KENGE TE EKSPERIENCES
Prezantimi
Dëgjo të Poetit zë,
Rrëfen djeshmës ardhmën e tanishme,
Veshësh ndiji trishtë,
Fjalën e Shenjtisë,
Tek vrapon mes pemësh antike.
Thirrur të rënin Shpirt,
Tuj dënesur me të mbrëmjes vesë,
Mund kontrollon mirsisht,
Polin yje dritligsht,
Dhe rish do gjelbrë shndrimat shterë.
“Rikthehu oj tokë,
Ngrihu prej barit me vesë përmbi,
Nata griset mbrothtë,
E agu gjakftohtë,
Prej gjumgjithnajës hov lartësi.
“Pas mos u kthe rishmë,
Pse duhet vallë të passesh trillës?
Tabani-yjhirmë,
Bregu-ujragrishmë,
Të dhurohen deri fundmë ditës.”
Përgjigja e tokës
Kokën ngre toktrishta
Prej gjirit të makthit frikzi.
Flatret drita,
Stuhimklithta!
Dhe drynat ia mbyll dëshpërimit gri.
“Ngujur brigjesh vese,
Strofk’yjshmes xhelozi panik:
Sqot’ thirr’hershme,
Lart lotngjethshme,
Jehonash gjegj atin e robit antik.
“I pjellbaltës baba!
Xheloz, frik’egoist, mizor!
Humb kënaqja,
Ndër terr pranga,
Për virgjinkat e rinimit agshdritor?
“A fsheh gaz pranvera
Kur shpërthen gonxhja blerimit?
Mbjell farhedhsja
Natës thekra,
Po lavdmiri bujk a plugon errsimit?
Thyej zinxhirin mjerë,
Që eshtrat akull m’i bën qark,
Egoist! Vemjë!
Mohimpërjetmë,
Që krahlirën dashuri fashon dritlarg.
Kënga e infermieres
Kur të fëmijve zëra harbojnë korijet,
Dhe kodrën ndez pëshpërima,
Ditët e rinisë rish kthejnë mendjes hijet,
Fytyrën m’a ligsht zverdhima.
Pra ktheni në shtëpi bij, dielli zbret malin,
Ves’ e mbrëmjes shndrin e huaj,
Pranvera e koha me lojën shkojn’ e s’ndalin,
Fshehur dimrit dhe nata juaj.
Balta dhe Zalli
“Dashuria s’vetkënaqet,
Kurrë s’ka kujdes për veten,
Një tjetri ja fal petalet,
Mbi trisht e Ferr ndërton Eden.”
Kaq këndon një copëz baltë
Tek rend nën të gjedhit çape,
Por një zall prroske shndrimbardhë
Himnon vyershëm ca vargje:
“Lumnon veten dashuria,
Shendet pse një tjetër zvarr pas,
Humbamendjes plot çudima,
Një Ferr ndërton ku gjen Parajs’.”
E enjtja e shenjtë
Mund të jetë gjë e shenjtë,
Të shohësh tokës bujare,
Foshnjat mbjellë skamjes shkretë,
Mëkim duarsh akulltare?
Qarja është këngë vallë?
A bëhet dot himn lumnimi?
Kaq fëmijë varfërnjarë?
Eshtë veç ngastër shkrumbimi!
S’ndez i tyri diell kurrë,
Krejtanë dherat shterpërim,
Rrugët mbushur gjembashkurrë:
Përjetshëm dimri fal ndëshkim.
Pse ku zjarrm dielli gjithkah,
Gjithkund ku shi baret vjeshta,
Mos t’i hajnë bebet uria,
Mendjen mos tmerrtë mizerja.
E humbura vogëlushe
Fort larg ndër ardhmëri
Kqyroj tej profeci
Gjumi del prej dheri
Varrgjykimit thelli.
Ngrihet kërkon çudisht
Krijorin përunjsisht,
Ndjellegra shkrettirë
Bëhet kopësht shndrirë.
Në vendet jugore,
Ku zhegu s’bjerr prore
Ku nuk shter ver’arta,
Jeton dhe Lyc’mjalta.
Shtatstinë kaluar
Ja Lyc’ëmbla druar;
Shëtitur ka tepër
Pas këngësh zogjegër.
“ ’ja në mua gjumë
Poshtë nënë hurmë.
Qajnë tok am’atë,
Ku fle Lyca tashmë?
“Humbur shtigjesh shkretë,
Rish u mbetet pjellë,
Si mund të dremitë,
Kur mëma qan hidhmë?
Në zemra e saj dhemb
Lyca të zgjohet jerm;
Po nëna nëse fle,
Lyca e ç’qan ende.
O zymtarja natë,
Djerrimit ndjellbardhë
Ç’e tremb hënën reve
Kur sy mbyll ndër prehje.
Lyca qëndron fjetur
Bishat kurthen heshtur,
Dalë guva zgërlash,
Shohin vashën ëndrrash.
Luani ndal madhnim
Virgjinkën sheh prarim
Pastaj rrethqarkmi rend
Dyshim hyjnorit vend.
Tigra, leopardë
Rreth saj lozin bashkë,
Kur luan’ i moçëm
Krif’artshëm ul kokën.
Dhe i lëpin gjinjtë,
Dhe qafës së hirmtë
Prej syve flakruar
Derdh lot rubinçmuar.
Ndërsa luanesha
Heq të lehtat petka,
Dhe e shpunë zhveshur
Shpelle-vajzën fjetur.
Dhemba e një vogëlushi
Nëna rënkon! Qan im atë.
Mes të egrës botë rashë:
Fort këlthas, pa ndihmë, zhveshur:
Si demon ndër re i fshehur.
Luftoj duarsh të babait,
Fashot lidhur t’i heq hallit,
Shkatrrimkrejt mendoj më mirë,
Në gji nëne të kredh flijmë.
Çupëza e gjetur
Krejt natën vajtrishtit
Lyc’ën gjurmën prindrit
Tek zhbirin luginat,
Qajnë shkretëtirat.
Lodhur rraskapitmash,
Kupqiellit britmash,
Tok me shtatë ditë
Rrugët ndoqën dridhshtë.
Fjetën shtatë netë
Terrim hijesh thellë,
Endërruan foshnjën
Si urisht rreh sqotën.
Mes udhve krye’pa
Zgjat imazhet shpresa
Vajtojcë, uritur,
Klithni e ç’mëshirur.
Pagjumjes drobinja,
Çap shtigjesh nga frika
Me lodhnjaret këmbë:
Ecte shpirt ndër dhëmbë.
Krahësh nëpër heshtje
Mbështjellë me dhembje;
Kur beft u brof para
Një luan shtat’hata.
Kthimi pas-mundkotë:
I përkul ndër tokë
E rënda krifë plumb.
Teksa djersën qark shkund,
Duke ndjerë prenë;
Por, frika merr dhenë
Kur duart u lëpin,
E kurmin gjunjërin.
Përplot mbushur çudi
Thellsyve ndez lumti,
Kqyrën boll habirë
Florisht shpirtin shndrirë.
Kryesh një kurorë,
Shpatullash teposhtë
Flok‘zjarr’arti binka.
Arrati merr frika,
“Më ndiqni pas, u tha;
Mos korbni-ja vajza;
Pallatit tim bujtur
Lyca preh paqbukur.”
Pastaj rendën mbrothi,
Ku u prin vizioni,
Panë tek fle bija,
Mes të egrish tigra.
Lumditën rrëfejnë,
Fushës vetmimçjerrë,
S’i frik ujkërimi,
As luan nder’trimi.
Ah, lule-Dielli
Ah, lule-Dielli kohlodhur,
Ti që i ndjek diellin hapit,
Qepur pas klimës ar’ç’sosur
Ku i përfund udha shtegtarit:
Ku rinia shend dëshirash,
Dhe virgjëresha nën dëborë
Varresh ngrihet vallzim trillash
Pas Diellit-Lule të shkojë.
E imja pemë trëndafilash
Dehshëm m’u afrua një lule,
Ç’lule! kurrë s’e çeli maji,
Por e kam një pemë trëndafilkuqe,
Rish ja ktheva të sajën magji.
Shpejt gjendem tek kurorza ime,
Dit’netësh t’i dhuroj kujdesin,
Por, më shkon s’di ku xhelozive,
E vetmja kënaqësi gjembat ngelin.
Fshirësi i oxhakëve
Nxironjvogël gjallesë mes dëborës,
Që korbon “qaj! qaj!” me nota dhembtirash,
Ku i ke at’ e amë?-pyes sqotës,
“Në kishë shkuan të falen bekimash.”
Pasi isha fort gazlumtur mbi tokë,
E bardhonjdimrit i buzqeshja bukur,
Me të vdekjes petka më mbështollën ngrohtë,
Këngë kobi më mësuan mjaltmbrujtur.
Pse kqyrin të lumturoj, kërcej, këndoj,
Mendojnë rish se s’më bënë keq kurrë,
Ndaj Lavdojnë Zot e Mbret e Prift-njësoj,
Pse skamjes na ngrejnë parajsën shthurë.
Miza
Mizkthë ç’haren,
Lojra verës
Dormarrnjaren
M’a flak erës.
A s’jam mirazh
Si ti mizë,
A s’je ti tash
Rob-striptisë?
Këndoj e pi,
Vallzoj çmendur,
Sa krahverbri,
Godet shkrehur.
Mendja-jetë,
Frymë, forcë,
Dëshira-vdekë,
Mendjembrothtë.
Jam aheri,
E lumtur mizë
Gjalloj shendmi,
A vdes trishtë.
Engjëlli
Një ëndërrth pashë! ç’të jetë?
Trisht’ve isha mbretëreshë,
Mbrojtur nga një engjëllth mirë,
Fat pa tru-kallpur mjerimtë.
Qaja ligsht natë e ditë,
Ai më fshin lotët shndrirë,
Ligsht qaja ditë e natë,
Gazmet fshija zemrës bardhë.
E flatrat ndezi tej shtegtim;
Agsholi kthehet kuqçshterim;
Lotët thava, frikrat urta
Me mijra parzmore e ushta.
Engjëlli shpejt më bujt sërish;
Armë rrokur isha mërish;
Pse rinia shteri kohën,
Flokët gri më makthnin kokën.
Londra
Kottem rrugësh qëkuri njohur,
Fam’madhi Tamiz rrjedh kaq pranë,
Fytyrash që takoj kqyr ftohur,
Shenja trishtesh, dhembje kah’anë.
Në çdo të qarë tek çdo burrë,
Në çdo lot fëmije panikur,
Në çdo zë e në çdo çensurë,
Gjegj të mendjes pranga kalitur,
Ja çjerronja e oxhakfshirsit,
Tmerron kishat nxirë marazi,
Pasthirrm’ e ushtarit fatligshtit,
Gjakërisht rend nën mur pallati.
Por ç’më tepër dëgjoj mesnatës,
Mallkim’ i të resë kurvickë,
Sapo lind shkatrron lotin afshës,
Sëmundjesh fishk shtratin martespistë.
I vogli vagabond
Akullon krejt kisha e ëmbëltha nënoke,
Veç bujtina ka shëndet, mirësi dhe ngrohje;
Falmë në guxoj rrëfej ku ndihem më mirë,
Dhe pse kjo parajszë më shpall të blasfemimtë.
Por, në kishë nëse do na japin ca birra,
Dhe zjarr të na kënaqnin ngricmardhurit shpirtra,
Lutjesh do këndojmë gjithë të paqmen ditë,
Prej saj të shkonim s’do kishim kurrë dëshirë.
E ndoshta dëfrenjash do predikonte prifti,
Lumnjarë do ishim si zogjtë qiejsh prilli,
Modestja zonja Lurch altarpranë vigjëlim,
Trisht fshikullimave s’do na mbante kërcënim.
Dhe Zoti si baba do gazmohej plot prari,
Teksa sheh fëmijët shendtarë po sa ai,
Luftë me Djallin s’bënte më, as me Fuçitë,
E puth tuj i dhënë veshje, pije e dritë.
Tigri
Tigër! Tigër! djegur shndrim
Pyllit të natës shkrumbim,
Ç’dorë, ç’sy i pavdekshëm
Simetrisht të ngjiz tmerrshëm?
Në ç’thellësi a ç’qiej
Po flakshter të syve diej?
Mbi ç’aspirantë krahë?
Cila dorë kap zjarrë?
Ç’shpatull vallë, ç’art jetës,
T’i përdredh muskuj zemrës?
E kur çmendurisht nis rreh,
Ç’panik’krah, ç’këmbë frike?
Cili çekiç e ç’zinxhir?
Ç’furrnalte mbrun trurit hir?
Ç’fuqi morse? Ç’çelik pra,
Kurthtërbim kthetron klitha?
Kur yjet heshtat flakën,
Lotësh njomën parajsën,
Qeshi kur pa krijimin?
Të bëri dhe ty si qingjin?
Tigër! Tigër! hi plot shndrim
Ndër të natës pyll shkrumbim,
Ç’dorë pra, ç’pavdektar sy,
Makthsimetrisht të fark ty?
Kopshti i Dashurisë
Bujta një kopshti dashurim,
Pashë ç’ka s’më shfaqej kurrë:
Mes një kishë ngritur prarim,
Ku bleronjash luaj unë.
Mbyllur ishin llozet gjithë,
“Mos guxo trokit” mbi derë;
Ktheva shpejt kopshtdashurisë
Lule’ëmblash çelur tejmë.
Kqyra që, ish kallur varresh,
Në vend lulesh-gurë varri,
Rradhtrisht fretër zhgunzinj çapesh,
Më gjemb’lidhnin çdo zjarr gazi.
Abstrakt’absurdi njerëzor
Keqardhje nuk do kish më
Në s’bënim të varfër dikë;
S’do kish më kah mëshire
Nëse gjithlumturen si ne.
Dy palësh-paqë frika,
Kur na ndez egon dashnija:
Pas e keqja thuret lak,
Tek shpërndan karremat merak.
Ulet të shenjtit panik,
Rrebeshlotësh dherin lag vrik;
Nis mbin pas poshtërsia
Poshtë djerrkëmbësh të tija.
Shpejt hap terrmadhen hije
Nga misteri krye trille;
Si krimbin tok dhe mizën
Me mister u mëkon sqimën.
Dhe lind frutin Mashtrimi,
Mallkim’ëmbëlth dhëmb’urizmi;
Dhe korbi thur folenë
Hijes së vet ngujur thellë.
Zotrat e detratokës,
Gjurmim Pemës gjenezbotës;
Por, sa kot shkon kërkimi:
Rritet në tru njerëzimi.
Zambaku
Modesti trëndafil një gjemb nxjerr heshtë,
Një bri kërcënues-delja trembthmjerë,
I bardhi zambak kënaq dashurimin,
Gjemb a kërcënim s’ia njollos shndrimbulimin.
Pema e helmatisur
Ju zemërova mikut tim:
Inat i shfryj e shkon flurim.
Zemrohem lig me ty armik,
S’them gjë-urrejtja hedh shtat panik.
E njom plot frikëra merak,
Me të mijtë lot nat’ e ag,
E shndrij buzqeshjesh të vakta,
Ndjell’ëmblash mashtrime e lajka.
Dhe tok rriten terr e ditë,
Sa lind një mollë ar’shndrimtë,
Sheh armiku plot miklima,
Duke e ditur që ish imja.
Më hyn në kopësht vjedhurim,
Kur polin fsheh pisi tundim:
Në mëngjes e kqyr fatshendur
Armikun nën pemëz helm’prehur.
Tirzahut
Ç’ka lindur prej të vdekmës jetë,
Do bjerrë tok me tokën vetë,
Çlirë e ç’ngrihesh gjeneratë,
Po ç’duhet të bëj me ty tashmë?
Ngjizohen sekset turp e krenim,
Vdekur mbrëmjes e agut shpërthim,
Por, Falma vdekjen e bën gjumë,
Punojnë sekset, qajnë lumë.
Nënokja e pjesës së vdekshme,
M’a argjil zemrën egërthekshme,
Dhe me lotët mashtrorë shterë,
Më verbon sy, flegra e veshë.
M’a ngjesh gjuhën baltës pa tharme,
Më tradhton me Jetë Vdektare,
Më ç’prang veç i Jezusit flijim,
Pra: ç’duhet të bëj me ty trimnim?
I humburi djalë
Askush s’do sa veten dikë,
A t’a respektë njëvlerim,
S’mundet dot që një fëmijë
Më motmadhin t’a njohë nderim:
“E si mund të t’dua Atë,
A prej vllaznish një më vyer,
Të dua si zogth flladzjarrtë,
Që mbledh thërrmija ndër dyer.”
U ul prifti dëgjon foshnjën,
Flokët i preku dridhëror,
Xhaketthës zvarrë nder dorën,
Lavdur kujdesit atëror.
Tek ndal mbi hirlartin altar:
“Shihni ç’shpirt demonet këtu!
Plot dyshim ç’kryqon ky fatshkar,
Misterin që shenjton ndër ju.”
Dhe, kush-s’e dëgjon klithvoglin.
Mjerprindërit vajnin më kot;
Këmishzën ja shqyen hordhim,
Vrig e lidhën zinxhirësh fort.
E dogjën mbi një hyjnor vend,
Ku pari shkrumbën të tjerë;
Dhembkot prindrit mjernin lotçmend.
Breg Albionit ndodh kjo skenë?
E humbura vogëlinkë
Kohpaardhur fëmijë,
Tek kjo faqe përçmimtë,
Mësoni që fort lashttë,
Dashuria ish krim’mjalttë.
Epokë arit,
Frik’pa acarit,
Feks virgjëresha,
Dritzash të shenjta,
Zhveshur mes diellit lodrimshendta.
Një çift dikuri,
Rritur ledhshumti,
Kopshtesh u lidhnë,
Ku shenjta dritë,
Të natës portë sa ç’kyçi hirmtë.
Kur agu ngjit mal,
Lodronin livadh,
Prindrit qenë larg,
Të huaj s’ka në prag,
Vogëlushja shpejton thonjfrikës vrap.
Lodhur bletputhjesh,
Pleksen mall shkrumbjes,
Kur fshehti gjumë
Nis t’i përkundë
Parajsdrobitmash ëndrra shteghumbë.
Borzbardhmit baba
Prarim kthen vasha;
Por, sy’ i dhembtë,
Si librash shenjtë,
Brishtgjymtyrët ja shkund terrorçmendtë.
“Ona! zbehmrreshkur!
Flet ati tretur:
Oj frikdridhlashtë!
Kujdesth i vrazhdë!
M’a përgjak ligsht dejve flokun stin’artë.”
Nxënësi
Ngordh të ngrihem mëngjes vere
Kur majpemve shenden zogjtë;
Gjahtari ndez bririn reve,
Me trumcakun këndoj mbrothtë.
Oh ç’shoqëri e ngrohtë.
Por të shkosh agut në shkollë,
Oh! larg’tremb kënaqësinë;
Nën të egrit sy fort ftohtë,
Vocrrakët ditën krejt nxijnë
Mërziplot psherëtijnë.
Ah! shpirtkob pas ulem lëngim,
Kaloj çaste shqetësore,
S’më fal as libri ngushëllim,
As prehja bankës shkretore,
Sa shëmtim kohës boshe.
Si zogu lindur gazmiresh
Flladndrydhur të nguj kafazit?
Si fëmija trembur trishtesh,
Krahët e tij i shkul fatit,
Harron pranverën xhanit?
Oh! mëm’atë shtrydhen sythet
Dhe bleronjat hidhen tutje,
Delikatja lule shqyhet
Hareditës fort shendlume,
Breng e dhemb ngel falshume.
Si do çohet vera dlirë,
Dhe pjekur të shfaqen frutet,
A ngjiten zemrat shkatrrirë,
Bekimit viti a mbruhet,
Kur shpërthen dimri vrullet?
Trëndafili i sëmurë
O trëndafilth lëngor!
Vullnetpadukshmi krimb
Flatruar natngërçor,
Ndër stuhi tmerrnxirim,
Shtratin si t’a gjeti
Lumturimash kuqur,
Mistikes dashuri,
Jetzën t’a bën pluhur.
Zë prej antikut poet
Afroju rini shkëlqimvrullshme,
Agut adhuroji ç’gonxhimin,
Imazh salindjeje-lavd lehonimin,
Dyshimi shkoi e të arsyes re,
Në art trazojnë të errtat debate,
Marrimi-labirinth i pa fund moshe,
Rrugën i shformojnë rrënjët ngatrrore,
Pari-sa të tjerë greminën atje,
Kocka vdektarësh pengohen natën gjithë,
Pandehin se gjithshka dijnë, madje
Dhe prijnë të tjerët kur vetë duhen prirë.
Imazh Hyjnor
Egërsia ka Zemër Njerëzori,
Fytyrë Njerëzore Xhelozima;
Të Shenjtën Formë Njeriu-Terrori,
Misteri-Petk Njerëzor ndër miklima.
Hekur farkuar Njerëzorja Veshje,
Forma Njerëzore-Flakë Kalitur,
Njerëzorja Fytyrë-Furrnaltë zellhershme,
Zemra Njerëzore si Gorge uritur.