TRE POEMA

Udhëtuesi mendor


Udhtova tej Tokash Burri,

Në Dhé Burri e Gruaje,

Gjegj e shoh kaq tmerr gjithkundi

Sa s’u diti kurrkush trase.

Atje lind lumturor Foshnja

Vjen mes sa të tmerrmash dhemba,

Siç ne vjelim frutet tona

Mbjellë lotësh hidhnimhershma.

Dhe kur Pjella qenka Djalë

Një Plake ja shpien pari,

Nën një shkëmb e gozhdon gjallë,

Ja mbledh britmat kupë ari.

Gjemba hekuri rreth kokës,

I shpon duar, bira-këmbësh,

Ja shkul zemrën gjoksit ofshës

Ngrohtsqotën të ndjejë dhëmbësh.

Çdo Nerv ja numëron gishtash,

Si florinjt’ e tij Kopraci;

Me të qarat jeton britmash,

Dhe rinon tek plaket djali.

…………………………………………….

Parashikime Pafajësie

Thërrmijrërës të shohësh Botën,

Dhe Parajsën-të Egrës Lule,

Pafundsia të t’a rëndë dorën,

Or’miklim Përjeta fatlume.

Një Gushkuq Ndrydhur lig në Kafaz,

Parajsën krejt ngatërron maraz,

Çerdhja plot Pëllumba gugatës,

Shkund regjionesh Ferrin afshës,

Uringordhmi Qen portë Zot’tij,

Shtetit shkatrrim i ndjell prej Froni,

Keqtrajtuar rrugës Kal’ziu,

Kupqiejsh klith për Gjak Njeriu,

Qarja e Lepurit në ndjekje,

Prej trurit shkul Nerva paprerje,

Trumcaku plagosur krah’ëndërrt,

Eh ç’ia ndal një Engjlli këngët,

Armatosur Gjeli luftlojrash,

Diellin tremb tek ngrihet kodrash,

Ujku e Luani hungërimash,

Ferrit nxjerrin Njerëzit Shpirtrash,

Hov’egri drer zabelesh moti,

Ruan Kujdesshëm çdo Shpirt Robi,

Konflikt publik lind Qingji shkelmur,

E rish fal Kasapin thikçmendur,

Lakuriqi ndër muzg krahrëndë

Trurin që nuk beson ka lënë,

…………………………………….

Libri i Ferrit

Motoja e THEL’it

Ç’ndodhet gropës e di vallë Shqipja?

A Urithin pyet pari?

Shufër argjendit a derdhet Dija?

Po Dashuria tas ari?

I.

Bijat e Seraphim bregqark mblidhen tufash drite,

Gjithtok përveç të voglës; zbehtë kqyr ajrin misteror,

Tej i largmet si hir agu prej të vdekshmes jetë:

Rrëpirlumit Adona i jehon i ëmbëlthi zë,

Dhe vajtim i saj butë vesmëngjesshëm bie gjithkund:

Oj pranver’ e jetës pse zhduket i ujit zambakth,

Pse largohen fëmijët lindur të qeshin, pse bien?

Ah! Thel është hark elastik dhe re larg ndër shtegtim;

Si një reflektim në xham, si mbi ujë një hije;

Si ëndrra vocrrakësh ,si buzshend fytyrë foshnjës;

Zë pëllumbi; shndrim përkohtar; muzikë ndër ajër.

Ah! lehtë t’ulem tokës, qetisht t’i pushoj kryet,

Urtisht të fle gjumvdekjen, dhe t’i gjegj flladëmblin zë

Atij që çapet kopshtit nëpër kohën e mbrëmjes.”

I luginës Zambak që frymë merr barit ngratë,

Vash’ëmblës i përgjigjet: “unë jam bimzë ujrash,

Dhe pse shtatvogël pëlqej të shëtis nurluginës;

Fort delikate më zbret fluturbukura kresë.

Më bujt parajse dhe kush buzëgaz mbi gjithë ne

……………………………………….