Sonetet e PESAVE

-5-

Brengonjën shpirt’thinjur pyeta: ç’kuptim ka fjala vetmi?
Vështro kaq udhë qark-më tha, mijra ëndrrash pa u shkelur,
Shoqëri bëji ujkonjës tek po ngordh urirë n’mjeri,
Prometetë shko ngushëllo mbërthyer shekujsh në hekur.

Pa ngjit e zbrit male akujsh pa ndeshur shenjtt e as njeri,
A tok shtrohu ndër gosti mes njëqind fisnikësh lavdvdekur,
Këputu si yllth e fundkridhju oqeanit n’thellshkretti,
Zemër zjarrit shpresën shkrumb kur ende kryqzatash s’je kthetrur.

Guxo diellin urdhëro të shteret venash nga drita,
Me flatra pëllumbash vrarë terrmo çdo pjesëz qielli,
Bjeri hënës ligsht me grusht mëshirpa t’a zbojë orbita.

Për varrnajën e së ardhmes në çdo bankë lypno kredi,
A qaj si bari pa dhen tek rrëfehesh trisht një fyelli…
Më fal profeteshë, falmë; tash di çdo të thotë-vetmi!

-15-

Një pas një shkërrmoqen tempujt gjokse hyjnive,
Olimpesh besimi yjet mbetnë shkrumbuar,
Lignjarët sy i ç’bënë magjisht fatqysqive,
Dhérohen krejt legjendat ëndrrat tuj dhunuar.

S’guxon më kush majmajash t’u ngjitet tundive,
Kur zotat përkushtore shau kaq ç’turpruar,
Njeri prostituon baltinash të lumtive,
Tjetri shendtar predikon parajsat shthuruar.

Këmbadoras arratij prej festash bujare,
Urrej çdo mermeri deri shpirtrash ndër varre,
Ky fisnikërim kurrë mos m’a mbjellë lebrën.

Por, në gjallë mbërritsha premtesash shurdhare,
Kuroruar nga engjëjt që rish përbuzin jetën,
Po ndjell’lashttit instikt do t’a ndërsej zemrën…

-25-

Të ndërtosh një qiell është tepër lojthjeshtë,
Mjaft të fitosh në lotto një horizont anpaanë,
Prej gëzimit tejkah qeshjen lësho flladlehtë,
Mijërat sy shpirti bëji shqipe e zjarrmu krahë.

Pa duhet dëshpërimit t’ia trembësh retë,
E nuk mund të harrosh hënën e një ëndrre fatbardhë,
Hajno diejsh therur perëndimin gjakthellë,
Kaltërija prej kroje shpresash ka për t’mirseardhë.

Bujarisht sa për shi koha të dhuron plot lot,
Mjegullës do argjendesh-vëlla binjak i guximit,
Stuhitë s’të arratijnë zemrës kurrë dot.

Hëm, hirmëtaren krijesë i blatoj përkushtimit,
Embëlth e bekoj pa drojë se ka veç një Zot,
Dhe fort, fort do t’a dua, me krejt zellin e flijimit…

-35-

Nga qiejt e ëndrrave mijra vjet më parë,
S’di: një djall a engjëll-më grabiti një pjesë,
E më thanë se ty ndër sy t’a kanë parë,
Tash dua të m’a kthesh, është imi, për besë!

Prej detesh gazmendi tej brigje kohësh mbarë,
Eh ç’dallgë më vodhën, i mori pas një velë,
Në ishin sirena-s’di, a vallë kusarë,
Veç di që syrit tënd lodren ndaj kthemi vetë!

Veç një çast kridhmu përzjarrtarit ylber ndjenjash,
Joshkaltra çuditërisht a s’mungon dhe këtu?
Jo! nuk dyshoj aspak: m’a fsheh thellsyve të tu!

Por s’kam pse i mbyll dyer bujtjes çerdhe shpresash,
Kur kozmositë fat’ardhma më kaltren aty,
Thua dot që s’janë të mijtë-të tutë sy?!

-45-

Akullshtatore mbeta në portat e pritjes,
Shendsytë m’i vjedh lindja nga do bujtet drita,
Ende s’’ka bujari të më ç’tundojë grishjes,
Lotreve ndaj fshihet peizashesh vrapshirtta.

Tremben të dëborës zogj mes ernaja nginjes,
Ndër flakët flokblerta fluturat verb rrezëllima,
Por tej shtegtina bosh-mes madhnimës së hijes,
Mbi mëzth gërdallë vjen zvarrimas perëndima.

E agu më ngul si kryq-theror në kryq udhe,
Jugut humb e veriut ku gjurmët shkrumb kthimi,
Fat’ardhmnores nostalgji nis kobzan kujtimi.

Stinë ndërrojnë vjersharët, dheu gjakon lule,
Hyjnitë-heretiken, gjenitë? varen gjuhe,
Unë po bronzngrirë, koh’rish sokak lëngimi…

-55-

Atje ku as dhe fjala s’mbërrinka për ngushëllim,
Palctharë do takosh limonin e vetmisë sime,
Hënëza e zemrës sate bërë krejt thërrime,
Një xixëllonjë loti do ndezë ndër mugëtim.

Të kujtesës përrenj do shkulmëzohen shungëllim,
Vazove të shpirtit lulet mbetnë vespërndrime,
Ani pse koha gjithkujt i dhuron veç përçmime,
Dhe në harresa shpresën e shtegprin në humbëtim.

Të lotit largësi që na ndajnë me jet’vdekje,
Lamtumirës mbartin direkë trishtesh në vete,
E kullat e ankthpritjes rishmi dergjen nënshtruar.

Ndaj le t’a ndjekim pas lundrimin mes velash ere,
Tej ku dielli ëndrrat i hallkka përqafuar,
Prej djajve të errnajtirës-pa u kërcënuar…

-65-

Ah ti shtatmahnitësja shtojzovalle,
Grishmagjishmja sythim’ëndërrt-bukuri,
Princeshë gazkaltëruar përralle,
Dallëndyshzë që stinët humb ndër stuhi,

Fllad që mes krahë qejsh kurdis valle,
Sirenë lusp’perlë prehur breglumi,
Vetëtimë që kohësh mbjell veç zjarre,
Yllth mallpanxënë prej asnjë shteg kurthi,

Pse s’bujtton vatrës së kushtesës sime,
Pa kujto sa shekuj kam që të lutem,
Prush më shpirtdenjë s’gjen qindrash agime,

Eja adhuri e mos thuaj: s’mundem!
Shndritomë kozmosirash përqafime,
E të jem kaq billgate’jan-kurrë s’tutem…

-75-

Pas një merimange e çirak krejt ditën,
Endim rrjeta fjalësh qiejt për të zënë,
Djersijmë ar kallp, errmijmë tok me dritën,
Dhe pse zjarr pa vatër-fati s’na ka nxënë.

Por shpesh arratin e s’ia gjej orbitën,
Lumturon kur kthehet si të ish në hënë,
I shdrin dëborshpirti, shqisat më koritën,
Vegon serenatash-syth më syth tjerr zënë.

Ia gjurma gazin një mbrëmje yjvjedhur,
Lidhur qindra nyjesh më habit fund skelës,
Dehur mes detarësh vallzonte majvelës.

Në ag, piskdjallim, tentakulash rish kredhur,
Si mos t’ish ojnmadhja-muza bishtpërdredhur,
Ç’ferrparajse të bujtt?! ngushllim lyp pas derës…

-85-

Mjaltueshëm shijonka misërnikja krodhthatë,
Kur e urisë nëpërk përpëlitet ndër këmbë,
Por vlerë kurrë s’do kish as fazani mbi pjatë,
Në pas s’pret mijra puthje të t’i dhurë një hënë.

Buza dhe vallzon drojes tok me një çokollatë,
Ndjellhelmtën tortë e qëndis bile dhe me dhëmbë,
Por mjafton zier çdo vakt qoftë dhe një grusht baltë,
Në të pret miklonjësja t’i blatohesh ndër këngë.

Veç, po qe se e lyp qiellhumbur në çdo derë,
Kur trishtit s’të ka braktisur amshimi frymshenjtë,
A s’po xixëllin gabimisht tek ky dhé o turpgur?!

Flirtmallkueshëm shpirti t’u shndërroftë në pluhur,
U mjerofsh rrënjmajë o fat sa s’ka më gençthurrur,
O kamje e skamje-duel verbor krismpaprerë…

-95-

Para: hapen shtatë gojë thirrmpanjohurash,
Prapa: ndjekin shtatë përbindsha dhëmbkosore,
Majtas: ngërdheshen shtatë pusi shtjekza cubash,
Djathtas: vallzojnë shtatë korbni dora’dore.

Lart: ndoshta burojnë ëndrra prej shtatë gurrash,
Poshtë: grishin përthellë prehrit shtatë hone,
Në jetë: kthetrohesh tmerit prag shtatë urash,
Në vdekje: këndon meshave në shtatë kore.

E shpirtin kurrë s’dita t’a shoh krejt zbuluar,
Zemrës kurrë s’i dallgem venës më genpastërt,
Fati lumti e gaz kurrë s’më ka uruar.

Tash gjemni katakombesh ku këputa gjurmën,
Dritën strukmash si sot s’e kam parë më qashtërt,
Kur trokthja verbimash-si mund t’a gjeja udhën?!