VARGJE, KENGE, BALLADA

* * *

Mos e rrëfe dashurinë

Pathënë passet vrullshëm,

E lehtë erë rend hirmtë

Qetë, padukshëm.

Ja: e tregoj dashurinë,

Në krejtçka ka zemra ime,

Frikim fantazmash drithrimë-

Shkon fort ligshtime.

Shpejt, pasi ikën nga unë,

Një udhëtar kthehet lumtim,

I qetë e i padukmë-

Oh, s’ish refuzim.

* * *

U tremba stuhiegrës,

E kalb delikatzën bleri,

Imi diell shndrin epshës,

Era kurrë nuk m’u çmendti.

Por zulmpastri lulëzim,

S’u pa kundmë n’asnjë pemë,

Gjelbronin gaz e ëmblim,

Pa frute, fort shkëlqimrremë.

* * *

U preha shend ndanë një lumi,

Ku dashuria shtirej në gjumë,

Acar skajkaçubash gjegja fundmi,

Të qara, qarje, eh sa shumë.

Ngut shkova mes djerrash hir’egra,

Gjembash, gjembaçësh shpërdorimi,

Më rrëfyen mashtrimet ritvjetra,

Rritur të mbeten bij virgjërimi.

* * *

I lyp hajnit të vjedhë një pjeshkë,

Kthen syrin lart mërzisht,

E lus një zonjëz me mua të flerë,

Shenjtshëm qan butësisht.

Zhgënjyer tek shkoj mbërrin një engjëll,

I shkel sy hajdutit,

Dhe i buzëqesh damës miklimverbër,

Pa fjalë flet zhurit.

Kish pjeshkën nga pema,

I pasur lajk’nurit,

U kënaq nga shendka.

Profecia e Merlinit

Me bollëk të jetë stindimrit e korra,

Kur dy virgjërina takohen tok,

Mbret e prift duhet kamzhikut t’i lidhë dora,

Para se të bëhen virgjëranet bllok.

* * *

Ç’vras mend për të Tamizit njerëz,

Për valmashtrueset ardh’ikma,

E tretem shpërthimzash frikbrejtës,

Kur djeshma m’i shfryn veshit hidhma?

Dhe pse lindur brigjesh Tamizi,

Dhe në m’i lag këmbkat uj’trishtë,

Ohajo, më laj prej njollimi,

Linda skllav, por: qofsha i lirë!

Ditë

Dielli ngrihet Lindjes,

Veshur bukur ar e gjak,

Shpatshtizshëm inatrritjes,

Gjoks tij stolisur merak,

Kurorur me zjarr lufte dhe dëshirza egrushe.

Baba Askushi

Pse hijon padukshëm në heshtje,

At’ i Xhelozisë,

Pse veten fsheh ndër të tejmet re,

Larg syve të zhbirisë?

Pse keqdashja dhe terrtira,

Tek çdo ligj e fjalë,

Tash frutin kush mos t’a hajë,

Veç nofullës së gjarptë,

A pse sekret’hidhma

Ka të femrave duartrokitma?

Buzqeshja

Ç’buzqeshmë ka Dashuria,

Ka një Buzqeshje mashtrimi,

Buzqeshje Buzqeshjesh ka trishta,

Ku token Buzqeshjet ligshmi.

Dhe ka një Ngrysje Urrejtjeje,

Dhe ka një Ngrysje Përçmimi,

Dhe ka një Ngrysje Ngrysterrme,

Mundkot e zbonka harrimi.

Pasi zemrës i ngjit qendër,

Dhe thellet kryesh kurrizi;

Jo Buzqeshma dhuronjvjetër,

Por një Buzqeshzë vetmimi,

Që ndodh mes djepit e varrit,

Mund veç një herë të shndrisë,

Por, kur e provon-gaz’zjarrit

I shpall fundmë varfërisë.

Bora e bute

Eca skajtej në një ditë me borë,

I kërkova ledhkbutës me mua të lozë,

Luajti pa shkriu kënaqjeplotë,

Dhe dimri kaq gjë e quajti krim frikllohtë.

Përjetësi

Kush e vetndal kënaqësinë,

Të lumen jetë e bën shkatrrinë,

Por kush i shkëput një puthje shendit,

Përjetisht agime i jeton vedit.

Dhoma prej Kristali

E virgjra më kurth pyllthellë,

Ku kërceja ngazëllenjës,

Kabinetit të saj fshehtë,

Më mbylli me t’artin çelës.

Flori shndrinte Kabineti,

Rrezim perlash e kristalesh,

Brenda tij eh ç’Botë shendi,

Nata ëmblej hën’livadhesh.

Pashë atje tjetër Angli,

E re Londra tok me Kullë,

Të tjera: Kodrat dhe Tamizi,

Kopshti Surrey nursashumtë.

Si ajo zonjushë tjetër,

Akull, mjaltë, shkëlqimlargët,

Trefish virtytet ngjizmvjetër-

Oh ç’frik’ëmbëlth drithrimqashtërt!

Oh ç’trefishe Buzëqeshje

Më mbushi sa shkrumba flakë,

Përkulur t’a puth ndjenjdehse,

Ç’trefishputhje që marr prapshtë.

T’a ze Sekreten Formë-s’mund,

As zjarr duarsh egërsonjtë,

Kabineti thyhet Kristalshkrumb,

Qaramanshëm bëhem foshnjë.

Mes pyllit Vocrrak lotligshmë,

Qarsja Grua u shtri zbehtë,

E jashtë në ajër rishmë,

Vajesh mbush erën krahlehtë…

E arta rrjetë

Tre virgjinka ditës fundmë:

Për ku djalosh, po shkon kundmë?

Dhembjen vuaj! vuaj dhembën!”

Qarja, lotët-jet’tej s’shterën.

Flatra zjarri njera veshur,

Pllakçeliktë tjetra ngjeshur,

Shoqka psherëtim e lotë

Të mijve sy shndrin petkftohtë.

Një rrjetë lindën thurm’artë,

Ndër degë t’a varin paqmë,

Qaj për vuajtjen keqardhur,

Tek shoh Nur e Ndjenjë flashkur,

Konsumuar lig gjuhflakës,

Dashuri përçmore lajkës,

Lotësh mbështjellë dit’natë,

Krejt shpirtin shkriva klithvrazhdtë.

Kur Lot shohin, një Buzqeshmë,

Që shtang dhe Parajsën vetë,

RrjetArtën hedh qiejsh ëndrrisht,

Si mbi Pinjon vendbutësisht.

Mbi mëngjes të simes ditë.

Poshtë Rrjetës qëndroj frikmë,

Zjarr tuj Lëçitur Djeguri,

Tuj ngrënë Coprra Hekuri.

E tash përtyp Psherti e Lot,

Oh ag, do ngrihesh shpresës sot?

Thënie për Kengët e Pafajsisë e Experiencës

I njeriut percepsion bukur ndjell mirenjat,

Dhe për vete s’u mendon gjasa,

Sa eksperienca t’u mësojë kapjedredhat,

Dhe të prangin nimfa e zana.

Dhe pas fatpandershmi ngërdheshirat kurdis paqmë,

Dhe të qahet hipokrituci,

Dhe toku të mirët miq shfaqin të fshehtën anë,

Dhe shqipja tejm’ njihet nga bufi.

* * *

Rritur dashurisht bëjnë Shtatë-nga Shtata tek Shtata,

Shpesh uruar Ferrin që të më Paqë nga Parajsa.

Zonjes Anna Flaxman

Një Lulkë u rrit vetmores lëndinë,

Form’ëmbël ish por ngjyronjë zbehtinë,

Dikush ardhur prej të Diellit mbretëri,

Ku Ngadhnja nis Meridianit të tij,

Kërceu prej zjarrtokash në barishte,

E krah iu ul të voglës lule dridhse,

Të Butin Dhé lëviz me duart shenjte,

Dhe Lulen lart ngre idilikes çerdhe;

Pastaj e mbolli një Mali në ballë:

Faji yt është në s’lulëzon tashmë.”

Letra 1 për Thomas Butts’in

Mik Butts të shkruaj rimë

Mirazh të parës Dritë,

Ulur rërës shtrojverdhë.

Diellit shndrimpashterë

Madhrisht rrezesh paqtare

Rrjedhur çati Parajse.

Mbi Tokë tej e mbi Det

Ç’më përhumbka syri krejt

Ajërpashtermash ngastra

Përkujdesash të largma,

Brenda rajonesh flakë

Prej dëshirës fort ç’skajmë,

Qarkfeksja e Mëngjesit

I hir Malet Edenit;

Shkëndijash plot shkëlqime

Të dritës Xhevahire

Sa bukurth vezullijnë.

Mahnirë e boll frikë,

Çdo shkëndijzë shoh heshtur,

Krejt ngrirë e magjepsur;

Një Njeri ish çdonjera

Trajtplotë. Vrapim renda,

Pasi më ndiqnin vërtet

Pa ndalur deri në det,

Thonin: “Rëra çdo grime,

Madje gjithgurët mbi Dhé,

Çdo kodër e çdo kreshtë,

Shatërvan e uj’rrjedhë,

Çdo bim’ e pem’ e gjethe,

Sop e Mal, Tok’ e Dete,

Meteorë, Yj’ e Re,

Njerëz janë largfeksje,”

Rrymash qëndrova druar

Shndrim rrezesh parajsuar,

Të ëmblën Felpham pashë

Nënkëmbësh prehte prajshmë

Femërvalë, sharmbutë;

Ermirë krahësh prushtë,

Njoha dhe hijen time

Si dhe të gruas hije,

Të Shoqes dhe të Motrës.

Ne mitur erdhëm botës

Mbi Tokë Hijet tona,

Lindje Dobësi’mortta.

Gjithnjë retinash dhe më

Si Det pa breg e anë

Vazhdim përhapin prarim,

Të Parajsës komandim,

Të Dritës Xhevahirë,

Parajsisht ç’Njerëz ndrijnë,

Dhe shfaqur si Një Njeri,

Që nis kënaqjet shpejti

Gjymtyrët më mbledh druar

Me rrezet ar’flakruar;

Si pisllëk flake shpagmë

Të Keqen, timen baltë.

Lodhur harenjash verbër

Shndrimdiellin në prehër

Shtanga. Buzqeshmës lehtë,

Zë i dëgjoj etertë,

Flet: “Ky-imi Përqafim,

O Dash brir’artë prarim,

Që ngrihesh gjumit trembës

Ndër anët e Humnerës.

Mbi Malet rreth me frikrat

Jehojnë Hungërimat

Prej luanit, ujkut plak,

Thellgjirit, detit zhurmak.

Roje Përqafimit tim,

O Dash brir’artë shndririm!”

Dhe butë u zhduk zëri.

Mbeç si Fëmijë tëri;

Dhe pse dijta rrallherë

T’a shoh Verbsen Shkëlqenjë.

Të pashë Ty, tënden grua

Pranë të Jetzës krua.

Ky Vizion mallthellë,

Mbi Det m’u shfaq vërtetë.

Nga Miltoni

Dhe kohlashtat këmbë vallë

Blertmalet shkelën Anglisë?

ShenjtQingjth i Zotit ish parë

Lëndinash tej shndrimprarisë?

Dhe vallë Hyjnori Bekim

Hedh hirmë re’bardhash kodra?

U shtat Jeruzalem brerim,

Mes të Satanejve mokra?

Sillmëni arflakhedhsin Hark:

Dhe Shigjetat e dëshirës:

Ushtën më sillni o re varg!

Parzmoren zjarrvetëtirës.

Mendorja luftë s’do shteri,

As Shpata nuk më fle dore,

Sa të ngrihet Jeruzalemi,

Anglezes Tokë adhurore.

* * *

Rreth pranverash gri më vallzon e egra rrënjë,

Ndër gjethnajë udhtari paqëron çdo ëndrrë.

* * *

Shqova varrit shpellat gjithë,

Si Mbretresha e Anglisë,

Por, tash kqyr të Ferrit Shpella,

Kush lyp t’i rrëfej kaq mjera,

Ç’fuqimadh shpirt maskbukuri,

Patrembur rrok Ferrit Stuhi,

Kontka e Egremontit bën zap,

Ferrflakën që kurthrreth më qark,

Në refuzon vazhdoj ndoshta,

Sa të zhduket QiellToka,

Adhuruar mendjesh shndritur,

Cmirndjekur e erë hidhur,

Herheras varrosur mirë,

Që nga lulja e rinisë,

Pa shndërrim mbet vizatimesh,

Ndryshon koha fort kot trillesh,

Pse motesh shatrivan vlime,

Mbi lartmale atlantike,

Çerdhes sime lartimArtë,

Përjetmash rrezllojnë zjarrtë.

Proverb i lashtë

Zhdukeni tej ngjethën kishë,

Shporrni dhe mortoren karrocë,

Prag saj zboni gjakun nxirë,

Kështu shkon mallkim’ i moçmë.

hendit tim

Të dashurës-lidhjes sime,

Gjethesh rreth plot lulëzime,

Oh sa lëngor, lodhjeshumë,

Nën hare prehroj dhemb’urtë,

Njësh me ty pse duhet vallë,

Oj ëmbëlzpemë gazrrallë!

Rima Fëmijnore të Z. Blake

Brenda dosa hyn me shalën,

Djepin shkelm derrkuci paqshëm,

Mbi tryezë kërcen vakti,

Sheh si lugën përpin tasi,

Tas zë’vjetri që pas dere,

I ngjir kokzezkës kotele:

E ç’janë kaq llogje, a s’është kështu?

Krye polici jam, sillmini këtu.

Këngë Lufte për Burrat Anglezë

Gatitni për luftë të hekurtën helmetë,

Sillni shortet hirur skeptërmëdhave sfera,

I Fatit Engjëll i vërtit dorës së shenjtë,

E ndër tokën joshterrmë i hedh për ngadhnjenja!

DhembGati, FlijGati.

Zemrat përgatisni për të fshehtprekjes Mortje,

Trupat për dhëmbë dheu, shpirtrat për fluturim!

Gatisni krahët për të lavdishmen fitore!

Sytë gati të takoni Zotin hyj’adhurim!

DhembGati, FlijGati.

Lajm i kujt është? Duhet të jetë gjëm’imja!

Pse më zhytet zemra, pse në faj imja gjuhë?

T’i kisha tri jetë, për ty kauz do vdisja,

Me shpirtrat të ngjiz tokën ku shpatoj gjoksburrë.

DhembGati, FlijGati.

Shigjetat e ZotMadhit lëshuar tok tërbim,

Në qiejt ku ulen presin Engjëj Vdekjeje,

Mijra shpirtra kërkojnë të dritës mbretërim,

Njësh do marshen mbi re qielli mes heshtjeje.

DhembGati, FlijGati.

Ushtarë gati! E qiellit kauz-jona,

Gati ushtarë! Të vlefshëm për kauz trimash,

Etërit do përqafim në të tej’jetshmët frona:

Gati, o trupa, që do bini sot thirrmash!

DhembGati, FlijGati.

Alfredi do qeshë duet me t’ëmblën harpë,

William Normani dhe Klarku mendjezbardhur,

Dhe Zemër Luani, dhe Eduardi mjekërnatë,

Bestok me Mbretreshën për të na mirseardhur!

DhembGati, FlijGati.

Zogjtë

Ai. Në ç’Guvë po rri tash ëndërrt,

Më thuaj dashuriz’ëmbëlt,

Ku plot sharm folezën thure,

Oj krenarim i çdo fushe.

Ajo. Tej qëndroj vetmores pemë,

Rroj e qaj për ty pashterë,

Agu lotët pi me heshtjen,

Flladpasdita më merr dhembjen.

Ai. Oj ti harmoni e verës,

Për ty jetoj dhe qaj therës,

Mes drurësh vajtoj ditpaqta,

Prej lart brengën më gjegj nata.

Ajo. Vërtet të qan për mua zemra,

A jam mjalti yt ndër ndjenja,

Tash merr Fund vuajtja thermë,

O i Dashur Mik bes’shtrenjtë.

Ai. Flatrim eja krahlumturisht,

Ku Tenda lart të pret shkrumbisht,

Qetësinë larg nis shendesh,

Mes bletlulesh e blertgjethesh.

Epitafe & Epigrame

* * *

Tek ky gur eja përplasni kryet,

Sa John Thompson’it dhemba t’i hapë shkretdyert.

* * *

Fuseli s’është Piktoi i Madh, the-njimendt?

Nga ç’ka mori, ky-më i miri kompliment.

* * *

Çmendurak më thërrasin, Budall të thonë ty,

Vras mendjen: Zili u je Ti a Unë ndër sy?

* * *

Mund të jetë një Gjel ai?

Në do mundte Gjel do ish tani.

* * *

Prej Gjeniu, imi titull i provuar,

Ç’lavdur nga Hayley, prej Flaxmani’t-ç’dashuruar.

* * *

Kur guxon të provojë ç’ka s’kupton kurrë,

Ai është veç një Kokëgdhë,

Budalluc-kush përpjekjesh do t’a bindë urtë,

Kokëgdhënë t’a besojë këtë.

* * *

Kur hyn Lojë Fatit t’a dishë pa nisur sfidë,

Kurrë s’do fitosh nëse je shpirtmirë.

* * *

Veprat e mëdha

Kryhen kur takohen Burra dhe Male,

Por, kurrë s’ndodh vëlla

Duke u vërdallosur rrugësh kurthpadalje.

* * *

Nuk e shkruajti atë Kombi Hebre,

E poshtëruan Kopracia e Dlirësia perfekte.

* * *

Si t’a ndihmoj Burrthin tënd të jetë si Unë?

Ndër Ne do bënte diferencë të fshehtash punë?

* * *

Gozhdojani qafën në Kryq

Me një gozhdë syverbër,

Gozhdojani qafën në Kryq

E tok do keni fuqi mbi bishtin e tij-skeptër.

* * *

Brenda i lava-i lava jashtë,

E më thanë: ç’Mëkat i Madh oj Vashë.