Sonetet e GJASHTAVE

Këndoj nëmtares botë-shurdhëroj në tjetrën,
Më rreh gjithkah drita e mbytem errëtirë,
Flladi më hap portat, por fati më fal kthetrën,
Gazmi harlis ëndrrat e unë-brengpazhbirë.

Kalëroj murlanesh a gjarpërim zvarr sedrën,
Urith friknaje jam a shkëmbth nën shkrepëtirë,
Shpatëtar ardhmëtar a rojtar për botvjetrën,
Gjelbran thinjimlavd a shkretti ndër ngjethëtirë?

Krejt zotat m’i përtypin të mokrave fjalë,
Ligem e s’di ç’kërkoj mes pyjesh të hiçnisë,
Ç’ka më mungon s’po gjej kah t’i ndryshoj trishtisë.

Ndoshta kroje yjesh një shenjtkë lus me kaltrë,
A prej zgjojesh agu-flur qoftë a vegbardhë…
Ngushëllenj pashpresë zellfort përgjëroj flirtnisë!

-116-

Me krahun prej pulbardhe më ledhon brishtaz ndër sup,
Por prej zambakut vrikthprerë të puthjes-ka frikë,
Ç’më tundon lakuriqshëm e rish purpurlon ënd’turp,
Loz e shend pa fund e fundmë ngërç: ç’lojë ndjell’ligë.

Shkujdesmadh gishtërinjsh i kreh flokët leshterikë,
Këmishën oqeanike ëmbëlth m’a flak në trup,
Rrezëllima kometash i hirnoj mbi qerpikë,
Fëmijrores përqafje më drithron dehshëm nën muzg.

Mes shirokë lotësh eh ç’mëshirë kall, eh ç’trishtë,
Teksa shpirtin beson se ia ngujttij në brengburg,
Pas re pendimash e fsheh dëshirën fort ndjenjdlirtë.

Eja guxo e shterja prroskat e vajit në mund,
Plagmëkatin ze adhuron kësulkuqja makthtrilltë,
E prehrit rish lyp’paqse ligsht më vjollcet-t’a përkund…

-126-

Vejushzë na mbet princesha si dardha në shkrumbishtë,
Juga i çjerr qyqimin, gazmimi e mbyt ndër lotë,
Tash mbet të dhelë kujtimin zambakësh aromtrishtë,
Kështjella e saraji kurrvlerë si ka në botë.

Tej adhuron ciganët sa i ngjethërin keq mishtë,
Tek dyzohen shtegtimash të pa lavd e krejt pa sqotë,
Në çdo baladë, klarina-ardhnimës sa gjethbrishtë,
Për varr-pa pëllëmbë dhé e me qiell sa hirplotë.

Nis ëndërrenjat reshë-gushkuqë krahshkulur dimri,
Më kotthi pret pranverën t’i kthehet tok me ringjalljen,
Lamtumirza e thëthin ndërsa gjithkund sheh përtalljen.

Pse ende po ngujohesh në verbtarin sy qiriri,
Shpejt braktis tërçka e rend shtegut nga të thërret briri:
“Nuk duhet të të lerë, por pas t’a leshë ti kamjen!”…

-136-

Lotpalarit iris nata uzurpon çdo pushtet,
Qerpikësh plumb rëndojnë qyqet e pikëllimit,
Shpirti mes dallgë udhkryqesh eh sa dhembshëm humbet,
Terri fort varrthellë, ç’verbonjë-shpres’ e ngushllimit.

Tej, shkretit ku fati kahprapthtë me kobin puthet,
Ku gjithkush altarësh i beson paq vetflijimit,
Një shkëndijës shoh si mbi këmbana shndrimash buçet,
Palindtarin gaz kuptoj pse i përket agimit.

Petkash brenge le të hiret ky çast nervtrazuar,
Krejt le t’a shterë gjoksin zëri hidhnor në heshtje,
Ky karvan shendpërmortshëm le mos të gjejë prehje.

Le të përflaken faret kujtimesh mallharruar,
Por, ç’ka për të ikur-shpejt shkon, pa mua e pa ty,
Ndaj boll pra: trembi korbat, pëllumba argjend ndër sy…

-146-

Në letër higjenike t’i shtypësh ungjill dashurisë,
Destinimin përkushtimor do e s’do e flak në plehra;
Një çek dhe e harron në xhep kur i fal rrobat modvjetra,
Mbase lig tuj ia ç’mardhur në një skaj djallthin urtisë.

Pse nuk guxon t’i gozhdësh qivur i varesh trisht në kthetra,
S’harron harresa e si rob lufte të trajton humbtisë;
Mes shpagmadhes drejtësi as vetja s’i shpëton furisë,
Kur tash s’e ndjen me ç’fuqi pendese rish psallt hyjnim jeta.

T’i bëhesh këngëtar nam’mirë instiktesh papagalli,
Rrëfen që mbete pa diagnostikuar nga mëshira,
Çastesh kur shend’helmor ritualisht t’i shkul pendët halli.

Ndodh që dhe i lyp qielltarëve ndër përshpirtmërira,
Me përrallrrufenjtin kalë flatrues ngjizur nga fati…
Kujt, ty që ende plluskon mes liqenj ideshë thellpazhbira?!

-156-

Që tash jap tre ëndrra dhe gatuar libra-dy plepa,
Drerusha të më dojë si të jem Adami vetë,
Por, bujarim një mikthi im fal liqenin tok me grepa,
E kjo sirenë qorre do t’a dojë me fort shkretë.

Yje e errnaja si në çdo bursë qenkan vlera,
Sa kohë na murgon identiteti në kuletë,
I përkasim gjithkushje që shpërblenka pa hilera,
Adhurenjtaret tona sa gjarpërushka dhe bletë.

Qark na veshin si drita me sa gaz e plot përkorë,
Si zeusësh na gjunjen shërbëtorkat flijimtare,
Maskat përkushtore nxijnë thinjë e skuqin borë.

Ankandi mbetet hapur me pa dyer e dritare,
Dalin e hyjnë nesh sheikër e princër rastësorë,
Si mos betohemi çdo çast për shenjtoret tradhtare?!

-166-

Përshndrit përmbi çarçafë ky planet orbitpanjohur,
Mister dheri shenjtor ku më sython ëndrrat rinia,
Fort kam dëshiruar të jem endacakth shtegpalodhur,
Të kalëroj e humb përmes visesh fatpaarrira.

Krua buzës t’a pij akullin etjes trisht përlotur,
Blirnajshkrumbtë të më bëhet shpirti nga kërshëria,
Veç një çast të prehem liqengjirin puhisht brofur,
E pas gjatputhjesh të trembnim si zogjthtë ndër lëndina.

Më lejo pra t’i zgjas gishtat krejt të t’a gris dëborën,
Të mahnij lumturisht me gjelbëritë e hovit tënd,
Shtjellaromash të serenatem mbetur dehmës pa mënd.

Rish të gjunjem: lermë e mos guxo të m’a kthesh dorën,
Lulet a s’rilinden të këputen për bukurinë,
Po vashat a nuk nimfen t’u dhurojmë dashurinë?!

-176-

Mimozat po çelin bisqe kohreja,
Por një ditëz a s’do të fishken dhe ‘to?
Ja që për gjithkënd fsheh një cak pranvera,
Dhe nëse bleronja fat’tej’jetshme do.

Jeta dhuron ylberima ndjellçveshma,
Por vjen çasti shuhen-kjo mbetka kredo,
Mallkuar a bekuar shter shpirt jeta,
Ç’ka dëshmon që sa të çmon fort pra e çmo.

Dallëndyshja rrit flatrues dritdenjë,
Por ja që dhe zogjth korbi mëkon ëmbël,
Po pse? Sepse jeta qenka ritshenjtë!

Ndaj ç’e tremb vegnajë fundparën ëndërr,
Në zemrat klithin: jemi bij mëkati,
Kjo, pse jona rini, aq gjatë, s’do zgjati…

-186-

Po shter e shndrimës gurrë e syri fshihet errit,
Vegut qashtron misteresh në lëndëzon kund shpirti,
Frymzvarra rish thelltirat kurthinave të tmerrit,
Ku mrekullimtari flok valzohet duarsh trishti.

Në vërtet kaq lojnare qenkan shpagonjat ferrit,
Mes zjarrni dëshirimash veç hi mbetsha prej ligshtti,
Pse ndër dreqër e shenjtë hyj si mollë e sherrit,
Dashuri t’u grabij-le të kryqem allakrishtthi.

Ç’ka i fal ëndërrimës krijonjsi i thëllimës,
Përkushtim e bukuri, epsh, ç’mëkatim e lumtim,
Shpejt t’i kthejnë u lutem sa më ngut prej mërgimës.

Jo zhindkë, verb’adhurenjash nuk të ndjell në tundim,
Kur murgeshtarja ndjenjë s’të flijonka tërbimës,
Pra: na qofshin krahrorët këmbanare në kumbim…

-196-

Ajo u tret tej si dallëndyshkë fundvjeshte ndër re,
Ajo u fishk krejt-gonxhe dritprerë pa lulëzuar,
Ajo u bë shtrat lumi që nuk iu bind asnjë rrjedhe,
Ajo u fik tok me zjarrin-as hi s’më la në duar.

Shpresligmazi zemrës m’ia këputi çdo tel harpe,
Gazit m’ia shoi yjet e ndjenjës ogurçmuar,
Irisdetesh ra e humbi si perla nën trokth vale,
E sot çdo flutur ngjethërin klith’erës kobngujuar.

Ç’hyjni guxon të m’a rrëfejë udhën fatit humbur,
Shteginë e mërgimave drejt kthimave pa kufij,
Drejt ardhjesh harraqare gremiskohës mallkonjlumtur,

Të çastit kur më dehej korbëtirash djalëria,
Aromash mall’lashtta që rish më ndjellin tharmçudi…
Nesër, do m’i bien harpës siç di veç dashuria?