithë përmendoret e pse’ve të absurdmosqenies
Pa bronzim arsyeje e pa ar justifikimi
E kjo përderisa ende më duhet të gdhend shpirt kometash
Se të dua terrdëshirazi e pa kushte nihilizmi
Ndaj panikem të të shoh drejt e në humnerë syri
Kur orbitat na përballen si shpata të sa tehfarkuara
Ku njeri shkrepëtin e tjetri shkëndijon
Ku ti vetëtimesh sa herë më duhet të rrufenjem altar lotit
E kjo edhe pse ndër të harrimave ardhmëri
Edhe nëse dhera nesh s’mbjell dashuri e vërteta…

-1-

 

Me yllin pa ngjizmëruar të një dëshire tej horizont gojës,

Tashmë thjesht thëngjill zërit strukthuar erës,

Brenda kornizës së një përqafimi ende fatpamundur,

Gishtërinj naivë harenjazi vizatuar kanë,

Një peizash ngjyrakapërtherur shkretëtimegërth,

Ekualipte shkëmbenjsh kacavirren buburrecazi vetëtirash,

Hartës së arsyes ku mungon zanafillazi një lumë,

Gjurmë deveshë harrese hijazi bëlbëzojnë,

Endrrash ku s’guxon të sythojë qielli,

Shtigje që i ngjiten me katapulta asteroidësh kalaerrësirës,

Ku daullja e himenit të verbimit nuk di ku mbrujtet,

E herherazi s’druaj t’urithem betejabraktisjesh,

Palcpërdhuntareve troje të keqardhjes,

Ku ti kalendarhumbjesh pelëron paniktare vijkufijsh syrit,

Duke i ngatërruar frakun stinës parakohëse,

Si stuhi valleblertë antipagëzim bekimave vërshon,

Heroinisht tuj i injektuar jetë trishtit,

Rrokullisesh shpatsterilitetit të besimit si një ortek mushti,

Teksa ligur deh diabetikash overdoze dhe perënditë,

Pas, arenë një urimi si shirok ofshdiellt,

E embrionon deri rrënjë gazit me ar elbnajën,

Për shatërvanet krojeilegalë të birrës së një feste,

Që, koordinatash utopike të habizmit kurrë me emrin tënd,

Përkushtim meje s’do denjë të fishekzjarret,

Gjithsesi shpaghidhmëria krahmurtajazi më kthen,

Në sheshin e kryqeve monumentuar nën korbat e realitetit,

Ku somnambulshëm një dorë hirmisterazi panjohur,

Vazhdon e thuron kurora kangjellash,

Nga s’duhet të më kapërcejnë mëzthat e irisëve,

Ndërsa valëzimqark, dheu, rish epshzhurtë,

Prej kurrmbërritësisë së dritës nevojë pashkeljes së hënës,

Pse adoleshentet kaprollka puthjesh,

I tremb ligjminorenshëm hiena e dëshpërimit,

Që ruan kuadratin ku ti beft vjen e bliron mirazhet,

E me kroje aromëzirash flakëruar delireve,

Më elektrizon me përdëllim alienor krejt pyjet e qerpikve,

Mahnirë kur t’adhuroj nga tjetri breg,

Vetmor lavjerrë majë lentes së perceptimit,

O shi që si s’më lag me bletë ekstaze deri eshtës,

Qoftë veç një çast kur i vërteti bari i peizashit vlaganjor,

Prej shtjellës së hirit të ritit xheloztar,

T’i jetë mbaruar zhgarraviteti i ekzistencialitetit,

E të hyjë piramidfjalës pa më lehur nga pas,

Gjithkund Edenit ku erashkë emocionesh vesëdiamanten,

Petalekometikët tulipanë grishmë turpit purpurluar,

Në pranverës mohore të frympërjetisë sate,

Që, si vallë i pendimit hy s’i pyet tempullhabie:

Ç’shpresojnë e ç’lypnijnë e ç’kërkojnë,

Plazmuar me zmeraldë pasthirrmash dritmërim akullnaje?!

 

 

-2-

 

Me zërin e çdo agu mprehur limash ere në tonalitet blerimi,

Recitoj në teatrin e ullinjve ç’rrënjuar,

Ujëvara shekspiriadash pa emra monologësh,

Që kundmi s’ua kam gjetur këngëzimat e tragjedisë,

Fluturat ç’ngjyrtare të rrokjeve m’i përart vesa terrlehonë,

Me yjet vjedhë vyshkjes së gjethnajës,

Tash djajtthë që më ruajnë kullave të ngurenjës,

Tok dua t’i shkoj një pas një ndër heshtën e depresivitetit,

E krejt si ujërat të flas e si trëndafilat,

Si kuajt e si kometat e si lejlekët e si luleshtrydhet,

Kur rish s’kuptoj pse hesht si ikonat e si gurët,

Si dëbora e si gjaku e si yjësitë e si gjarpërinjtë e si ketrat,

E shpesh kam kaq frikë t’a pij gurrenjza dritës,

Edhe kaltëremin qumësht të zërit tënd,

Sa herë në thithën e shkëmbit të gjirit të dëshirimës,

Mohuarazi më zvarritet agonisë puthërima,

Por, zhapikët lodhur të buzëve eh sa më zhurijnë,

Pse s’druajnë të t’ia pushtojnë tejshkretanirat paqërimit,

Asgjë nuk bulkthërin veç kaloshinës së kthimit,

Kahpenduari për në portat e origjinës,

Ku arkitektvrari qytetth imagjinar i ardhmëtirës së fatit,

Sapo i ka rimbaruar së lartuari muret,

Meqë kush i shembi qiejsh dje minaretë e fantazisë,

Di dhe të thurrë flamuj për ezane kobnesërme,

Kështu si unë gjith’heri i besoj fesë orientimpatradhtore,

Të murgeshave iluzione të mia shpirtprostituore,

Të murgeshave iluzione të mia shpirtprostituore,

Përzgjedhurtar qenkam tek kjo detyrë,

Të ilustroj shembullin e patjetërshmërisë lirisë skllavtare,

Mbetet veç dënimi im poetist t’i besoj,

Korit të fantazmave të vegimnajës pasjetëse,

Ku m’i mbushin braktisqaret lëndina ringjalljetëra,

Me drerthit e ngazëllesave e plot kaprollkëza entuziazmi,

Tuj m’a përjashtuar hyun e koshiencës,

Nga parajsa plehurnajore e kurthit të realitetit,

Ku prangave të politikës u humbin çelësin,

Ku altarët e drejtësisë janë kauzash zota zhvirgjëronjës,

Ku të rutinës dragonj as që kanë dëgjuar kurrë,

Për gayprofetë e apostuj biseksualistë,

Ku hienat e dëshpëresës lahuta gdhendin në eshtra,

Për biblën qe ende s’denj planetit të zbresë,

Ku sot koorporatat e alurenjësve as me ettimë shpatash,

S’mundkan t’a shijojnë mollën ev’adamiste,

Ndaj ndër hojet e kuptimit zulmëroj miliona bletësh,

Thëllë më ndjeni lutjesh për të më zhblasfemuar,

Jo-për asnjë lloj ofrimi shpagshpërblor,

S’hezitoj t’i tradhëtoj haluçinacionet e mia,

E as palo penën shkulur prej spektrit që rish urithëzohet,

Nën krahun kurrë shflatruar të një sonate korbi,

E as pellglot kryqit mermeror të syrit,

Ku ti pasqyrohesh emërngjethtirazi-dashurimza ime,

Sa herë fort mall ke për përmasat universale,

Të një përqafimi që sapo nis uraganon prej nëndheut tim…

 

 

-3-

 

Me re xixëllimzash gjelbërore më mbushet,

Qiellthi polçekuilibruar i përqafimit trishtesh pamundur,

E shiu që pres trumpetisht të gjerbojë,

Prej thëthirhon çatisë nxirimargjendtë të syve të tu,

Lot embriondrittë s’do guxojë mendjes të jetë,

Në mos musht i një stine që s’m’a ka mbërrirë ekzistencën,

Pik’pikë ninullëzimash kjo magmëtirë,

M’a mbush liqenin bregperëndueshëm të plakzemrës,

Ku flatrimegra po lodrojnë patat e dëshirave,

Me pendët sa vlagpurpurluar ujrahënës,

Teksa kuajt e ëndrrave bardhëruar imitokan luzmonjash,

Të iluzioneve përrenj që si s’i gjetkan kund det fjalës,

Shkallët e hidhërimave më zbret tri e nga tri,

Shenjti frik’kurrë pagëzuar i errësirës,

Ujqërit blegëronjës të dyshimave tash i lëshoj nga vatha,

Të kullotin yje mbytur varrthelli kupolës panteonike,

Derisa rish të më mbërrijë bariu i agut,

E delja këmbharlisur e lirisë vallesh të ribëjë kërdi në mua,

Prej pasionpushtuarave lëndina muzash mohuar,

Të m’i zbojë çdongjyrazi shtojzovallet,

Gjeografisë gjenezike krejt si dje fatvetëm të perandoroj,

Mes tempujsh shkretantarë të shpirtit,

Ku dëshmisht veçse ti qëllon që në trajtën e një flladi,

Mbi thërrmija kaltërsire m’a thurr mjegull rërën,

Dyermbuluarazi duke e humbur shtjellën tej,

Ndër kurthëri kohësh kurrë realitetuar,

Pikiadshpalosje engjëllzorëve krahë të muzgut pa harruar,

Të pëllumbëzohesh mijëra metaforash,

Me qindra oktavë rrebeshesh gugatjeve dënestare,

Zemrën të ritmosh mbi tjegullat e makthit tim,

Pse as shtrembrakeve udhëtira gjunjlodhura të së sotmes,

S’më blerëzoi okë duarsh kurmi i flakëtirës sate,

Kushedi në ç’pikturë do të të kenë ngujuar ankandesh,

Gazlashtët djaj emërbekuar të herezive,

Apo ndoshta bronzin sterilor të së qeshurës,

Po t’a gdhendin në lëkurën e këmbanareve të së nesërmes,

Për të m’i zgjuar thellndjellakobit lebetirazi,

Perënditë që rish m’a mbrojnë mëkatin,

Eja e ktheji nga arratirat në mundsh pastaj lejlekët,

Po mes sofrës bujarisht shtruar nëpër stinë blasfemirash,

Paparashikuar gjithshka ndodh pse ti,

Dhe kur m’i ikonëzohesh shënmërirazi përgjëratave,

Papërkulshmi ngulmon që lindja e shpresës,

Nuk dritburonka majkreshta luginputhjes sate,

Ku fort disiplinuar janë mijëra vjetësh,

Varrezat pa ruajtur të poezive që tejvdekazi të përkushtoj,

Por, turrës së druve të besimit palcërisht tharë,

Ku herezia çmenduri e vetdjeg fantazmën e ndjenjës,

Ngurenja mos t’a bindë të bëhesh rish,

Re vorbulluar horizontesh mikllimverbimtë mallëngjenje,

Gjithjettej për t’i blerirë shtigjet mallit,

Ku ti prapë pa kult arsyeje-ç’trisht-do më mungosh,

Për të balerinuar akrepsahatit bekor si një rrufe e zbutur,

Ndër pellgjet e lotthit tim pasbreshëror…

 

 

-4-

 

Zjarrmëtirë hap’padukshme na bujtti beft era,

Shpërthyeri ndër portat e qytetit as kështjellë e as kolibe,

Udhëve merimangangordhura të natës,

Me thonj fërshëllimash ia përgjaku ballin zbrazësirës,

Vitrinash i skaliti emrin perëndisë së sarkazmës,

Që qenka aq e aq paqverbër indiferentizmit,

Ndër mure vizatoi me penela furtune varrezën e mëngjesit,

Ku habitem kryqthpasqyruar hënë pellgjesh,

Mbërthyer panikgripor kthetra një shalli mallvjetër,

Që doja kohësh të bymehej ëmbël lakqafës sate,

Kredhë uturithellë anijesh të këpucëve,

Tek u ngecin gozhdët ndryshkur arkash noeane të akujve,

Kur fort do doja të t’a ndieja nën çdo plis poreje,

Dehjevirgjërën aromë çaji të frymëmarrjes,

Shpalosur çdo kthese vale të kërkoj velën e siluetës,

Që do më prijnte ëndërrt në liman gjiri,

Ndonëse kufijdykahsisht zjarret e vegjëlth të mendimeve,

Më fiken ungjijshë shprese një pas një,

E mbi zhurngastrën e të krahërorit mangall,

Mbet prej petale yjve veç hiri i lotëve të nostalgjisë,

Mbase do të të gjej kërpudhuar nën blirë trishti,

Pse u dashka makthërimit mes kaq thëllimi të të mungoj,

Apo edhe ti më kërkon vivaldianshëm,

Në labirinthe tingujsh palctharë nën zhupa stuhimi,

Kur ende nuk i ka mbërrirë afshi i mistereve,

Rish për t’i bërë në magjën e qiellzës së memecërimit poezi,

Sidoqoftë këmbëthyerat pelëza të syve,

M’i kamzhikonte ligvetëtirazi hyu i dëshpërisë,

Sepse në asnjë kënd të mauzoleut të hipnozës reale,

S’vegon shpëtimëri çdo hon për shtegtarin,

E me epshgjuhëzat e flakpishtarëve të gishtërinjve të mij,

Kafshoje filtrat e cigareve kurrpirë të qerpikve,

Kur gjunjur do të të lypja të më ç’dehje,

Me verën e buzëqeshjes që çudi si s’m’a ke borëruar,

Mbi pushtimtaret pyje të dyshimave pse sot,

Përkundërti ujvarash s’po më kaprollon luginash makthi,

Sado telat e të ftohtit i dimrit violinçel,

Ilegalisht strukturuar në të mençurimit filarmoniadë,

Ia ka akorduar harmonisë boll hidhmëruari,

Na pret diku stacione shkulur humbëtirash një strofkullz,

Ku mund t’i bija me harkun e ekstazës,

Por gurronjash të orëve u janë ngrirë aortat,

Stakuar gjeneratorë vesit s’u pulsojnë kund dritëtirë,

E përderisa ende s’ditka të t’a gurëzoje shpirtin,

Mosprania kapilarmeteorite e kokainës së fjalëzës sime,

Ndër anasjelltësinë e dhëmbëve të krahëve,

Mallkuar qoftë ai dikush që helmatisht të shtërngon,

E gjarpërinj përvëlorë miklimputhjesh të dhuron,

Ndërsa krejt nuk sheh si po aisbergem…

 

 

-5-

 

Autostradë kahpanjohtare qenka jotja gojë,

Ku fjala të gjarpëritet përmes shkretëtirë heshtjesh,

Pa ditur as vetë orientimave të instiktit për ku,

Mos vërtet do t’a përfundtë shtegtirën,

Fort e lodhur stinësh makthtare nën një qershizë puthjeje,

Ku do të jem patjetër flakgjelbëruari bar ku prehron,

Apo e dritës currilëz epshpashuese lot’etjes,

Pothuaj gati po i bëhem besimit rrënjë,

Me gishtërinjtë e përkëdhelave palchuara dheut,

Nëse i gjat’trishtit jerm do të t’vonohej madje dhe një jetë,

Për të m’i gjetur pa m’i vjedhë vjeshta,

Korijet shqiponjpurpurluar të dëshirpashkrepurve sy,

Ku elbin e ëndërrirave kam frikuar t’a birrëzoj,

Në tavernën braktisur shekujsh të një kthese rish pa sens,

Nga ku do na duhet të rinisemi bekimit,

Mbërritmës ku tash me limonatën e ag’portokalleve,

Shterpnajtirës së pritjes ligur ngushëllohem,

Pse në mos sot oj autopsiste e kryqzimit ndjenjor,

E thirrur nga zërthi i misterit për të takuar një të ri profet,

Nesër sigurisht do verëzohesh thellkupë qëllimit,

Dehje’jehonës së një këmbane që ende s’i njoh tingull,

E çaji monologvakur i të miave psherëtima,

Do jetë plevituar-por kurrë ç’ëmbëluar,

Apo rrëfenjën e një korbi kafeje do dëgjosh gramafon ere,

Pa as më folur për gërvishtmat ardhmëtare,

E pa e vënë re që shndërrohem pentagram lutjesh-hije,

Që mos të të shohin të hidhnirave zogj,

Pra zhavori mërgimtar përruazhuritje kohpapërcaktimës,

T’a dashka mallit një pickamë whisky,

E me rrebeshin flutura’akullt të një dushi kujtimesh,

Të t’i ç’mëkatojë zotapenduar arratisëset ide,

Eh sa kamasutërshëm po i përgjërohem krijimit mirfilltar,

Të më kthejë zanafillë të tjetrës premtore vdekë,

Veç unë të këngëzoj si zi’ujë pagëzimi,

Teksa shenjtët nga majtrampolinat gjuhzjarravitëse,

Të kridhen mollësh harruar vjelë të gjinjve,

Kur çmendurisht më avullonin nën trumpetë duhmaepshi,

Nëpër kofshët trëndafiluar prej turpit,

T’i tatuazhoja emër dhembjes që fshihet revetmimit,

Në të qafës bistakth pa formëzuar rruzuj vegimi,

Një syth vlag’ri kafshimi të ndizja pishtar,

Kur mbi karuselë hutimi pëllumbat e parfumit të flokëve,

Të t’i zëvendësoja me dallëndyshe rrëfyese yjësirash,

Sepse hartdëshpëruaras e di që vijëzima kobit,

Ende kahlindja pa ia hapur velën hënës,

Trillharruarazi do të ikësh tej parcelash të opium agonisë,

Ku po i zgjatet një pranverë e re fatpulsimit,

Ndoshta duke m’a lënë gërshërë buzëve,

Pa prerë e qepur supengushtën këmishë të përqafimit,

Lëkurpërcëllim ngatërruarazi ke hedhur shtatit,

Veç puhizën fantazmëruar të ekstazës sime mirazhgabore,

Si vallë eterisht ndjell’lakuriqtë do vrapëzosh,

Mes kapronjve trembur të kënaqësisë,

Ndër stepat thëthirmpakufijme t’iluziveve metafora,

Ku kalendarisht dinastijnë tigrat e hareve,

E unë do duhet të hetoj pas vizores e kompasit leonardian,

Në atlasin e orgazmës së aurorës së mbrëmshme,

Për në busullën e cilit qytet fest’hyjtë,

Para begbengut të janë nisur dishepujt e frymëzimit,

Fatit për të më ribërë krua shteranak poeti,

Që m’i farkon shpatë zëri xhelozia me tehet rrufenjëzuar,

Nga irealja krenari e humbjebetejës me shpresën,

Sprintuar egoizëm lumturimit krahmeje,

Meqë veç mur rrethimi arkitektuar sa drejti tradhëtirash,

Qenka ngastër nacionalizmit puthëtira jote…

 

 

-6-

 

Nëpër tunelet e hijeve tejet pyllit të panjave,

Ku ende nuk po e harmonizojnë vivaldishëm ardhmërinë,

Gjithë bletët e ëndërrimave pasionesh burrërore,

-Instrumenta dëshirpagdhendur drojës,

S’do doja pentagramstinësh të dirigjohesha nga yti trill,

Që m’ia shthurr në çdo syth këmishe muzikën shpirtit,

Por kjo s’do të thotë që s’tringëllij siç do ti,

Nëse akustikën pa përmasë zemrës m’i përkëdhel,

Kur duke e braktisur valësh çdo bregu,

Simfoninë arrogante të miklimave që s’njeh asnjë rregull,

Nga djajtë kurrë blasfemuar instiktit,

Vërtet e ç’e ndjell pas qeshmës korin e langonjëtirës,

Në çdo festë fshehtërake të hyut të mençurizmit,

Arratisu prej varrezës së realitetit të lutem,

E gazmendur eja klandestinazi në eden të rrethit të arsyes,

Kam prenotuar muzash kaq himne ritëmthjeshta,

Padurimit të presin veç ty t’i këndosh,

Për rrëkezat e dritës që të shkasin nëpër petla gjinjsh,

Pa shpresuar kurrë të ribëhen kaçurrelave re,

Për prushin që më ka mbetur epshvirgjër mes pëllëmbëve,

Sa herë yjisht etesh poreve të trishtisë,

Për argjendverbuesen mjegull t’aromave dheruar,

Ku ligsht fsheh të trëndafilave zogj që si s’po m’i dhuron,

Pra po kërkoj qiellisht të t’a orientoj flladtimin,

Drejt një përqafimi gjelbërnajpanjohur,

Ku polkotthi shenjtët japmarrin zdrukthtari kohësh,

Me dalta e çekanë të më bëjnë syrit kitarë,

Ndërkaq që ende pa më prekur i lulëzimit teh majgishtash,

Do të të pishtaren e s’do keshë me ç’t’i fikësh,

Teksa ç’akordancat e rivalëve toredosh grishmëruar,

Psalltin sfidash vargje plagjiaturiste,

Në një dialekt jupiterian pa shpikur nevojave shpirtëruar,

Që, unë e ti dijmë t’a flasim qoftë makthit heshturazi,

Dhe pse askurrherë s’kemi shkëmbyer altarfajit,

Ndonjë unazë diamantirisnxjerrë premtese,

Për të lartur supesh tempuj dashurishë,

Që rrënjësh bese s’do t’i mbërrijë uragani i asnjë tërmeti,

Apo për rrezëllima nxirake ujëvarash nesërmtire,

Ku nën-tok do t’a spektrojmë ndjenjën,

Veç si një grusht dhe parajsor vështromë përthellgjoksit,

Habit si po t’a adhuron zhurimuriturazi farën,

Tej milingonat e erozionit të harrimit,

Mos të m’a shndërrojnë në shkretëtirë të lutjes luginë,

Por, me mijëra kometa ogurmira të më mbillesh eshtrash,

Në ugarë të vegimave lehontare mallit,

Më fal nëse po të predikoj me zërin e një ç’ekzistenti,

Me të njëjtën gjuhë si krejt hidhnajvuajtësit,

Qofsh e falur dhe nëse nuk m’a dëgjon recitimin e zjarrit,

Kur dikund bukurisht je nën vello tymi,

Sidoqoftë nëse do të të duhet lotzemërisht dikuri,

Ndonjë instrument nostalgjie t’i shpikësh orkestërdhembës,

Eja droj’pa e sharromë harenjash mespyllit…

 

 

-7-

 

Nisur kam t’a shoh shtrembërisht prej sa tepër larg,

Gjithshka që kurrë intuitivisht betohet: në do,

Ndonëse ngujim trajtpalëndëzor jam bërthamës atomike,

Kudo ku ligjesh ekzistence vërtetë dua,

Herë në tyrbet zhdukur nga hartat e syve të iknajës,

Bëhem pendimtari karvan harrimës pa kthim,

E herë prej trampolina thyer majqerpikësh të ardhmëtirës,

Kridhem honit të mosqenies gjakëruar,

Ende të pa kolauduarat shqisa instiktore perceptimi,

Varkshpëtuari më prijnë shteg veç në terrmë,

Ku pakundërshtori funksion algjebrik arsyetimit të dritës,

Më bind pse liria është vetvetes e plotë,

Vetëm atje ku të zemrës paformësi i mohohet shfaqja,

Në të tre përmasat jetvdekrilindse virtyt paprekshmërisë,

Ku yjorja moshë uni gëzon pakohazi mosngjizimën,

Në shpirtërinë ku farkohen shpresë a ngjyrë,

Thjesht dhembja të mos oqeanet ideve,

Patjetër do na i murlanë enciklopeditë trashëgoreve dijeni,

Zjarri shpagshpëtues të mos rishpiket,

Pse do i shndërrohemi n’energji motorrit të misterit,

Bardhëtira e asgjësë mos përcaktojë ere kufij,

Oh-do na e krejt ç’palcërojë vertikalitetin e nevojflatrimit,

Nëpër gjokse gurrash meditimave gjelbëronjlypëse,

Mos po i përgjëroj jet’tjetërsisë të bëhem ujë,

T’i ç’et patkonjtë kalit që humbi zotnë,

Në legjendën rapsodifundit ku trimëria ish kurrfekonduar,

Shpatë t’i fark dorës kur frika s’i ka dhurur pushtet,

Kur ende s’iu ka bërë hi festa e hakmarronjës,

Perlshëm t’ia mbjell lotët e rënkimeve,

Ballë të plaguarve pa pjellë prej nëna gabimtare zilonjash,

Kaq porcione bujarimi besoj u mjafton hyjve,

Mos m’a mohojnë mjaltin e mirësisë të më bletërojë,

Kështu gjinjtë dunaçaguara të virgjëreshave pyje ëndrre,

Si shpërblim t’i mbuloj shkëmbyeshëm me ngjethmë,

Gishtakaltërorëve trëndafila të epshit,

T’u hyj ndër dejtë e aromave qeshvjedhurazi,

Tutje-gllënkë harbimi të jem dasmës së zogut me rrufenë,

Për velat e ekstazës fort urtisht çmendurake,

Pra peizashe jo aq patriotikshëm flamujsh poetikë,

Por me verboren dendësi të dëshirimës,

Thika tingujsh ngjeshur sup më sup lartësi këmbanaresh,

Për këdo që i mungon përditazi muzika e maktheve,

Epitafë skalitur gjuhë luleshtrydhesh,

Që s’do kemi nevojë të na transkriptin hidhma,

Kur i ndjenjave tren na e ndezi udhëtimin trasesë së lotit,

Prej klithës së argjilit në syth të irisit,

Për të na i sosur hije fantazisë po n’atë peron malli,

Sirena e paqës botëtjetër alarmiane realitetit,

Ku makiavelshëm dashuria s’do na paradojë manekinazi,

Me hapa interesash teh urës së sfilatimit të falmës,

Por, gjithsesi për kaq pak përkohmëri,

Duhet pranglirisë të jetojmë si të përjetshëm…

 

 

-8-

 

Sa herë verbëria somnanbulshëm bën parabolën est-west,

Nëpër qytetin e dëshpërimit tim varur në një re loti,

E paksa më vështron tek hajn shtëpi engjëjsh,

Aq sa veç të fustanit kindza flakërime,

Lagen nga të errësirës ujra arratisur prej krojeve të frikës,

Dallgëzuar lig dalë ç’thellë liqenit të mendjes,

Më duket se një copëz të mëndafshtë dielli më hedh,

Në qiellin grish’artëruar të dëshirimës,

Duke krejt m’a ç’ylberuar guximin për të kapërcyer lotin,

Syrit që tash m’ia hap gjithë portat e ndaluara gazit,

Ngadalë të trishtit stalaktide ç’monumentuar,

Thonjisht e zhveshin gëzofin e akullit,

Madje dhe stalakmitet e hidhërimave ende buburrecuara,

Kotten nudisht në një plazh të ndaluar,

Ndër flatrat e shëtitoreve rruar prej hije leshterikësh,

Harabelat pranverharruar rish nisin gjelbërijnë,

Teksa bliret vrapojnë me sandalet rripakëputura të erës,

Nëpër rrjedhat e trotuareve kah’hutuar,

Neonet po arratijnë shtigjesh katakombëse natëtirës,

Sepse këtu s’do pllakosë pushtetisht kurrë më,

Dëgjimpanikësja simfoni pa shkruar e alurimës së natës,

Bile dhe hienat që mbrëma më loznin okej ngricballit,

Me topin zjarror të pikëllimi ngjizur avujsh loti,

Kund sot nuk po gjejnë barkë shpëtonje,

Për t’i kapërcyer murin kinez duhmës së detit të përçmimit,

Hartash vërtiten larg limane qerpikësh,

Ku si mbërrijnë dot shenjërisht stekat e shpagëtimit,

Çastet fluturisht duken si një libër faqekaltërt,

Çudi’eturi po e lexon një përrallzë fëmijësh pa embrionuar,

Shpejtazi gjithësia u sajua ashtu si e adhurova,

Kur isha para bigbeng fatit pakorrigjor ende engjëll,

Kur nuk kisha kuptuar ç’janë minierat,

Ngujuar mijëra mijle xeherorisht në shpirtrat e interesave,

Dhe as oxhakët mjegullnajflorinjtë të smogut,

Që t’i nxirmërijnë flamuj dhe shqiponja përqafimeve,

Po, po, bottha mitërsisht krejt si aherë,

Kur nuk ia kisha zbuluar thelli në rreshtnë krojin palc’artë,

Etjen i mëkon baltës së klithtirave shëruarazi,

Mes plagëve gulçngjethura me emrin kobtar: dashuri,

Kupat e njerëzve deh me verën e dritës,

Shpesh helmërisht tuj i uruar mirësi njera’tjetrës mjaltazi,

Ndërsa perënditë kalërojnë përmes lugina zemrash,

Indiferentshëm pa u rikthyer në Olimp,

Ngjyrçthuri me mantele të sathekur elbi hedhur,

Ndër supet që ajrin ndyrojnë aromë mollësh shejtanëzore,

Eh ç’realitete që veç në hijet e celuloidit të ëndrrave,

Mund t’i stamtojë fytyrpadytësisht mahnitja,

Dhe pse me asgjë tokësore s’më lidhin,

Kur duhet t’i vuaj vetmallkimin çdo kryqi zbuar realitetit,

Ku orë e pa kohë bekim jam dënuar të predikoj,

Ja ç’përfaqësojnë trëndafilat e zjarrit,

Ku kudhra ciklonet e metaforave ndërron stinstinësh,

Pa riciklim natyror impotencës së farkëtarëve të vetëtive,

Ku-sapo t’i fsheh tej kodrës së entuziazmit tim,

Xixat e syve vallëzuar në kurorë agimi,

Pasionrish aizbergon rreth ishull trurit pashprestira,

Rrëmetngrehinash të blasfemizmit brenda gjakgjakut tim,

Teksa kurthmakth pres të shkosh si çdo ditazi,

Kësaj rradhe pa më hedhur retine as dhe një pishtar,

Paku sa nervat t’i ndez qirinjve të lotit,

Spektrim ngushëllimit tim për aq shekuj në shenjë mëshire,

Sa të kujtohesh veç për një qindarkë veshtrimi…

 

 

-9-

 

Energjidyshimtë, rrënjazi, pema sythekaltëruar e thirrjes,

Ershëm m’a pushtoi krejt qiellin: të dua!

Ti je paperceptueshëm e bukur si një liqen puthjeje,

Valgjelbëruar nga zambakë rosash epsh’egra,

Si një urë përqafimi ku dy majat konstruksion fantazisë,

Kanë mijra vjet mall pa u kapërcyer as vegimash,

Si një përrua humbur vrapimesh flake,

Që gjarpret ndër shkëmbenj akulli drejt të jetës kërthizë,

Si një amfiteatër i lashtë pjergullash dehjeje,

Ku qark perënditë adhurojnë krijimin,

Si një ajsbegr diamanti që thelli plluskon mendimit,

Ruajtur turpvlerës në gjakun e dritës stuhirash gazmendi,

Si një manastir ku hyu i vetmisë kottet nudo,

Mes murgeshash fantazmuar pendimi,

Si një shkrepë mermeri ku tajfunet me tehe rruferash,

Skalitur i kanë shtatore skllavit ç’nënshtror të përgjërisë,

Si një thinjgjethkë ekstazsambrujtur marihuane,

Bjerrje’etur tek lut t’i dhurohet trishtit,

Si një pjano kështjellthyer nga harmoni prefekte barbarësh,

Ndërsa i riarkitekturojnë ylberazi flamuj krenarimit,

Si një libër frymshenjtë që ende s’ka zbritur,

Mes paqës sa e sa sodomiste njerëzore,

Si një oqean psherëtim’muzgtë mbi pëllëmbë shkretëtire,

Ku dallgësh argjendi velflladen ishuj ag’ëndërrirash,

Si një kasollkë lulkuqesh mes pyllit të yjeve,

Ku po ninullohen përrallat kurr’rrëfyer,

Si një fallxhorkë që bën shtrigërisyrit ilegalisht striptizë,

Në arenën e një defi ndëshkuar prej shkreptirave,

Si një sirenë multiplikative homeriane,

Që s’gjen thellnajë zemre të kthehet në realitetin premtor,

Si një tortë barke që rremat e një feste pa emër,

E prijnë në portin grishëror të armikut,

Si një kope pishtarkuajsh që tërheqin pas trokthit natën,

T’a degdisin lodhmës kotthi në kahet e moskthimit,

Si një karusel ujëvare ku më ngjethron dëshira,

Të m’a pikiadësh njëqind shekuj fatin,

Si një violë që më lidh me telat e tingujve direk trilltirash,

Para se të t’i kafshoj hirmazi gjinjtë mbjellë reve,

Si një kurorë trëndafilash vesuar flakë,

Me zmeraldët e të mijve irisë-pluhur rrezëllimtar adhurie,

Si një dëborë joshdrittë ekzibicioniste,

Ku lodërtojnë foshnjat e profecive pa zbritur zotash,

Si një korale bethoveniane ku i zërave uragan,

M’a gris partiturën e shpirtit ku fshehuroj pendë engjëjsh,

Si një maratoniste që mes ritmit të vlagmallit,

Më rokullin nëpër venat e shterlutjes,

Më duaj!-plot shpata shkrepëtirluftrash kjo klithzë,

Zogjdegësh e hyjolimpisht m’a rrëzon krejt të qiellit pemë,

Në prehrin e një kryqi ku i falem ende vetmimit…

 

 

-10-

 

Rreth kafazit mureqelqtë të natës uzurponjë,

Pa përmasa gjeoshqisore iluzivitetesh perceptimi,

Re xixëllonjash vallëzojnë mitërtrurit,

E me një shi ëmbëlthak flakërijnë horizontin ç’busulluar,

Teksa unë përplasem nga njeri në tjetrin breg fjale,

Për të kapërcyer sërfisht dallgarsyen,

Pse si një peshk steril duhet të krajlem ende,

Tek ky real akuarium i jashtligjshëm pa ajrim ndalesash,

Me çizmet e frikaçërisë kurrë alarmveshura,

Të alpinëzohem majë honirash instikti,

Trashëguar kam një kanun morali që përgjëruar lutet,

T’ia gris çdonenshëm një e njëqind e njëmijë fletë,

Dhe herbariume epitafesh që trisht më kujtojnë ardh’pas,

Se antologjisht jam mortazi lule balte,

Antenat satelitore në batiskafët e vetmimit,

Nga asnjë galaktikë nuk më sjellin sinjale ndjenjash,

Fizikës sigurore monitorësh thyer të mollëzave,

Ku m’u shpërfaqkan veç karvane kometash velloverbimta,

Tej shtigje yjesh kushedi ç’rrënori tempull zemre,

Ç’dashurie do i prushërijnë mangall buzësh,

Ndërsa gishtërinjtë e mi as kaçurrelave të shkul’erës,

S’ia përkëdhelin dot kurthëtirës kryet,

Brenda të drojës gjashtfaqësh ngujuar jam tok me lirinë,

E ende s’di pse prej hyut të hakmarrjes,

Ndoshta dhe pse dikurë nuk bujta nga porta festore,

Në orgjinë frerpa kuçedrive panjohura të dritës,

Apo pse një engjëllthze pafajtare pafajësisht ç’virtytimit,

S’ia shkrova poemën e shvirgjërimë shpirtit,

Kushedi dhe pse nuk e tejbrega përroin e diamanteve,

Ku ende më priste princesha e varfërisë,

Gjithsesi varrezës së të sotmes me thonj klithash,

Vizatoj ndër gjinjtë e qiejve puthjepapushtimtë kanavacës,

Portretin e gjysmës së ëndërrirës sime,

Që po si unë vuan dënimin e vullnetit ç’lirë,

Ndoshta brenda një sfere loti orbitet universit,

Kund futbollit a lottove të rastësisë kurrë pa më ndeshur,

Qoftë aq sa për të më qëlluar ballfatin,

Me një ortek rrënjshkulur miklimash sa trallisës,

Edhe nëse s’do të mbërrija t’i dhuroja mirtar,

Mantelin e platintë të një magmëpërqafimi merimangtar,

Pra vegtarja shkoi nesërmes pa ardhur,

Duke më lënë rishmi po në fjordin e eremitpendorit,

Kurora mediokre vargjesh të thur fron korbash,

Për monumentet databronzta të nostalgjisë,

Kur dikurë vërtet s’isha as shenjtori, as mëkati e as falja,

Ndonse shpatë e parë pagëzuar stuhira epshit,

Por ky ungjill u gris pa ikur gojë hyut,

Kurrsesi për mos t’u rilexuar nga apostujt e pendimës,

Që kahtej ndarë e kanë ngastrash ruajtjeikonazi errëtirën,

Ku zotthazi ja që s’më bëjnë dot pjesë,

Fillikatthi veç me skeptrin e braktismës më lanë,

sho’shoqin të masturbojmë nën ritmin e dëshpëresës,

Meqë alkimisht asnjë Shën Mari perversiteti,

Nuk mund të m’i zhbirë gurdobësive frëngjitë e ekstazës,

Sepse me gjeninë e idjotit ogurfundmi kuptova,

Që gjithë femrat lindkan çlirisht kurva,

Ndaj ky apostulat në trajtë mirazhi kokainmpiksur,

Do më zulmërojë rreth fatshpëtisht ç’tunduar…