Sonetet e TETAVE

Ankoruar shekujsh në cektirë,
Trokthmemeci jaht i ndjenjës sime,
Kurrë si s’shpalosi velë klithme,
Ani pse ujrash-fati shkrettirë.

Batickoprracja i dhuron shfrime,
E hënës mrekulli veç mjertirë,
Shtigjenxira busull fort ngjethtirë,
Tek ky fjord mplaket rimë pas rime.

Nuk hedhin më hije as flatrakët,
Trishtkryqit që gdhend fjala munguar,
I shpirtit murlan po thinj nga flakët.

Faresh tej dëshirenjash cunguar,
S’i kthen flladshpresa ishujt mallpakët,
Mërgoret ode-jehonshurdhuar…

-318-

Nervshterët gishtërinj rreshkur, ndyrë, fyer,
Vjolën e kurmit tënd përkëdhelin hidhtas,
Po trëndafilishtën ku vërshova drittas,
Tash dherakafshuar pa shenjt e pa dyer.

Apokalipsi yt ç’më thua u ka kryer,
Beso dhe të ringjall në më do sot rishtaz,
Gjunjzim e flirtni adhuro përgjërimtas,
Në s’të kthej magjisë qofsha hyjsh urryer.

Nga i ëndrrës liqen tingujt parajsorë,
Plot mjelma flatrojnë qiejsh tej kaptuar,
Ku kurrë nuk bujtte premtimash mallkuar.

Lermë të shpirtkridhem ngjethtirës përkorë,
Harmoni e paqë të na dhurë kjo orë,
Por, ç’pengu çlironjë djallit ngujpranguar…

-328-

Mendimet zajesh balli qëndisen mozaikë,
Me kazmat e shpresave hapin porta udhreja,
Dhe në pafund shendnajës qiejt duken grishnxirë,
Bile dhe në grushtverbër gazmendet shkrumb rrufeja.

Mjafton një psherëtimë dhe shëmbëllen me thikë,
Një lot rubinëzuar dhe thuaj vdes pranvera,
Një mallkim klithmbytës krejtshuan paturp çdo shndritë,
Por, pa dyshimin hontar do kish kahkuptim jeta?

Hedh hir një dallgë rrudhe mbi lagunën e moshës,
Dhe valblerti vals trishti bregnajës së vetmisë,
Eh sa-dhe i humbjes mall që s’gjendet farkund botës.

Lindëm flatrim brengash të kaltërojmë çdo stinë,
Ndër zjarr e acar tok-mirjanë miq të rinisë,
Instiktesh ritualthjesht tuj farkëtuar dashurinë…

338

Një fllad aromzmeraldtë shpërhap agu praruar,
Ndër brigjet e syrit tim ku gaz sythen bliret,
Thërrmija shndrimash mbledh hëna-nata ç’la harbuar,
Se ku ia fsheh-s’më rrëfen, krejt ëndrrave hiret.

Ç’thelltirë prej dëshirash, përgjërat ç’amshuar,
Nuk dua t’a le dritën thellshpirtit të më zhbiret,
Fort shendlumtur isha mes territ grishmpadruar,
Eh ç’trisht tash kjo vetmi që kurth zemrës më kridhet.

T’a ruaj paku vegimash mjelmzën dashurore,
Mbi gjoksin frymdrithruar t’i var kurora yjesh,
Mes liqenit të puthjes të kridhet vezullim.

I gjelbërti përqafim rreth qafës epsh’shkrumbore,
Plot pasion të çliret si ulërenja pyjesh,
Por, jam thjesht një hije endur hareve hutim…

348

S’do doja të ishe pinguin ishullpërqafimit tim,
Ku qark flakët e dallgëve të thërrasin makthueshëm,
E as kafazshpirtit tënd-tigër i nënshtruar trishtim,
Ku rreth të lirisë shtojzovalle përqeshin ndëshkueshëm.

S’do doja të jem galeri ari që të verbon miklim,
Ku me kthetra ligatimi sulesh ndjenjash paçmueshëm,
E as kreshtë lavdmermertë-lartohesh timit shikim,
Ku mijravitesh adhurie të më kqyrësh përçmueshëm.

S’do doja me qenë krater mallit e ti llav’ e kurrpirë,
As bardhërim i një reje fatsjellëse korbash nxirë,
As ajzberg kujtimesh prej dritdashurisë krejt pazhbirë.

As mos lypno të bëhesh mbretëreshë kështjellë shpirtit,
As direk pulbardhash që tej ia syrgjyn velat ligshtit,
Heretikisht thjesht më bëj shkrumb oj turrë altari-flirtit…

358

Kohësh të tjera e panjohtarësh planete,
Trajtash pa perceptim e ç’rrëfimtaresh ndjesi,
Shpirtrat tanë binjakë lindin mbrujtur premti,
Njeri’tjetrin t’a bujtin kësaj e asaj jete.

E fati, të lotëve re, na i mbush shkrepti,
Ndër qiej dëshirash kund s’flatret ëndrra shenjte,
Kryqe bëhemi e rilindim e rish – ç’heshtje,
Të pasionit hyj veç kokalla e mjeri.

Por, krijuesi jo rastësisht mallkorit dhé,
Një fjale e një bekimi na zbret sot bashkë,
Frym’mrekullitë t’i shkëmbejmë ofsh e vlime.

Kam mijra shekuj dashuruar me ty vashë,
Si guxim thua s’të intereson zemra ime,
Krejt përjeta do të t’duhet të më gjesh’ prapë…

368

Nëse kaçurrelat prerë i thurim litarë,
Një pas një pedana t’i rradhisim vargjet gjithë,
Marramendshëm do bënim një aq të gjatë shkallë,
Sa deri ndër hënë do na përcillte kjo trillë.

E ja që tash dashuria më gjarpëron zvarrë,
Makthi kurrë gërshërët s’m’i përdor në kaq frikë,
Rimat dyzohen e grisen e kridhen ndër zjarrë,
Në vend të një romance jehon qark veç një klithë.

Jo e imja, as e jotja-është fati nguran,
As i keq e as i mirë na adhuron prej largu,
Shigjetat bekore tek ne s’ia mbërrin dot harku.

Oh! të lutem mos rrëfe pse jam bërë krejt shkrumban,
Duke shkruar për ty kaq strofa mbeta jetshkurtan,
Dhe unë s’do tregoj që më ishe veg lot’pragu…

378

Më thuaj mos duhet të ndërtoj ndonjë piramidë,
Apo t’a shkrumb Romën e t’a ngre mallkimit përsëri,
Ndoshta ndonjë mur kinez do t’a vesh këmbësh kërshëri,
Fol e t’a fal sa t’a vjedh Akropolin në Athinë.

Në të duhet Kulla Ejfel buzët mos i mërmëri,
Ia shemb Statujën e hip ti t’a përfaqsosh Lirinë,
Orën e Grinuiçit t’a shtroj ndër gjunjë plot drithnjë,
Firencen le pa David e le të kobë dëshpëri.

E ç’trillni të kryej tjetër të t’a meritoj zemrën,
Po i ngul kazmën mbi e po i kryq vetes krejt jetën,
Veç të bindesh pa kundërshti që vetflijimshëm të dua.

Kur do m’a shndritërosh qoftë veç një çast të vërtetën,
Endërr realizuar të stolisesh thellë në mua,
Ç’lypet të bëj të të kem vetëm timen a s’më thua…

388

Pa inspirimin që rrezatohet prej sates heshtje,
Pa besimin që më fal teksa çelesh gëzueshëm,
Pa mbrojtjen që përfitoj në çdo të amshuar prekje,
Pa energjinë që më kall shpirtit fort gëlueshëm,

Pa përvojën e udhës që ndjenjës s’m’i gjenka prehje,
Pa entuziazmin femëror shfaqur paçmueshëm,
Pa lutjen për ekzistencë që puthjes nuk rrok shterje,
Pa frymëzimin që rrjedh verë drite harbueshëm,

Pa përkulje këmbkash puhiztare – s’më gjelbret fati,
Teksa më prezanton një botë çudirash panjohur,
Dhe pse jetëvdekjesh përjetësisht portat më hapi.

Reaksionesh dashurie flakazi më mban lodhur,
Qel’epruvetash t’ia ç’murgoj misteret prej ari,
Dhe pse magjirash negative panikur tej kam brofur…

398

Unë lexoj e ti dëgjon edhe pse nuk je këtu,
Ti flet në gjumë e unë trisht befasohem trembur,
Hedh fjalët pa kuptim ndër vargje shthurtare përqethur,
Mendimet më flatren prej penës e s’di: vallë për ku?

Po jetoj krejt si i pajetë makthit sfidtar fshehur,
Dhe pse shpirti dehur mes hyjve shendet tej’tëhu,
Më gazmon zemra fort mjerë e pse të ndodhë kështu,
Pse dashuria më arratin kurth yjve kaq heshtur?

Lutja e loti penduar s’më shteren në përgjunje,
Eteri e drita rish të marrin të sajën formë,
Po a ia vlen t’a pres të kthehet nga çdo pamundje?

Në bronz gjaku ngrirë rima të reja gdhend kaq vonë,
Kur perëndia vetë ëndrrave ikur përhumbje,
Ligsht gërhet: ky fat s’do të të ketë kurrë lehonë…