SONETET NUMRAHUMBUR

* * *

 

Petalet e reve të muzgut nuk janë po ato të trëndafilave të agut,

Bjerrë mbetën prej bletëve të dritës që zukasin brenda qiejsh të çdo krijese,

Ku nata nuk e tendos dot rrezehorizontiti rrjetën e mistereve tejmi pragut,

Befasisht për të zënë të ëndrrave engjëj që flatrat po i thurin me qindra rreze.

 

Hijet njera’tjetrës entuziazshëm po i tatuazhojnë korbinja fundmë barkut,

Fantazmat me energji poetike pikiadojnë tejm oqeanësh prej letre,

Strabistja shigjetë e rrufesë i arratin vullnetit panteonik prej harkut,

Skllevërit e parajsëzimit t’epërmet shpresa po i çiftëzojnë epruvete.

 

Intensivisht po gjallokemi si gjelbërimi një ditza që s’na ka mbërritur ende,

Ashtu si fishkja po mortet brenda kopshtit të së djeshmes që s’do kthehet rishmë kurrë,

Zemrën e oqeanit plagjiaturon njeri e tjetri modestshëm këndon si gurrë.

 

S’ka dyshim që nuk dashurojmë si në ringjallje kur jo takuar s’kemi kundmë vdekje,

Si s’na adhurojnë deri në flijim meqë besnikërisht qenkqmi xhelozë jete,

Nëse s’të ha sot, nesër-s’je epshvalëta bukë e as unë uripashuari burrë…

 

 

* * *

 

Të piknikesh ndër kujtime është një lloj jete,

Venitoze, dekadente e asfiksuese,

Sepse na dënon të kapërcejmë qindra dete

E nesërmja; kohë s’kemi për udhët pas’shkuese.

 

Gërmimi ndër të vërteta na fsheh fort sekrete,

Por mbeten gjoksdherash e pendimpapërshkruese,

Kur veç fantazia josh entuziazmperfekte

Të ardhmen; Koha s’mjafton për shtigje përçuese.

 

Mund t’ia zgjidhim nyjet mistereve të zhdrejta,

Ku dje gabuam fati lakoi tanët emra,

Kurrë pa mundur dot t’a ribëjmë historinë.

 

Dhe në heroikemi arkivash mbytmëthella,

Legjendës sonë si do të jetojmë moj shpirtkë,

Beson se në zhvarrje do na gjejnë grishflorinjtë?!

 

 

* * *

 

E papërballueshme e makthit peshë,

Drita rish shprespapërfillë në kaq terrim,

E kurrshmangshme “të jeshë a të mos jeshë”,

Zemra s’i pranon arsyes asnjë vendim.

 

Trishti nëpër mjegull ujkërisht ngre veshë,

Për prenë e rradhës humbur larg ndër premtim,

Më kot u lodh mes manuarë ideshë,

Duke guxuar dhe të tjetërsohet pendim.

 

Të dyshimit milingona brejnë vitet,

Harruan festat t’i përsërisin ritet,

Kur fat’liri shpirt s’po gjen të tijnë planet.

 

Asnjë kuptim nuk kanë zinxhiruar flirtet,

Kur dashuria që të mungon bën balet,

E mes pista puthjesh pajohur shend’baret…

 

 

* * *

 

Sot rish predikova për të ndaluara territore,

Duke qenë lig kërcënuar joshjes kufijsh’ pa emra,

Gjithandej më zbojnë sa më larg prej gardheve trishtore,

E s’ka rëndësi lartësia kur s’guxon kaptim zemra.

 

Ndonse tejthyerje tabuve presin zotat flirtore,

Herë t’u jem kurorë-herë të më shkelin nën thembra,

Ndjenja pa arsye më bind: mbetet e keqe piktore,

Penela’re bën autoportret telajosh epshvjetra.

 

Ndaj nuk po dua të jem breg kur lumi vjen furizjarrtë,

Madje s’dënjoj të bëj as rrjedhën kur dherat mbeten etur,

Si një far që adhuron dhembat errësirës pres heshtur.

 

Kalitem durim si farkëtari godet kohpamatë,

Shpirtin e fisnikërimit që shkëndijzon tehmetaltë,

Për t’i ruajtur pavarësinë lotit, botës përvjedhur…

 

 

* * *

 

Ç’thëthirm’ëmbëlth fushë magnetike yti emër,

Prej shpejtësirash era më zhvesh krejt në lëkurë,

Vorbullash turpi më duket se s’qenkam më unë,

Sa joshur dhe zbuar krojit energjik në zemër.

 

Gjithkahesh m’a qëllojnë pasionin me gurë,

Ca ëndrrapanjohur më quajn’ vëlla dhembvjetër,

Ca më thonë çmendurak si askush shpirttar tjetër,

Pse deri hënë adhurimit po ngre një urë.

 

Konstruksione fjalësh saldoj me lazer baladash,

Kavot e rimave i lidh dyzuar cakshpresës,

Një portë të re t’i hap piramidfati jetës.

 

Ku si faraoneshë më fshihesh mister hartash,

Sa tash ç’mëshirshëm më zvarr pas dashurie baltrash,

Me vullnet të saj tuj më gdhendur trishtonja eshtrës…

 

 

* * *

 

Flaka përzhit hijet në mur duke e lyer në të kuq vegimin,

Ç’ka rish më vërteton se mes qiellit të dhomës nuk jam frymvetëm,

Dhe pse i cigares thëngjill më vizaton karton fjollash trembimin,

E makthi i akordon harpës së dëshpërimit gabimisht lemzën.

 

Mallkërrcitjes karriget për fantazma nisin dallgterrit peshkimin,

Fotografitë përvidhen nga kornizat tok të festojnë kreshmën,

Ndër trutë e të palindurve librat po ndërsejnë penetrimin,

Kohvdekurisht valizhet orgjijnë putanërisht me kujtimet hershëm.

 

Lëkura pa hekurosur rrëfen se këmishve u lypet grua,

Kurrshkruara simfoni e puthjeve tregon se epshi s’më ka krua,

Peshqirit të abazhurit dritërisht i mungojnë duart ledhëse.

 

Pantoflat alurasin për këmbkat munguar që boll fort i dua,

Për luzmat e bletëve t’avullit dushi ndjen makthe përngjethëse,

Tek më ç’gjelbëron e purpurlta, kur agu më gjen shtigjesh lot’heshtëse…

 

 

* * *

 

Skllav ndër zinxhirë e rish skllav mbi të ndjenjës flatra,

Por, jo skllav i shenjtkës që m’a fal e jo dashurinë,

Pse as kryeneçja s’i pranon të artat pranga,

Si paqton vasha me kryqthin qiellor e murgjinë.

 

Krejt nënshtruar të jeshë ndaj adhurimit pa maska,

S’do të thotë se e mban të robëruar lumtinë,

Ndaj zemrës që dhuron kahpanjohurat përmasa,

Ku liria të trokthet gazmendit si hutinë.

 

Jo njohja e parimit-i qëllimit ç’abstragim,

Bujarisht na përcjellin thjeshtësisë së emrit,

Ku fshehim premtimin pa blatim përsosje genit.

 

Ndoshta sepse dyshimi mbetka i vetmi prarim,

Për t’i vërtetuar shpirtit pa asnjë pasmallkim,

Se i ngelëm njeri’tjetrit gjunjarë lavd epshit…

 

 

* * *

 

Zjarri si zjarri-dhe kur fle ëndrra’ëmbëlth t’a shkrumb zemrën,

Zemra si zemra-dhe kur ka çdo pushtet bëhet frikashe,

Frika si frika-dhe kur gjunj çdoçka mban në dyshim besën,

Besa si besa-dhe kur tradhëtohet rishmaz trimashe.

 

Dhembja si dhembja-flijmash na e kursen me çdo kusht jetën,

Jeta si jeta-vuajtjesh prodhuar në mijra tirazhe,

Kopjet si kopje-dështimesh ligmur e ringjallkan shpresën,

Shpresa si shpresa-kohë kurr’mbërrirë ndër mirazhe.

 

Syri si syri-kornizë ku kryqzuar varim shpirtin,

Shpirti si shpirti-kalë shekujsh lodhur që nuk gjen prehje,

Paqja si paqja-kudhër ku lufta farkëton ardhmërimin.

 

Drita si drira-engjëll endur Edenhumbur ndër terre,

Nxirmat si nxirma-tej’anë fatit fshehin artërimin,

Fati si fati-drerushth dashurisht shfaqur shteg kuçedre…

 

 

* * *

 

S’e kam më portofolin ku ngujova puthjen e parë,

As kambalet e shtegtimit prej nga ku s’jam kthyer kurrë,

As engjëjt inspironjës e që m’ishin thjesht mëkatarë,

As stilografin që firmosa aktin e të qenit burrë.

 

S’e kam më helmetën që më mbrojti nga plumbi ofshvrarë,

As unazën që shkretëtirë yjeve shpërtheu gurrë,

As çadrën ku me zmeraldë më godiste çdo e qarë,

As të ndjenjës çakmak që më kall në të pendimit furrë.

 

S’e kam më biçikletën që më shpinte udhnajë rrufeshë,

As busullën që më udhëhiqte fole djajsh mes reshë,

As sperancën që ligsht më mbyt fund baltës së një puthjeje.

 

S’e kam më draprin e mallit pse m’a vodhi një hyjneshë,

As të nostalgjisë kitarë pse lisi mbet’ shkrumbjeje,

As… mos lejo të të rradhis tek ky inventar humbjeje!!

 

 

* * *

 

Pederasti politike e kllounizëm kanunor,

Barinj fat’rinj dordolecësh e gardistë fantazmorësh,

Flamurtarë mjeranishë e kauzistë masturbor,

Bankierë satanirash e mitratredhur hamshorësh.

 

Dyshekë plehrash orgjikore e psallttarë matufor,

Konservues rrënojash e arkivolistë dasmorësh,

Dirigjentë karbonirash e kroje loti pasuror,

Arkitektë shpirtrash vrarë e pjergulla gjakatorësh.

 

Karrocjerë ndër kometa e desantë blasfemishë,

Hoje për kore gjarpërinjsh e engjëj pushtuar xhindësh,

Varre septike ideshë e etër që pjellkan çdo bishë.

 

Tezgjahistë ëndrrash shterpa e zbutës cirqe vampirësh,

Helmëtistë spermsterilë e fallsifikues lavdishë,

Oh! ruaju dashuriza ime nga ky civilizimth ashikësh…

 

 

* * *

 

Naivisht pyes shpesh ku ia ç’kodova misteret,

Tempullit të muzërive zbuar nga gjithë fetë,

Si guxova të organizoj orgji me mistrecet,

Me priftëreshzat metafora që më kryqin fort sertë.

 

Një panjohtar zë që tjetër realiteti mirenjet,

Më përgjigjet se kurrgjë nuk mësohet tek kjo jetë,

Ku vorbullash perfekte organizohen mizerjet,

Ndër parapërgatitjet për të marshuar në vdekë.

 

Ligsht vuan dhe fjala për t’i pasur planet lirisë,

Ku nuk mbillet eshtër robi e as dogma shenjtorësh,

Dashurinë për t’a pjalmur veç për vete tejkohësh.

 

Atje mund t’a takosh gazmendur tuj bërë striptizë,

Mitër mendjes t’i njohësh të ardhmërimit filizë,

Poezia gjendet-s’përvetsohet profesorësh…