SKICA POETIKE

Muzave

Nëse hije qerpikësh t’Idës,

Apo flatrash ku rish bujt Lindja,

Ndër dhomat e diellit shndritës

Ku meloditë pjalmon lashtija;

Nëse Qiejsh vrapon kryqdrejtë,

A cepreve gjelbrur të botës,

A ajrit ngastra kaltëremë,

Ku er’ra këngësh lindin epokës;

Nëse endesh shkëmbenj kristalesh,

Detit fund në mitër nxirie

Mahnitur tej shtëpi koralesh,

Nënta krejt hi, shpëtim Poezie!

Si e braktis ndjellhershmën dashuri

Rim’thinjtët ende shend kohpacak!

Spangofrikës çap mall e shkrumbi!

Tingulli gjëmon, dhe ligjërim sa pak!

Drejt yllit të mbrëmjes

Përgjatë flakflokësh të engjëllit muzgbreruar,

Kur dielli preh flatrat malesh purpurlorë

Dritpishtar’ i ndjenjës re’kurorshëm rrezuar

Shtratit të mbrëmjes gazlum rend e fort përkorë!

Buzqeshi dashurive kur qark ravijzohen

Qiejsh, perdet blu-serm’ujrave ndajnë brokat

Bebzash të tij lulet thëthirm’ëmbëlth prarohen

Kohzëgjumit le të prehen ca er’perëndonjat.

Liqeni flet paqtisht syshkreptirë qetimit,

Errësirën lan beft me argjend verbimplotë,

Paktit shkon larg dhe ujqit shtjellen egërsimit,

Dhe luani përqëndrohet përmes pyllmakthit:

Kriftufa jonë stolisur frikës hyjftohtë

Ogurshenjtti i mbron influencash të fatit…

Këngë

Brodha fushat sa hareshëm,

Dehur shijesh aromvere,

Princ dashnirash tej kqyr hershëm,

Kush buzgazit shket si rreze!

Më ndez flokësh jargavanë,

Trëndafil më skuq ndër vetull;

Më prin kopshtijesh pa anë,

Shndrin lumtira ëndrrash pezull.

Vesmajit më lagen flatrat,

Dielli mërisë m’i zbon pezm;

Rrjetmëndafshit m’i ze harpat,

Fat’artit kafaz më mbyll jerm.

Shpirt jep të m’i ndijë këngët,

Pas-qesh, rend, harejmë flirtshëm;

Krahët jashtë m’i shtrin ëndërrt,

Humbjelirisë më tall trillshëm.

Këngë

Univers harmoni sa përkryer,

Buzgazi im dhe ajri pa fuqi,

Pasionesh trokthën pa u kthyer;

Ligshtit trishtimi të kall veç shkrumbi

Vrig më shpie mbi rrasë të varrit tim:

Sa fundvërtetë kjo dashuri-miklim.

Fytyr’ e tij qiellisht hyjnore,

Kur miqtë tej shpërndan befasia;

Përse në të nuk ka vend për frone,

Zemra rreh ftohm’acartë nga dhimba?

Gjoksi-dashuri gjithvarresh adhurim,

Ku pelegrinët rish vijnë ndjenj’gjunjim.

Sëpatë më jepni-dhe një shpatë,

Sillmëni një pëlhurë valvitse;

Kur unë shtëpifundmen kam hapë,

Er’sqota të më godasë klithse:

Poshtë do shtrihem si balta i ftohtë.

E vërteta dashuri larg më çoftë!

Këngë

Dashuria tok me harmoni,

Thellqark ndërhyjnë shpirtrash flori,

Degët na kërleshen fort mbrothsi,

E rrënjët thuren njësh teh plori.

Gazmendet ulen dejve tanë,

Xixëllijnë ëmbëlth zëlartë;

Si përrenj prej këmbë nesh ardhë

Pafajësi dhe virtyt bashkë.

Ti prodhon dehjeartat frute,

Unë vesh panairesh lule;

Ajrit prej bisqesh parfum shkunde,

Ku ngre fole breshka fatlume.

Ulet e bijtë mëkon qeshur,

Shendtar këngën ja dëgjoj heshtur;

Dhe të tuat gjethe drithmfshehur,

Tek dashuria-gjuhpaepur.

Atje miklon e saja fole,

Natës fundskaj atje ajo fle;

Sport atje bën ditës hare,

Mes kurorash na lodron prore.

Këngë

Makthi shtjellzon kujtimet,

Me gazin akord notat;

Shpirt’erës tok me trillet

Muzika nis lodrat,

Trisht meditoj mbi krua,

Kur vajj ëndrra që dua,

Mendjen përshkon vegshkrumbë,

Thellgotës me ujë.

Burimit do pij kthjellmë,

Tek i gjegj zërthin zogtar;

Shtrirë tij ëndrrandezmë

Krejt ditës trillhoktar:

Tej të largem vjen nata

Trojesh ku shend fatligma,

Luginvetmimit ndër hapa

Hesht melankolia.

Këngë

E dua vallzimin gaznjar,

Këngën që frymon fllad’anës,

Ku shndriton syri pafajtar,

E ndjen turp gjuh’ e shenjtvashës.

E dua lugajën qeshse,

Jehonën pasqyrim kodrës,

Ku shendi kurrë s’gjen prehje,

E bariu nginjet blert’tokës.

E dua të këndshmin ahur,

Dhe të dlirtën përshëndetje,

Larushen kope gërxhvrapur,

Si-frutat mesditash vere.

E dua ndenjsen palclistë,

Gji’listtës tryezë fshehur,

Ku tok pleqfshatarët gjithë,

Sportesh na shohin harenjur.

I dua fqinjët në vorua,

Por, më tepër kotelkë-ty,

Dua dhe ata që rrallë dua,

Veç: ti më je gjithshka në sy.

Këngë lajthitëse

Era qan klithegër,

Mesnatës kallkan;

Eja fli shkulmverbër,

Shpalosmi brengtirat pa an’:

Por kujdes! kur zbardhon agu,

Përmbi stepat tej kah lindja,

Në deh zogjtë rrezesh pragu,

Toka përçmon gjithshka.

Kujdes! nga krrokqiejt,

Shtruar blu shtegtirat,

Keqardhjesh terr diejt,

Nga tash më mërgojnë rimat:

Tringëllojnë në vesh nxirme,

Dukës syri i pjek lotë,

Era xhindoset prej çirrme,

Tek luhet me sqotë.

Si demon mbi një re,

Me gulç fatmjerimi,

Pas natës bëj flijte,

Tok me makthin shkon trembimi;

Shpinën pra do t’i kthej endjes,

Ngjizur prej hyjsh’ rehatije,

Trurit drita t’më derdhet pres,

Me dhembje çmendije.

Pranverës

Oj leshra vesuar, teksa sheh poshtë,

Përmes dritaresh të mëngjesit qashtror,

Engjëllorët sy i kthen perëndimit,

Ishullit tonë që në kor të përshëndet.

Kodrat i rrëfejnë njera’tjetrës tej,

Lëndinat gjegjin sytë dashuruar,

Lart kthyer ngastrave të tua shndrirë,

Me këmbë shenjtësh na bujt bekim klimën.

Muzgjesh kalo gërxhet, lerna puhizat,

Petkat parfumosura të të puthin,

Ag’mbrëmje na deh fryma që ndez perlat,

Tokë dashurisë-për ty lënguar.

Gjelbrat stolis mes gishtash ledhimdrejtë,

Të ëmblat epshe derdhja butë gjoksit,

Kurorën mbi kryet vuajtur-artja,

Modestet gërsheta thurim veç për ty…

Verës

O hy harbuar ndër lëndinat tona

Fuqia, frerët çlirur, zbusin vapën

Flakur nga flegrat e mëdha oj verë,

Shpesh hedhur mbi tendën tënde florinjur

Ndodh majlisash na fle ndërsa vemë re

Krahët gaz’zjarrmur e flokët valzues.

Tej hijesh tona sa shpesh t’a dëgjojmë

Zërin, kur mesdita makinvlimin nget

Tuj ngutur thellqiejsh ndanë pranverës

Ulu, e lëndinash çdokah mbushur myshk

Prej brigje lumenjsh qashtruar, flaki ti

Të mëndafshtat petka dhe nxito përrenjsh:

Korijet t’a duan krenimën oj verë.

Poetët zbulojnë telin kord’artë,

Krejt kokzbathur të rinjtë si bujq jugu,

Zonjat tona bjonde ndër valle gazmesh,

S’na mungon asnjë instrument hareje,

As t’ëmblat jehona, as ujrat-qiej,

As kurordafinzat që mbytin vlagën.

Vjeshtës

O hir ngarkuar me fruta e vyshkje,

Me gjak pjergulle që pezull qesh e s’shkon,

Përtej times çati ku pushon veç ti,

Gazmjaltin zë akordo fyellit freskor;

Rastit grish të vallzojnë të vitit vasha!

Himne në refren për frutat dhe lulet.

Sythet çelin bukurinë për diellin,

Dashuria vrapon venash drithruese;

Gonxhet varen qerpikësh të mëngjesit,

Lulzojnë faqes shndritur muzgut modest,

Ende mbledh palmat vera-të këndojnë,

Retë si pupla i hedhin petla kryesh.

I ajrit shpirt jeton aromë frutash,

Me rrëkeza drite bredhin kopshtet qark,

Tok zbresin të bëhen kor në pemë.”

Shendur stina bekon këngësh sa u gjunj;

Pastaj u ngrit qetë, vrapon mbi acar,

Kodrat flatron syrit fjoll’artërim shpine…

Dimrit

O Dimërth! kyçi të vetes dyer,

Veriut tënd premtim ke ngitur terr,

Çerdhe themelgur. Ç’i shkul çatirat,

Mos i gjunj as kollonat, koçihekurt.

Ai s’gjegji por, mbi thellgjerësirën,

Rëndë trokth; stuhiçliruar; petkur

Koracçeliktë, s’guxoj të ngre sy,

Pasi skeptrin ka ngritur shpinbotës.

Hap sy! përbindësh lëkurkërrcitur,

Deri palcës, hidhesh shkëmbenjsh klithës,

Heshtjes gjithdrithron, dhe dora ç’druar,

Zhvesh tokën, dhe brishtjetën akullon.

Ai ulet mbi breg, lundërtari

Qan lotkot. e vogla shkret’gjë që lufton

Tajfunet; sa parajsa qesh e monstra

Ulërim zbohet shpelle nën malin Hecla.

Mirana Elenorë

Zilja ra dhe shkundi kullën heshtur,

Varret paqën vdektarët: Elenor,

Ecën portkështjellës e sheh brenda,

Ndër kupolat ngjethmur një rënkim rend.

Fort ulërin tek përhumbet çapesh,

Mbi gur zbehttarja faqe. Kundërmon

Vdekje, si prej thelli një varreze,

Çdoçka hesht veç kupolash pshertirse.

Ftohtvdekja gishtat i kap e gjallmon,

Fort çuditur gjen veten tuj ecur,

Fantazmisht humbet përmes rruginash,

T’akulltat mure duarsh i ndjen ligsht.

Magjishëm kthen tek mendon për kocka,

Kafka ngërdheshjesh, korruptorkën vdekje,

Qefinësh përqafur; ëndërrenjës gjegj

Ofshama, fantazma lëngonjse kqyr.

Pas, jo vegimat por, realiteti,

E përmend. Një tingull nxitor, hapi

I njerit që afrohet-Elen ndal,

Statujzë gojkyçur ngrirë frike.

Tjetri afron mes klithash “U krye;

Merre këtë me dikë dërgoja,

Eshtë imja jetthë-për Elenor’ën.

Ai vdiq e pas meje gulçon për gjak!

Merre! thirri e i hodhi shpinës,

Mbledhur një shami të lagur, ngut pas

Gulçimash rend; Ajo hedh në krahët

Zbehur-vdekje, dhe i gjurm flatrat frikës.

Vrik kaptuan të jashtmen portë; tjetri

Mbi mur kërcen tuj brritur ndër hendek,

Baltllangosur. Elen le pas urën,

Një zë terrçjerrë dëgjon: “U krye?”

Drenushplaguar vrapon Elenor,

Përmes tokës pa shteg, si shigjetat

Natës; Shkatrrimi godet errnajën,

Teksa panik trokth sa sos në shtëpi.

Shërbyesit presin; shtratit shembet,

Ku gazmisht dikur ulej hy i saj:

Ah frikë femre! klith “Ah dukë mallkor!

Ah i shtrenjt imzot! Ah Elen shtriga!

Imzot ish si një lule mbi vetull,

Majit epshndjellës, Ah jeta-brishtlule,

Oj kobvdekje! Zbraps mizoret duar,

Lulja si të t’i hirë tmerrtempujt?

Një yll ish imzot kupë qiejve

Tokës ra prej magjishë ndryrzore,

Si hapja e t’agut sy ish imzot,

Kur flladperëndimi ledhon lulet:

Por, u errësua si muzg vere,

Plot re, Hijerëndë ra pemprerë,

Frymparajsa i banonte gjethesh,

Oh Elen, ç’grua mjershëm fatdobët.

Kështu pasi foli, kryet ngre lart,

Dhe shamizën gjaklagur kqyr pranë,

Ndër krahë mbajtur; dhe tani dhjetfish

Më tmerrur pa të shpalosej vetë.

Syri ngrin; përgjakur rroba hapet,

Përpara shfaqet koka lig vrarë,

E të shtrenjtit zotth, zbehtkobtë, mpiksur

Gjakërisht përlyer, rënkon dhe flet:

O Elenor, kujdes mallkorit dukë,

Mos ia jep dorën tash që vdektar jam,

Dashurinë të do, natën frikaçi,

Një zuzar pagoi e m’a vodhi jetën.

Gjymtyrvdekur u gjunj, tmerrngrirë shkëmb,

Kokën gjak’klithse rrëmbeu krahësh;

Buzët i puth me lotët krejt shterë,

Gjoksit shtrënguar, ofshan herfundmi.

Këngë

Vesfreskët nga kodrat viti lumjar,

Më qesh mbi krye tek koçinë nget zjarr,

Mbi vetull dafina thurr kurorhije,

Lavd qiellor rreth kokës fort shndritje.

Këmbët flatrim lëndinës ves’hirmë,

Vashzën takoj ngritur si agimë,

Oh këmbë engjëlli, patshi bekim,

Bekuar o gjymtyrë qiellrrezim.

Si një engjëll që feks qiejsh perltë,

Kohësh pafaji e shendi të shenjtë,

Shenjti Bari ndal këngën hyjnore,

Muzikë rrjedh prej gojës engjëllore.

Pra kur flet-dëgjoj të parajsës zë,

Kur ecim-çdo ligmë boll larg është,

Çdo fushë-Eden, derdhet qetësia,

Çdo fshat-vend ku ve këmbë shenjtia.

Por, i ëmbli fshat ku syzezka vashë,

Nën hije nate mbyll sy gjum’artë,

Kurdo hyj, më shumë se zjarr vdektar,

Shpirtin tim djeg, këngët frymëzon shendtar.

Këngë

Kur mëngjesi mbrun në gri të kthjellët,

Për tek syzezka nxitoj vrapshfrerët,

Kur muzgu zbret nën të terrtën tendë,

E tej kujdesshëm hedh orën qetë,

Vrikth shkoj dhe këmban’ e fshatit klithet,

Më nxin lëndina nga trishtmendimet.

Për në t’ëmblin fshat, ku vashsyzeza,

Një lot derdh poshtë hijes ndër heshtma,

Kthej sytë dhe ashtu mendtrazuar,

Gazdhembjen bekoj, verb’yjtë mallkuar.

Shpesh kur dremit ndërmjet pemësh vera,

Flladthit tek pëshpërit fjalë ledhqeta,

Fshatit vij qark nëse bebzash shndriti,

Krenilumtur çap vjedhtaz një i ri,

Të mijtë yj mallkoj brenghidhërim,

Dashurinë më lartin, më ulin përçmim.

Në trilli del fals do t’i shkul gjymtyrët,

Ajrit do flak keqtirën flakzgjyrët,

Fatin shndritor do mallkoj ligshtmit short,

E pas të harrohem paqës shendmort.

Gwin, Mbret i Norvegjisë

Bujtni mbretër këngës kobse,

Kur Gwin-bir i Nore,

Mbi krejt të veriut kombe,

Skeptrin mizor po ngre.

Mëkon kaq fisnikë dheri,

Prej uri varfërisë,

Qingj i merr mjeranit, tejmi

I zbon prej shtëpisë.

Shkretë toka, gra e pjella,

Qajnë tok për bukë,

Çonju, tiranin ndër plehra,

Gwin’in flakni turptë.

Beft u ngrit Gordred gjiganti,

Prej dremitjes shpell’tij

Kodrat shkundi, ndër re flatri,

Shqetsim flamuj tmerri.

Shtilleshin nën shtrëngatnxirma,

Zjarrshumtët bij gjaku,

Si pjell’luanësh hungërima,

Gjurm’ushqim nat’shpagu.

Bleron nxitfrikshëm ndankodrash,

Britma po zbret retë,

Arm’ e kuaj zhurmngjethonjash,

Si lumenj shtratçmendtë.

Vocrrakë e gra këlthitshëm,

Pas i ndjekin gjithi,

Vrap’ujq, fantazm’ulëritshëm,

Ndër acar dit’dimri.

Tiranin kallni në plehrë,

Gwin le të poshtret,

Brritnin: dhe dhjetmijë jetë,

Kok’tij shpaga mbrothet.”

Çirren rojet kullash majë,

Djal’ i Nore’s-Gwin,

Çohu! drejt nesh re e dallgë,

Populli mllef shkrumbim!”

Ngre mburojat-tund pallati,

Qarken komandantët,

Sekush, shkreptin re nxirani,

Zë solemn ngjesh rradhët.

Si varrit gurët përanash,

Rreth mbretit kala vrig,

Beft heshtat kapin ndjenjgjamash,

Ç’kërcëllimtar çelik.

Le plugun i vatrës burrë,

Sulet fushash mbjellgjak,

Tregtari-hekur ballgushë,

Braktis lekun merak.

Bariu fsheh fyellhareshmin,

Tingujsh çjerr trumpetën,

Puntori hedh çekiçzellshmin,

Gjakim rrëmben heshtën.

Si fantazm’ e Barratonit,

Valvitur qiejsh stuhi,

Gwin prin ushtrinë nat’honit,

Murtajë krejt shkrumbti.

Me kuaj dhe boll karroca,

Shqytar gjith’azganë,

Këngvajit marshojnë forca,

Lidhur rreth re’zjarrmë.

Gwin ngre dorë-ndal kombi,

Brret: “për luftë gati”,

Gordred shfaqet! me ball korbi,

Veriqiejt shtjell shpag’hi.

Ushtritë si në peshore,

Duarsh fuqiplota,

Gwin, u mbush kupa jote,

Do fshihesh nga toka.

Ushtritë rendnin tërbuar,

Si detra kërcënim,

Beteja qiejsh kumbuar,

Hedh hi reve tërbim.

Kutërbon gjak toka, dridhma,

Gjak foshnjash të saj pi,

Det gjaku! sy s’ka t’a shihka,

Bregun larg ngjethani.

Dhe tajfun’egrit det fundskaj,

Skamja qan e vdekja,

Gra e fëmijë klithur vaj,

Flatren tok ndër dhemba.

Mbreti dallohet prej largmë,

Ndër burrat shpatnxirë,

Vdekjen shtjellin kometmagmë,

Epshkuqes nat’trishtë.

Nën armë vdesin si dele,

Tokës rënkojnë lig,

Shter lufta, burrat gjakçvelje,

Mbi tmerr fytprerësh pirg.

Lëngon vdekja, burrat shpuar,

Për jetën djersijnë,

Kuaj, parzmore, fatzbuar,

Kredh’det’kobit gjithë.

Nginjur gjak të luftës Zota,

Toka meket plehrit,

Parajsën sëmur kutërbonja,

Fantazmat-grykferrit.

Ç’përgjigje mbretërit kanë,

Para ndjell’ligut fron,

Vdektarët dallgen hakmarrë,

Çdo fantazm’ akuzon.

Qiejsh si kometa flake,

Shkundin të dritës yj,

Si fruta tokës së hajthshme,

Rënë të natës sy.

Tok Gwin dhe Gordred-ç’takim,

Ja vlagpara tehmë,

Nga nënmjekrra mbi gjoks shpagim,

Shembet Gwin kokprerë.

Shkuan të Norvegjisë bij,

Sa mbetnë gjallë pra,

Të tjerët luginvdekmës flij,

Zihen zhgabat ndër ‘ta.

Lumi Dorman u lan gjakun,

Detveriut shkrumbor,

Vetvajton bij e shndrin pa fund,

Të hirmin vend jugor.

Loja e Njeriut te Verber

Kur Suzanën mbulon Bor’argjendta,

E hundë çobanit varen perla,

Ç’ka po mendoj është i kuqi breg,

Me vatrën ngrohur e muret shndrimkrejt,

Ec thëngji deti, hoptha më shumë,

I lisit trung kërcen zjarr mbi ujë.”

Të pastrit stola me djem e vasha,

Vendosur qarku ç’ndjellbukur shfaqja!

Fuçi’ëmbla birrë-pjekje’arrë,

Shtjellqeshjet, dashuritë përrallë,

Sa-lodhur fjalësh loja nis vetë,

Vashat shpojnë me karfica djemtë,

Roger stolin i shtyn Dolly’t teja,

Tek bie ligsht puth tokën e shkreta,

Skuqet fort tek sheh rreth si gajasin,

Kokgozhdën Dick si shfrytëzon rastin,

Por tash i Verbri njeri ndez Lojën,

Shpejt e zbrazin prej pengesash dhomën,

Jenny palos të mëndafshtën shami,

Kurrgjë mos paftë Will’i fatzi,

Shhht! Qetësi!” ndali qeshjevala,

Nga Peggy Pout një shtyrje merr Sam’ka,

Zgjaten përpara krahët verbtarë,

Shket Sam’i midis; “Sa keq, sa zvarrë!

I ngathti Will!”-kuturis Kate,

Qoshes tej dëgjohet nën dritare,

Dhe i Will’it sy lojën ndjek pranë,

Fytyrë menduar tjetrës anë,

Po, tash Kitty po; ç’shans ke pa gjasë,

Betohem Trips, Roger’in ke pranë!”

Vrikth e kap-e Roger lidh përtuar,

Ballin e jo sytë dhelpëruar;

Pse zhbirimhollës rrobë sheh mirë,

Vrapon drejt Sem’it që rreshket çlirë,

Prej kapjes së ngathët, e ndjek vrap pas,

Ndërkaq Sukey përdhé plaset pa shkas!

Shih ç’ka na ndodh kur luan me hile!

Veç dinakëri mbart hilja skile”

Por Roger vazhdon ndjekjen paepur,

Sheh! Ai shikon!” klith Grace trembur;

O Roger, ti m’i ngathti në mote,

Duhet të lidhesh, është rradha jote!

Përsërit vargjet Kitty pa cipë,

Tri herë Roger vetqarket trishtë;

Pastaj ndalet përpara por Dick rish,

Bukur zhdredhron se shejtan trill’lig ish,

Gjunjaz u përkul e u mblodh kruspull,

Përballë të Verbrit Njeri tutur-

Hej!” brriti pas, Hodge dëgjon rendje,

Sytë fort mbyllur-sigurt në vete,

Por, vrikth pengohet.-Oh sa i brishtë,

Shpresat veniten, boll shpejt e ligshtë,

Vendin njollos plot hovkuqe pika,

Gjithrreth kaplon rrëmuja e frika,

Mjeri Dick kokën i mban në duar,

Gati të shlyej dëmin shkaktuar,

Por Kitty guxon me tjetër zgjidhje,

Shpinaz e shtrin nxitim pa tronditje

E qeton ftohmshtroja e ndal gjaku,

Dhe Hodge rish ngre kryet përqarku,

Këto janë fatet ndër lojndjekje,

Kush luan kur duhet ndal përpjekje,

Ligjesh dobie, si ata mjeshtër

Që mashtrojnë Njeriun e Verbër,

Si dikur të qëndrojnë vend tija,

Kur një popull i madh ish njerëzia,

Deri në paturp jetonin pa ligje,

Dhe u falej liria të gjithve,

Dhe shteg zinin për të tjerët tinzë,

Pas erdhën ligjet kthim ndershmërisë.

Mëngjesit

Oj shenjtkë virgjine! Krejt ajkbardhë veshur,

Tej hapësirkohës hap qiejsh art’dyet;

Skutza gjumit zgjomë vegut rrezimqeshur

Qel’thesaresh ikur-sill lindjes lëbyer

Nektarin fort vesdehës ndër vrapim dite.

O ag ngjizperltë diellit rish t’i falem,

Si njeri petk’engjëllt rend sandalesh drite

Puhiz’ëndërrt kodrat na pushton krahzgalem.

Një Imitim i Spen[s]erit

I florinjti Apollo prej Parajse,

Të vërtetës, dritës i shpërhap rreze!

Fjalbardha më shndrijnë të errtat vargje,

Kur kthjellrrymash e laj të dhertën mendje,

Urtësia dhe vjen ëndrrash të magjepsshme:

Gjithndodh në orët gazmore varganit

Këmbë poetit shpërndajnë fantazi;

Kur natës ja fal pushtetin paskajit,

Hyjnoret rreze trur’tij-shkren prari.

Brutali Pan më kot të ve në provë

Të prishë tëndin varg kordash ngacmime,

Tinguj pa sens; zënkash të tij trillkotë,

(Injoranca-infermiere Marrëzime,

Marronja Dashuri s’lyp më mallkime,)

Midas fiton lavd nga zgjatarët veshë,

Ndër ‘ta përfundmet të keqes më pranë

Në këshill të ulet mes miqsh modernë,

Gjykim rimash hir lakonizmit paqmë.

Dhe ti Mërkur që në krye ke krahë,

E udhqiellit ballgjerë ngjitesh mbi,

Korridor Parajsës flatresh flladprajshmë,

Dhe bujtesh atje lart me krahë shenjti,

Ku Zeusi peshon këshillin ardhnor,

Pas shkon ngarkuar me fat të përjetë,

Poshtë si yll bie vjeshtqiejsh harbor,

Bregçskaj fluturon qetësisë thellë.

Nëse ti arrin bregut rërë’egër,

Ku s’ka kurrgjë veç nëpërkash egoiste,

Pluhur çimentos flakur yti skeptër,

Në harmoni sharmplot fuqimagjishme,

Kjo është ndjell’ëmbla Elokuencë,

Shpërhap cmirë, etje për gjak, urrejtje,

Bën që krejt shoqërisë tek kjo jetë,

Qel’vetmirash të struken liganet mendje.

O Mërkur, qëndro krah timit zell pune,

Do fluturojë rreth të botës rruzull,

Si shkaba përçmon kullat gardhur tutje,

Me të lartat roja qark çerdhës prushur,

Dhe kërkon qoshesh qielli pa tutur,

Reve loz të gjejë të bubullimës zë,

Vëzhgon tek hidhet flatrim vetëtima,

E mbledh pas me një re petkqelibartë,

Krahë hap gjurmtej lart pallatit për shpirtra.

Dhe ti oj e pamposhtur luftëtare,

Armatosur frikrash Jupiteri plot fuqi,

Pallas, Minerva, tmerrtare virgjërtare,

Paqkorijesh do të ecësh pa tundi,

Solemnit muzg mes ngatrrim degësh çthuri?

A të lindësh Egis’in fushës flakë,

Ku si det i lëviz valët beteja,

Apo yti sy të shohë keqardhmë,

Shtegtarin sfilitur shkretit nga endja?

Dhembtari, parajsorit gji preh mallëngjenja?