KENGE PAFAJESIE

Hyrje

Rrjedh një fyell ndër zabele,

Isosh qark jehojnë këngët,

Një fëmijë feks mes reve,

Qesh e lot e thot’ fjalëndërrt:

Qingjit tim thuri ca nota!”

Goja më gurret dehur gaz.

Rish o fyelltar këndona;”

Shkrep e qan t’a ndijë rishtaz.

Bjeri fyellit lumturor,

Zjarre këngën gazmendshfrerë.”

Sërish këndoj me zë kumbor,

Qan t’a gjegjë dhe një herë.

Fyelltar, ulu e shkruaj,

Librin t’a lexojnë shtangur.”

Syrit-zhduket flatrimhuaj,

Trisht e thyej fyellin zbrazur.

Dhe e bëra gishtash penë,

Ngut e ngjeva ujit dritë,

Stinësh kënga të shend dhenë

Do kënaqë çdo fëmijë.

Gjelbërimi i jehonës

Lart dielli ngrihet,

Tung! i thonë qiejt,

Zilet tringllen lumtur,

Për pranverën bujtur,

Trumcaku dhe mjelma,

Zogjtë gëmushfshehta,

Këndojnë rreth dehur,

Mes tingujsh harenjur,

Zjarrmen lojrat tona,

Mbi t’gjelbrat jehona.

Plaku Xhon flokbortë,

Qesh shkujdesjengrohtë,

Nën të lisit mjekër,

Krah mes miqsh të vjetër,

Gazmen sonës lojë,

Çiltër fjalthumbojnë:

Po kaq hovbegata,

Gjithë djem e vajza,

Qemë largmës rini,

Mbi t’gjelbrën jehoni.

U lodhën trillvegjlit,

Shterën gurrat shendit,

Dielli zbret malesh,

Vrapi resht luadhesh,

Nënash-tok në prehër,

Motra dhe vëllezër,

Si zogjthtë foleve,

Fundmi gjejnë prehje,

Humb loja çdo shndritim,

Mbi t’errtin gjelbërim…

Qingji

Qingjth, kush të ngjizoi ty?

Di kush të krijoi ty?

Të dha jetë dhe vrapim,

Prej krojesh tej në mjalttim;

Të dha frym’ëmblën veshje,

Leshbutën bardhonj’ndezme;

Të dha dehmagjishmin zë,

Zabelet t’i gazmësh hirmë?

Qingjth, kush pra të lindi ty?

E di kush të shndriti ty?

Qingjth, unë t’a rrëfej ty,

Lermë të t’a shërbej ty:

Ai thirret emër Tij,

Shkak pse quhet qingj dhe Ai.

Brishtpaqës besimdiellt;

Foshnjë u bë shendqiellt;

Vocrrak përçim shpirtqingji,

Thirrur jemi emër tij;

Qingjth, Zoti të bekon ty!

Qingjth, amshim breron mbi ty!

Oxhakpastruesi

Kur më vdiq nënoka isha fort kërthi,

Ati më shiti kur gjuha plot trishti,

Mezi guxon pëshpërit: “qaj! qaj! qaj! qaj! qaj!”

Tash mes blozës fle, oxhakët zhbllokoj vaj.

Eh ç’lot! kur kryet e djalthit Tom Dakri,

Kaçurrelat rruan si shpinëzë dashi,

Hesht Tom! mos ligno kur kryet nxjerr në shesh,

T’argjendtit flokë s’t’i djeg tymi-veç hesht.”

Krejt hidhmës zbutur e shpirtin boll qetë,

Tomi tek flinte pa një vegim beftë!

Dick dhe Joe, Ned dhe Jack-mijra fshesaxhinj,

Mbyllur ishin tok arkivolësh ndjellzinj.

Mbi ‘ta zbret engjëlli me një çelës shndrirë,

Gjithë qark i ç’kyç e i le të lirë;

Tej vrapen qeshmës zgripesh jeshiluar,

Lumit kridhen thellë në diell rrezuar.

Lakuriq zbardhur qefinët lenë pas,

Ngrihen lart ndër re, sport erës lozin gaz;

Engjëlli i flet Tomit: në qofsh bir i mirë,

Baba Zotin paç, dashuri, mëshirë.

Dhe Tomi zgjohet; zbon larg çdo terrhumbje,

Çantat vrig merr e fuqi të ra pune.

Dhe pse agu ngrin, Tomi shend shpirtngrohtë;

Kush detyrën kryen-s’ka keq, frikë, ftohtë.

Sythlulzimi

Trumcak, trumcak shendtar!

Ndër gjethet flladblerta,

Prillnajës lumtur,

Krahrrufenjtë shigjetar,

Ç’djep kërkon fateshkar,

Gjoksit tim shkrumbur?!

Gushkuq, gushkuq nurvyer,

Ndër gjethet flladblerta,

Prillnajës lumtur,

Këndo ngashëryer,

Nurvyer, gushkuq nurvyer,

Gjoksit tim shkrumbur.

I vogli djalë i zi

Jugut të egër më lindi ime më,

I zi jam, por oh! zbardhëllon imi shpirt,

Si një engjëll feks anglezi fëmijë,

Kur unë dritprivuar qenkam nxirtrisht.

Mëma më mësonte nën hije peme,

Ulur tok në zagushirën e ditës,

Prehër përkëdhelash mes puthjesh jete,

Lindjen tek tregonte zu kah rrëfimës:

Diellin tej vështro ku banon Zoti,

Si shpërhap përreth nxehtësi e shndrima,

Pemë, lule, bisha, njerëz-qëmoti,

Paqë marrin agut e muzgut ledhima.

Dhe hapin tokës një të vogëlth zgavër,

Ku t’i ruajmë rrezet dashurisë,

Nxirnjarët trupa, fytyra joshbllangët,

Eshtë veç një re si pyll hijesishë.

Kur shpirtrat të mësohen me kaq zjarrë,

Reja zhduket e do i gjegjim zënë,

Dashuri jashtpyllit dil sa më parë,

Tendën ngazëllema me ar drit’hëntë.

Kaq fjalë thuri nëna e më puthi;

Po kështu i thashë anglezthit djalë:

Kur tok bardhnxirash të shpëtojmë fundi,

Qingjshëm do gazmendim tend’Zotit bashkë,

Derisa do duhet, hije i bëj zhurit,

Gjunjë baballarësh shtrirë hareshëm;

Dallg’argjendtin flok lehtaz i shpupurit,

Do bëhem ai, të më dojë zellshëm.

Këngë harenjtare

Kur me zë blertar gajasen pemët,

Dhe valë gropzash rendin gazshfrerët;

Kur ajri shendet me mendjet tona,

E zhurmon mbrothmadh shtigjet ndër kodra;

Kur gjelbrat luadhesh zjarrmin dhenë,

E karkaleci vallzon tek kjo skenë,

Kur Meri, Suzana dhe Emili

Gojmjaltonja këndojnë “Ha, Hi, Hi!”

Kur qeshin tablosh zogjtë hijedritë,

Si tryeze arrat e qershitë,

Eja tokth jetojmë gëzimhata,

Himne kor’ëmbëlza ndezim “Hi, Ha, Ha!’

Djalthi i humbur

Baba! Baba! Ku po shkon kaq shkreptar?

Pse kaq shpejt-s’të ndjek dot pas.

Fol, baba, fol me drerthin tënd trembtar,

Ndryshe mund të humbas.

Kurthpanikja natë s’ka kundmi atë,

Birnxirmi shndrin nga vesa;

Dejthelli baltës shkrehet në të qarë,

Aromlot larget shpresa.

Kërthigjeturi

Ketrushi humbur tej shtegvetmimit,

Ndjellmahnitur dritash largmë,

Qan; Zoti beft shfaqet natvegimit,

Si t’ish ati petkabardhë.

E puth zogthin tek e merr prej dore,

Shpejt e kthen tek ama,

Brengosur lëndinës dhembvetmore,

Loti rrjedh ar kur birin rish pa.

E enjtja e shenjtë

Tek një e enjte e shenjttë fytyrat rrezojnë pafajshëm,

Dy nga dy-kuq, blu e gjelbër tok fëmijët çapen prajshëm,

Grija praron ritin kishtar pas skeptrit borbardhë prirë,

Kupolës së hirmadhit Pal shpërhap Tamizi ujrat shndrirë.

Oh ç’shumësi pa skaj bëjnë kaq lule të Londrës sonë!

Ulur në poltron kujdesi krejt qytetin vezullojnë.

Kjo zhaurimë plot hare, si livadhesh-prroska, qingja,

Qindra djem e vasha ngrejnë ndër lutje duart paqbrishta.

Tash si re plot lavd përkorë ky zë kënge ngjit qiejt prore,

Harmoni bubullimtë jehon përgjatë të hyjve frone.

Poshtë ulen ndër të varfër mençurisht me mijra roja;

Dashurisht t’a mbash keqardhjen-si t’i zbosh engjëjt nga dora.

Këngë djepi

Gjum’ëndërrt, formo një hije

Mbi krye birthi dashurie;

Gjum’ëndërrt rrymash të ëmbla

Nën qetim rrezesh hirhënta.

Gjum’mjaltë, përfundmi dorës,

Përkund vetull një kurorëz.

Gjum’mjaltë engjëll harpbukur,

Më rri mbi nurvoglin lumtur.

Buz’gaz’ëmbëlth, natës pisë,

Qëndro lart kënaqësisë;

Buz’gaz’ëmbëlth e mëmës prari,

Mrekullon të natës magji.

Pshertishend klithkat pëllumbi,

Mos shkund syrit petla gjumi.

Pshertidehmë buz’gaz’mjaltit,

Mrekullohet ofshamflladit.

Fli bir fli lumtimit prehur,

Krejt krijestha dremit qeshur,

Fli gjumlumtur, fli pa gjama;

Mbi ty tash vajgazmet ama.

Pinjollpaqmë, mbi fytyrë

Gjej imazhe shenjtisht ndryrë.

Pinjollthpaqmë, si ti-moti,

Dhe për mua qau krijori,

Për mua, ty, për të gjithë,

Kur ish i vogëlth fatbrishtë

Dhe pse kund s’ju pa vegimi,

Të buzqesh prej parajsimi.

Mbi ne shndrimtërë buz’hare;

Tek kërthijmë rish për fare.

Buzshend i foshnjës-veç i tij;

Paqparajsim dhé mrekullimi.

Natë

Dielli zbret në perëndim,

Lart shkrep i muzgut yll;

Zogjtë çerdhesh gjejnë paqtim,

Ç’ka tash kërkoj në pyll.

Hëna si një lule,

Parajsisht në gjunje,

Heshtjes së ekstazës

Ulur qesh udhnatës.

Tung! pyje gjelbrur e fusha,

Ku kënaqen tufat.

Ku qingjat lodren ndër zhuga

Engjëjt shndrijnë puplat.

Tinëz derdhin bekim

Lumturi dallgçshterim,

Në çdo sythim ndezur,

Dhe gjoksesh drojfjetur.

Shohin çdo fole paqtije,

Ku ngroh zogjtë dimri;

Vizitojnë shpella bishe,

T’i mbrojnë dëmtimi.

Në qan kush përpjekur

Kur ëndrrash s’ka tretur,

Kryesh derdhin gjumë,

Ulur shtratit prushmë.

Kur ndajnë ujq’tigra prenë,

Qajnë trisht keqdhimbash,

Ngut shuajn’ etjen lotshfrerë,

Larg i mbajnë grigjash;

Por në sulen frikshëm,

Engjëjt kujdesflijshëm,

Çdo shpirt marrin në re,

I falin bot’ të re.

Në vrazhdkallsit sy luani

Do rrjedhë ar lotësh,

Ligsht thirrmëmblat si tufani,

Rendin rreth fushgropës,

Tuj thënë: “egërsi,

Bindur përulmë tij

Flaku tej lëngore

Ditës pavdekore.

Tash ke pranë qingj vajtorin,

Dremitjesh humb paksa;

Të mendoj për pagëzorin,

Rendur pas tij qaja.

Larë ujra jetës,

Emri shndrin pashterës

Flori rrezimbujshëm

Kur rish ruaj tufën.”

Parvera

Flaut-gurrë,

Mos hesht kurrë!

Zogjsh harenjur

Ditnatshkrehur;

Tej bilbili,

Trill shqetsimi,

Deh lëndinën,

Festlumtinën,

Shpirtbujar, hirshkrumbtar, prillrefren tek ky Vit mirsevjen.

Kërthinjdjalë,

Endrra artë;

Vash sythnjare,

Mjaltonjmadhe;

Gjel krrokthekur,

Dhe ti çmendur;

Zë gazmendtë,

Puhizdehmtë,

Zemërplot, dritnurfort, mirsenabujt tek ky Vit shendpafund.

Qingjth në thellsy,

Jam tok me ty;

Gjuhvalprushë,

Më nduk gushë;

Të shtyj-lermë

Leshbardhkrelmë;

Puthmë dlirur

Fytyrblirur:

Mirseerdhët Gëzonjtarë të riut Vit: fatgjelbërth, mrothtarë.

Vegim hyjnor

Falmës, Keqardhjes, Paqës, Dashurisë

Kush nga ne nuk iu lut me makth;

Hir virtytesh shtatore adhurisë

Falenderim u kthejmë dhe Lavd.

Për Keqardhje, Falmë, Dashuri, Paqë

Himn Zotit – Atit shpirtqiellor,

Dhe Keqardhje, Falmë, Dashuri, Paqë

Njeriu – bir kujdesi shenjtor.

Pse Falma – gjak i zemrës njerëzore,

Keqardhja – veç portret pendimi,

Dashuria – formë robi hyjnore,

Paqja – fustanellë festimi.

Dhe çdo frymë fajtari, në çdo klimë,

Dëshpërisht lutur për fatzbardhje,

Njerëzorit engjëllth i lypnon Ndihmë,

Falmë, Dashuri, Keqardhje, Paqe.

Gjithë t’a duam krijesën dheruar,

Qoftë një turk, çifut a pa fe,

Falmë, Keqardhje, Dashuri – Bekuar

Qark Zotit jetojnë në Paqe.

Kënga e infermieres

Kur të fëmijve zëra ketren kopshtijesh

Dhe gazi mbulon krejt kodrën,

Krahrorit zemra lumturisht më ndal trillesh

Dhe beft pezull e shoh botën.

Ja-grisht shtëpiza çapkënrit e mij, vjen muzg

Zgjohet shpejt e natës brymë;

Lojën ndalni e tok ngut të shkojmë qeshur,

Agu qiejsh vrik ndez frymë.”

Jo, jo, lerna të harbojmë, drita feks ende

S’mund të kridhemi dremitjesh;

Gjersa ndër flatra zogjsh qiejt s’gjejnë prehje,

Dhe kodra dehet blegëritjesh.”

Mirë pra, lodroni shndrimash pa venitur

Pas në shtrat ju pret përralla.”

Vegjëlthtarët përzgjedhë harejnë shkreptitur,

Dhe kodrat rreth jehonpaqta.

Gëzim vogëlthtar

“Në s’kam emër:

Pse jam veç dy ditshe.”

Çudi-si quheni ju?

“Lumturimverbër,

Shend thirrmni stinve.”

Gaz’ëmbëlth shndrij mbi ju!

Hir miklimse!

Gaztrillkë dyditshe,

Gazmjalttë quamni ju:

Buzqeshjesh breruar,

Tek këndoj ç’druar,

Gazdehse feks mbi ju!

Hyu i stanit

Ç’prehje’ëmbëlth e çobanit grigjë,

Dhe pse gërxhesh humbet ag e mbrëmje,

Ndjek blegëroshkat prroskash çdo ditë,

Kënga prin shteg lavdërimash ëndrre.

Kur dëgjon qingjin thirrjesh pafajshëm,

E gurrflladtën gjegjmë delzës amë,

Sy’yjtën paqë adhuron prajshëm,

Pse – tok, e dijnë: tej rish bredh natë.

Endërr

Hijes dallget një vegim

Krah në shtrat me engjllin tim,

Milingona rrugën humb

Kur në bar prehem gjumshkrumb.

Shastismadh fatit mjerë,

Kredhterrit lodhjes shfrerë,

Prroskës tej dredhashkëmbtë,

Coprra zemrës del një zë:

Vallë korbni bijt e mi?

Atit – i gjegjni psherti?

Ç’shihi jashtë kur s’dua:

Ktheni tash qani për mua.”

Mes keqardhjes ndez një lot;

Kur një krimbth vetëtin fort,

Ndërsa flet: “Ç’vaj njeriu

Rojen natës ja verbiu?

Besë jap t’a shndrij botën,

Rreth një brumbull i mat kokën:

Tash zukamën ndiq përmbi;

Endacakth – marsh në shtëpi.”

Dhembjes së një tjetri

Shihet tjetri në mjerim,

Hon keqardhjes pa kredhrim?

Si kqyr tjetër urrejtje,

E s’i ndjek gjurmësh dhembje?

A shihet një yll rrëzim,

Pa ndjerë ndarjes lëndim?

Mund e kqyr birin ati

Tek mbyt ndër shtjella vaji?

Mund e gjegj nëna gjunjim

Birthin klithfrikës mundim?

Jo, jo! s’do ndodhë kurrë!

Kurrë s’do mundet kurrë!

E kush për gjithkënd fal gaz

Dëgjon zërin trishtmaraz,

Zogthin breng ligjërimit,

Hidhmërit’ e kërthirit,

Dhe nuk zbret çerdhes flatra,

T’i gjoksngujet keqardhja;

E mos ulet krah djepi,

Kob vaji pinjollth shkreti;

Dhe tok s’luten natditë,

Lotët larg zbohen ligshmë?

Oh jo! s’do ndodhë kurrë!

Kurrë s’do mundet, kurrë!

Të gjithve u jep gazmend;

Pinjollth bëhet e fal shend;

Ky burrmadh dëshpërenjash;

Dhe na ndez hidhmat ndjenjash.

Nuk dhembon veç një vetmi,

Një Zot i mbron-jo njeri;

S’mund të vajtohet një lot,

Zoti s’u shndrin pranë sot.

Oh! na blaton çdo hare,

Dëshpërim shkatrron ndër ne;

Të flatret tej trishtlargmë,

Ulet nesh ngashërimplagtë…