Sonetet e NJESHAVE

Trishtnjëjtat shtufa fytyrash që gërvisht ag e mbrëmje,
Më vizatojnë shpellsyve hartat e ardhmërisë,
Fantazmërim ëndrrash ravijëzuar plot argjënde,
Flakfrika të mendjes qerpikë trokth të m’i përzhisë.

Qindra tritoljanë mëditjesh arkitektë zhgjëndre,
Estetë që i shndërrojnë në kulte të shëmtisë,
Shpirtrat deformuar mes tempujsh fati që në rrënjje,
Eh ç’iluzionjtarë për t’i ringjallur zemrën gjëmisë!

Botë shenjash pa domethënie e pa kujtesë,
Ku gjithkush paska paqtuar kohën me mallkonjadat,
Ciklisht tuj arratirë e urishtth thëthirë nga baltrat.

Vuaj krejt si hyjtë këtu se kob dhe ti oj fatzezë,
Ku dashurisë m’i je më grish’ëmbëltha ndëshkesë,
Dhe pse pre dinozaurësh pres të më shndritësh flatrat…

621

Befasuar fatit gjendem shpesh në kushte lufte,
Sup më sup me qindra djem mbroujmë tok s’di se çfarë,
Hyjm’dalim bir’klithash në të fantazisë kurthe,
Njeri kafshon nujë bombë, tjetri lavd pa ofsharë.

Kur ne falim jetën mos të mbërrijmë në humbje,
Mendtë dhurojnë dhembjesh të lashtët pleq shpatarë,
Na mjafton një zjarr urtizmash t’u biem ndër gjunje,
Falenderueshëm pas të nisemi rish frontparë.

Kur gjaku shpërhap tej këmbanat e armpushimit,
E jehonat shkreprijnë aromat e shkrumbimit,
Numërojmë kreshnikët që s’u kthyen nga legjenda.

Zëvendësuar duhet domosdo para fundprillit,
Shpresa të na e ringjallin shpejt gratë brengshendta,
Dashurinë-thërrasim të na flijjë, zell’epshta…

631

Trëndafilët e fatit e karafilët e rastësisë,
S’janë e njëjta gjë kur befas i ke ndër duar,
Në nuancën e adhurimit a pikmentin e përçmisë,
Veç ti je pandryshueshëm ëndrrës petlëçmuar.

S’mund të ketë perlë guackës së kërshërisë,
Kur vezullimat në zemër mbetnë kohësh shuar,
Nuk i ndez dot ndjenjat pishtari i pëshpërisë,
Kur shpirti tufanet prej dallg’epshesh i çmendzbuar.

Oguri zbret shpesh prej parashutash parajsore,
Por ngulm prej të ndërvarurve kërkohet përjetës,
Dhembisht dhe pa u gjetur kurrë dherash të së vërtetës.

Pse çastit të dhurimit je altaresh shtangore,
Në këmbim mirenjash shpërblen kuptima shpagore,
Thjesht fati e rastizma mbetkan tehe përtherës…

641

Më falni pse shpesh ju kalamend ligsht bezdive,
Kur guxim marr t’u flas për shpirtëroren hartë,
Ndjenja, arsyes, lyp të m’i mbetet besnike,
Si perceptimi abstragimit pishtarbardhë.

Kaq tepër bosh shtrihet neuronesh festive,
Hyjneshë grishvirgjër që pret dikush t’a mplakë,
Lavd ku yjet derdhen në kurora merite,
Ç’mermerishtë pa duar për të përjetshmen daltë!

Hapësirë pa matematik’ e pa ligje,
Gravitet thëthirës t’i mbushim dimensione,
Ku poetët s’gëlojnë si zotat ndër hone.

Si tek ky glob ku zemrat na gardhin çifligje,
Pa pyetur për koordinatat në pasione,
Ku dhembat qenkan engjëj ende ndër biberone…

651

Do a s’do ti të të kaloj nëpër urë premtimi,
Do më mësosh si të t’a kapërcej të fjalës lumë,
Dhe në beson se kështjellshpirtit s’do të të hyj kurrë,
Drejt t’ëndrrës pushtim m’u ka nisur prej kohësh krenimi.

Prej mijra shekujsh larg po më thërret ky sulm i fundmë,
Ndjenjat sa gazmohen aq ç’orientohen trembimi,
E papërfillshmja humbje vajton në një qoshk mjerimi,
Pse s’më poshtëron në asnjë grackbetejë kundmë.

Meqë kërkon dashurinë t’a trajtoj si një luftë,
Ku nuk thyhen heshta e ku nuk shkreptin asnjë pushkë,
Me të vetmen strategji-të më gjunjesh si çdo femër.

Të më puthësh këmbët kur guxoj të të kafshoj gushë,
Përmes gjirit të të rend si një kanoe epshvjetër,
Rishm tuj t’u përbetuar që si ti s’kam dashur tjetër…

661

Si etja kam nevojë për një kupë vallzim,
Thellsyrit të më rrjedhë e gazit shampanjë,
Për çdoçka pa dëgjuar muret bëjnë kallzim,
Si satelit qorr kam humbur terresh paskajmë.

Jam vetëm e brenga klithkat dhembpapërballim,
E ëndrrave çerdhëz gjunjet t’a kërkoj largmë,
Malli m’ia thyen barometrit çdo shkallzim,
I lotit diamant vezullon kobit prajshmë.

Makthit pres të ndizet zjarrthi i telefonit,
Litar shprese të më hedhë hëna fund honit,
Gjurmësh pas të më joshë lum’ i një kantate.

Por, adhurorja shenjtkë s’denj të shkulet fronit,
Shpirtin m’a mban si mollë tejshkim majë shpate,
E tallet kur lyp të më huajë veç një fllad flatre…

671

Gjithçkasinë duhet t’i kërkojmë universit tërë për t’i marrë diçkanë,
Prej kryqeve të padukshëm të kujtesës e deri në të ardhmërisë varreza,
Mos t’i anashkalojmë stacionet e bujarimit duke sharë fatin trishtanë,
Premtesave të bekimit të pa pranuar i jemi po ne vetë: fara dhe shparesa.

Në ndodh edhe me perënditë të duelojmë qoftë për një ngastër drite,
Kur na përket pse mos t’a mbrojmë duke mohuar çdo sllogan të tolerimit,
E drejta është veç rruga shenjtërore që na i çon kënaqësitë orbite,
E kurrë jo rrezja e yjve prijtarë drejt paniknajash impotente të çnderimit.

Të matemi lypet me më të fortin-jo për t’i qenë ekzistencës sfidues,
Të sfilatojmë me më të bukurin-jo për t’i qenë ikona verbimi adhurimit,
Të pokerojmë me më të florinjtin-jo për t’i qenë mosmirnjohës pasurimit.

Asnjëherë s’kemi për të marrë më tepër se ç’ka kërkojmë trimnues,
Aq më pak kur depove misterioze të dashurisë dyerthyerazi hyjmë kusarë,
Ndjenjës t’i ndërrojmë pronësi-ndryshe shpirti shpagim ka me na vrarë…

681

Goma e fshirjen pa asnjë shenjë të gabimeve që kemi bërë deri më tash,
Dergjet e lodhur në shtratin e pendesës që nuk pranon ngushëllim,
Azmatikshëm kollitet e gjak të zi bështyn mbi të mbulesave mëndafsh,
Teksa zërat e shenjtve shkëmbenjshëm ndjen si i bien mbi shungëllim:

Kurrë jeta s’i ka mjaftuar kujt për të ç’kryer katrahurën lavdur fajesh,
Nuk është e meritueshme zgjidhja për t’u bardhëruar manuarët kujtesës,
As çiftëzimi i demonëve të shpagës që rish liganirat të ciklohen haqesh,
Një farkë vullneti duhet thjesht të mirësisë zemër t’i kalisësh shpresës,

Lypet frymshenjti filtër i kthjellimit deri në kristal faljeje të mendjes virusale,
Ku sëmundjet hyjnore të urrejtjeve përkëdhelin pacientin pa korrigjim,
Bëj paqë me të krenarisë skllavëri tek kjo botë humbjesh triumfale.

Veç kaq dëborë fjalësh ra flakëruar prej qiellit që na pret flatrimën një ditë,
Përjetësisë që s’guxon për t’ua hapur portën shpirtçvirgjërurve trishtim,
Më kot tonat dashuri po mundohen t’i nxjerrin arkivolesh perënditë…

691

Ndoshta po shpaguaj për arsenalin e ligësive pa përdorur kurrë,
Duke iu bërë deleve budallaqe të ndjenjave bari i shenjtë vetmimit,
Për mashtrimet e pakryera ndaj perëndeshave të bukurisë e epshimit,
Për të fshehtat asrast nxjerrë nga kapanxha e vetes-të mbesja kohve burrë.

Durim po shlyej një dënim që tek të tjerët çudi vepron kundërtisht,
Ani pse i kapërcejnë çdo mirazhimi dhe të fundmët kufij lirisë idilike,
Zhbirzuar ilegalisht mes saraje filozofësh krekosen majë pelave cinike,
Sentimentalesh seriale duke i ndërruar kur tok turp’pa qeshin hungërisht.

Rish tuj e falenderuar fatin-po atë krijesë që unë e mallkoj pa komplekse,
Sepse e di që nuk ekziston as qiellit as tokës, as vdekjes e as përjetës,
Dhe kur me pamje bekim’madhi shfaqet mes terrnajave krejt feksje.

Kam qenë jashtë dorës së tij nëse qark vazhdoka shpërndan mirësi,
Pa atë zë do mbetem nëse gjithkund mbjell zhgënjim dritën e së vërtetës,
Trisht harruar në një tokë dashurishë djegur nga shpres’tepërta kripëri…

701

Përzën zanafillazi prej parajsash bibëlhumbura iluziviteti,
Edhe nëse thirresh e tillë a të njeh ndonjë profet për amën Evë,
T’a bindësh që i je brinjë a e ke gjetur Adamin modern ndër premti,
Shfajësimpranuar që nuk ishe ti mollkafshuesja por gjarpri helmshenjtë?

Mes magjepsjes së fjalëve virgjërore a ke mbetur himenike,
Apo pret të mishërohesh rish për t’a riciklur gabimin nga e para,
Sepse çdo grua mbetet katedrale mëshirimi orgazmëtirash shterike,
Gabimtrisht duke pohuar që çdo fati ish ajo port’hapësja e pas çapi fjala?

Kur të kohës mullinj i bën krenare që bluajnë drithërat e të tuave mrekulli,
Ndonëse sythi i çdo gjaku që mbin kudo pse trojësisht ish mbjellë,
Këlthet tuj akuzuar se dora mallkore që e mëkoi me dhe mllefesh thellë,

Në çdo petal ka gjurmët e gishtërinjve të magjistricës gazvajçudi,
Që dje e tej’jetë pagëzon meshash engjëjt e territ të përshndritshëm,
Ligsht sot frikoj të dal prej kështjellë panikut ku po ti më mbron flijtshëm…